Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dedikuar femijes tim... People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dedikuar femijes tim... People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dedikuar femijes tim...

3 posters

Shko poshtë

Dedikuar femijes tim... Empty Dedikuar femijes tim...

Mesazh nga WebMaster Tue 31 Jul 2012 - 1:40

Pasi hyri tek nje Forum edhe lexova kete histori me mbeti pershtypje edhe e solla edhe ne forumin tone ,do te doja ta lexonit edhe te jepni edhe ju nje mendim se cfar mendoni .

Nëse një ditë do më shohësh plak.. nëse bëhem pis kur ha apo nuk arrij
të vishem… ki durim… Kujto kohën që kam kaluar për të ta mësuar… Nëse
kur flas me ty të përsëris gjthmonë te njëjtat fjalë… mos më ndërprit…
dëgjomë… Kur ishe i vogël… duhej të të tregoja cdo natë të njejtën
përrallë që të flije… Kur nuk dua të lahem… mos më bertit… Kujto kur të
ndiqja dhe sajoja 100 histori sepse nuk doje të laheshe.. Kur të shohësh
mosdijen time mbi teknologjinë e re… kij durim dhe më ndihmo.. Mos më
shih me atë buzëqeshje ironike… por kujto sa kohë m’u desht të tëmësoja
abc… Nëse në një moment nuk arrij të mbaj mend… më jep kohë dhe mos u
nervozo.. Gjëja më e rëndësishme nuk është ajo që them… por nevoja për
të qënë me ty gjthmonë… Kur këmbët e mija të mos më shërbejnë më… mos më
trajto sikur të isha një barrë për ty… Më ndihmo njësoj siç bëra unë
kur ti ishe i vogël… Kur them që dua të vdes… mos u merzit… Një ditë do e
kuptosh çfarë më shtynte ta thoja… Do kuptosh që në moshën time nuk
jetohet por mbijetohet… Një ditë do të kuptosh që pavarësisht gabimeve
të mia… kam kërkuar më të mirën për ty… që gjithnjë jam munduar të të
ndihmoj… Më jep pak kohë… më jep pak durim… më jep një shpatull në të
cilën unë të qaj ashtu si ti e ke bërë shumë herë… Më ndihmo të ecë… më
ndihmo të mbaroj ditët e mia me dashuri dhe durim… Në këmbim unë do të
jap një buzëqeshje dhe dashurinë e pafund… që gjithnjë kam pasur për
ty... të dua shumë dhe do të lutem gjithnje për ty..


Nje shkrim qe prinderi ja drejton femijes se tij,sa jemi ''borxhli''ne
ndaj prinderve tane?Sa kemi durim ne me ta,kur nuk kuptojne dicka?

Ska femije qe nuk eshte rebeluar ndaj prinderit,nuk i ka kthyer
fjalen,apo dhene ndonje pergjigje te rende,te mos mundohemi te shkruajme
IDEALIZMA,te femijeve perfekte,por nje realitet shqiptar,qe ndodh ne
cdo shtepi...Edhe mua me ka ndodh te dashur ti meson cel babit,te me
kete humbur durimi : Ehuaaaaaa o ba dhe ti asgje nuk kupton...
E shume raste te tilla...
Sa ja dime e ja vleresojme ne prinderve ate qe kane bere per ne,e kete
vleresim sa ja shprehim ne nje moshe te thyer?Sa arrijme ti kuptojme qe
mosha e tyre tashme ben te veten,dhe harrojne,dhe nuk kuptojne/mesojne
shpejt gjerat?...

Mua me thote babi im shpesh nje fjale : Kur behesh prind vete ja vlereson dhe e kupton prinderin tend me mire...

Ju cmendoni per pyetjet per lart,dhe per shkrimin qe mua personalisht me duket i goditur dhe prekes?
Nese ndonje nga anetaret ka ndonje pyetje apo tematike qe ti jape nje
drejtim tjeter temes,mund te beje diskutimi eshte i hapur per te
gjithe...


Burimi i temes eshte marr tek forumi F,V
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dedikuar femijes tim... Empty Re: Dedikuar femijes tim...

Mesazh nga Єямєℓiиdå Wed 1 Aug 2012 - 1:33

Eshte nje kenge, "Tash e di moj nan cka eshte evladi, tash kur prind u bana vet, e me pas mujt kohen me kthy, edhe niher me te pa me sy e me te than Me fal moj nan"......prinderit normalisht qe i vlereson ai qe ka mend, por eshte e vertete nuk e dime sesa sakrifikon prindi per ne derisa vet e provojme..prandaj duhet te mundohemi te ja u shperblejme..
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dedikuar femijes tim... Empty Re: Dedikuar femijes tim...

Mesazh nga Anakonda Thu 20 Sep 2012 - 4:21

nje tem shum e bukur edhe shum domethenese
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dedikuar femijes tim... Empty Re: Dedikuar femijes tim...

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi