Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

5 posters

Shko poshtë

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mesazh nga Emona Mon 2 Jul 2012 - 9:41

Krijimtari letrare nga njerz te ndryshem mund ti sjellni vargjet me mbreslenes qe keni lexua nga kushdo shkrimtare apo poet te ndryshem me apo pa fame boterore....


Un po sjelle disa krijime qe kam shfletua ne faqe te ndryshme letrare...jan krijimtari personale te disa prej keture qe do sjelle.


Endrra ime

Endrra ime e afert, e larget...
si llampadari i dhomes ndezur, fikur
e forte u bera, te forte me bere
udheve perpjekur, ulur, ngritur.

Endrra ime e lodhur ne ngjitje
ishe e vogel rritesh bashke me mua
gjirit te shtrengoje forte si relike
lartesive ngjitur me krahet e tua.
Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... 426957_397347570327996_213201986_n
(Monika H.Gj)

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mesazh nga Emona Mon 2 Jul 2012 - 9:42

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... 531761_397343606995059_575139447_n

Ne vjeshte shpirtrash
ne lot sysh
nevojtinen cadra
per cdo zemer
te care ne dysh
Ne kercyell
ndjenjash
ne rrenje buzeqeshjesh
te thara
nevojiten diga dashurie,
ujevara
Ne ngrica fjalesh
ne ortek lumturie te thelle
nevojiten zjarre te ziera me diell.

(Dezzy Platina)

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mesazh nga Emona Mon 2 Jul 2012 - 9:45

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... 252635_384988628230557_2110159390_n

Ti ike nga zjarri im,
me friken mos pervelohesh..
Budalla!
Nga flaket e mia asnjehere s'do digjesh,
vetem do ngrohesh!

(Tea Brame)

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mesazh nga Emona Mon 2 Jul 2012 - 9:48

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... 600181_384975191565234_1208540695_n

T'humi nfellsi t'mendimeve t'qija,
e tla ne'n hijen e zez e t'dendur t'krenaris,
por prap, t'gjej neper andrra t'kristalta
t'porsalinduna, t'pa prekuna nga balta merzis,
Jan andrrat e kristalizueme
t'dashuris
qe mjapin shpres per nji dit gzueme
afer teje larg vetmis .

(E. C- T'humbi e t'gjej...)

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mesazh nga Emona Mon 2 Jul 2012 - 9:48

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... 601273_381917115204375_724947440_n

Eshte e cuditshme, por mbajme pas hijen e atyre qe kane me teper rendesi per ne. Vihet re gjithmone ajo prani apo –mungese- tek syte e personave, ne levizjet e duarve, tek te qeshurat.

_Gina Nahai

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mesazh nga Emona Mon 2 Jul 2012 - 9:53

Fabio Volo- Femra në rilindje

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... 296601_227117864017635_1306520754_n

Absolutisht, gjëja më e mrekullueshme, më shumë se perëndimet, më shumë së fluturimi i një zogu, është një femër në rilindje. Kur ringrihet në këmbë pas katastrofës, pas rënies. Kur dikush mund të thotë: mbaroi. Jo nuk ka mbaruar kurrë për një femër. Një femër ringrihet gjithmonë, edhe kur nuk e beson, edhe kur nuk e dëshiron.Nuk flas vetëm për dhimbjet e pafund, për ato plagë të shkaktuara si nga mina anti njeri që të shkakton vdekja apo sëmundja. Flas për ty që kjo periudhë nuk mbaron kurrë, që po luan me ekzistencën në një punë të vështirë, që çdo mëngjes është një provim më keq se në shkollë. Ti gjykatëse e papërkulshme e vetvetes, që nga mënyra sesi shefi do të të vështrojë do të vendosësh nëse je në lartësinë e duhur apo se duhet të dënohesh. Dhe kështu ky provim nuk mbaron kurrë... Kudo që të kesh qenë ke qenë ngushtë: në lidhjen tënde, në punën tënde, në vetminë tënde. Dhe ishte krizë dhe ke qarë. Zot sa qani! Në stomak keni një burim uji. Ke qarë ndërsa ecje në një rrugë të populluar, në stacionin e metrosë, në motor. Aq papritur. Nuk mund ta mbaje. Dhe atë natë që more makinën dhe i dhe për orë të tëra, me qëllim që ajri i errësirës të të thante faqet? Dhe pastaj ke gërmuar e ke folur, sa flisni vajza! Jeni fjalë e lot. Për të kuptuar, për të nxjerrë jashtë një rrënjë 6 metra të gjatë që t’i japë një kuptim dhimbjes tuaj. ”Përse veproj kështu? Pse përsëris të njëjtën skemë? Mos ndoshta jam e çmendur?” I kanë bërë të gjitha këto pyetje. Atëherë i futesh me themel historisë tënde, me dy, a katër duar dhe dalin në dritë mijëra copa. Një mister i ndërlikuar. Ja këtu fillon gjithçka. Nuk e dije? Nga ajo kurajo e madhe që duhet për të parë veten kështu, të përbërë nga mijra pjesë, që do të rifillosh. Sepse një femër rifillon gjithësesi, ka brenda një instinkt që e tërheq përpara. Do të të duhet një strategji, duhet të shpikësh një mënyrë për një ti të re. Sepse të ka qëlluar të rinjihesh përsëri, për t’iu prezantuar vetvetes. Nuk mund të jesh ajo e mëparshmja. Përpara gërmimit. Nuk të entuziasmon? Do të të tërheqë dalëngadalë. Të dashurohesh përsëri me vetveten, ose për herë të parë është si një karburant. Niset ngadalë duhet të këmbëngulësh. Por kur ndizet ikën me revan. Të rindërtosh vetveten është një aventurë. Më e madhja. Nuk ka rëndësi nëse e nis nga shtëpia, nga ngjyra e perdeve apo nga prerja e flokëve. Ju kam adhuruar gjithmonë, femra në rilindje, për atë mënyrën e mrekullueshme me të cilën i ulërisni botës ”jam e re “ me një fund me lule apo me një kaçurrel të freskët bjond... Më shumë se mëngjeset, më shumë se dielli, një grua në rilindje është mrekullia më e madhe. Për atë që e takon dhe për vetveten. Është pranvera në nëntor,atëhere kur nuk e pret.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mesazh nga Emona Mon 2 Jul 2012 - 9:56

Friedrich Nietzche- Kënga e natës

Është natë: tani flasin më fort të gjitha shatërvanet gurgulluese. Edhe shpirti im është një shatërvan gurgullues.

Është natë: pikërisht tani zgjohen të gjitha këngët e të dashuruarve. Edhe shpirti im është kënga e një të dashuruari.

Ka tek mua diçka të pashpërblyer dhe të pashpërblyeshme që do të flasë me zë të lartë. Ka tek mua një dëshirë dashurie që flet gjuhën e dashurisë.

Unë jam dritë: ah sikur të isha natë! Po kjo është vetmia ime, që jam i pështjellë nga drita.

Ah të isha i errët si nata! Si do t'i thithja farat e dritës!

Dhe ju vetë do t'ju bekoja, ju o yje të vegjël vezullues, xixëllonja të qiellit! Dhe do të isha bekuar nga dhuratat tuaja prej drite. Po unë jetoj me dritën time, unë përthith brenda meje flakët që shpërthejnë prej meje.

Unë nuk e njoh lumturinë e atij që merr; dhe shpesh herë ëndërrova se të vjedhësh të bën më të lumtur sesa të marrësh.

Varfëria ime është kjo, që dora ime nuk pushon kurrë së dhëni. Xhelozia ime është kjo , që unë shikoj sy që presin dhe netë të ndriçuara dëshire.

O fatkeqësi e të gjithë dhuruesve! O eklips i diellit tim! O dëshirë për të dëshiruar! O uri e tërbuar në ngopje!

Ata marrin prej meje, po a e prek unë shpirtin e tyre? Mes dhënies dhe marrjes, dhe humnera më e vogël kapercehet e fundit.

Nga bukuria ime lind uria; do të doja t'u bëja keq atyre që ndriçoj, t'ju vidhja atyre qe u kam dhene: - kam shume uri per ligesine.

Hakmarrje të tillë kërkon plotësia ime, ligësi të tilla burojnë nga vetmia ime.

Lumturia ime për të dhënë vdiq bashkë me dhënien, virtyti im u lodh nga tepria e tij!

Rreziku i atij që jep është gjithnjë humbja e turpit; dora e atij që jep gjithnjë bëhet me kallo nga puna e shpërndarjes.

Syri im nuk mbushte me lot para turpit të atij që kërkon; dora ime është bërë tepër e ashpër për dridhjet e duarve që janë plot.

Ku shkoi loti i syrit tim dhe penda e lehtë e zemres sime? O vetmi e të gjithë atyre që japin! O Heshtje memece e të gjithë atyre që ndriçojnë.

Shumë diej rrotullohen në hapësirën boshe; gjithçkaje që është e errët i flasin me dritën e tyre- ndërsa me mua heshtin.

I padrejtë në thelb të shpritit,me çdo gjë që ndriçon, i ftohtë me diejt- kështu ecin të gjithë diejt në qiell.

Si stuhi fluturojnë diejt në rrugët e tyre. Ata ndjekin vullnetin e tyre të paepur: kjo është ftohtësia e tyre.

Oh veç ju jeni , ju të errëtit, ju të natës, që krijoni ngrohtësinë nga ajo që ndriçon! Ju, veç ju, pini qumësht e acar nga gjinjtë e dritës!

Ah, ka akull rreth meje, dora ime digjet kur prek akullin! Ah kam etje që ankohet e dëshiron etjen tuaj!

Është natë: ah, sikur të ishte dritë ! Dhe etje për natë!

Dhe vetmi!

Është natë: si burim gurgullon prej meje dëshira ime- dëshira për të folur.

Është natë: tani zgjohen të gjitha këngët e të dashuruarve. Edhe shpirti im është kënga e një të dashuruari.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mesazh nga Єямєℓiиdå Mon 2 Jul 2012 - 10:00

Kur fillova të dua me të vërtetë vetveten,
kuptova se vuajtjet emocionale dhe dhimbjet janë vetëm një paralajmërim
për të më thënë mua që nuk mund të jetoj kundër së vërtetës sime.
Unë tani e di që ky quhet "ORIGJINALITET".

Kur fillova të dua me të vërtetë vetveten,
kuptova se sa e sikleteshme paska qenë të kem dëshiruar ti imponoja dëshirat e mia dikujt tjetër,
duke ditur që kohët nuk ishin të pjekura dhe ai person nuk ndjehej gati,
edhe pse ai person isha UNË.
Unë tani e di që ky quhet "RESPEKT" për veten time.

Kur fillova të dua me të vërtet vetveten,
ndalova të dëshiroj një jetë tjetër dhe kuptova që çdo gje rreth meje
është një ftesë për rritjen time.
Tani e di që kjo gjë quhet “ PJEKURI ".

Kur fillova të dua me të vërtetë vetveten,
kuptova që gjendesha gjithmonë dhe në çdo rast
në vendin e duhur, në momentin e duhur
dhe që gjthçka që po ndodhte ishte pozitive.
Që atëherë, unë munda të ndjehem i qetë.
Tani e di se kjo gjë quhet "RESPEKT" kundrejt vetvetes.

Kur fillova të dua me të vërtetë vetveten,
ndalova të privoj vetveten nga koha ime e lirë
dhe të krijoj plane madhështore për të ardhmen.
Sot, unë vetëm bëj atë që më jep gëzim dhe kënaqësi,
atë që dua dhe që më bën të buzëqesh me mënyrën time dhe me ritmet e mija.
Tani e di që kjo gjë quhet “SINQERITET ".

Kur fillova të dua me të vërtetë vetveten, hoqa qafe çdo gjë qe nuk më kishte bërë mirë: ushqimi, njerëzit, gjërat, situatat dhe çdo gjë që më tërhiqte poshtë duke më larguar nga vetvetja, në fillim e quaja një "egoizëm të shëndetshëm", por tani e di që kjo quhet “DASHURI PËR VETVETEN”

Kur fillova të dua me të vërtetë vetveten,
ndalova të pretendoj që kam gjithmonë të drejtë.
Dhe kështu kam bërë më pak gabime.
Sot kam kuptuar që kjo gjë quhet “THJESHTËSI”

Kur fillova të dua me të vërtetë vetveten, nuk pranova më të jetoj në të kaluarën dhe të shqetësohem për të ardhmen time. Tashmë unë jetoj më shumë në këtë moment të pranishëm, ku GJITHÇKA ka një vend. Kjo është gjendja e jetës sime të përditshme dhe unë e quaj “PËRSOSMERI”.

Kur fillova të dua me të vërtetë veteveten,
kuptova se mendimi im mund të më bënte të mjerueshem dhe të sëmurë.
Por, kur thirra dhe grumbullova energjitë e zemrës sime,
intelekti m’u bë një partner i rëndësishëm.
Sot, këtij bashkimi i jap emrin “DITURIA E ZEMRËS”

Nuk duhet të vazhdojnë të kemi frikë nga kontrastet,
nga konfliktet dhe problemet me vetëveten dhe me të tjerët
Sepse edhe vetë yjet, ndonjëherë ndeshen mes tyre
për t'i dhëne origjinë lindjes së botëve të reja.
Sot unë e di që kjo është JETA !

Charlie Chaplin
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mesazh nga Emona Mon 2 Jul 2012 - 10:28

Vetmia...

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... 539977_314465968641924_1576521316_n

Vetmia te vret si nje pale kepuce numer-vogel , te mbyt si deti njeriun kur sdi not , te vdes si lulja kur ska uje.Kthetrat e saj grabitqare te roberojne duke te te pushtuar qenien e duke te te lene me pas si nje te huaj , armik i botes .

E frikshme te mendosh heshtjen qe te perkedhel duke buzeqeshur prane teje , duke te te pershperitur emrin tend me zerin si ty , duke te te shoqeruar aty ne ate qoshen e vogel te sketerret te murit ku ti rri strukur e i braktisur si nje femije ..

Eshte e frikshme te ndjesh se je gjalle por se mbytesh kur merr fryme, te duash te ngrihesh e ta thyesh tejpertej duke e asgjesuar plotesisht ate ndjesi , por te mos kesh forcen ta besh ...

Vetmia eshte e eger , te pertyp ngadale pa u ngutur duke te te gllaberuar shpirtin ..Ne mbreterine e saj ecin kalimtare hije qe futen pakuptuar ne rruget e unit tend e te shfaqen me pas ngado duke u kacavjerrur mundimasi ne muret e botes tende te erret , te bejne pjese te dimensioneve ireale te tyreduke te te lene te vraposh i frikesuar nga vetja ne labirinte te erreta , ku te ndjekin e te ndjekin nga pas e te vibrojne ne cdo qelize ..dhe ti qe i tmerruar vertitesh e perpelitesh papasur force te gjesh driten ...

Kjo pra eshte vetmia ; Nje lufte me vetveten , me armik realitein e gezueshem e me aleate te perbetuar errsiren , hijet , friken ....
A.M©

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mesazh nga Emona Tue 3 Jul 2012 - 10:59

Dukej sikur jeta po e shperblente.E kujtonte lutjen e saj ndaj Zotit per ndryshim.Ne kohen kur vdekja i kishte perqafuar familjaret e saj ne ate aksident te tmerrshem,kishte pasur prane vetem ate,shkembin me te forte e keshtjellen ku per te ai ishte mbreti.
Kembet po e conin ne restorant.Atje do ta takonte per te disaten here.
E pa si perhere ne tavolinen qendrore.Eci me ngadale,megjithese dicka brenda saj e shtynte te vraponte dhe ta perqafonte si asnjehere.
Por ai e priste i merzitur.Pas takimit,ajo e zbuloi shkakun.Kur mori lajmin e ndarjes gjithcka u thye brenda asaj qenieje te brishte,te goditur pa meshire nga jeta.
Tani po i lutej,por duke hedhur veshtrimin perreth,kuptoi se kishte bere gabimin me te madh teksa i ulej ne gjunje asaj krijese te pashpirt qe e ushqeu me iluzione pa mase,e pernjehere ia preu krahet flutures ne fluturimin e saj te qete.
U largua.Doli ne rruge dhe po ecte pa kuptim.
Po qante.Cdohere e kishte pyetur veten, se pse qante.Donte te ishte gatuar pa lot,me qellim; dhenien e imazhit te forte,stoik e te patundur nga asgje.
Tani gjithcka kishte marre fund.Para syve iu shfaqen si sekuenca te nje filmi,momentet e kaluara me te.Pse valle perfundoi ashtu?Nuk po e ndjente me veten.Ishte sikur shpirti t'i ishte larguar nga trupi e tani fluturonte ne dimensionet e dhimbjes.
Pa vetedije po ecte...Donte t'i tregonte jetes,se kishte humbur ne betejen me te;ne ate te krijimit te legjendes vetjake.Nje lot i madh i ra nga syri i majte,a thua se dhe zemra po i qante me lot gjaku,por vazhdoi te ecte.Iu duk mjaft e paqte perplasja me makinen dhe e la veten te pershkohej nga goditja.Sikur ta rigjente shpirtin,tani po e mallkonte ate qe e kishte shtyre drejt ketij ekstremi.
Ndjeu se po pershkohej nga disa krahe.Mendoi se ishin te Vdekjes.Mbase kjo e fundit do ta shperblente...

(Clever Angel- Ndarja)

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... 544537_397902890272464_442521444_n

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mesazh nga Emona Tue 3 Jul 2012 - 11:04

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... 551674_385507631511990_601067090_n

Jeta e kesaj bote esht e plote, eshte e vetme, por jam une,ti,jemi ne qe e bejme te duket nje jete me pjese, sepse marrim gjithmone momentet e jetes dhe i perflasim,gezimi,lumturia,trishtimi,merzitja...Ne fundin e jetes besoj se te gjithe do donin te buzeqeshnin me lot ne sy dhe te thonin qe Jeta eshte e bukur dhe te thonin qe trishtimi me ndihmoi te lumturohem,merzitja me ndihmoi te gezohem dhe kjo tregon se pa trishtimin apo merzitjen ne kurre nuk do e kuptonim vleren e Lumturise dhe te Gezimit....

(Grit Frausal)

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mesazh nga Emona Tue 3 Jul 2012 - 11:06

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... 389618_379043412158412_875057210_n

Bèhesh dèfryese,
kur nè shpirtin tènd nis e luan xhelozia.
Ti nervozohesh nga qetèsia ime,
ndèrsa mua, nga xhelozia jote.
Mè shtohet dashuria.
Mè pèlqen edhe kur mèrzitesh,
sepse njè dritè e mrekullueshme tè zbret nè sy.
Vèshtrimi yt kullohet,
spespe pas xhelozisè,
èshtè fshehur ndjenja, me emrin dashuri.

Je ti e vetmja!
Drita e mèngjeseve tè mi.
Ndaj mos e mundo shpirtin,
me tè lodhshmen Xhelozi.

Nuk lodhem sikur tè ta them nè çdo çast,
çdo minut, orè apo ditè.
Dhe nuk èshtè gènjeshtèr e pisèt,
sepse nuk do tè tè gènjeja ty,
por veten dhe atè çka kam nè shpirt.

E.Muça

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mesazh nga Emona Tue 3 Jul 2012 - 11:07

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... 484178_357496554313098_87253644_n

Akrepat e ores jane grindur
mes tyre
rrotull sillen
te ndare,
turi vare.
Sekondat e minutat
nga mllefi
te ngadalsojne
jane vene ne gare
Dhe oret ecin
ne parade zemeruar
Dite e nate kane paralizuar.

_Dezzy Platina

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mesazh nga Emona Tue 3 Jul 2012 - 11:19

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... 149387_360356494027104_1272484499_n

Aftesia per te shpresuar eshte fakti me domethenes i jetes.
I ofron qenieve njerezore nje kuptim per fatin dhe energji per te filluar.

_Norman Cousins

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mesazh nga Emona Tue 3 Jul 2012 - 11:20

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... 536270_359834217412665_814780240_n

Librat. Kane qene miqte e mi me te mire, sepse nuk ka gje me te mire sesa te udhetosh me dike qe ka bere te njejten rruge tenden, qe te tregon si ishte qe te mund ta krahasosh, per te ndjere nje arome qe nuk eshte me, apo qe eshte akoma.

_Tiziano Terzani

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mesazh nga Emona Tue 3 Jul 2012 - 11:22

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... 575083_353177701411650_668210719_n

Dikush shume kohe me pare tha qe arsyeja per te cilen qeniet njerezore jane superiore ndaj te gjitha krijesave te tjera eshte sepse jane te gjendje te marrin vendime nepermjet arsyetimit, nderkohe qe kafshet bazohen thjesht tek instikti. Une besoj ne fakt qe per te qene vertet superior duhet te gjejme ekuilibrin e vertete midis instiktit dhe arsyes.

_Sergio Bambaren

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mesazh nga Emona Thu 5 Jul 2012 - 9:14

Në një dhomë spitali me shumë pacientë qëndronte vetëm një dritare e vogël. Çdo ditë të sëmurët pyesnni vazhdimisht pacientin i cili qëndronte shtrirë pranë dritares. Dhe ai tregonte pa u lodhur për ato që shihte. Ai tregonte për një park të madh ku luanin femijët, tregonte për të dashuruarit që qëndronin të përqafuar... Por një natë ndodh diçka e çuditshme: njëri nga të sëmurët në dhomë vret pacientin e dritares dhe të nesërmen zë shtratin e tij. Si çdo herë të sëmurët e tjerë e pyesin se çfarë shikonte ai dhe u çuditen kur ai tha: "Nuk ka asgjë përveç një muri të madh përballë dritares..."
Kjo ndodh sepse njerëzit e shohin botën ashtu siç kanë zemrën.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mesazh nga Emona Thu 5 Jul 2012 - 9:15

Cfare dreqin ka ajo me shume se femrat e tjera? Pse eshte fiksuar imazhi i saj ne pikturen me te madhe te keshtjelles time dhe turbullon te gjitha pikturat e tjera, ndersa skicat e thjeshta i zhduk te gjitha me vezullimin e saj, madje ndonjehere verbon dhe vete qenien time prej njeriu te thjesht qe nuk eshte e afte te marre nje kale fluturues dhe te shkoje ne keshtjellen e saj.

Kam frike se mos trajtohem si lypes dhe me zbojne jashte me force. Ndoshta me konsiderojne maniak qe guxoj te mendoj per te dhe qe i afrohem keshtjelles se saj me keto rroba dhe mendime teper imagjinare. Mos valle jetojme ne nje epoke te ndryshme? Mos ndoshta kam lindur perpara kohe dhe si i tille askush nuk e di se ku eshte keshtjella ime...

"Nje drite ne erresiren e absurdit".
© Genti Mingla

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mesazh nga Emona Thu 5 Jul 2012 - 9:16

Ajo u zhduk, por s'ka qetesi. Eshte si virus.I ka hyrw ne damar. Qarkullon ne cdo qelize. Dhe pse cdo gje fund ka marre. Ai se vret dot ndjenjen e dashurise.

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... 600482_387113934684693_14575180_n

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mesazh nga Emona Thu 5 Jul 2012 - 9:17

Do vije nje cast,
me te shkuaren qe te iku,
do harrosh ké ke ne krah,
se koha diku ka ndaluar,
kujtimi vjeter troket befas,
per nje cast te rijetosh kerkon,
do ngulesh syte mbi kalimtaret,
me mua ndojera valle ngjason??
Ate cast do trishtohesh,
i trishte vendi yne i vjeter,
bashke me kohen,do kuptosh,
me mua s'mund te ngjaje asnje tjeter,
ky cast te sjell ndermend,
sa shume te desha une ty,
i hutuar nga kujtimet,
do marresh udhen neper shi,
ne krahet e kujtdo qofsh,
ne castet e jetes do jesh i vetem,
e di...do me kujtosh
si nje enderr...qe s'mund te kete motiv tjeter....!!!

(J.T- Vjen nje cast)

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... 547147_387114548017965_872753738_n

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mesazh nga Emona Thu 5 Jul 2012 - 9:18

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... 246477_387113228018097_2076284357_n

Mbi ëndërrat e mia të qëmotshme unë krijoja gjithnjë kasollen time , bukën time , lëngjet e mia , krijoja sepse kërkoja përjetësi të pa tundshme në mes nesh , dëshiroja zingjirë lidhës që të mos mundësoj ndarjen në mes nesh , kështu ëndërroja unë , ëndërroja dhe ti nuk e dije , sepse kështu ëndërrojnë vetëm fëmrat .Ti gjithnjë kërkoje mbështetje tjera duke menduar se të tjerat do të të falin apo do të mbështesin sikur unë , dhe pastaj ç doherë vëreje se sinqeriteti jo gjithnjë gjendet njësoj tek të gjitha.Unë heshtja ,sepse parashikoja gjithnjë se ai që duron nuk mbytet nga shpresa dhe lutjet që vetëm mesnata I dëgjon.Realisht nuk e din se çdo të thotë të tradhëtosh ndjenjat e tjetrit që shumë vështirë e pati derisa vendosi të lë fatin mbi duart e një shpirti tjetër .Dhe shpeshëherë tërheq gishtin duke të joshur e bukura dhe jo e mira , harron se gjërat e mira shihen nga zemra dhe jo nga syri , dhe dikur bindesh ,bindesh se dikush ndjehet mbretëreshë edhe pa kurorë , sepse ajo din të ndjejë dashurinë edhe nëse ty e lëndon , edhe nëse vendos për të mos u kthyer më , ajo sheh praninë e pa largueshme gjithnjë .Ti vendos për të mos u kthyer më , por edhe nëse sot nuk durove dhe I lejove vetes të ikësh , ajo të prêt , sepse ajo është ajo femra që vetëm një herë të vetme sheh dhe vetëm në një palë sy , dhe ,është ajo femra që e din se vetëm nëse ka qenë gënjeshter vendos për të mos u kthyer më .

(A.Fejzullahu)

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mesazh nga Aristogata Thu 5 Jul 2012 - 9:20

Pikërisht atje, kufirit të fundit,
ku frymë e vërshuar nis këputet
dhe për një cast çdo fjale ndër buzë,
i ke thënë "lamtumirë",
vetëm atje, pasi je veshur
si qelqi prej avullit të lëkurtë,
e gjurmët e gishtërinjve kërkon të prehësh,
do bindesh, që emocion s´quhet gjë tjetër,
veçse momenti i shkrirjes në dëshirë!

© "Perkufizimi i emocionit" (Arome gruaje)
Alma Papamihali
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mesazh nga Emona Sun 16 Sep 2012 - 7:36

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... 260179_424745597588193_1824306635_n

... trendafili im ...
gjithmone i kam dashuruar trendafilat !!
aromen,ngjyrat,formen,gjethet dhe pak me pak gjembat e tyre ...
i urreja kur me shponin gishtat teksa perpiqesha t'i vidhja sa me shpejt ne kopshtin tend dhe me pas te vrapoja s
i e cmendur nga ana tjeter e rruges me friken se ms dikush me shihte ...
derisa nje dite rashe ne rrjeten e shikimit tend...
e skuqur,me duart qe me dridheshin dhe trendafili qe u shkeput lehtas nga to dhe puthi token pa zhurme, te kerkova falje dhe me gjysme zeri te thashe se i pelqeja se tepermi trendafilat e kopshtit tend...
me ironizove si disa vjet me i madh qe ishe. !! t'u duken budallalleqe adoleshence dhe romanticitete moshe ato qe te thashe ...
e turperuar,duke te kerkuar ndjese,ula koken dhe vazhdova rrugen me fjalet e tua qe me gufonin ne vesh si jehone !! ....
ndoshta kishe te drejte,isha vertet nje adoleshente ose romantike e pandreqshme !!
muajt kaluan dhe trendafilat u vyshken,koha u ftoh dhe Korca u mbulua nga bora,vendin e trendafilave ne kopshitin tend e zune disa dege te ngrira,pa jete qe lekundeshin me eren si fantazma te harruara nga epoka e ekzistences se tyre njerezore !!
mezi prisja pranveren,te perqafoja serisht aromen e tyre,te shija ngjyrat dhe te ndjeja pickimet e gjembave neper duar .... por pse jo ,te shihja edhe ate...
kishin kaluar kohe dhe cuditerisht shikimi i tij nk me shqitej nga kujtesa,e kisha imazhin e tij kudo shkoja ndonse vetem nje here e kisha pare,deshiroja me gjithe qenien time ta rishihja e ta rishihja pafund derisa te ngopesha,dhe te largtohesha serisht nga ai,pastaj te me merrte malli serisht dhe ta rishikoja prape e prape,madje pse jo,te qendronte para meje qe t'i beja nje portret qe ta mbaja gjthm me vete !!
ndonse pranvera erdhi imazhin i tij mungonte,trendafilat e tij nk me dukeshin me aq te bukur... valle ai ju kishte marre nurin ?! apo syte e mi ishin verbuar dhe nk shihnin me bukurine e tyre ?! ....
derisa nje dite me shpresat e vrara dhe me idene e humbjes tende te pergjithmonshme,hasa shikimin tend ne ate rrugice trendafilash,vetem se kete here nk isha une ajo qe te kerkkoja,por ti ..
mbaje nje trendafil te kuq,si ai qe u shkeput nga duart e mi ate dite...
me hapa te sigurt u afrove drejt meje dhe me syte qe te shkelqenin,me dhurove trendafilin tend dhe me butesine e nje petali me preke duart te cilat qendronin mes duarve te tua,pastaj ne nje moment ushtrove force mbi to,ndjeva dhimbje... nga bishti i trendafilit vura re se dilnin shume gjemba dhe nga gishtat tane gjak .. e habitur te pashe ne sy me nje veshtrim kuptimplote,me zerin qe te dridhej shqiptove :
'' e kupton tani se sa me ka dhembur mungesa jote,trendafili im '' ...

(Tea Brame)

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mesazh nga Єямєℓiиdå Fri 21 Sep 2012 - 1:16

Ndihej bosh dhe s’e gjente dot shkakun. I dukej sikur ngrohtësia e trupit po i pikonte dalëngadalë jashtë lëkurës e po i zhdukej diku...sikur gjaku i tij kërkonte të mbështetej pas diçkaje që nuk ishte aty dhe derdhej e derdhej tatëpjetë një pafundëse të butë. Kryqëzoi duart poshtë kokës dhe ndjenji pa lëvizur. Tani e kuptoi që ishte pritja ajo që po e mundonte, dhe e dinte që nuk ishte vetëm vetedija e tij që po e priste Xhoanën, por edhe duart, edhe damarët, edhe një ndjenjë ëmbëlsie e çuditshme e huaj po e prisnin e po e prisnin!

Remarque
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mesazh nga Anakonda Thu 4 Oct 2012 - 1:17

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... 247127_205155122854002_1651715_n
Zemra e thyer!

- E thyer?

- Si thyhet zemra?


- Ti nuk kupton, zemra thyhet, shkatërrohet, shndërrohet në mijëra
copëza pa vlerë, kur ajo pjesëza me e rëndësishme vendos të të le, të
braktisi...
Sa e pafuqishme ndjehesh...!
Sa kot..!
Sa vetëm..!
E braktisur...pa dashuri...me zemër të thyer...:
...Ti je kaq e dobët për ta ndryshuar, nuk mund të bësh asgjë...vetëm të qash, vajtosh, vuash...

- Edhe zemra u thye?- Nuk kupton...!!!!


Kuptoj dhe kuptoj mjaft mirë...e kam dhe unë një zemër...!

Nuk jemi të pashpirt ne që përpiqemi të bëjmë ''moral'' që kur dikush
ikën, nuk i’a vlen të qash e vuash për atë, por të hapësh sytë, të
shkundësh pluhurin e së shkuarës, të kycesh kujtimet në një sirtar me
çelës...dhe të drejtosh shikimin drejt sfidave të reja...!Kush të do,nuk të lë kurrë vetëm, qëndron me ty pranë, përherë...! Edhe nëse i duhet të ikë...Ajo copëz kthehet prapë!

Nuk jemi egoist ne që dashurojmë jetën dhe veten mbi gjithçka!
Nuk jemi budallenj të mos kuptojmë dhimbjen dhe vuajtjen e
dikujt...thjeshtë kemi njohur një vuajtje më të madhe, një dhimbje më të
madhe...e dimë që ka edhe shumë herë më keq....shumë...shumë...!

Nuk jemi bërë kot kështu, të çeliktë, të pathyeshëm, me zemër të fortë
dhe me shpirt optimist...të dashuruar pafundësisht me jetën dhe çdo
copëz të saj, të dashuruar me diellin, me dritën, me shpresëdhe buzëqeshjen...!

