Publicistikë: Klimë frike, Wole Soyinka
2 posters
Faqja 1 e 1
Publicistikë: Klimë frike, Wole Soyinka
Vjen në shqip libri publicistik “Klimë frike” i romancierit, dramaturgut dhe kritikut të mirënjohur afrikan Wole Soyinka. Libri shërben jo vetëm si një perspektivë botërore mbi sfidat e respektimit të të drejtave dhe përgjegjësive që njerëzimi i ka vetvetes, por edhe si një pasqyrë nëpërmjet të cilët mund të reflektojmë me realisht mbi realitetin aktual dhe vendor.
Wole Soyinka është afrikani i parë me ngjyrë i cili u nderua me Çmimin “Nobel” për Letërsi në vitin 1986. Ai është një nga personalitetet e rëndësishme në mbrojtje të drejtave të njeriut, veprimtar për vendosjen e demokracisë në Afrikë dhe mbrojtës i idesë se: “Perëndimi duhet të paguajë dëmshpërblime për krimet e kryera kundër popullit të Afrikës”.
Ai është burgosur disa herë për kritikat e ashpra ndaj qeverisë. Që nga viti 1970 ai ka jetuar në mërgim. Shumë nga veprat e komedisë dhe satirës politike të Soyinkas luhen në teatrot absurde të rëndësishme të botës. Ai ka kombinuar me mjeshtëri traditat perëndimore me mitin e Afrikës, legjendat, folklorin, teknikat e këndurit tradicional me ritmet e kohës.
Fragmente nga libri “Klimë frike“, Wole Soyinka
….realiteti i sotëm është gjithnjë e më afër me fantashkencën ose mund të themi se po përsëritet një fenomen se duket së është klonuar nga letërsia. I referohem atij motivi të përhershëm të megalomanisë, asaj teme letrare që lindi nga joshja për obsesionin e një individi të vetëm për të dominuar botën (thjesht të zotërojë, gjë që është e ndryshme nga administrimi apo qeverisja), ato mbeturina të fantashkencës që bëhet realitet si në tmerrin historik të një Adolf Hitleri.
***
…është e mjaftueshme të nënvijëzohet që në këtë botë të polarizuar plotësisht, reagimet përballë çdo kërcënimi ndaj sigurisë dhe akoma më shumë ndaj mbijetesës të shoqërisë njerëzore, nuk mund të jenë veçse të ndryshme, disa të përcaktuara nga histori të padrejta aleancash globale, disa nga veprime militareske ideologjike, fetare, racore e kështu me radhë. Çfarëdo veprimi, ose mosveprimi që inkurajon pandëshkueshmërinë, implikon nënshtrimin e tërë botës ndaj një regjimi frike. Ky pohim bën të mundur mbështetjen në kuadër të një veprimi kolektiv… e që mund t’i mbajë ende të gjalla shpresat për mbijetesën e njerëzimit.
Mbi autorin
Wole Soyinka ka lindur në vitin 1934, në Abeokuta, në jugperëndim të Nigerisë, dikur koloni britanike. I ati ishte drejtor i një shkolle fillore. E ëma ishte figurë e respektuar politike.
Si shumë shkrimtarë të rëndësishëm nigerianë edhe Soyinka u arsimua në Kolegjin Universitar të Ibadas. Në vitin 1954 shkoi në Angli dhe studioi letërsinë angleze në Universitetin e Leeds.
Në vitin 1998 ishte dënuar me vdekje nga regjimi diktatorial i Abacha Sani.
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Publicistikë: Klimë frike, Wole Soyinka
me then te drejten mund te jet liber i mrekullueshem;por un skam nerva me u mor me te tille librash
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Frikë nga inteligjenca!
» Keni frike nga plakja..?
» Mancini ka frikë nga United
» Te Duash po ke frike te shprehesh
» Shpati ka frikë Çiljetën
» Keni frike nga plakja..?
» Mancini ka frikë nga United
» Te Duash po ke frike te shprehesh
» Shpati ka frikë Çiljetën
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi