Si t’i nxisni fëmijët për të ndarë gjërat
2 posters
Faqja 1 e 1
Si t’i nxisni fëmijët për të ndarë gjërat
Skenat e pakëndshme, kur dy fëmijë shtyhen për një letër, të pakëndshme janë vetëm për prindërit të cilët arsyetohen me fjalët “nuk kam ide se çka kanë, përndryshe nuk janë të këqij”. Dhe nuk janë! Ndarja e lodrave dhe e gjithçkaje tjetër është aftësi sociale dhe jo diçka e lindur, pra është diçka që adaptohet me kohë. Prandaj, supozimet e prindërve që fëmijët instinktivisht do të mësojnë atë që të rriturit e konsiderojnë të drejtë janë kryesisht të gabuara.
Përndryshe, çka është e drejtë dhe çka nuk është, është e përcaktuar me ligjet e pashkruara dhe kultura, ndërsa fëmija në fillim të jetës është i motivuar vetëm me nevojat dhe dëshirat e veta, shkruajnë mediet. Ndarja e lodrave gjithsesi nuk është një nga ato.
Lavdërimi si nxitje
Nëse dëshirojmë që fëmijët të mësojnë të ndajnë lodrat ose ushqimin, duhet t’ua tregojmë këtë me shembull. Në moshën kur janë ende të vegjël pëlqejnë të imitojnë prindërit dhe gjyshërit, prandaj shpejt do të na pasojnë edhe kur është fjala për ndarjen. Çdo tentim i fëmijës që të ndajë diçka me të tjerët duhet të lëvdohet, që fëmija hapin e vet ta kuptojë si përvojë pozitive dhe të këndshme. Thjesht, në atë moshë fëmijët kanë nevojë për nxitje të mirë për të ndarë gjërat që pëlqejnë.
Nuk mund të presim, interpretojnë psikologët, që në moshën trevjeçare, por as në moshën gjashtë ose nëntëvjeçare që fëmijët të jenë të gatshëm të privojnë veten vetëm pse diçka është e drejtë. Kjo është rrugë shumë e gjatë e cila përfshin zhvillimin e empatisë, vetëdijes për personat e tjerë, si dhe adaptimin e qëndrimeve morale, për çfarë megjithatë nevojitet kohë.
Në vend të sikletit, kërkimit të faljes ose shmangies së vendeve për të luajtur fëmijët vetëm pse fëmija ynë nuk dëshiron të largohet nga kolovajza as pas një gjysmë orë ose ia merr nga dora lopatën e vet fëmijës tjetër, duhet të tentoni të organizoni lojë me lodra të përbashkëta. Kjo përvojë do të mund të nxiste fëmijën për të lënë lodrën e vet dhe për ta marrë të huajën, e cila i intereson. Edhe pse në fillim do ta bëjë nga kureshtja dhe jo pse duhet, me kohë do të shohë që është argëtuese, duke zotëruar njëkohësisht edhe aftësinë e ndarjes.
Kubet është më lehtë të ndahen
Kur nuk ka sukses as ajo metodë, është mirë të flisni me fëmijën dhe të merrni vesh se çfarë e mundon. Ndonjëherë fëmijët ndihen të përjashtuar, ndoshta janë shënjestër e talljes, por ndoshta janë vetëm të tërhequr ose të turpshëm. Në këto raste, duke tentuar të kthejnë kontrollin, e bëjnë atë duke kontrolluar lodrat e veta, botën e tyre të vogël. Kjo formë paraqitet shpesh kur fëmija ka vëlla ose motër dominuese ose kur tashmë ka përvojë negative me ndarjen e lodrave –ka ofruar arushën e vet, por si kundërvlerë nuk e ka marrë automobilin, për shembull. Në situatat e tilla tentoni të flisni me fëmijën, por edhe me prindërit e fëmijëve me të cilët shoqërohet, pa gjykime dhe tone të larta.
Nëse fëmija nuk dëshiron që pas të gjitha përpjekjeve dhe nxitjeve të ndajë gjërat e veta, mos e lejoni që në lojën e përbashkët të ketë me vete lodrat të cilat janë në veçanti të rëndësishme për të dhe për të cilat e dimë që nuk dëshiron t’i ndajë. Nëse e organizoni lojën në shtëpi, ato gjëra mund t’i largoni. Fëmijës duhet t’ia shpjegoni pse e bëjmë këtë gjë dhe menjëherë të ofroni alternativë – kubet për shembull në vend të arushës ose kukullës së preferuar. Kur ka diçka në shumicë, është më lehtë të ndahet, jo vetëm për fëmijët, por edhe për të rriturit./koha.net/
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Si t’i nxisni fëmijët për të ndarë gjërat
ca qenkemi tu heq ne me femijet ne te ardhmen...
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Dhjetë gjërat që po zhduken dhe fëmijët tanë ndoshta nuk do ti njohin
» Bën “dasëm” për…tu ndare
» Molla me një personalitet të ndarë
» Mc Kresha dhe Rozi të ndarë për Vitin e Ri
» Ermela e BB: Jam ndarë me Ervinin, Torosin e kam shok
» Bën “dasëm” për…tu ndare
» Molla me një personalitet të ndarë
» Mc Kresha dhe Rozi të ndarë për Vitin e Ri
» Ermela e BB: Jam ndarë me Ervinin, Torosin e kam shok
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|