Më 17 maj nuk do të ketë paradë gay në Tiranë, as Ricky Martin nuk do të vijë
4 posters
Faqja 1 e 1
Më 17 maj nuk do të ketë paradë gay në Tiranë, as Ricky Martin nuk do të vijë

Këtë pohim e konfirmojnë burime zyrtare nga Ambasada Pink dhe organizatat joqeveritare të cilat mbrojnë të drejtat e LGBT në Shqipëri, raporton noa.
Media të ndryshme kishin shkruar më herët se në Tiranë mbërrin më 17 maj, Ricky Martin, madje citohej një komunikatë, që zyrtarë nga organizatat e mësipërme thanë se nuk ekziston.
Ndërkohë organizatat e mësipërme kanë bërë të ditur të shtunën se nuk do të ketë në fakt më datë 17 maj në Tiranë një paradë gay. Ajo që do të ndodhë në atë datë është një manifestim me flamurin simbol të këtyre organizatave LGBT, për të shpalosur kërkesën për respektim të të drejtave të kësaj shtrese sociale.
Disa njerëz kishin aluduar se në Tiranë do të zhvillohej një paradë me gay të zhveshur, duke bërë paralele me disa aktivitete në botë, të publikuara në televizione ku janë shfaqur gay të cilët kanë protestuar për të drejtat e tyre.
Me heret keto dite, tha se më 17 maj homoseksualët shqiptarë, sikurse ndodh në disa vende të tjera botës, do të marshojnë për plotësimin e të drejtave të tyre, duke qenë se kjo datë përkon me Ditën Botërore Kundër Homofobisë.
Në qershor të vitit 2011 vendi ynë ka marrë pjesë për herë të parë në paradën më të madhe të homoseksualëve në Europë, ku është valëvitur edhe flamuri shqiptar. Një grup shqiptarësh, pjesë e komunitetit LGBT, kryesisht të rinj e të reja që jetojnë në Itali, përfaqësuan Shqipërinë në “Europride 2011”, parada më e madhe europiane e homoseksualëve, lesbikeve, transgjinorëve e biseksualëve, e cila u zhvillua në Romë, Itali./NOA/
Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Më 17 maj nuk do të ketë paradë gay në Tiranë, as Ricky Martin nuk do të vijë
sa mire ja paskan bere
Anakonda- V.I.P Anëtarë
Vendbanimi : Burrel
Postime : 31709
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 27
Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA
Re: Më 17 maj nuk do të ketë paradë gay në Tiranë, as Ricky Martin nuk do të vijë
sa veshtire esh per ne si shqiptare ti konceptojme keto gjera,,,gayparade ,,,e paimagjinueshme,,,nejse,,,njerezit gjithnje e me shume drejt shtremberimeve po kerkojne gjejne lumturine,,,dhe ne fund te fundit askush nuk esh i kenaqur,,, 

Arabela- Princeshë
Postime : 26332
Gjinia :
Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha : 29
Re: Më 17 maj nuk do të ketë paradë gay në Tiranë, as Ricky Martin nuk do të vijë
Gjynah keq paska met mileti pa pa Ricky'n !

Emona- WebMaster
Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010

» Ricky Martin lë binjakët të vetmuar
» Ricky Martin dhe i dashuri Carlos ngrene nje balone
» Rreziku do vijë nga "Supervullkani"?
» Koret raciste, paradë e turpit
» Kriza greke, paradë e varfër ushtarake më 28 tetor në Selanik..
» Ricky Martin dhe i dashuri Carlos ngrene nje balone
» Rreziku do vijë nga "Supervullkani"?
» Koret raciste, paradë e turpit
» Kriza greke, paradë e varfër ushtarake më 28 tetor në Selanik..
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi