Do te fejohemi pas nje muaji, por dyshoj se me tradhton
5 posters
Faqja 1 e 1
Do te fejohemi pas nje muaji, por dyshoj se me tradhton
Jam lidhur me një djalë dhe në fillim nuk ka qenë e thjeshtë që të ishim bashkë. Nisi gjithçka si lojë, si një lidhje e përkohshme, por mua më pëlqente shumë ky djalë dhe kërkoja nga ai diçka më shumë të qëndrueshme, por nuk i kam bërë kurrë presion dhe nuk i kam shprehur shumë ndjenjat e mia për të, kam qenë e rezervuar për shkak të paktit që kishim në fillim për një lidhje pa shumë angazhime. Dalëngadalë gjërat nisën dhe të rriteshin vetvetiu, u rrit dashuria dhe raporti që kishim me njëri-tjetrin dhe gjithçka mori rrugën që duhej. Gjithçka e ka bërë ai, nuk është se kam bërë hile apo kam dashur ta manipuloj. Tani u bënë disa kohë që i kemi dhënë drejtim lidhjes sonë dhe ndihemi shumë mirë me njëri-tjetrin, shkojmë mirë dhe nuk kemi konflikte, qeshim shumë bashkë, seksi është fantastik, por ai është shumë xheloz dhe në disa raste edhe i pasigurt tek vetja. Muajin që vjen kemi menduar që të shkojmë në qytetin e tij të lindjes dhe të njihem atje me familjen e tij, pra të bëjmë një fejesë jo shumë zyrtare, por të paktën sa për të thënë dhe më vonë kur të gjejmë mundësinë të organizojmë edhe ceremoninë e fejesës. Përpara se të njihej me mua ai natyrisht që ka bërë lloj-lloj gjërash, ka pasur shumë femra të tjera. Ne punojmë në të njëjtën punë, jemi operator në një call-center dhe di që me disa vajza nga puna ka shkuar në shtrat. Kjo nuk më bezdis, sepse për sa kohë që dikush është beqar nuk ka pse të rezervohet dhe mund të bëjë çfarë të ketë dëshirë. Me pak fjalë lidhja jonë shkon për mrekulli dhe unë jam e sigurt që ai ndjen shumë për mua, këtë ma ka vërtetuar me gjeste dhe veprime, por e ka shumë të vështirë që t’i shprehi të gjitha ato që ndjen me fjalë, aq më tepër të deklaroj ndjenja të tilla të thella. Të premten që kaloi unë dola me disa shoqe të miat dhe ai u bë shumë xheloz. Megjithatë u bënë disa ditë që kam vënë re diçka që më shqetëson. Ne punojmë në të njëjtën punë dhe aty mund të shoh shumë gjëra dhe të kontrolloj situatën. Është një vajzë, e cila është pjesë e një grupi tjetër pune, pra nuk punon në një grup me të dashurin tim. Ajo është një nga ato vajzat anonime, që nuk bie në sy, por disa ditë më parë zbulova që ai e kishte bërë friends në FB. Kanë disa ditë që ata dalin bashkë për të pirë cigare dhe sikur të mos mjaftonte kjo ky shkonte përpara dhe ajo shkonte dy minuta më pas. Nëse ajo dilte, dilte dhe ky pas pak minutash. I kapa ndërsa po chatonin në FB, ndërsa dje vura re që kur ajo kaloi ky po e shikonte. Tani po çmendem nga xhelozia dhe jam bërë më shumë xheloze, sepse kur u përpoqa që të flisja me të dashurin për këtë histori dhe po i thosha me shaka, ai nuk u përgjigj si gjithmonë me shaka duke më thënë se kishte arritur të më bënte xheloze, por përpiqej që të ndryshonte muhabet. Unë nuk e di se çfarë duhet të bëj tani, pasi mendoja se gjithçka shkonte mirë mes nesh. Ai gjatë kësaj kohe është sjellë normalisht me mua, por intuita ime më thotë se me këtë kolegen e punës ka diçka që nuk shkon. Ata të dy duhet të kenë diçka, për më tepër që ai i shmanget kësaj bisede. Nuk di si të bisedoj me të dhe nëse duhet ta marr seriozisht këtë punë, apo jo. Ndoshta duhet të bëj sikur nuk kam vënë re asgjë dhe të përpiqem të gjej prova, por nuk më duket se është e drejtë dhe nuk mendoj se duhet t’ia bëj vetes. Mendoj se do ishte më mirë që të flisja drejtpërdrejt me atë. Ndonjëherë dyshoj, mos e gjitha kjo është një fantazi e imja dhe se i kam keqkuptuar gjërat për shkak të xhelozisë, por ata janë bërë friends në FB dhe i kapa duke chat-uar. Ndjehem shumë keq kur mendoj se paskam jetuar në mashtrim dhe të gjitha ato ndjenja që ai kishte për mua paskan qenë vetëm mashtrim, apo m’i ka thënë për të më bërë qejfin. Nuk di ç’të mendoj më dhe ndjehem shumë keq.
Burimi: Gazeta Game Over
Burimi: Gazeta Game Over
Re: Do te fejohemi pas nje muaji, por dyshoj se me tradhton
Dyshimet thon jan gjysma e te vertetes..
:A

Emona- WebMaster
Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Do te fejohemi pas nje muaji, por dyshoj se me tradhton
Eh fejsbuk fejsbuk..i le miletin beqar.[You must be registered and logged in to see this image.]
Єямєℓiиdå- WebMaster
Postime : 17963
Gjinia :
Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha : 37
Hobi : Muzika, leximi & noti
Re: Do te fejohemi pas nje muaji, por dyshoj se me tradhton
Hahaha Ermelinda si ka fajet Facebooku ori i ka fajet Budallai qe bie brenda mi apo ndonje budallaqe hahahahhahaha :541221:
Re: Do te fejohemi pas nje muaji, por dyshoj se me tradhton
Cte besh,keshtu jan meshkujt e sotem.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
Vendbanimi : Burrel
Postime : 31709
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 27
Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA
Re: Do te fejohemi pas nje muaji, por dyshoj se me tradhton
epo e dashur duhet te bejsh kujdes me keto lloj meshkujsh
Sasha- I/e Përjashtuar
Postime : 261
Gjinia :
Anëtarësuar : 10/04/2012
Mosha : 27

» Kush tradhton një herë, tradhton edhe herëve të tjera
» Kush kë e tradhton?
» Nese ai te tradhton…me mendje
» Janari, muaji i zi per ciftet
» Muaji i mjaltit me vjehrrën? Jo faleminderit .
» Kush kë e tradhton?
» Nese ai te tradhton…me mendje
» Janari, muaji i zi per ciftet
» Muaji i mjaltit me vjehrrën? Jo faleminderit .
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|