Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Divorcet në Tiranë, shumë edhe prej dhunës People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Divorcet në Tiranë, shumë edhe prej dhunës People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Divorcet në Tiranë, shumë edhe prej dhunës

3 posters

Shko poshtë

Divorcet në Tiranë, shumë edhe prej dhunës Empty Divorcet në Tiranë, shumë edhe prej dhunës

Mesazh nga WebMaster Sun 29 Jul 2012 - 2:06

Divorcet në Tiranë, shumë edhe prej dhunës


Klodian Rado
Shumë prej divorceve në vendin tonë rezulton të bëhen si pasojë e dhunës
së ushtruar ndaj bashkëshortes. Ndonëse jo gjithmonë kjo dhunë bëhet
publike. Sipas studimit të Qendrës për Nisma Ligjore Qytetare, bazuar në
analizën e vendimeve civile e gjyqësore të Gjykatës së Shkallës së Parë
në Tiranë, shumë prej rasteve të zgjidhjes së martesës bëhen për shkak
të dhunës. “Vetëm në vitin 2004, nga 688 çështje të gjykuara për
zgjidhje martese, në 38 çështje është evidentuar dhunë, ndërsa 24 të
tjera janë përfaqësuar nga Qendra Avokatore e Grave”, - thuhet në
studim.

E njëjta situatë konstatohet në të gjithë pesëvjeçarin e marrë në
shqyrtim, ku viti 2003 paraqitet me numrin më të lartë të divorceve të
bëra në Tiranë. Shumë prej rasteve, edhe këtë vit, ndarjet kanë qenë si
pasojë e dhunës. Shkaqet e zgjidhjes së martesës në të cilën është
evidentuar dhunë, janë nga më të ndryshmet. Në studim, mes shkaqeve,
theksohet mungesa e njohjes reciproke të palëve, mospërputhja e
karaktereve dhe vështirësitë ekonomike të familjes, qofshin këto
financiare apo edhe të banimit. Por gjithmonë duke iu referuar studimit,
shkak për të tilla raste janë bërë emigracioni dhe mendësitë e ndryshme
të bashkëshortëve për familjen.

Janë gjykuar në vitin 2004

Civile gjithsej 5 273 çështje
Zgjidhje martese 688 çështje
Evidentuar dhunë 38 çështje
Përfaqësuar nga QAG 24 çështje

• Mungesa e njohjes reciproke të palëve.
• Mospërputhja e karaktereve të tyre.
• Vështirësitë ekonomike të familjes, si ato financiare, ashtu edhe ato të banimit.
• Mendësitë e ndryshme të bashkëshortëve për familjen.
• Emigracioni.


Shoqëria civile

Problemet e ndryshme të shoqërisë shqiptare dhe sidomos dhuna në
familje, nuk mund të zgjidhen pa një pjesëmarrje aktive jo vetëm të
shtetit, por edhe të shoqërisë civile. Për rolin e kësaj të fundit në
Shqipëri, autoritetet e BE-së kanë theksuar në mënyrë urdhëruese se
“Shqipëria duhet të bëjë përpjekje të mëtejshme për të nxitur zhvillimin
e shoqërisë civile në vend, me qëllim që organizatat e shoqërisë civile
(OJF-të, organizatat profesionale, unionet e tregtisë, grupet e punës
etj.) të luajnë rolin e tyre në shoqërinë shqiptare, veçanërisht duke
kontribuar për hartimin e politikës, duke mbështetur luftën kundër
korrupsionit, duke mbrojtur interesat kolektive, duke monitorur zbatimin
e politikës dhe duke ofruar shërbime për popullsinë.

Vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet zhvillimit të shoqërisë civile
jashtë Tiranës”. Në këtë prizëm në Shqipëri janë ngritur një sërë
organizatash jofitimprurëse për qëllime sociale nga më të ndryshmet.
Lidhur me dhunën në familje aktualisht funksionojnë disa qendra për
asistencë dhe suport ndaj viktimave të dhunës, si ndaj të miturve ashtu
dhe ndaj grave. Nga pikëpamja e shoqërisë civile, një rol mjaft të madh
kanë luajtur Qendra Avokatore për Gratë, Qendra për Nisma Ligjore
Qytetare apo edhe qendrat për mbrojtjen e të miturve.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 44
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Divorcet në Tiranë, shumë edhe prej dhunës Empty Re: Divorcet në Tiranë, shumë edhe prej dhunës

Mesazh nga Anakonda Thu 8 Nov 2012 - 7:10

nuk esht vetem tirana apo shteti yn i prekur nga ky fenomen...po te numerosh te gjitha divorcet neper bot do te ishin me mijera ngjarje te tilla;nga njera an mir qe divorcohen sesa ta vras me dhunen qe ushtron mashkulli ndaj femres

Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31709
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 27
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Divorcet në Tiranë, shumë edhe prej dhunës Empty Re: Divorcet në Tiranë, shumë edhe prej dhunës

Mesazh nga Arabela Thu 8 Nov 2012 - 7:12

jane shume faktore qe ndikojne ne kete fenomen,,,duhet pare ceshtja ne forme komplekse,,,,
Arabela
Arabela
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 26332
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha Mosha : 29

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Divorcet në Tiranë, shumë edhe prej dhunës Empty Re: Divorcet në Tiranë, shumë edhe prej dhunës

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi