Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shkencëtarët Suedezë: “E vërteta ndaj UFO-ve është atje jashtë në detin Baltik” (video) People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkencëtarët Suedezë: “E vërteta ndaj UFO-ve është atje jashtë në detin Baltik” (video)

Shko poshtë

Shkencëtarët Suedezë: “E vërteta ndaj UFO-ve është atje jashtë në detin Baltik” (video) Empty Shkencëtarët Suedezë: “E vërteta ndaj UFO-ve është atje jashtë në detin Baltik” (video)

Mesazh nga Emona prej Sun 3 Jun 2012 - 23:51

Shkencëtarët Suedezë: “E vërteta ndaj UFO-ve është atje jashtë në detin Baltik” (video) Shkencetaret-Sedez-300x139


Por në vend të Mulder dhe Scully, kjo peripeci përfshinë studiues dhe shkencëtarë Suedez, siç Peter Lindberg dhe Denis Asberg. Dha ata siç duket e dinë shumë mirë se e vërteta gjendet atje jashtë, ndaj për këtë ato po projektojnë të vizitojnë dhe të studiojnë atë që konsiderohet si “Anomalia e Baltikut”.

Verën e shkuar, ndërkohë që ndodheshin për gjueti thesaresh ndërmjet Suedisë dhe Finlandës, kërkimi që kryen ata së bashku me bashkëpunëtorët e tyre, u bë tema kryesore në mediat e gjithë botës, duke pushtuar çdo faqe të parë të shtypit, me zbulimin që ata bënë me një objekt të çuditshëm në fund të detit, ku një shenjë e ngjashme me simbolin e euros, me dimensione mbi 200 këmbë, tërhoqi gjithkënd, pa mundur të identifikohej apo të shpjegohej origjina dhe misteri i saj. Tani, një ekip oqeanografësh, mekanikësh dhe polumbarës, do të kthehen përsëri në vendngjarje, në thellësi të Baltikut, aty ku ndodhet objekti, ditën e premte më dt. 1 qershor, në një “udhëtim” 6-10 ditorë.
Duan me çdo kusht të mësojnë njëherë e përgjithmonë, atë çka fshihet atje, në thellësi të Baltikut.

“Duhet ta hetojmë zonën me shumë mënyra dhe mjete të ndryshme”, shpjegon Peter Lindberg, duke vijuar: “Do të përdorim sistemin sonar, për të krijuar pamje 3D të thellësisë. Do dërgojmë polumbarë dhe një robot me kamerë. Do marrim kampion nga fundi i detit dhe do të matim ndotjet toksike dhe rrezatimin”.

Ndërkohë Peter Lindberg, shpjegoi se, si ai po ashtu dhe bashkëpunëtorët e tij: “Nuk dinë asgjë më shumë se çdo njeri tjetër për atë çka fshihet atje në fund të detit”.

Por, Peter Lindberg, mund të bëjë çdo hipotezë rreth mundësive.
“Mund të jenë pjesë të mbetura nga përplasja e një meteoriti”, i deklaroi ai kanalit televizivë FoxNews.com. “Ka mundësi të jetë dhe depozitë gazi i zbuluar në ujërat neutrale, mund të jenë pjesët e mbetura të anijes luftarake Ruse të shekullit të 19-të. Por nuk besojë se kemi të bëjmë me një formacion natyral shkëmbinjsh, apo të ndonjë ngarkese të humbuar nga ndonjë anije cergatare etj”, shtoi Lindberg.
Në fund të intervistës së tij ai theksojë: “Mund të jenë shumë gjëra. Nëse nuk është krijesë apo dukuri njerëzore, por krijesë e qenieve ml inteligjente, do të isha shumë i lumtur”./albobserver.com/

Ndiqni videon me detajet e këtij simboli…:


Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkencëtarët Suedezë: “E vërteta ndaj UFO-ve është atje jashtë në detin Baltik” (video) Empty Re: Shkencëtarët Suedezë: “E vërteta ndaj UFO-ve është atje jashtë në detin Baltik” (video)

Mesazh nga Anakonda prej Tue 5 Jun 2012 - 18:12

na u bon ufot si te shpis;te pakten ne tokesoret nuk merzetime se kemi vizitor her pas here

Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31709
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 24
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi