Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Pavaresia e Shqiperise - bije e Rilindjes sone Kombetare People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Pavaresia e Shqiperise - bije e Rilindjes sone Kombetare People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pavaresia e Shqiperise - bije e Rilindjes sone Kombetare

2 posters

Shko poshtë

Pavaresia e Shqiperise - bije e Rilindjes sone Kombetare Empty Pavaresia e Shqiperise - bije e Rilindjes sone Kombetare

Mesazh nga WebMaster Thu 21 Jun 2012 - 0:21

Duke dashur te shkruaj keto mendime mbi Pavaresine dhe Rilindjen Kombetare, solla nder mend nje shprehje te patriotizmit te vellezerve tane kosovare: nder emrat e rinj me te cilet ata pagezojne femijet e tyre, perdorin edhe te tille, si Frasher, Vjosa, Berat, etj. I shkrova nje mesazh historianit Frasher Demaj te Prishtines per kete zakon te shekullit te fundit te perhapur jo vetem ne Kosoven martire, po edhe ne Shqiperi. Ja se cfare me shkruan Dr. Frasher Demaj ne pergjigjen e tij: "Gjyshi im, . . . . . e kishte lene amanet qe mua te me quanin Frasher, meqe dy vellezerit e mi me te medhenj quheshin Faik (Konica) dhe Naim (Frasheri). Dashurine per Shqiperine e ka shfaqur dhe e shfaq cdo kosovar. Ka plot emra te vajzave dhe djemve kosovare nga qytete, fshatra, e personalitete te Shqiperise si: Vjosa, Saranda, Delvina, Shkelzeni, Berati e plot emra te tjere. Ne e donim dhe e duam fort Shqiperine..."

Nga sa tregon Dr. F. Demaj, shihet qarte qe ai plak i urte e kish kuptuar fort mire se c'eshte per shqiptaret Rilindja Kombetare, ndaj i pagezoi niperit e tij me emrat e Frasherit, te Naimit e te Faik Konices.

Natyrisht, ne te gjithe e dime qe Rilindja parapriu Pavaresine. Una do te doja vetem te analizoja raportin mes tyre, per te qartesuar veten dhe ata qe ndjehen te paditur si une. Nuk dua te hiqem i perunjur, perkundrazi, urtesia e lashte, sipas konceptimit sokratian, na kujton qe dituria ne thelb eshte aftesia per te ndjere paditurine vetjake. Pikerisht kjo me shtyn ne kete persiatje mes Rilindjes e Pavaresise.

Rilindja dhe Pavaresia, ngjarje kyce te historise se kombit shqiptar

Rilindja Kombetare dhe Pavaresia jane dukuri te shquara qe i japin kuptim ekzistences sone, sikunder yjet i japin drite qiellit te pafund. Pa keta yje, qielli dhe hapesira kozmike do te ishin nje erresire e pafund dhe ne nuk do te mund te perceptonim ekzistencen e saj. Rilindja solli ate drite qe i dha ndricim universit shqiptar, trevave te te folmes shqip, na beri te vetedijshem per identitetin e shqiptareve dhe e beri te natyrshem problemin e mevetesise se kombit ne nje shtet te pavarur.

Te mendosh Pavaresine jashte Rilindjes sone Kombetare eshte njelloj si t'i japesh bimes meriten e bukurise se luleve duke harruar rranjet qe i japin jete bimes se lulezuar.

Pavaresia si ngjarje merr kuptim ne mjedisin politiko-kulturor, qe vepra monumentale e rilindasve krijoi si shprehje universale e teresise se nje kombi qe formoi e konsolidoi vetedijen e ekzistences se vet. Se dyti, ajo u sendertua fale luftes e perpjekjes vigane te luftetareve shqiptare ne kushtet historike te Lidhjes se Prizrenit e te dhjetevjecarit qe parapriu luften e pare boterore.

Te shkeputesh Pavaresine nga Rilindja Kombetare, si bijen nga nena qe e solli ne jete, do te thote te tjetersosh te verteten historike e t'i besh dem te madh te ardhmes se kombit, sepse kjo e ardhme ka nevoje per idete e rilindasve qe u perpunuan ne rrafshin politik, kulturor e filozofik. Nga ana tjeter, shkeputja virtuale e Pavaresise nga Rilindja do te thote te thjeshtezosh ceshtjen e Pavaresise ne kohe e ne permbajtje. Kjo e fundit mendoj te jete me e randesishmja. Te krijosh njeriun nuk eshte thjesht akti fizik i lindjes. Para saj krijohet e zhvillohet fetusi me DNA-ne e prinderve e me pas lindja. Pikerisht pas kesaj vjen problemi i madh i formimit te njeriut me vlere e dinjitet, formim qe zgjat tere jeten. Ne jemi shtet i pavarur, por shume here si dhe popuj te tjere, kemi jetuar caste te veshtira. Madje, kombi yne ende nuk eshte mevetesuar ne nje shtet unitar te pavarur, po i ndare ne disa shtete. Dhe se fundi, ndonese jemi nga kombet me te vjetra te Europes, kemi nje nga shtetet me te reja te kontinentit. Rruga e Pavaresise eshte sa e gjate aq dhe e nderlikuar: gati 100 vjet pas 1912 nje pjese e madhe e kombit shqiptar arriti te formoje nje shtet me vete. Ne gezuam Kosoven e lire martire nje shekull pas aktit formal te Pavaresise. A e keni menduar ndonjehere? A jemi te ndergjegjshem per kompleksitetin e konceptit dhe realitetit Pavaresì? Ne kete kuptim, do te thoja qe Pavaresia nuk eshte ceshtje e mbyllur, te pakten ne konceptimin gjenial te eterve tane rilindas: ajo do te thote konsolidim i pavaresise, emancipim i shoqerise e perparim i kombit.

Disa te verteta qe plotesojne kuptimin per Rilindjen Kombetare

Ne ato fillime te pushtimit otoman dijetare e patriote shqiptare u perpoqen te ruanin c'te mundnin nga erresira otomane. Do ta quaja monumentale vepren e plejades B: Barleti, Budi, Frang Bardhi, Buzuku e Bogdani. I pari dokumentoi epoken e lavdishme te shqiptareve me Gjergj Kastriotin ne krye. Te tjeret ishin dijetare patriote, qe me vepren e tyre shpetuan gjuhen shqipe. Perkthimi i Mesharit ne gjuhen amtare nga Buzuku ne 1555, beri qe lutjet te kendoheshin ne shqip e kjo ishte nje veper e madhe shkencore e patriotike. U shkrua histori, poezi, u hartuan libra per universin e natyren.

Me pushtimin otoman, sipas studiuesit Edwin Jacques, nga vendi u larguan rreth 60. 000 aristokrate e njerez te shkruar, sic quan populli te diturit. Jane ata shtrati kryesor qe mbart idete dhe vetedijen kombetare. Me largimin e tyre kjo vetedije gradualisht u mek dhe kujtesa historike humbi shume elemente thelbesore te saj. Ligji i Haramit e coi vendin ne mjerim. Megjithate asnjehere nuk munguan kryengritjet lokale e te pergjithshme, por ato nuk paten nje konceptim te plote qe ta konsideronte boten shqiptare ne tanesine e vet. Diku nga jugu, ndikonte kisha ortodokse, here te tjera, princa katolike mendonin te shkeputeshin nga Turqia lokalisht, p. sh. krahinat Mirdite, Orosh e Lezhe. Nuk pati nje kendveshtrim unitar qe te perfshinte edhe aspektin kulturor te realitetit shqiptar. Ne kete kuptim hedh drite fakti qe dy nga pashalleqet me te fuqishme te Perandorise Otomane, Bushatllinjte dhe Ali Pashe Tepelena, edhe pse te fuqishem ekonomikisht e ushtarakisht, nuk arriten te sendertojne nje platforme te perbashket per krijimin e nje shteti te pavarur. Perfituan te tjere popuj fqinj, per t'u cliruar nga zgjedha shekullore.

Gradualisht shqiptaret konfirmuan aftesite e medha te tyre ne fushen ushtarake, politike, ekonomike e administrative. Qytete si Berati, Shkodra, Janina e shume te tjera, njohen nje zhvillim te ndjeshem ekonomik, kulturor, madje edhe ne aspektin e emancipimit. Kushe Micja themelon ne Shkoder shkollen e pare per vajza ne 1858. Shume personalitete shqiptare u bene ministra te perandorise, guvernatore te rendesishem dhe administratore te shquar. Ne ate gjysme te dyte te shekullit XIX, dijetare shqiptare, si Hasan Tahsini, Sami Frasheri, e te tjere u bene tej mase te rendesishem per jeten shkencore e kulturore te perandorise. Keta njerez, edhe pse ne sherbim te perandorise, u ndjene te forte per te biseduar mes tyre per problemet e kombit. Ata me zgjuarsi po ringjallin mes tyre nje vetedije intelektuale per nevojen e rilindjes ne shume plane dhe po sensibilizojne njeri-tjetrin. Ky ishte hapi i pare.

Platforma dhe vepra e Rilindjes pati si retrospektive, sa pershkruam me lart nga plejada B deri ne meriten e intelektualit shqiptar ne jeten e perandorise otomane. Ajo ishte gjeniale, sepse u be shprehje e tradites intelektuale shqiptare dhe sepse perballoi problemin e lirise, si ceshtje te pare aktuale, problemin e gjuhes e te krijimit letrar, ajo perpunoi idete e te ardhmes dhe kete e beri ne frymen e iluminizmit europian dhe te cilesive te vyera te identitetit kombetar. Fakti qe ata u mblodhen ne Prizren dhe percaktuan udhen e pavaresise pa dallim feje e krahine, deshmon nivel te larte emancipimi te intelektualeve rilindes.

Mbi rendesine e vepres se Naimit per boten shqiptare

Ne procesin e edukimit tone, kur flitej per Shqiperine dhe shqiptaret, kjo behej me vargje nga Naimi, Filip Shiroka, Pasho Vasa e Cajupi dhe me ate qe na ka mesuar Samiu me vepren Shqiperia c'ka qene, c'eshte e cfare do te behet. Kjo eshte nje e vertete universale nga Kosova ne Cameri, ne te gjitha koherat pavaresisht se kush qeveriste. Ky fakt deshmon vleren themelore te rilindesve e ne vecanti te vellezerve Frasheri ne formimin e vetedijes kombetare ne breza te tere. Poetet e rilindjes dhe te tjere pas tyre i kenduan Naimit, mendjelartit, zemertrimit, vjershetorit si ai. . . . Persa i perket ringjalljes se gjuhes letrare, duke analizuar punen kolosale te Naimit per krijimin e fjaleve te reja dhe formave stilistike te te folmes shqip, eruditi i shquar Rexhep Qosja ne monografine e thelluar te tij Porosia e Madhe na kujton:

"Albanologu Norbert Jokl e ka quajtur te arsyeshme ta krahasoje krijimtarine e Naimit per nga rendesia gjuhesore, me vleren qe ka patur krijimtaria gjuhesore e Laibnicit per gjemanishten, e Ferenc Kozincit per hungarishten, e Jozef Jungmanit per cekishten. . . " [Porosia e Madhe, Tirane, 1989, faqe 366]

Eshte e vertete qe edhe poete te tjere kane merita te medha per krijimin e gjuhes letrare dhe frymes patriotike te vepres se tyre. Por, asnje prej tyre nuk ka pasur karizmen e Naimit, as edhe sot. Nga vete portreti i tij njohim nje njeri thellesisht te ndjeshem, largpames e te thelle. Vargu i tij eshte i lehte e qetesues si ajri i fresket i mengjesit pranveror, figurat qe krijon kane elegancen dhe ndjeshmerine e nje artisti hyjnor. Ai nuk krijon asnjehere polemike, shkon perpara me hap te shtruar dhe krijon imazhe e persiatje qe natyrshem depertojne ne ndergjegjen e lexuesit.

Vazhdojme me mendimet e R. Qoses, jo thjesht ne pamjen gjuhesore te vepres se Naimit:

". . . me prirjen e saj aq te theksuar e te frytshme krijuese, gjuha e tij behet gjuhe qe shpreh prirjen themelore ideore te kohes: prirjen e vetedijesimit te plote kombetar te popullit shqiptar. . . . . Si nje veper qe edhe me permbajtjen e saj ideore, morale, shoqerore dhe historiko-kombetare shpreh prirjet me thelbesore te letersise shqipe ne shekullin XIX, eshte e kuptueshme pse vepra e tij edhe me gjuhen e saj, me kohe do te behet veper gjedhe, ne te cilen do te ndertohen brezat e shkrimtareve shqiptare. " [Porosia e Madhe, Tirane, 1989, faqe 367, 368]

Do te shtoja qe edhe Fishta duhet te kete pesuar ndikimin e poezise me te hershme te Naimit. Ne vjershat e tij Gjuha shqype e Atdheu gjejme po ato motive, me te cilat Naimi i kendon gjuhes shqipe e memedheut, natyrisht me dallimin e stileve te ndryshme te dy poeteve te medhenj.

Prof. A. Xhuvani propozoi qe ne themel te gjuhes letrare kombetare te vihej toskerishtja si varianti me i perpunuar permes veprave te Naimit e Samiut, te F. Konices e F. Nolit; por drejtshkrimi te mbeshtetej edhe ne gegerisht.

Ka dhe ndonje mendim thuajse te izoluar, qe e lidh vepren e Naimit me fene myslimane e me boten orientale. Natyrisht, ne vepren e nje artisti nuk eshte e veshtire te dallosh gjurme te origjines e mjedisit qe e formoi. Tjeter eshte permbajtja dhe vlera e vepres se tij. Mendoj qe nder shume poete te randesishem te gjuhes shqipe, pak kane qene te emancipuar e te pavarur si Naim Frasheri, Fan S. Noli e Lasgush Poradeci.

Ne poezine Zemra e pikelluar dhe e brengosur, ai perdor kater figura nga mitologjia greke (Marsi, Aferdita, Akili dhe Herkuli) dhe vetem nje nga mitologjia persiane (Rustem Zali - heroi i eposit popullor iranian). Ne poezine Perpara Krishtite, ai e sheh Jezu Krishtin si djaleth te Perendise qe na tregon te verteten e se fundi i drejtohet me vargjet: Per kete fjale / Te qofsha fale. Ai i kendon Abas Aliut, sic ben me Krishtin. Ne poezine Shkendij'e Diellit ndaj manushaqes, ai e sheh veten si engjell i Marise: Tani me kane derguar / Nga fron i lart'i Perendise / Si engjellin e Marise / Me fryme te shenjteruar/. Ne vepren e tij Naimi i referohet fese te te pareve tane, fese te stergjysherve tane. Ky poet i madh eshte i lidhur me fene permes idese se Perendise, te ciles me siguri i beson. Pra, ai nuk mund te konsiderohet ateist. Por ne besimin e tij e vetmja premise e qarte eshte Perendia, jo si e vecante, e ketij apo e atij sistemi teologjik, por si krijuese e Natyres.

Tjeter gje eshte laicizmi. Ai eshte nga poetet me laik te letersise shqipe nga agimet e saj deri me sot. Tek ai gjejme vetem besimin ne Perendine dhe asnje kushtezim kulturor nga bota orientale. Theksoj asnje kushtezim kulturor. Ai u formua ne djepin e Frasherit dhe me pas ne thesarin kulturor te botes greke e asaj orientale. Ai foli e studioi vepra ne shqip, greqisht, turqisht, persisht e italisht. Fale botekuptimit te hapur, pa kushtezime ideologjike dhe as fetare, vepra e tij arrin te pushtoje universin shqiptar nga jugu ne veri.

Madje, Naimi tejkalon cdo vleresim, sepse nuk gjejme ne boten orientale dhe as ne ate perendimore nje artist te madh, qe edhe pse beson te Perendia, fale personalitetit te forte e mendimit te lire, t'u kendoje profeteve pa dallim. Vepra e Naimit eshte nje univers i magjishem, ku mbreteron prehja, miresia, paqja dhe mendimi e shqetesimi per kombin e vet. Vepra e tij qendron mbi cdo lloj besimi fetar, ajo eshte shprehja me e larte e laicizmit, karakteristike kjo e popullit qe e lindi. Naimi udhehoqi, nder patriotet e kohes, pikerisht kete botekuptim, qe e gjejme edhe para tij ne poezine O moj Shqypni te Pashko Vases e me pas te Mjeda, Fishta e Noli.

Megjithate, une dua t'u referohem perseri hulumtimeve te studiuesit tone Rexhep Qosja, per personalitetin e forte e te pavarur te Naimit si njeri dhe intelektual erudit, po edhe sepse ai eshte rritur ne mjedisin e gjuhes gegerishte. Nga pikepamja e objektivitetit ky mund te konsiderohet nder studiuesit me serioze e te pavarur ne gjykimin e rolit te Naim Frasherit.

Rexhep Qosja perpiqet te qartesoje vleren e pergjithshme te Naimit per universin shqiptar:

". . . . . Naimi eshte nje figure e gjithanshme ne letersine, ne kulturen dhe, ne pergjithesi, ne historine e popullit shqiptar. Ai eshte vjershetor, por edhe mendimtar, dijetar, pedagog dhe mesues i populli....... Naim Frasheri, pa dyshim, eshte shkrimtari deri sot me i madh ne letersine shqipe....... . Do shikuar letersia dhe kultura shqiptare perpara dhe pas Naim Frasherit per te pare se sa i madh, ne te vertete, se sa historik eshte roli i vepres se tij. " [Porosia e Madhe, Tirane, 1989, faqe 461, 462]

Naimi dhe rilindesit e tjere shkruan ne strofken e ujkut, pa qene te lire. Abdyli u burgos, po Frasherllinjte dhe rilindesit e tjere nuk heshten. Ata shpesh here u penguan barbarisht ne punen qe benin per emancipimin e kombit, disa here edhe nga fqinje shoviniste te te gjitha ngjyrave. Ne historine e kombit tone nuk ka levizje kulturore e politike aq te plote e gjeniale, aq krijuese e patriotike qe te depertonte ne vetedijen e popullit me dashuri e brenda nje kohe te shkurter, sic ndodhi me Rilindjen Kombetare. Kompleksiteti i problemeve, niveli i larte i laicizmit, idete e tyre edhe sot aktuale te mrekullojne per origjinalitetin e tyre. Ajo platforme dhe levizje, akoma dhe sot deshmon nje shkalle te larte moderniteti ne universin politiko-kultural europian, per te cilin shqiptaret duhet te ndjehen krenare.

Rilindja sot dhe problemi i ideve dhe simboleve kombetare

Cdo komb ka periudha themelore te historise qe i japin kuptim te sotmes e te ardhmes se tij. Italia ka Rilindjen (Rinascimento) e shekujve XV e XVI qe lidhet kryesisht me boten italiane te arteve dhe Ringjalljen (Risorgimento), qe njehsoi gjuhen letrare italiane dhe krijoi vetedijen per nje identitet kombetar ne shek. XIX e qe pergatiti formimin e shtetit unitar.

Ne Shqiperi, shpjegova me lart, kjo u be e mundur vetem ne shek. XIX. Rilindja perballoi nje detyre kolosale te dyfishte ne planin kulturor dhe ate politik, u be rilindje dhe ringjallje njekohesisht. Ja pse rilindesit jane aq te rendesishem per kombin tone. Nuk mund te mendohet nje shtet pa nje komb dhe qenia, ekzistenca e kombit nuk mund te kete kuptim pa nje vetedije. Kjo vetedije do te thote te kuptosh qe ke nje gjuhe, nje histori qe te dallon nga te tjeret, te jesh i ndergjegjshem per traditat e tua e te njerezve qe te rrethojne.

Vetem me vepren e rilindesve mori kuptim aspirata e mevetesimit te kombit ne nje shtet unitar. Prandaj, duhet te pranojme si te vertete thelbesore qe Pavaresia eshte bije e Rilindjes shqiptare. Kjo e vertete eshte e rendesishme per te sotmen e per te ardhmen. Pra, thelbi i Rilindjes duhet kuptuar ne teresine e ideve per pavaresimin dhe te ardhmen e kombit.

Qe prej mbarimit te luftes se dyte boterore, verejme me keqardhje te thelle, nje braktisje te rolit themelor te rilindesve ne historine moderne te kombit tone. Ne dhjetevjecaret e totalitarizmit te Hoxhes, shume figura te shquara te kultures nga veriu dhe jugu i vendit u censuruan barbarisht. Regjimi komunist pushkatoi, denoi ose censuroi intelektuale qe vinin nga familje patriotike, zhduku nga faqja e dheut At Gjergj Fishten, Faik Konicen, Ernest Koliqin, Arshi Pipen, etj. , por nuk arriti t'i zhduki nga kujtesa dhe ndergjegjja e popullit patriot, nga veriu ne jugun e thelle te trevave shqiptare.

Regjimi komunist nga '44 deri ne '90, ne thelb, erresoi trashegimine e pararilindjes. Kjo ndodhi per motive ideologjike e here te tjera per prirjen kah liria, qe veprat e tyre shprehen. Ata censuruan bustin e Skenderbeut te artistit patriot e poliedrik Murat Toptani, rritur e formuar nen kujdesin e Naim Frasherit, thjesht pse ai ishte nje intelektual i emancipuar ideologjikisht, pra i lire te vezhgonte e gjykonte. Regjimi komunist e respektoi formalisht Rilindjen, por ne te vertete ai braktisi idete liridashese te saj. Po si mund te nderonte keto ide liridashese regjimi komunist, kur vete e robtoi popullin ne nje shkalle absurde te pabesueshme per Europen e shekullit XX?

Ideologjia dhe praktika e atij gjysme shekulli e administroi shtetin jashte traditave dhe thesarit kulturor te kombit. Rilindasit vepruan me urtesi sipas ideve iluministe europiane, nga te cilat po kujtoj Volterin: nuk jam ne nje mendje me ty, por jap edhe jeten qe ti te mund te shprehesh lirisht mendimet e tua. Kjo i beri njerezit e Rilindjes te mirekuptoheshin si demokrate te medhenj dhe, me pas, te braktiseshin ne thelbin e tyre nga regjimi totalitar i Hoxhes.

Cdo komb ka simbolet e veta, qe shprehin historine dhe vlerat e tij. Keto simbole jane te pandashme nga figurat e ndritura te tij. Te tilla ne kemi shume, nga Gjergj Kastrioti e plejada B, te Rilindasit e me pas Noli, Fishta, Nane Tereza e plot te tjere. Me keto figura lidhen idete e medha te kombit dhe aspiratat e tij. Perfytyroj se si mund te mos kujtojme At Martin Gjoken, kur flasim per lindjen dhe zhvillimin e muzikes ne vendin tone; si mund te mos kujtojme Buzukun e Naimin kur flasim per gjuhen shqipe. Dhe si mund te mos i perulemi e te lartesojme vepren e Rilindjes Kombetare, kur duam te gezojme Pavaresine e vendit.

Sot, ne ndonje rast, ka nje fare braktisje te disa figurave kombetare, natyrisht jo per arsye ideologjike, po do te thoja per paqartesi dhe konceptim e vleresim te gabuar te historise. Nuk mund te mendohet qe figura si Pashko Vasa, Naimi, Samiu, Hasan Tahsini, Gjergj Fishta e te tjere, simbole te padiskutueshme te kombit tone, te mos permenden kur flasim per Pavaresine e vendit.

Plejada e simboleve te kombit nuk mund te redaktohet nga klasa politike e radhes, sic ndodhi ne kohen e regjimit komunist, i cili erresoi Fishten, Konicen e te tjere dhe idete ma thelbesore te Rilindjes. Nese politika i ze vendin te vertetes dhe kujteses historike te kombit, atehere cdo qeveri do i ndryshoje keto simbole si guret e shahut.

Jashte simboleve te kombit dhe ideve qe ato shprehin, e sotmja humbet kuptim dhe nuk ka te ardhme. Kjo e vertete njihet mire nga shovinistet rrotull nesh. Nje pale prej tyre dogjen tre here Frasherin n'ate kapercyell mes dy shekujve te fundit, d.m.th deri nga viti 1920. Nuk dogjen Permetin, por Frasherin e vellezerve rilindas. Kujtoni qe serbet ne Prizren nuk dogjen banka, pallate a dyqane. Ata bombarduan Shtepine Muze te Lidhjes se Prizrenit, e dogjen ne 1997 me te gjitha dokumentet qe ruheshin atje pra, synuan te shuajne kujtesen historike te kombit.

Frasheri eshte djep i mendimit dhe i ideve te Rilindjes Kombetare, sikunder Shtepia Muze e Prizrenit eshte simbol i Rilindjes dhe luftes per Pavaresi. I pari duket i braktisur e rrenuar, ndersa i dyti pas bombardimit te vitit '97 eshte rindertuar e perterire.

Vlera e Rilindjes per te sotmen e te ardhmen eshte e pamase. Le te kujtojme, fjala vjen, se si Filip Shiroka e Gjergj Fishta, me vargje te vyera, vune ne loje prirjen per te perdorur fjale te huaja ne vend te shqipes. E pastaj shihni ne ndonje rast gjuhen e shume intelektualeve qe shume here me nje fare snobizmi, ne vend te fjaleve shqipe qe nuk njohin, perdorin fjale te huaja te gjuheve qe gjithashtu nuk zoterojne. Gjuha e folur dhe e shkruar jane pasuria me e vyer qe krijimtaria e popullit na ka dhuruar ne shekuj.

Natyrisht, mendimet e mija jane te diskutueshme, po me to kam shprehur edhe fakte. Keto, perkundrazi, jane te pakundershtueshme.

Sot flitet per nje Rilindje te dyte, cka eshte mjaft pozitive per vendin. Mendoj qe kjo Rilindje duhet konceptuar ne vazhdimesi me Rilindjen qe njohim, te pakten ne disa drejtime e ide themelore dhe ne metoden e vet, qe ze fill me ballafaqimin e sinqerte dhe tolerancen intelektuale. Ai konceptim perfshinte te gjitha pamjet e botes shqiptare dhe te ardhmen e saj. Pra edhe kjo Rilindje e re duhet mbeshtetur ne vepren e njerezve te ditur, ne urtesine e kombit: shkencetare, politikane, gazetare, artiste e ne pergjithesi intelektuale te te gjitha fushave. Pikerisht nga ata duhet te perpunohen idete qe shprehin aspiratat e popullit e jo te partive, ne menyre qe ato ide te mund t'i qendrojne kohes, pavaresisht se kush drejton shtetin sot a neser.

Ne cdo vend, qofte edhe demokratik, shpesh here shoqeria o kush e drejton ate, druan te ballafaqohet me figurat simbol te kombit e me idete e medha te tyre. Ne disa raste kjo behet me gjysme vetedije per te mos komprometuar mediokritetin e sotem me idete e ndritura te baballareve te kombit. Sot, verehet nje braktisje sistematike e ideve te Rilindjes dhe nuk ka asnje fushe ku elita e sotme te ballafaqohet me mendimin filozofik, me idete per te ardhmen e me perkushtimin e madh te rilindesve tane. Kjo pak a shume ndodh ne cdo vend te botes, sepse cdo komb ka ide te medha per te ardhmen, shprehje e vepres te figurave te ndritura te tij, nga ana tjeter drejtimi i shtetit shpesh i braktis ato duke u perqendruar ne administrimin rutine te problemeve te dites. Keshtu vendi shkon perpara pa nje ide qendrore qe te udheheqe te ardhmen e tij dhe duke pesuar luhatje sipas gustove te klases politike te castit. Ne shpresojme qe ne vendin tone kjo te mos ndodhe, duke besuar ne miresine, patriotizmin dhe largpamesine e klases politike te vendit.

Dua ta mbyll kete persiatje, duke kujtuar patriotin Mihal Grameno. Ai e kish kuptuar qarte rendesine e Frasherit e te Rilindjes Kombetare, ndaj vargjet e tij te vitit 1907 le t'ia kujtojme vetedijes sone, qe te mos mpihet nga harresa e te mos vyshket ne pemen e gjelber te identitetit tone:

Si ty o Vithlehem e Mek' e Arabise

Ku jane lindur Muhamet e Krishti i Krishterise

Per mua eshte Frasheri vend i Perendise

Tek eshte lindur Naim Beu zemr' e Shqiperise

2

Masa kryesore ka projektuar Ministria e Transportove per permiresimin e mjedisit duke filluar nga vendosja e marmitave katalitike e deri tek heqjen e makinave te vjetra



2020

Eshte viti i fundit ku vendi yne duhet te kete marre te gjitha masat kunder, ngrohjes globale dhe ndersa BE rekomandon qe 38 % e energjise te sigurohet nga burime te rinovueshme
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pavaresia e Shqiperise - bije e Rilindjes sone Kombetare Empty Re: Pavaresia e Shqiperise - bije e Rilindjes sone Kombetare

Mesazh nga Anakonda Thu 21 Jun 2012 - 22:58

sa mire do te ishte qe per 100 vjetorin e pavaresise te ishin te gjitha trojet shqiptaret te bashkuara;ather po qe do kishte hije pavaresia;po ce do se esht e pamundur,...
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi