Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Si ta themi atë që duam vërtet People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Si ta themi atë që duam vërtet People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si ta themi atë që duam vërtet

3 posters

Shko poshtë

Si ta themi atë që duam vërtet Empty Si ta themi atë që duam vërtet

Mesazh nga WebMaster Sat 28 Apr 2012 - 10:49

Të gjithë ne përballemi me të tilla çështje në një situatë seksuale, qoftë kjo me një person me të cilin dalim, me një të dashur të hershëm apo me një bashkëshort: Si ndihem tani? A dua të jem e afërt seksualisht me këtë person? Si? Po sikur të mos e di - a mund të them që jam e hutuar? Pastaj, a mund ta them qartë se çfarë dua, se çfarë nuk dua? Mund të na kenë edukuar me mendimin se "lëvizjen e parë" duhet ta bëjnë burrat, jo gratë, se "vajzat e mira nuk e fillojnë seksin të parat", dhe se "gratë liberale e duan gjithmonë". Nëse e nxisim ne seksin, mund të përballemi me mundësinë që "të na refuzojnë". Nëse nuk duam seks, shpesh përballemi (kryesisht nga burrat) me hipotezën se "gratë nuk e kanë seriozisht kur thonë jo".

Ose dikush mund ta interpretojë faktin që ne nuk duam seks si shenjë refuzimi ose "ftohtësie". E vërteta është që ndonjëherë ne na pëlqen të na detyrojnë të bëjmë seks dhe ndonjëherë urrejmë të ndihemi nën trysni. Ajo që mund të bëjmë ne është të përpiqemi të jemi sa më të ndërgjegjshme që të jetë e mundur për ndjenjat tona në atë moment, të jemi të sinqerta me veten në lidhje me to dhe të bëjmë praktikë që t'ia themi këto gjëra qartë dhe pa i kërkuar falje burrit apo gruas me të cilët jemi lidhur. Komunikimi në lidhje me nevojat tona seksuale është një proçes i vazhdueshëm. Një grua që gjeti kurajon të fliste me të dashurin për marrëdhënien e tyre seksuale, thotë tepër e zhgënnjyer: "I thashë një herë se çfarë më pëlqen, kështu që pse nuk e di tani? E harroi? Nuk do t'ia dijë?" Edhe në marrëdhëniet me më shumë dashuri, të kërkosh atë që do është shumë e vështirë.

• Kemi frikë se në qoftë se ajo që duam ne do ta kërcënojë tjetrin.
• Partneri ynë del në mbrojtje dhe mund ta interpretojë sugjerimin tonë si kritikë ose si kërkesë.
• Na vjen turp edhe nga vetë fjalët.
• Ndjejmë se seksi duhet të vijë natyrshëm dhe të kesh nevojë të flasësh për të do të thotë se ka një problem.
• Kemi vite (ndoshta dekada) që bëjmë dashuri me të njëjtin person dhe duket si gjë me rrezik të nxjerrësh mendime të reja.
• Nuk e dimë se çfarë duam në një moment të caktuar ose kemi nevojë që të reagojmë ndaj diçkaje që bën partneri.
• Edhe me partnerë të sjellshëm, ne si gra mund të ndiejmë një pengesë të madhe për të pranuar hapur seksualitetin tonë ose me krenari, dhe kjo do të ishte ajo ç'ka ne do të bënim nëse do t'i deklaronim hapur nevojat dhe dëshirat tona erotike. Pengesat mund të jenë brenda nesh, jo thjesht mes nesh dhe partnerit.
Si të punojmë për të arritur një komunikim më të mirë në seks? Të bësh dashuri është një nga momentet e veçanta kur mund të përdorim më shumë se fjalë për t'iu afruar njëritjetrit.
Merrjani dorën partnerit dhe vëreni në një vend të ri, lëshoni tinguj që e lejojnë atë të kuptojë se po na pëlqen, përshpejtoni ose ngadalësoni lëvizjet e baçinit, shtrëngojani shpatullën me dorë për t'i thënë "më ngadalë" - ka shumë mënyra komunikimi që mund të përdorni nëse doni t'i përdorni.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si ta themi atë që duam vërtet Empty Re: Si ta themi atë që duam vërtet

Mesazh nga Anakonda Sat 28 Apr 2012 - 17:39

dil e thuaj perpara te dua,dhe se mundon as veten dhe as zemren
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si ta themi atë që duam vërtet Empty Re: Si ta themi atë që duam vërtet

Mesazh nga Sasha Mon 30 Apr 2012 - 18:11

e marr guximin e lej turpin menjane e ndaloj nje dit te bukur ne rruge ia them troc;Te dua!
Sasha
Sasha
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 261
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 10/04/2012
Mosha Mosha : 29

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si ta themi atë që duam vërtet Empty Re: Si ta themi atë që duam vërtet

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi