Ndikimi i familjes në edukatën e fëmijës
2 posters
Faqja 1 e 1
Ndikimi i familjes në edukatën e fëmijës
Një kapitull i zgjedhur dhe i përkthyer nga libri i ALFRED ADLER-it "Wozu leben wir" (Për çka jetojmë)
Që nga çasti i lindjes foshnja kërkon lidhjen me nënën. Ky është qëllimi i lëvizjeve të saja. Shumë muaj me radhë nëna luan një rol jashtzakonisht të rëndësishëm në jetën e saj (foshnjes); gati se plotësisht gjithçka varet nga ajo. Në këtë situatë zhvillohen fillet e aftësive për jetë në bashkësi. Nëna i ofron foshnjes lidhjet e para me një krijesë tjetër njerzore, dhe interesi i parë në dikënd tjetër se vetëvetja. Ajo është ura e parë për jetë në bashkësi, dhe një foshnje, e cila nuk mund të krijoj lidhje me nënën e saj apo ndonjë njeri tjetër, i cili e merr rolin e saj mbarimi (i foshnjes) do të ishte i pashmangshëm.
Kjo lidhje është aqë e thellë dhe e gjërë sa që ne në vitet e mëvonshme kurrë nuk do të jemi në gjendje çfarëdo tipari ta cilësojmë me siguri si ndikim i trashigimisë. Çdo prirje që ne do mund ta konsiderojmë si trashiguese është përshtatur nga nëna, e ushtruar, e formuar dhe gjithëmonë është tejkaluar. Shkathtësitë e saj, apo mangësia e tyre kanë ndikuar në të gjitha mundësitë ekzistuese në fëmijën. Me 'shkathtësinë' e një nëne ne nuk mendojmë asgjë tjetër përveç aftësisë së saj të bashkpunoj me fëmijën, ta përfitoj për bashkpunim në këtë shoqëri. Kjo shkathtësi nuk mund të mësohet nëpërmjet rregullave. Çdo ditë sjell situata të reja. Mirëpo, ka raste në të cilat ajo duhet të dëshmoj zgjuarsinë dhe mirëkuptimin e saj për nevojat e fëmijës. Ajo mund të jetë e shkathët vetëm nëse ajo e përgjon fëmijën me përplot dashuri, nëse ajo përpiqet të fitoj simpatinë dhe për t'ia siguruar shëndetin dhe mirëqenien.
Qëndrimi i saj tregohet në të gjitha veprimet e saj. Kurdo, sa herë që ajo e merr fëmijën, e mban fëmijën në krah, bisedon me të, e pastron apo ushqen ajo ka mundësi t'i ngushtoj lidhjet edhe më shumë me fëmijën. Nëse ajo për detyrat e saj nuk është e edukuar apo nuk can kokën për to, ajo nuk mund të ndihmohet dhe fëmija bën rezistencën e tij. Nëse ajo kurrë nuk ka mësuar se si duhet pastruar fëmija, a është ky pastrim për atë (fëmijën) një përvojë e pakëndshme, të cilën nëna nuk ia mëson por i jep shkas të zbrapset. E shkathët duhet të jetë mënyra e nënës kur ajo e vën fëmijën në krevatin e tij, megjithë lëvizjeve dhe zhurmës që shkakton ajo, të vendosë se a duhet ta lërë vetëm apo duhet të qëndroj pranë tij (fëmijës). Ajo duhet t'i kuptoj të gjitha rrethanat e fëmijës - ajrin e pastër, temperaturën e dhomës, ushqimin, kohën e gjumit, zakonet trupore, pastërtinë. Çdo herë ajo krijon mundësinë për fëmijën që ta dashurojë atë, apo të mos e dashurojë, të bashkpunojë me të (nënën) apo të refuzojë këtë bashkëpunim.
Shkathtësia e nënës në vete nuk ka asgjë enigmatike. Çdo shkathtësi është rezultat i ushtrimit shumëvjeçarë dhe flijim. Përgatitja për nënësi në jetë fillonë shumë herët. Hapat e parë mund të vërehen në qëndrimin e vajzave ndaj fëmijëve të vegjël, në dashurinë e tyre ndaj fëmijëve të vegjël dhe ndaj dëshirës së tyre për të ardhmen. Nuk është e preferueshme që djemtë dhe vajzat të edukohen ashtu sikur të kenë para veti saktësisht detyra të ngjashme. Nëse dëshirojmë të kemi nëna të shkathëta, dhe ashtu që ato ta pranojnë parashikimin që ato të behën nënë, dhe nënësinë e shofin si veprim krijues dhe nuk dëshpërohen nga roli i tyre, nëse në jetën e mëvonshme qëndrojnë para kësaj.
Fatkeqësisht sot në kulturën tonë rolin e nënësisë së gruas shpeshëherë e trajtojmë si diçka të rangut të dytë. Nëse djemtë duhen më shumë se vajzat, nëse roli i tyre vlenë si i epërsuar, është e natyrshme se vajzat detyrën e tyre të ardhshme ta pranojnë me neveri dhe antipati. Askush nukë mund të jetë e/i kënaqur me një pozitë dytësore. Nëse vajzat (të cilat nuk e pranojnë pozitën dytësore) e tilla martohen dhe perspektivën e tyre e kanë tek/me fëmijët ato do shprehin neverinë e tyre në një mënyrë apo tjetër. Ato nuk gëzohen për këtë, ato nuk e ndiejnë atë me pasë fëmijë si vepër krijuese dhe interesante: ndoshta kjo është vështërsia më e madhe e shoqërisë sonë e që shumë pakë po punohet në mposhtjen e saj. E mira e gjithë shoqërisë njerzore varet nga qëndrimi i grave përballë nënësisë. Gati gjithëkund roli i gruas në jetë nënvleftësohet dhe shikohet si e rangut të dytë. Që në vogli djemtë i shikojnë punët shtëpiake nga lart poshtë sikur të ishin një send i shërbëtorëve, sikur të ishin nën dinjitetin e tyre, që ndonjëherë të ngrehin, lëvizin njërën dorë për ndihmë në punët e shtëpisë. Ekonomia dhe puna shtëpiake shumë shpesh nuk konsiderohen si punë, punë këto që mund t'i bëjnë gratë, por si rropatje për të cilat (gratë) janë të dënuara. Nëse për një grua punët e shtëpisë janë një art që i lidhë interesat e saj dhe nëpërmjet saj ajo ndritë jetën e bashkënjerzëve të saj dhe pasuron, nga kjo ajo mund të ndërtojë një punë të ngjashme me çdo punë tjetër në botë. Nëse, nga ana tjetër, kjo punë për burra vlerësohet si e nënçmuar, ne nuk duhet të habitemi nëse gratë e refuzojnë rolin e tyre femëror, ta kundërshtojnë dhe të shkojnë në atë drejtim e të argumen
tojnë - çka duhet të jetë e vetëkuptueshme - se gratë janë të barabarta me burrat, dhe se ato nuk kanë më pak të drejta për vëmendje dhe në mundësinë për zhvillimin e aftësive të tyre. Është e vërtetë se, Aftësitë mund të zhvillohen vetëm me anë të ndjenjës së përgjegjësisë sociale; por ndenja shoqërore do t'i shpiej gratë në rrugën e drejtë, poashtu edhe pa kufizimet e jashtme dhe ngushtimit të rregullave, të cilat pengojnë zhvillimin e tyre.
Aty ku roli i gruas nënçmohet, harmonia në martesë është e prishur. Nëse një grua edukimin e fëmijës e shef si punë të pavlerë është e pamundur të gjejë durimin, përkujdesjen, mirëkuptimin, që janë aq të nevojshme për t'iu mundësuar fëmijëve një pozicion të përshtatshëm për hyrje në jetën e tyre. Një grua, e cila është e pakënaqur me rolin e saj dhe ka një qëllim të jetës që i pengon asaj të mbajë lidhjet më të mira me fëmijët e saj. Qëllimi i saj nuk ka drejtim të njëjtë sikur edhe ai i fëmijëve; ajo merret më shumë me atë të argumetojë mbizotërimin e saj; dhe për këtë fëmijët janë shkurt një ngarkesë dhe një shmangie. Nëse ne, rasteve të dështuara iu kthehemi mbraba dhe i përcjellim, gati gjithëmonë gjejmë se nëna nuk i ka përmbushur mirë detyrat e saja, ajo nuk i ka siguruar fëmijës një fillim të përshtatshëm. Nëse nënat dështojnë, nëse ato me detyrat e tyre janë të pakënaqura dhe s'kanë kurrëfarë kënaqësie me to, e tërë njerzia është në rrezik.
Megjithatë, ne nuk mund ta fajsojmë nënën për dështimin e saj. Nuk ka faj. Ndoshta vetë nëna nuk është e edukuar për bashkëpunim. Ndoshta ajo në martesën e saj është e shtypur dhe e pakënaqshme. Gjendja, që ndodhet ajo e huton dhe turturon vetvetën, nganjëherë ajo humbë shpresën dhe dëshpërohet. Zhvillimi i shëndoshë i një jete familjare është i kërcënuar nga shumë pengesa. Kur nëna është e sëmurë ajo ndoshta ka dëshirën më të mirë ta ndërtoj mardhënien e plotkuptimt me fëmijët, mirëpo ajo ndihet shumë e dobët për këtë. Nëse ajo shkon të punojë kur të kthehet në shtëpi ajo ndihet e lodhur. Nëse kushtet ekonomike janë të këqia fëmija vuan nga mangësia në ushqim, veshëmbathje dhe strehimi i pamjaftueshëm. Së këndejmi nuk janë përvojat e fëmijës që përcaktojnë veprimet e tija, por rrjedhimet që vijnë nga përvojat e tija. Nëse ne hulumtojmë jetën e një fëmije që duhet kujdesur për të ne gjejmë vështërsitë në mardhëniet mes tij dhe nënës; mirëpo të njëjtat vështirësi i gjejmë edhe te fëmijët tjerë. Këtu kthehemi te një pikëpamje themelore të psikologjisë individuale: nuk ka asnjë shkak të detyrueshëm për zhvillimin e cilësive të caktuara, mirëpo fëmija mund t'i shfrytëzoj përvojat në kuptimin e qëllimit të tij dhe ato t'i kthej në thellësi. Ne psh. nuk mund të themi se, një fëmijë do të bëhet kriminel nëse ai është i ushqyer keq. Ne duhet të shofim çfarë rrjedhimesh ka nxjerrë.
Është lehtë për t'u vërejtur nëse një grua, e cila është e pakënaqur me rolin e saj femëror, pëson vështirësi dhe tensionime. Hulumtimet kanë vërtetuar se nevoja e nënës për t'i mbrojtur fëmijët e saj është më e madhe se çdo mbikqyrje tjetër. Te kafshët, psh. te mijtë e kanaleve dhe majmunat, shtytja nënë është më i theksuar se shtytja seksuale dhe ushqimore; nëse ato do duhej të vendosnin se cilin qejf do ta dëgjonin më parë, roli i nënës do të kishte vendin e parë. Bazë e kësaj shtytjeje nuk është seksualiteti por nevoja për bashkësi. Nëna e ndien shpesh fëmijën e saj si pjesë të trupit të saj. Nëpërmjet fëmijëve ajo është e lidhur me gjithë jetën; ajo ndihet si mbretëreshë për jetë a vdekje. Secila nënë pak a shumë e ka ndjenjën e spikatur se ato nëpërmjet fëmijëve kanë realizuar një vepër krijuese. Ne gati mund të themi ajo ka ndjenjën se, ka marrë pjesë në krijim, sikur që është marrë edhe vetë Hyu - nga asgjëja ajo ka krijuar një krijesë të gjallë. Drejtimi për nënësi në fakt në njërën anë është synim drejt epërsisë, të synimit të ngjajshëm si ai i Hyut. Neve na ofron një nga shembujt më të qartë për atë se si ky qëllim mund të përdoret për të mirën e njerëzisë, në të mirë të të tjerëve dhe me ndjenjën më të thellë shoqërore.
Nëna, natyrisht, ndjenjën se fëmija është një pjesë saj, mund ta ekzagjeroj dhe ta bëjë të përdorshëm për qëllimin e epërsisë personale. Ajo, pastaj, mund të përpiqet që fëmija të jetë i varur plotësisht nga ajo dhe t'ia zotërojë jetën, që të jetë e lidhur gjithëmonë me atë. Më lëjoni ta tregoj një rast të një gruaje shtatëdhjetëvjeçare të një fshatari. Fëmija i saj, pesëdhjetëvjeçar, jetonte ende me të dhe të dy njëkohësisht sëmuhen nga ndezja e mushkrive. Nëna mbijeton, shërohet; ndërsa fëmija i saj dërgohet në spital dhe vdes. Kur nëna merr lajmin mbi vdekjen e të birit, thotë: "e kam ditur gjithmonë se djaloshin tim kurrë nuk do ta mund ta rris të shëndoshë". Ajo ndjehej përgjegjëse për gjithë jetën e të birit. Ajo kurrë nuk ishte përpjekur që atë ta bëjë anëtar të barabartë të bashkësisë sonë. Ne tani gradualisht mund të kuptojmë se çfarë gabimi është, nëse nëna lidhjet që i ka marrë me fëmijën, nuk i zgjëron dhe nuk e udhëzon që ta renditë në mënyrë të barabartë në shoqëri
n e njerëzve të vet. Mardhëniet e një nëne kurrë nuk janë të lehta, poashtu edhe lidhja nënë-fëmijë nuk guxon të theksohet jashtë mase. Këtë e kërkon e mira e fëmijës, por edhe e nënës. Aty ku një detyrë theksohet jashtë masës, duhet të vuajnë të gjithë të tjerët, edhe vet detyra e jonë e veçantë, me të cilën ne tani po merremi, mund të zgjidhet më lehtë, nëse ne nuk i japim masë të madhe. Një nënë mban mardhënie me fëmijët, burrin, dhe me gjithë bashkësinë e rrethit të saj. Këto tri lidhje kërkojnë përfillje të barabartë: te triat duhet të merren parasysh në mënyrë të qetë dhe të arsyeshme. Nëse nëna e merr parasysh vetëm lidhjen me fëmijët, ajo medoemos do t'i llastojë dhe mësojë keq ata. E pastaj për ata (fëmijët) është shumë vështirë të zhvillojnë pavarsinë dhe vetëdijën e bashkësisë. Nëse asaj i ka shkuar për dore të lidhë një lidhje të qëndrueshme mes vetit dhe fëmijës, detyra tjetër e saj është ta zgjërojë pjesëmarrjen e tij në drejtim të babait; mirëpo kjo është gati e pamundur nëse për vetë atë (nënën) babai është i parëndësishëm. Ajo duhet poashtu ta udhëzoj për jetën në bashkësi me rrethin, motrave dhe vëllezërve tjerë, shokëve, të afërmëve, dhe njerzëve të tjerë në përgjithësi. Pra detyra e saj është e dyfishtë. Ajo duhet t'ia ndërmjetësojë fëmijës besimin e bashkëkrijuesit; dhe pastaj ajo duhet të jetë e gatshme dhe të jetë në gjendje, këtë besim dhe këtë shoqëri ta zgjërojë deri sa t'i bashkohet bashkësisë njerëzore.
Nëse nëna përpiqet ta lidhë fëmijën vetëm me vetën, më vonë ai do të refuzojë çdo përpjekje për pjesëmarrjen e të tjerëve tek ai. Ai do t'i besojë vetëm nënës së vet, kurse të gjithë të tjerët dhe secilin do ta konsiderojë si armik, në të cilin ia merr mendja se ai është si një rival konkurent për dobinë e tij. Çdo pjesëmarrje që e tregon ajo për bashkshortin apo fëmijëve të tjerë, do t'i konsideroj si cënim të të drejtave të veta dhe fiton bindjen: "nëna ime më takon mua dhe askujt tjetër". Psikologët modernë e kanë keqkuptuar gjendjen shumë. Sipas teorisë së Frojdit, nga kompleksi i Edipit, për shembull supozohet se, fëmijët anojnë për atë të dashurohen në nënat e tyre dhe të martohen me ato si dhe të urrejnë e ta vrasin babain e tyre. Një gabim i tillë nuk mund të lindë kurrë, nëse ne e kuptojmë zhvillimin e fëmijës. Kompleksi i Edipit mund të lindë vetëm te fëmija që dëshiron të posedojë vëmendjen e plotë të nënës dhe përjashton çdo njeri tjetër. Kjo dëshirë nuk është e kufizuar në gjini. Është dëshira për ta vënë në zgjedhë (sklavërojë) nënën, atë ta kontrollojë e zotërojë plotësisht dhe ta bëjë si shërbëtore. Kjo është e mundur vetëm te fëmijët, të cilët janë llastuar nga vetë nënat e tyre, dhe atyre nuk iu është bashkuar edhe ndjenja shoqërore me pjesën tjetër të botës. Në rastet e rralla ka ndodhur që një djalosh, i cili ka qenë plotësisht i lidhur me nënën e tij, e bënte nënën pikë qendrore të përpjekjeve të tij, për t'i zgjedhur problemin e dashurisë dhe martesës; mirëpo kuptimi i një sjelljeje të tillë do të ishte se ai nuk mund ta paramendojë një shoqëri tjetër, përpos asaj me nënën e tij. Asnjë grua tjetër nuk do ta luajë rolin e saj, e flijimit të plotë. Kompleksi i Edipit do të ishte gjithmonë rezultat artificial i një edukimi të gabueshëm. Nuk është e nevojshme, që animin e trashëguar ta marrim si incest apo edhe ta paramendojmë, se një gabim i tillë në bazë ka të bëjë me gjininë.
Nëse fëmija, i cili është i lidhur vetëm me nënën, do të vijë në një pozitë kur do të heqen lidhjet me nënën, dhe do të fillojnë vështërsitë. Kur të shkojë në shkollë, apo nëse luan me fëmijët, do të jetë përherë qëllimi i tij që të mbesë në lidhje me nënën e tij. Sa herë që të ndahet prej saj, ai vuan. Ai dëshiron ta ketë nënën e tij përherë pas vetit, t'ia tërheqë vëmendjen, të jetë përherë në përkujdesje. Dhe ka shumë mjete që mund t'i përdorë. Ndoshta bëhet një djalë i nënës, gjithmonë i butë dhe i ëmbël, dhe i uritur për dashamirësi. Ndoshta ai qan për çdo vështërsi të vogël, ose sëmuret, për të treguar se sa urgjentisht ka nevojë për përkujdesje të përherëshme. Ndoshta mund të ketë raste tërbimi, ku është i padëgjueshëm, dhe i kundërshtueshëm, për ta kthyer vëmendjen e nënës nga vetja. Ne gjejmë te fëmijët që kanë nevojë për përkujdesje mijëra lloje të tilla rastesh të fëmijëve të llastuar, të cilët luftojnë për vëmendjen e nënave të tyre dhe kundërshtojnë çdo kërkesë të rrethit të tyre.
Fëmija fiton përvojë të shpejtë në zgjedhjen e mjeteve më të përshtatura për tërheqjen e vëmendjes. Fëmijët e llastuar shpesh kanë frikë nga ajo që të lihen vetëm, posacërisht në errësirë. Nuk është vetë errësira që i frigohen ata; por ata e përdorin frikën për ta detyruar nënën, që të qëndrojë afër tyre. Një fëmijë i tillë i llastuar bërtet përher në errësirë. Kur nëna e tij njëherë natën shkon te fëmija pas bërtimës, e ka pyetër atë: "pse po frigohesh?" "Sepse është errësirë", përgjigjet ai. Mirëpo nëna e kishte hetuar qëllimin e sjelljes së tij. "Dhe tani që jam këtu", i thotë ajo, "a është më pak errësirë?" Vet&eu
ml; errësira nuk është me rëndësi dhe frika nga kjo do të thotë vetëm se nuk dëshironte të jetë i ndarë nga nëna. Nëse ky rast paraqitet te një fëmijë i tillë, gjitha emocionet e tij, gjithë fuqia shpirtërore dhe aftësitë e tij, janë të drejtuara për ta krijuar një situatë për të cilën nëna duhet të vijë e të marrë kontakt përsëri me atë. Më anë të bërtitjes, thirrjeve, pagjumësia apo të tjera, ai përpiqet ta sjellë, gjejë nënën e vet. Një mjet i vëçantë, që ka tërhjekur vëmendjen përherë të psikologëve dhe edukatorëve është frika. Në psikologjinë individuale nuk merremi me shkaqet e frikës, por me çështjen e qëllimit të frikës. Të gjithë fëmijët e llastruar vujan nga frika. Me ndihmën e frikës së tyre mund të shkaktojnë tërheqjen e vëmendjes mbi ta dhe për këtë ata ndërtojnë këtë ndjenjë në stilin e jetën së tyre. Ata përfitojnë nga kjo që qëllimin e tij - (ri)fitimin e kontaktit me nënën - ta arrijnë. Fëmija frikacak është një fëmijë, i cili është i llastuar dhe dëshiron të jetë edhe mëtutje i llastuar.
Nganjëherë fëmijët e tillë të llastuar ëndërrojnë ëndrra të këqia dhe bërtasin në gjumë. Kjo është një simptomë e njohur; por përderisa gjumi konsiderohej si e kundërta e gjendjes zgjuar, nuk mund të kuptohej. Por kjo ka qenë gabim; gjumi dhe zgjuarja nuk janë kurrëfarë kundërshtimesh, por lloje të lojës të sjelljes. Fëmija sillet në ëndrrat e tij gati njëjtë sikur edhe gjatë ditës. Qëllimi i tij, për ta ndryshuar gjendjen për përfitime të tij, ndikon trupin si dhe mendjen e tij; dhe pas disa ushtrimeve dhe përvojës e gjenë rrugën më të suksesshme për t'iu ofruar qëllimit të tij. Bile edhe në mendimet në gjumë i vijnë në kujtesë pamjet dhe mendimet, që i shërbejnë për qëllimin e tij. Fëmijët e llastuar pas disa përvojave gjejnë mendimet që shpien në tmerr, frikë, që janë shumë të përshtatshme, që ta rivendosë shpejt lidhjen e ndërprerë përkohësisht më nënën. Fëmijët e llastuar mbajnë bile edhe shpesh ëndrrat e frikës pranë veti edhe kur të rriten. Ëndrrat e frikës kanë qenë mjet i mirë për tërheqjen e vëmendjes, që më vonë është mekanizuar si zakon.
Ky pëdorim i frikës është i përhapur aq shumë sa që ne do të befasoheshim shumë, nëse do të dëgjonim nga ndonjë fëmijë i llastruar se, ai natën kurrë nuk ka shkaktuar telashe. Numri i trikave për nxitjen e vëmendjes është shumë i pasur. Disa fëmijë ankohen për krevatin e papërshtatshëm ose kërkojnë ujë; disa të tjerë frikohen nga hajdutët ose kafshët e egra. Poashtu disa të tjerë nuk i zë gjumi, nëse prindërit e tyre nuk ulen pranë tyre. Disa ëndrrojnë; disa bien nga krevati; disa e lagin krevetin. Vetëm një fëmijë i llastuar, që e shëroja unë, dukej se natën nuk shkaktonte fare vështërsi. Nëna thoshte, vajza flen mirë pa ëndërruar dhe pa u zgjuar, s'ka pasur kurrë vështirësi. Unë i emrova të gjitha simptomat të cilat mund të vinë në shprehje, mirëpo te kjo vajzë nuk kishte diçka te ngjajshme. Më në fund u mjegullova. "Ku flenë ajo?" e pyeta nënën. "Në krevatin tim", - mu përgjigj ajo.
Shpesh sëmundja është ndihmë për fëmijët e llastuar, sepse nëse janë të sëmurë, llastohen edhe më shumë se herave tjera. Ndodh shpesh, që një fëmijë i tillë pakë pas sëmundjes del si fëmijë që ka nevoj për kujdesje; së pari në të shumtën e rasteve supozohet se ende është një rezultat i sëmundjes. Në të vërtetë kujton mbas shërimit vorbullin, rrapëllimën që është bërë për shkak të tij, kur ishte i sëmurë. Nëna nuk mund ta llastoj edhe më tutje sikur që ka bërë deri atëherë, dhe kështu hakmarret duke u bërë fëmijë që ka nevojë për përkujdesje. Nganjëherë ndonjë fëmijë, i cili përgjon, sikur një fëmijë tjetër që nëpërmjet sëmundjes së tij bie në qendër të vëmendjes në rrethin e tij, dëshiron që të sëmuret edhe vetë; kështu ai puthë fëmijën e sëmurë që edhe ia vetë të marrë sëmundjen e tij.
Një vajzë kishte qenë katër vite në spital dhe ishte llastruar shumë nga mjekët dhe infermierët. Kur kthehet në shtëpi në fillim llastohet edhe nga prindërit, mirëpo mbas një kohe fillon të largohet vëmendja ndaj saj. Çdo herë që asaj nuk i është dhënë ajo që ka dëshiruar, ajo ka futur gishtin në gojë dhe thoshte: "unë kam qenë në spital". Ajo ju kujton të tjerëve, se ajo ka qenë e sëmurë, dhe kërkonte ta rivendosë gjendjen e këndshme që kishte qenë. Sjellje të njëjtë, ne vërejmë edhe tek të rriturit, të cilët me kënaqësi flasin për sëmundjet dhe operacionet të cilave iu janë dashur t'iu nënshtrohen. Në anën tjetër, nganjeherë ndodhë që një fëmijë i cili iu ka shkaktuar vështërsi prindërve, pas sëmundjes shërohet dhe nuk u bën më probleme prindërve. Ne vec ndëgjuam se fëmijët me të meta organike për fëmijën është një ngarkesë plotësuese, mirëpo ne ndëgjuam poashtu se kjo nuk i shpjegon në mënyrë të mjaftueshme karakteret e këqia. Së këndejmi ne guxojmë të dyshojmë se mos të metat organike në vete kanë të bëjnë diçka me ndryshimet. Një fëmijë, i dyti në familje, iu shkaktonte prindërve merakosje të madhe. Ai ishte një gënjeshtar, vjedhës dhe mashtrues, ishte i ashpër dhe i egër. Mësimdhënësit e tij nuk kishin mundësi që të fillojnë asgjë me atë sa q&eu
ml; vijnë deri te mendimi se ai duhet të dërgohet në një shtëpi për përmirësim. Gjatë asaj kohe fëmija sëmuhet. Ai vuante nga sëmundja e turberkulozit në eshtra dhe ishte detyruar të qëndroj gjysmë vjeti në gips i shtrirë. Pasi që ai fillon të ndjehet mirë bëhet fëmija më i mirë në familje. Ne nuk mund ta marrim me mend se një sëmundje mund të ketë një ndikim të tillë në fëmijën, dhe kështu ne pamë se ky ndryshim kishte të bëjë me njohjen e gabimeve të mëparshme. Ai kishte menduar gjithmonë se prindërit po e dashurojnë vëllaun e tij më shumë dhe se atë e kanë lënë pas dore. Gjatë sëmundjes së tij ai vetë gjendet në qendër të vëmendjes. Secili përkujdesej për atë dhe i ndihmuan atij, dhe kështu ai ishte mjaft i aftë të kuptojë dhe të largohet nga pikëpamja e tij se ai po lihet pas dore.
Është qesharake, të mendohet, se rruga më e mirë është, që gabimet e shpeshta të nënës të menjanohen, të gjithë fëmijët t'iu largohet përkujdesaja e nënës së tyre dhe t'ju jepen kujdestareve apo institucioneve adekuate për këtë, që të kujdesën për ata. Kurdo që ne të kërkojmë një zëvendësim të nënës, të shikojmë ne ndonjë që luan rolin e nënës - e cila lidhë fëmijën në vete, mu ashtu sic e bën edhe nëna. Fëmijët që rriten nëpër jetimore, shpesh nuk kanë kurrëfarë kuptimi, ndjenje për të tjerët: askush nuk ka qenë pranë tij, që të mund të jetë një urë e gjallë mes fëmijës dhe bashkkrijuesit (nënës) të tij. Nganjëherë janë bërë përpjekje me fëmijët e jetimoreve, që janë shvilluar jo-mirë. Është kërkuar një edukatore për parashkollorë apo ndonjë infermiere, që fëmijës t'ia ndajë përkujdesjen e saj personale, ose të vendoset në një familje ku nëna do të kujdeset si për fëmijën e saj. Rezulati ka qenë gjithnjë një përmirësim i theksuar, nëse është zhgjedhur nëna për përkujdesje (njerka) e mirë. Mundësia më e mirë për të rritur fëmijë të tillë, nëse gjendet një zëvendësim për babanë dhe nënën dhe për një jetë familjare; dhe e gjithë ajo çka do mund të bënim nëse do t'iu marrim fëmijën prindërve, me shumë mund do të mundeshim të gjejmë njerëz të tjerë që do të mund t'i merrnin detyrat e prindërve.
Domethënia e dashamirësisë së nënësisë dhe përkujdesjes nënësore del nga fakti se, ka aq shumë dështime që vijnë nga rrethi i jetimëve, të fëmijëve nga prindërit pa kurorë, fëmijëve të padëshirueshëm dhe fëmijëve nga kurorat e prishura. Është e njohur se, roli i një njerke është shumë i vështirë dhe fëmijët shpesh e refuzojnë atë. Në të vërtetë vështërsia nuk është e pazgjidhur, dhe unë njof raste ku me rezultat të mirë është tejkaluar; mirëpo vetëm shpeshherë gruaja nuk e kupton situatën. Ndoshta lidhen shumë ngushtë fëmijët me babain, nëse vdes nëna dhe llastohen nga ai. Pra ndihen se do t'i vidhet dashamirësia dhe kështu rezistojnë kundër njerkës. Ajo (njerka) mbrohet dhe kundërsulmon, dhe tani fëmijët kanë një arsye të vërtetë për rezistencë. Ajo i ka provokuar ata dhe fëmijët luftojnë më shumë se kurrë. Lufta me një fëmijë është gjithmonë e pakuptimtë; nuk mundet kurrë të fitohet me përdorimin e dhunës apo të fitohet për bashkpunim. Nga përleshjet e tilla del gjithmonë si fitimtar, ngadhnjyes ai më i dobëti. Kërkohet diçka nga ai, çka kundërshton të japë, diçka çka me anë të mjeteve të tilla, metodave të tilla kurrë nuk mund të arrihet. Një përpjekje e paparashikueshme në tensionim dhe harxhim të pakuptimtë të energjisë do të kursehet, nëse ne përfundimisht do të kuptonim se, dashuria dhe bashkpunimi nuk mund të fitohen kurrë nëpërmjet dhunës.
Roli i babait në jetën familjare është poashtu i rëndësishëm sikur ai i nënës. Në fillim mardhëniet e tij me fëmijën janë më pak të ngushta; ndikimi efektiv i tij fillon më vonë. Ne vecse kemi parashtruar disa rreziqe që mund të dalin nëse nëna dashamirësinë, simpatinë e fëmijës nuk e zgjeron edhe drejtë babait. Mund të pësojë pastaj një pengesë të madhe në zhvillimin e ndjenjës së tij për bashkësi. Nëse martesa është fatkeqe, situata për fëmijën është potë rreziqe. Nëna ndoshta ndihet e pafuqishme, që ta përfitojë, bashkangjisë babain në jetën familjare; ndoshta ajo dëshiron që ta mbaj fëmijën vetëm për vete. Ndoshta te dy prindërit e shfrytëzojnë fëmijën si peng për luftën e tyre personale. Secili dëshiron ta lidhë fëmijën për vete, të dashurohet nga fëmija më shumë se partneri tjetër. Nëse fëmijët ndjejnë qëndrimet, mendimet e ndryshme të prindërve ata lagohen me shkathtësi. Kështu krijohet një konkurencë, se kush mundet më mirë të sillet me fëmijën apo ta llastojë atë më mirë. Është e pamundur një fëmijë në një atmosferë të tillë të edukohet për vetëdije në bashkësi. Bashkësia e parë me njerëzit e tjerë që përjeton është ajo me prindërit; nëse ajo është e keqe nuk mund të pritet që kuptimi për bashkësi të zhvillohet vetëm. Fëmijët nga kurorat fatkeqe rriten me pikëpamje pesimiste për martesë, nëse nuk fitojnë përshtypjen e parë të mirë. Edhe kur të rriten do ta kenë ndjenjën, se çdo martesë mund të përfundojë keq. Ata do të përpiqen t'i ikin gjinisë së kundërt ose janë të bindur se përpjekjet për afrim do të të përfundojnë si të pafat. Për këtë fëmija është shumë i dëmtuar nëse kurora, martesa e prindërve të tyre nuk është një qeliz&eum
l; aktive e bashkësisë, një rezultat i jetës në bashkësi dhe një shkollë e jetës në bashkësi. Kuptimi i martesës është partneriteti mes dy njerzëve për mirëqenien e dyanshëm, për të mirën e fëmijëve të tyre dhe shoqërisë, dhe nëse ata dështojnë në njërën nga këto pikëpamje, ajo nuk qëndron në harmoni me kërkesat e jetës.
Këtu pasi që martesa është partneritet, asnjëra palë nuk do të duhej të ushtrojë mbizotërim. Kjo pikë duhet të kihet parasyshë në mënyrë bazore. Në gjithë udhëheqjen e jetës familjare s'ka nevojë për demostrimin e forcës, dhe është e pakëndshme, nëse një partner udhëheqë dhe i kushtohet më shumë vëmendje se të tjerëve. Nëse babai është një pesonalitet i fortë dhe ngren tonin në familje, të rinjët marrin një pikëpamje të gabueshme për pritjet që janë të lidhura me rolin e tyre mashkullor. Vajzat vuajn edhe më shumë. Meshkujt në pikëpamjen e tyre janë tiranikë; martesa ju duket atyre sikur të jetë një nënshtrim ose një skllavërim. Nganjëherë ato do të përpiqen ta shpëtojnë vetën nga gjinia tjetër me ikjen e tyre në perversione.
Marre nga stublla.ch, perktheu nga gjermanishtja Zef Ahmeti

Re: Ndikimi i familjes në edukatën e fëmijës
familja;gjeja me e shtrenjte qe mund te ket nje person;bashkesia qe na rrit,ne mbron,na edukon;familja ndikon mire ne rritjen e nje femije;babai punon per ti siguruar te mirat materiale;ndersa mamaja esht e palodhur dhe perpiqet qe te kujdeset me mish e me shpirt per femijet e saj...
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Ndikimi i pjesmarresve ne debat!?!?
» MAGJIA E ZEZE DHE NDIKIMI I SAJ
» Ndikimi i dashurise ne pune dhe ne shkolle
» Mendimet e njeriut dhe ndikimi i shoqerise
» Ndikimi i hënës në jetën tonë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi