Jeta e njeriut shqiptar në vitet e diktaturës
2 posters
Faqja 1 e 1
Jeta e njeriut shqiptar në vitet e diktaturës
Vëllimi me proza i autorit Arbër Ahmetaj u prezantua së fundi në Lidhjen e Shkrimtarëve të Rumanisë, në sallën e pasqyrave. “Riva H.” Quhet ky vëllim i botuar nga Shtëpia Botuese “Privirea” në Bukuresht, i përkthyer nga Marius Dobrescu. Arbër Ahmetaj (1965, Tropojë) ka studiuar farmaci në Universitetin e Tiranës, por ai ushtroi zanatin e gazetarit të shtypit e radios. Më 1993 hyri në diplomaci dhe ngjarjet e vitit 1997 e gjetën në Ambasadën Shqiptare në Rumani si diplomat, prej nga u largua dhe u vendos në Zvicër, ku punon edhe sot e kësaj ditë si farmacist.
Libri “Riva H.” përmban tregime dhe novela, prozë të shkurtër, të zgjedhura, me tematikë kryesisht nga jeta nën regjimin komunist: Jeta e njeriut shqiptar në vitet e diktaturës, me gjithë mungesat materiale dhe mundimet shpirtërore.
Ka edhe disa rrëfime me trajta romantike, ku “autori i kthehet me mall e nostalgji universit të fëmijërisë, duke krijuar një atmosferë romantike, plot magji dhe mister. Mënyra e të shkruarit dhe stili i Ahmetajt është hera herës i ashpër, burrëror, i prerë, disa herë i ngrohtë dhe poetik”, siç e cilëson përkthyesi Dobrescu.
Në veprimtarinë kushtuar botimit në rumanisht të librit „Rivës H” morën pjesë anëtarë të komunitetit shqiptar të Bukureshtit, shkrimtarë dhe gazetarë rumunë, miq të Shqipërisë. I pranishëm ishte vetë shkrimtari Arbër Ahmetaj, i ardhur nga Zvicra.

Re: Jeta e njeriut shqiptar në vitet e diktaturës
epasojat e diktatures po i vuajme tani ne ditet e sotme
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Jeta dhe Karakteri i Njeriut
» Pse jeta e njeriut është kështu…?
» C'eshte jeta detyre apo e drejte e njeriut?
» Batuta qesharake nga filma shqiptar ose nga jeta juaj reale
» A e keni pyetur ndonjehere veten:Cili eshte qellimi i JETES?", "Jeta ime?","Jeta jote?"

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|