A duhet t'i vrasim të semurët pa shumë shpresa?
+4
Emona
Intriganti
Єямєℓiиdå
WebMaster
8 posters
Faqja 1 e 1
A duhet t'i vrasim të semurët pa shumë shpresa?
A duhet t'i vrasim të semurët pa shumë shpresa? Del vendimi nga Gjykata Europiane
Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut gjykon, se shteti mund ta
refuzojë ndihmën e kërkuar prej dikujt që dëshiron të vdesë.
Ndihma për vdekjen me vetëdije - Kur ligji gjerman e lejon atë dhe kur jo?
Kathrin Erdmann

Në Gjermani mbetet në fuqi ligji për ndalimin e përdorimit të
medikamenteve vdekjeprurëse për të asistuar vdekjen e dëshiruar nga
pacienti. Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg e
rëzoi ankimimin e parashtruar nga një shtetas gjerman, duke e cilësuar
atë „të palejushëm“. Gjyqtarët gjykuan, se personi që kish paraqitur
akimim „nuk ishte i autorizuar nga bashkëshortja e tij për ngritjen e
padisë“. Megjithatë ai arriti një suskses të pjesshëm „për të drejtën
proceduarle“.
Sipas mendimit të gjyqtarëve në Strasburg, në Gjermani janë shkelur të
drejtat e tij procedurale bazuar në Konventën Evropiane të të Drejtave
të Njeriut, sepse autoritetet gjermane duhej ta kishin shqyrtuar ankesën
e tij lidhur me çështjen. Personi nga Buranshvajgu u dëmshpërblye me
para për këtë vështirësi si dhe u çlirua nga barra e kostove të
procesit. Ai pati ngritur padi, që autoritetet patën refuzuar kërkesën e
gruas së tij të paralizuar, duke mos i lejuar asaj të marrë dozën
vdekjeprurëse të medikamenteve. Kësisoj ai gjykoi se ishte shkelur e
drejta e bashkëshortes së tij për një vdekje dinjitoze.
Një rrëzim i thjeshtë i ndryshoi njëherë e përgjithmonë jetën Betina
Koch. Aksidenti para pragut të saj të shtëpisë, e la atë komplet të
paralizuar, nën kujdesin e një infermiereje dhe të një ventilatori.
Ishte një lloj jete të cilën Koch nuk donte ta jetonte. Prandaj, ajo
vendosi të vetëvritej, në shtëpi, dhe ajo kërkoi një autorizim nga
Instituti Federal për Drogat dhe Pajisjet Mjekësore për një dozë
vdekjeprurëse. Por instituti e refuzoi kërkesën e saj.
Dje, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut me qendër në Strasburg
(ECHR) shqiptoi vendimin pasi shqyrtoi, nëse instituti e ka shkelur ose
jo të drejtën e Koch për respektimin e jetës së saj private duke i
refuzuar kërkesën, një e drejtë e parashikuar në Artikullin 8 të
Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.
Është kjo pika të cilën bashkëshorti i Koch, Ulrich, përdori kur
depozitoi ankimimin e tij në Gjykatën e Strasburgut në dhjetor të vitit
2008. Kjo ndodhi pas më shumë se tre vitesh, kur Koch kishte arritur të
vetëvritej – në Zvicër, e ndihmuar nga një shoqatë e quajtur Dignitas.
Çfarë është e lejuar, dhe çfarë jo?
Në Gjermani, forma të dhënies së ndihmës në vetëvrasje që nuk futen në kategorinë e vetëvrasjes aktive janë të ligjshme.
Nëse mjekët ndërpresin masat e marra për zgjatjen e jetës, për shembull,
sipas dëshirave të shkruara nga një pacient – kjo njihet si ndihmesë
pasive në vetëvrasje, dhe nuk konsiderohet një vepër penale.
Nëse një pacient, i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore merr
ilaçe të ligjshme të siguruara nga një person tjetër, kjo gjithashtu
është e ligjshme. Sidoqoftë, një mjek mund të rrezikojë ndjekje penale
për dhunim të Aktit Farmaceutik Gjerman.
Forma e tretë e ndihmës në vetëvrasje, ndihma indirekte, është
gjithashtu e ligjshme. Kjo përfshin rastin kur një mjek i jep ilaçe
vdekjeprurëse një pacienti, që është në gjendje të rëndë për jetën, me
qëllimin për t´i lehtësuar atij dhimbjet. Sepse këto lloj ilaçesh të
ngadalësojnë frymëmarrjen, çka çon në bllokim frymëmarrjeje dhe deri në
vdekje, vë në dukje radio DW.
E njëjta situatë ligjore aplikohet edhe në vendet e tjera anëtare të
Bashkimit Europian, përveç Belgjikës, Holandës dhe Luksemburgut. Në
vitin 2002, Holanda ishte i pari vend që lejonte mjekët për të ndihmuar
në vetëvrasje, me disa kushte të përcaktuara. Një studim i fundit nga
spitali universitar në Roterdam dhe Amsterdam zbuloi se ky ligjërim nuk
ka çuar në rritje të numrit të rasteve të eutanazisë.
Pyetjet mbeten
Onkologu Klaus Becker mendon se format ligjore të ndihmës së vetëvrasjes
mjaftojnë. "Si mjek është detyra ime që t'i ndihmoj pacientët e mi",
thotë ai. "Nuk është detyra ime që t´i jap fund jetës së një pacienti, edhe nëse e di që i kanë mbetur 10 ditë ose dy javë jetë".
Megjithatë, në 20 vitet e tij të punës, Becker ka pasur eksperienca në
të cilat ka dëshiruar vdekje më të shpejtë për pacientin e tij. "Unë
mundem, sigurisht, që t´i jap ilaçe vdekjeprurëse një pacienti që po
vuan. Me zotërimin e këtyre barnave, unë pranoj se pacienti do të vdesë
dy ose tri ditë më parë se ç´mund të vdiste pa ilaçet".
Juristi nga Hamburgu Oliver Tolmein thotë, se ndërsa ligjet e ndihmës
për vetëvrasje janë vërtetë shumë të qarta, një nga pengesat është i
ashtuquajturi dekreti i pacientit, me të cilin një pacient vendos
udhëzimet mjekësore duke shprehur dëshirat e tij rreth mënyrës se si
duhet të kujdesesh për të – ose duke mos dhënë një kusht të caktuar
mjekësor. "Dekreti i pacientit", shpjegon Tolmein, "do të
thotë të zëvëndësosh një deklaratë të dëshirës, nëse në një kusht të
caktuar mjekësor pacienti e ka të pamundur të shprehë dëshirat e tij".
Edhe pse jo shumë shpesh, thotë Tolmein, dekretet e pacientëve nuk janë
mjaftueshëm të qartë, sepse pacienti nuk është në gjendje të parashikojë
kushtin e duhur, i cili do t´i përshtatej. "Dekreti mund të jetë në
një formë të tillë, `Nëse nuk jam në gjendje të komunikoj, dhe ky fakt
është vërtetuar nga dy mjekë, nuk dëshiroj masa artificiale që duhet të
ndërmerren për të më zgjatur jetën", thotë Tolmein.
"Çfarë do të thotë saktësisht ´i pamundur për të komunikuar´? Nëse
pacienti mund të lëvizë qepallat, do të thotë kjo se ai mund të
komunikojë?, pyet ai.
"Gjithashtu, termi `masa artificiale të zgjatjes së jetës´nuk është i
përcaktuar qartë. Ai thotë që në momentin e hartimit të një dekreti të
tillë, duhet të jeni sa më i qartë që të jetë e mundur. Por Tomlein
shikon gjithashtu hapësira për përmirësime në fusha të tjera. Ai mendon
se të drejtat e pacientit që të zgjedhë për të lëvizur nga një qendër e
madhe shëndetësore në një më të vogël, duhet të forcohen. Aktualisht,
sigurimet shëndetësore refuzojnë për të mbuluar shpenzimet e një
transferimi të tillë. Dhe në termat e kujdesit mjekësor, ai mendon se
mjekët kanë nevojë për një trajnim më të mirë për të mësuar se si t´i
trajtojnë pacientët e tyre të sëmurë.
Burimi: Noa
Duke marrë shkas nga ky artikull të cilin me qëllim e hapa në
diskutimet shoqërore, për të dhënë dhe ju mendimet tuaja për një ligj të
tillë nëse jeni apo dakort.

Re: A duhet t'i vrasim të semurët pa shumë shpresa?
Jo..sdo mundesha as nuk e perkrah nje ligj te tille..askush ska te drejte te marre jeten e tjetrit pervec krijuesit.
Єямєℓiиdå- WebMaster
Postime : 17963
Gjinia :
Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha : 37
Hobi : Muzika, leximi & noti
Re: A duhet t'i vrasim të semurët pa shumë shpresa?
Personalisht mendoj qe (JO ) vertete eshte vuajteje por jam i mendimit qe zoti ta jep jeten edhe po ai ta mer por ne forma te ndryshme!
Intriganti- V.I.P Anëtarë
Vendbanimi : Elbasan
Postime : 712
Gjinia :
Anëtarësuar : 30/08/2011
Mosha : 39
Hobi : Futbolli
Re: A duhet t'i vrasim të semurët pa shumë shpresa?
Jo ,edhe pse nuk eshte e leht te shohesh gjdo dite nje person qe lufton per jete ne shtratin e vdekjes...nuk do me thoshte kurr zemra te jep leje per te nderprer jeten dikujt kushdo qoft ai/ajo!
Emona- WebMaster
Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: A duhet t'i vrasim të semurët pa shumë shpresa?
kohet e fundit kisha pikerisht nje detyre mbi ceshtjen e eutanazise dhe ishe nje punim relativisht i gjat duke studiuar aspektin teologjik ligjor shoqeror si ne aspektin pro ashtu dhe ne ate kunder.Debati mbi eutanazin eshte shum i vjeter dhe nga ana ligjore shumica e shteteve per te mos then te gjith e trajtojne si nje krim,Nese kjo e fundit do lejohet do hasnim shum abuzime mbi kete fakt prandaj kemi dhe qendrimin kunder :vdekjes se bukur: sic e cilesojne francezet
Re: A duhet t'i vrasim të semurët pa shumë shpresa?
jeten ka te drejt ta marr vetem ai qe tka kriju e ai qe tka dhen jeten,cligjesh po dalin e koheve te fundit
Anakonda- V.I.P Anëtarë
Vendbanimi : Burrel
Postime : 31709
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 27
Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA
Re: A duhet t'i vrasim të semurët pa shumë shpresa?
kjo qendron,,esh e vertete,,por mendoj qe nese zgjedh dikush te mbaroj jeten sepse nuk e perballon dot me e kuptoj besoj,,mundohem ta kuptoj sepse teresisht vetem ai ajo e jeton e di,,,,por jam e mendimit qe nuk duhet t a marre doktori persiper por ta bej vete,,Burrrelsja shkruajti:jeten ka te drejt ta marr vetem ai qe tka kriju e ai qe tka dhen jeten,cligjesh po dalin e koheve te fundit
Arabela- Princeshë
Postime : 26332
Gjinia :
Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha : 29
Re: A duhet t'i vrasim të semurët pa shumë shpresa?
Jo.absolutish.pastaj jeten zoti na e dha dhe vetem ai mund te na e marre prape,askush tjeter
An0nim- V.I.P Anëtarë
Vendbanimi : Sarande
Postime : 2383
Gjinia :
Anëtarësuar : 28/03/2012
Mosha : 32

» Rihanna tregon më shumë seç duhet
» Rita Ora tregon më shumë sa që duhet (Foto)
» 8 arsye pse duhet të bëni sa më shumë seks
» Duhet te japim dashuri me shume se sa marim???
» Per me shume optimizem e arritje kete vit, ja cfare duhet bere.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|