Nuk është rastësi që të jesh një person jashtë mase pozitiv....!
Gjithçka e ka një arsye...
një fillim...
një zhvilllim...
dhe ....
diku atje larg...
larg...larg...
një fund...!Nuk
jemi ngritur nga një mëngjes në tjetrin me dëshirën e madhe për të qenë
Optimist...që sot e tutje...ajo gota do jetë përherë gjysëm plot për
mua...që sot e tutje, do dashuroj edhe çdo pikë shiu...se e di do dalë
dielli...që sot e tutje do dashuroj edhe errësirën, se e di që duke ecur
në të, do arrij në dritë...!

Nuk kemi vendosur me kot të ecim
përpara...të jemi optimist në shpirt, të kemi shkëlqim dashurie për
jetën në sy dhe të kemi të pikturuar buzëqeshjen më të bukur që mund të
dhurojmë mbi buzë...!E keni gabim!!! Gjithçka e ka një arsye, pse ndodh...!

Një shpirt i fortë lind përherë pas një beteje të fuqishme...!
Një zemër bëhet e çeliktë, përherë pas një vuajtje të madhe...!
Një karakter i qëndrueshëm formësohet përherë pas stuhive që të (për)ndjekin...!
Një lot pendohet të dalë, kur e di që ka vuajtje më të mëdha sesa ikja & mbarimi i një dashurie...!


Dhe....Mos e mendoni që askush nuk i’u kupton dhe fshiheni e harroheni pas vuajtjes...
Mos e mendoni që asnjëri nuk e kupton sa vuan zemra juaj...
Mos kujtoni se askujt nuk i vjen keq për ju...
Mos kujtoni se nuk prekni zemrën e dikujt tjetër kur të shohin në gjendjen më të keqe të mundshme, të vuash...

- Do dëshironit t'iu mëshironin dhe t'iu linin të qanit...?!Mik i mirë nuk është ai që i bie shpatullës tënde dhe të le të qash e vuash pa fund..
Mik i mirë nuk është ai që të lejon të mbetesh pre e kujtimeve së shkuara duke mos pasur asnjë fije shprese për të ardhmen...
Mik i mirë nuk është ai që të mban ''iso-n'' në vuajtjen tënde...
Mik i mire nuk është ai që të përkedhel egon me fjalë të ëmbla e përkëdhelëse...

Unë një mik të tillë, mëshirues...NUK E DUA...!!!!

Unë dëshiroj një mik që të më ndihmoj të mbledh copëzat e zemrës dhe të rifillojmë t’i ngjyrosim...
Të rifillojmë t’i japim formën që kishte dhe në fund ta lyejmë me ndjenja gëzimi, hareje, lumturie, ta ndriçojmë me buzëqeshje dhe grimca optimizmi...!

Zemra nuk thyhet...është pjesa jonë më e fortë...!!!
Zemra është copëza jonë që duron më shumë...!!!
Zemra është copëza për të cilën duhet të mos reshtim së luftuari...!
Zemra jonë meriton t’a duam dhe ta mbrojmë...!
Zemra jonë meriton qetësi dhe buzëqeshje...!

Mos i’a mohoni vetes lumturinë...
Mos u mbyllni në një guackë të fortë dhe të qëndroni e izoluar me kujtimet...!Provoni te trokitni lehtas ne muret e guackës suaj...!
Provoni të lejoni dritën të hyjë në errësirën tuaj...!
Provoni të lejoni rrezet e shpresës dhe optimizmit të çajnë guackën..!
Provoni të dilni prej saj dhe buzëqeshni fort....!!!

Një shans e humbur nuk është një jetë e humbur...
Jeta është e gjatë me mundësi plot...!
Do jetuar në maksimum çdo ditë dhe do shijuar çdo rreze...
Duhet të dalim nga guaska e të provojmë ndjenja të tjera përveç vuajtjes...
Jeta nis me lot dhe qarje...
Vazhdojeni me buzëqeshje...!

“Mos resht kurrë së buzëqeshuri,
...as kur je i trishtuar
...sepse nuk i dihet asnjëherë
...DIKUSH MUND TË DASHUROHET ME BUZËQESHJEN TUAJ...!!! “ Ah po edhe :
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mesazh nga Anakonda Thu 4 Oct 2012 - 1:18

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... 248502_206264669409714_2290997_n
Në kohën kur të gjithë janë në gjumë
Zgjohu,medito!
Dil jashtë ngrite kokën
Galaksinë shiko!
Shiko përsosmërinë e yjeve e hënës

Kaltërsinë e qiellit..


Ndjeje flladin që lehtë fytyrën ledhaton
Ndjeje zërin që vet heshtja e krijon,
Thithe ajrin që është më i pastër se kurrë
Zbute zemrën tënde që e ke bërë gurë!
Fol me veten se ajo të përgjigjet
Shtrydhe zemrën...
Dhe le të del loti mëkatar
Le ty shlyej mëkatet!
Po ,bëre këtë
Qoftë dhe një herë në jetëBëre ,bëre sa je në këtë jetë
Vdekja është shpatë që nga pas të ndjekë
Kuptoje ,qoftë një herë në jetë...
Shikoje at bukuri ,të lutem shikoje
Pse vallë ai është aq i bukur
Kur njerëzit janë në gjumë?
Vallë Allahun e kap kotja ndonjëherë
Natyrisht se jo,natyrisht se jo!
Ai në këtë pjesë të natës
Në qiellin e kësaj bote zbret
Shikon robërit që i bëjnë ibadet
Shikon ata që shtratin e ngrohtë kanë braktisur
Për të ngrohur zemrat në ibadetShikon ata që i bëjnë sexhde
Krijuesit të vet...

Zgjohu,nga gjumi zgjohu...
Zgjohu se si duket dhe i zgjuar je në gjumë,
Zgjohu me tërë qenien tënde...
Shiko krijimin e qiellit
Si qëndron pa shtylla dot
si ndriçon hëna e si i ndryshon format
nga e holla në të plotë...
edhe kjo rastësi..?
asgjë rastësisht Zoti nuk krijoi
Ai qiej e tokë për ne i nënshtroi,
Po mendo more të paktën një herëPse bie ky shi nga qielli i lartë
Si del kjo bimë nga toka e zezë
Si aktivizojmë mushkrit për ti mbushur me ajër
Edhe pse se shohim atë
E dimë,e dimë se është Krijuesi i drejtë
Bosh nuk na kthen,jo..
Dhe prapë mohojmë dhe vetëm mohojmë..
Prandaj zgjohu
Shikoje këtë krijim
Këtë peizazh
Që as piktori më i aftë në këtë botë
As një pjesë të kësaj s`do arrij ta bëjë dot!
Shiko e qaj me lot...Thuaj zemrës mbushu me besim
Mos i thuaj asgjë shpirtit
Se nga cila anë ti drejtohesh nuk din,
Vërtet që nuk din...
Shiko,lart yjet në qiell
Do të kuptosh fuqinë e të Madhërishmit
Dhe në sexhde bjerë....
Kuptoje të vërtetën qoftë edhe një herë në jetë!!!
Një herë ndjeje ëmbëlsinë e imanit
Mjafton,dhe ji i sigurte
Se ajo ndjenjë çasti
Të vlen më shumë se çdo pasuri
Që ekziston në këtë botë
Zgjohu që ta shijosh,Vërtet që rob falënderues do të bëhesh!!!
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mesazh nga Anakonda Thu 4 Oct 2012 - 1:19

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... 255086_209227032446811_5615138_n
Kjo
është historia e një të huaji që shkon në një fshat me qëllim që të
qëndrojë atje. Sapo arrin pyet një mësues të mençur të fshatit:

- I huaij: Si janë njerëzit e këtij fshati?
- Mësuesi: Si janë njerëzit e vendit nga i cili vjen?
- I huaji: Oh, janë gënjeshtarë dhe të dëmshëm.

- Mësuesi: Edhe këtu janë pikërisht siç thua ti.
I huaj largohet dhe disa çaste më vonë vjen një tjetër dhe bën të njëjtën pyetje:
- I huaji tjetër: Si janë njerëzit këtu?
- Mësuesi: Si janë njerëzit e vendit nga i cili vjen?
- I huaji tjetër: Oh, janë miqësore, të dobishëm dhe të sjellshëm.
- Edhe këtu janë pikërisht siç thua ti - përgjigjet mësuesi.MESAZHI: "Duhet ta japim atë që duam të arrijmë."

Atë që jep, ja jep vetes, atë që nuk jep, ja heq. Nëse do dashuri
atëherë duhet të japësh dashuri, nëse kërkon respekt duhet të
respektosh, nëse kërkon vemendje, ofro të gjithë vemendjen tënde.
"Në qoftë se hedhim një gur, do të kthehet në duart tona"
Nëse hedh fyerje, diskreditime, këto gjithashtu kthehen tek ti. Nëse
mbjell veprime pozitive, jeta jote do të mbytet me pozitivitet.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mesazh nga Anakonda Thu 4 Oct 2012 - 1:20

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... 312263_243344612368386_4229154_n
''Sy që nuk e shohin të mirën''

Në një tregim simbolik, thuhet se dielli nuk lindi në një qytet. Atë
mëngjes, si çdo ditë, bujqit dolën për të vajtur në ara, por errësira i
mbajti peng. Punonjësit e administratës u zgjuan në gjashtë të
mëngjesit, për të vajtur në orar, por errësira i gozhdoi. Fëmijët u
ngritën të shkojnë në shkolla, por edhe ata nuk mundën. Gjatë gjithë
orëve të ditës, nuk funksi
onoi
asgjë, sikur jeta u ndërpre. Njerëzit dukeshin të shqetësuar për të
mbjellat e tyre. Të vegjël e të moshuar dridheshin nga i ftohti, kurse
frika u kishte pllakosur në zemra.

Në mbrëmje, as hëna nuk
lindi si çdo natë. Të frikësuar dhe të mbërthyer nga paniku, të gjithë
vajtën në faltore, ku u lutën, qanë dhe u përgjëruan që të lindë sërish
dielli. Atë natë, askush nuk mbylli sy.Të nesërmen, në pesë të mëngjesit dielli lindi si gjithmonë.
Njerëzit fluturuan nga gëzimi, ngrinin duart drejt qiellit dhe
pëshpëritnin fjalë mirënjohjeje. Një nga të mençurit e qytetit u
tha:”Përse e falënderoni Zotin vetëm për lindjen e diellit të kësaj
dite?! A nuk lind dielli çdo mëngjes?!”
Mësohu ti ndjesh mirësitë e Zotit në çdo kohë
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mesazh nga Anakonda Thu 4 Oct 2012 - 23:43

Nje Histori Dashurie ...

Ishin njeher dy te rinje . Nje djal i cili dashuronte nje vajze ...
Bashke me dashurine e madhe qe kishte per vajzen , kishte edhe nje frike
se nje dite do ta humbiste ate . Me kalimin e diteve dashuria e tij po
shtohej , ndersa vajza nuk e dinte se cka te bente . Ne nje ane e kishte
te pamundur ta dashuroj ate , ne anen tjeter i vinte keq per djalin ,
dhe nuk kishte se si ti tregonte qe ajo nuk mund ta donte ... Ditet po
kalonin ndersa djali po krijonte enderra dhe ideale per jeten , pa
dyshim ishte shum i lumtur , dhe vetem shpresonte qe nje dite vajza do
te dashurohej te ai ... Ne Fakt ai e kishte te pamundur ta kuptonte se
personi te cilin e dashuron pret vetem çastin e duhur per t'i thene
lamtumire . Cdo fjal qe thoshte ajo , ishte me vlera jetore per te , cdo
gje qe bente ajo , ishte e paharrueshme per te . Keshtu vazhduan nje
kohe te gjate ... Kaloi nje kohe dhe djali mendoi se ksihte ardhur çasti
i duhur qe ata te dy t'i bashkonin shpirtat pergjithmone. Ne fakt djali
nga vetebesimi i madh qe nje dite do te rregullohej cdo gje , nuk e
mendonte fare mundesine qe cdo gje te rrenohej , dhe qe mund ta humbiste
. Kerkoi nga ajo qe , te perfundonte miqesia e tyre , dhe te fillonte
nje lidhje per te mos perfunduar kurre . Por ajo qe e dinte nga fillimi
qe nje dite duhet t'ia rrefente te verteten , qe nuk mund t'i thoshte
atij se e gjitha ka qene vetem nje enderr e parealizueshme , e beri
zemren gurre dhe i tha se miqesia e tyre do te per-fundonte , por lidhja
e tyre nuk do te fillonte kurre . Ai , lutej qe keto fjale te ishin vetem nje enderr nje ankth , dhe te mos ishin te verteta . Por ,
heret apo vone duhej ta kuptonte se ne fakt ky ishte realiteti i tije .
Keshtu djali vendosi , qe dashurine qe kishte per vajzen te mos e
humbiste kurre , dhe per ta realizuar kete vendosi qe te mos dashuroje
me asnjehere , ne mendjen e tij ishin vetem disa fjale qe thoshnin "
Nese nuk e kam ate qe dua , Pse te kem dicka qe nuk dua ? " ...

Nga ajo dite , deri me sot , dhe deri ne pafundesi ai ka jetuar vetem ne
vuajte dhe dhimbje per ate , por me nje krenari per dashurine qe kishte
per te . Edhe sote , Nese ai eshte gjalle , sigurishte qe duhet te jete
duke vuajtur , dhe duke derdhur lote per vajzen e cila ia ktheu shpinen
dhe i tha "Lamtumire" ne kerkim te dikujt qe do ta donte me shume e qe
s'do ta gjente kurre ... Keshtu rruget e tyre u ndane , per te mos u
bashkuar me kurre . Kjo ishte Nje histori e dhimbshme e nje te riu me
ideale dhe shpresa per dashurine .

Do te mund ta pershkruanit se cka kishte ndodhur ne vazhdim ? ...
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mesazh nga Anakonda Thu 4 Oct 2012 - 23:44

Nje vajze nga Kosova qe ishte e fejuar dhe kishte probleme me zemren dhe
e dergojne ne Itali per ti bere nje transplant. I fejuari i shkruante
letra cdo dite pasi ai jetonte ne Kosove. Kjo ishte ne Itali dhe nuk po i
gjenin dot nje zemer per transplant. Kur papritmas ksaj nuk i vin me
letra nga i fejuari dhe rri e mendohet se efare po ndodhe me te fejuarin
e saj. Dhe ajo vjen nje dite e ben transplantin dhe kthehet serish ne
Kosove. Ne aeroport takon prinderit e ktij djalit dhe i pyet ata se cfar
ka ndodhur dhe pse ai nuk i ka shkruajtur me. Si perfundim del qe ky
kishte patur nje aksident automobilistik dhe zemra e tij ishte vendosur
ne trupin e saj kur ishte bere transplanti. Prinderit e djalit i thone
te shkoj ne dhomen e saj dhe si perfundim ajo atje gjen nje leter te
shkruajtur nga ai dhe nje trendafil te kuq mbi krevat.
Fjalet e fundit te historise kane qene Dieka si "ai s'jeton me por une tani jetoj me zemren e tij "....
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mesazh nga Єямєℓiиdå Fri 4 Jan 2013 - 1:14

Pjese nga romani " Pse" S. Spasse

C'eshte jeta per ty?-e pyeta. -flluska sapuni.-mu pergjigj
-po vdekja?-shperblimi i jetes! -c'eshte bota? -nje pike helm nehapesire!
-c'eshte me e kuptuar ne bote? -vdekja.
-cila eshte kafsha me e eger? -njeriu.
-po me e bute? -ajo qe s'ka lindur .
-cili njeri ju duket me i poshter?
-ai qe ndryshon veten me nje emer te huajdhe ai qe punon aq mizorisht saqe nuk kujton as vdekjen.
-c'eshte budallalleku?
-te duash nje gje qe s'e kedhe te kujtosh se je ai qe s'je.
-po puna me e mencme? -te gezosh te tanishmen.
-c'eshte me e aferme ? -vdekja!
-po me e larget?
-zemra ime me tendendhe fillimi e fundi i Hicit.
-cfare eshte e pavdekur? -hapesira!
-cfare eshte me e bukur? -fantazia!
-po me e shemtuar? -semundja!
-me e hidhur? -jeta.
-me e embel? -Hici.
-c'gje eshte me e madhe? -Libri i Botes!
-po me e rende?-fjala.

-me e pamundur?
-te ndryshosh veten dhe formen,dmth jam une te behem ti,dhe jam njeri dhe te behem pellumb.
-kur shperblehet njeriu? -kur e kujton veten te lumtur.
-cfare gje ju duket me e merzitur? -cdo send eshte me i merzitur se njeri-tjetri.
-cfare gje ju duket me e veshtire? -te jesh njeri...
-po me e lehte? -te krijosh krijese njerezore.
-cili eshte ngushellimi i te pasurit? -pesha e qeses
-po i te vobektit? -e ardhmja...
-nuk ju kuptoj-i thashe per se dyti.
-vdekja .-mu pergjigj serioz
-po c'permban jeta e njeriut?
-vetem dyshime!-keto tha dhe heshti...
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mesazh nga An0nim Fri 4 Jan 2013 - 3:08

Askush nuk ka të drejtë të më mësojë si do të jem i lumtur.

Kanti
An0nim
An0nim
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Sarande
Postime Postime : 2383
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 28/03/2012
Mosha Mosha : 34

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mesazh nga Єямєℓiиdå Sat 5 Jan 2013 - 3:32

Në të marrtë malli për mua,
dil shëtit më këmbë njëherë,
nëse era nis të fryjë
dorën time do kesh ndjerë.

Tek të prek pakëz mbi ballë,
e kërkon t´i japësh dorë,
kur dy vetë vazhdojnë e duhen
mos kërko të gjesh fajtor.

Në të marrtë malli për mua
e dritares sheh veç shi,
mos më thuaj kurrë s´ke qarë
se prej vjeshte je dhe ti.

Ndaj dhe xhamin mos e mbyll
lëre shiun të të lagë,
e çdo zënkë sido të jetë,
ta vulosim mbi një varg!

-Alma Papamihali
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mesazh nga Єямєℓiиdå Sun 20 Jan 2013 - 9:57

Sonte mysafirja e shtratit tend dua te jem
E jotja deshire e zjarrte ,
fjongon , t'i heqesh shpirtit tim ,
ta hapesh si dhurate.

Buzeqeshje hene do derdh mbi ty,
jete nga syte e mi do te dhuroj,
ti do te fshihesh brenda meje ,
une , si dielli ne det do te notoj.

Musafire - Emma Al Rose
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mesazh nga Єямєℓiиdå Tue 29 Jan 2013 - 2:11

Grua ma ke nxirë jetën dhe jetën ta kam nxirë,
Jemi sharë në dritë dhe jemi puthur në errësirë,
Kemi vendosur të ndahemi dhe kemi thënë; e po mirë!
Dhe prapë jemi puthur ashtu si për lamtumirë.

... Kemi gënjyer njeri-tjetrin, kemi bërtitur s'të dua,
Kemi pështyrë mbi proverbin që qënkeshim mish e thua,
Kemi mburrur kontratat që bëjnë në Amerikë.
Kemi thënë njëmijë herë; u mbush kupa dhe pikë.

Pastaj jemi përqafuar ; “e po unë isha në gjumë “
Jam futur në mishin tënd siç futet në shkretëtirë një lumë,
Jemi sëmurur dhe fshehurazi i jemi lutur qiellit,
Na është holluar shpirti nga frika si fija e perit.

Dhe prapë jemi zënë sa janë tundur tepsitë,
Kemi ndarë dyshekun me vijë, (ah, vijë e florinjtë,)
Po në errësirë kufirin e kemi shkelur si barbarë
Me dredhi ballkanike që as O.K.B-ëja s'ka parë.

Grua, ma ke nxirë jetën dhe jetën ta kam nxirë,
Ma ke pirë gjithë vrerin dhe helmin ta kam pirë,
Po ja që s'bëjmë dot pa këtë helm të mallkuar
Mos pushofsh kurrë, moj luftë dhe qofsh e bekuar!

_Petrit Ruka
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi