Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Çfarë është dashuria bashkëshortore? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Çfarë është dashuria bashkëshortore? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Çfarë është dashuria bashkëshortore?

3 posters

Shko poshtë

Çfarë është dashuria bashkëshortore? Empty Çfarë është dashuria bashkëshortore?

Mesazh nga WebMaster Sun 29 Apr 2012 - 9:06

Dashuria bashkëshortore është një fenomen kompleks dhe i ndërlikuar njerëzor. Përbëhet nga rastësia, frika, kërkimi i marrjes në mbrojtje (siguria), agresiviteti, mbrojtja, të lidhurit, seksualiteti, të mbijetuarit, mekanizmave të pavetëdijshëm dhe tentimeve të vetërealizimit. Personat më të rëndësishëm të jetës nuk mund t`i zgjedhim lirisht. Ata janë rastësia e jonë e madhe. Kjo vlenë edhe për zgjedhjen e partnerit bashkëshortor. Nëse e ndjekim dashurinë bashkëshortore deri tek rrënjët e saj, hasim në rastësi të kulluar. Na mbetet vetëm çudia me atë që më tutje në të ndodh gjatë jetës bashkëshortore.
Në dashurinë bashkëshortore gërshetohen frika dhe kërkimi i marrjes në mbrojtje (sigurisë), agresiviteti dhe mbrojtja. Bashkë me të lajmërohet të vetëdijësuarit e vevetes, autonomia dhe seksualiteti. Ajo lidh seksualitetin, të lidhurit (lidhshmërinë) dhe autonominë. Dashuria bashkëshortore është reagim ndaj frikës. Në të kërkohet marrja në mbrojtje (siguria) dhe lidhja gjatë mbrojtjes dhe sulmit. Dashuria bashkëshortore i shërben ekzistencës, mbijetesës, zhvillimit të mëtejmë dhe shumëzimit tonë. Në martesë hasim seksualitetin pa dashuri dhe lidhje, por edhe lidhje pa seksualitet. Njëra dhe tjetra kërcënojnë cilësinë e jetës martesore dhe me këtë edhe shkurton jetën e zgjatjes së saj. Autonomia e ruajtur e çiftit martesor është baza e dashurisë martesore, por është në kundërshtim të mëdukshëm (me gjasa) me lidhjen dhe seksualitetin me tendencat e tyre të krijimit të varësisë. Në dashurinë bashkëshortore këmbehen (zëvendësohen) lidhja dhe largimi (shkëputja). Nocioni i lidhjes përmban lamtumirën nga e kaluara, pra largimin (shkëputjen). Në dashurinë martesore ka 90% përmbajtje të pavetëdijshme. Ajo zhvillohet nga fillimi si ndërlojë e pavetëdijshme. Në të njëra anë nuk mund të kuptohet pa tjetrën.
Cilësia e dashurisë bashkëshortore mundëson vetërealizimin e partnerëve bashkëshortor. Vetëm nëse është e plotë në vete, mund të jetë në qendër të marrëdhënieve bashkëshortore. Këtë plotësim e karakterizon rigjallërimi që i zhvendos kodrat, jep energji dhe formon tërësinë e dashurisë. Ndjenja e pakufishme e lumturisë lidhet me ndjenjën se gjithçka është e harmonizueshme: të gjitha qëllimet, të gjitha mundësitë, gjithë çfarë është dhe çfarë mund të jetë.
Shumë partnerë martesor humben në malin e këtyre kundërshtive të mëdukshme të dashurisë martesore. Në vend që në këtë pasuri mundësish dhe shansash ta realizojnë lumturinë personale dhe të përbashkët, ata dëshirojnë të ikin nga gjithë kjo, gjë që veprojnë në mënyrë shumë të ngathët dhe, në vete të dëmshme. Pasojat janë divorcet (ndarjet) në mënyrë katastrofale të këqija dhe johumane, që shpesh shndërrohen në arenë gladiatoreske, më së shpeshti me ”gishtin poshtë“ për te dy partnerët bashkëshortor.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çfarë është dashuria bashkëshortore? Empty Re: Çfarë është dashuria bashkëshortore?

Mesazh nga Anakonda Mon 30 Apr 2012 - 17:45

Un mendoj se dashuria bashkeshortrore esht nje ndjenje respekti dhe mirekuptimi ndaj gjinive;eshte nje embelsi qe i rrethon keto te dy persona.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çfarë është dashuria bashkëshortore? Empty Re: Çfarë është dashuria bashkëshortore?

Mesazh nga Sasha Mon 30 Apr 2012 - 17:49

mendoj se eshte thjeshtesia e komunikimit dhe e dashuris qe ndajn me njeri tjtrin ne cdo moment te dites
Sasha
Sasha
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 261
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 10/04/2012
Mosha Mosha : 29

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çfarë është dashuria bashkëshortore? Empty Re: Çfarë është dashuria bashkëshortore?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi