Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Cilat janë paragjykimet kryesore të shoqërisë shqiptare? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Cilat janë paragjykimet kryesore të shoqërisë shqiptare? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cilat janë paragjykimet kryesore të shoqërisë shqiptare?

5 posters

Shko poshtë

Cilat janë paragjykimet kryesore të shoqërisë shqiptare? Empty Cilat janë paragjykimet kryesore të shoqërisë shqiptare?

Mesazh nga WebMaster Thu 30 Aug 2012 - 7:44

Edhe pse shoqëritë në tërësi i dënojnë paragjykimet, pak nga ne u shpëtojnë atyre. Paragjykimet në vetvete janë qëndrime kryesisht negative dhe cilësohen si mendime jo të bazuara në argumente. Në të shumtën e rasteve, (për të mos thënë gjithmonë), paragjykimet kanë si pasojë lëndimin e njerëzve të ndryshëm apo uljen e imazhit. Pasojat e një paragjykimi arrijnë deri në ekstrem. Shpesh, një paragjykim thellohet duke marrë përmasat e një thashethemnaje të cilën zor se mund ta ndalësh. Por si mund të luftohet një situatë e tillë?


Sociologjia e feja tentojnë analyze

Fjalori shqiptar e përmbledh paragjykimin si një “mendim të padrejtë, që është formuar që më parë për dikë a për diçka pa e njohur mirë dhe që na pengon për ta vlerësuar atë me paanësi”. Sociologjia dhe feja janë dy fusha që tentojnë analizë në fushën e paragjykimeve. Teologu Muhamed Spahiu thotë se hapi i parë dhe vendimtar për të mos u ndikuar nga një paragjykim është që njeriu fillimisht të pranojë betejën me veten. Pastaj të zhytet në thellësitë e saj, për të zbuluar dobësitë dhe gjithë atë që e shqetëson shpirtin e tij: Sipas tij, njeriu duhet të ndërtojë qëndrime dhe të marrë vendime duke u bazuar në arsye, jo në emocione. Nga ana tjetër, sociologët shprehen se për të mos rënë në kuthin e paragjykimeve, së pari duhet të dimë të ndajmë paragjykimin nga gjykimi. Gjykimi bazohet në veprimin apo sjelljen e dikujt, e cila është e dukshme dhe bazohet në fakte e prova.
Tri paragjykimet tona kryesore. Për këtë artikull “Shekulli” u drejtoi disa
sociologëve dhe teologëve pyetjen: “Cilat janë paragjykimet kryesore të
shoqërisë shqiptare”. Bazuar në konsultën me ta, paragjykimet tona
kryesore listohen si më poshtë:


Veshja - Pothuajse
çdokush ka rënë pre e paragjykimeve për stilin e veshjes, sikurse ka
paragjykuar të tjerët. Paragjykimi mbi veshjen nis me kombinimin e
rrobave, ku njerëzit duke dashur të bëjnë vërejtje, japin një mendim të
gabuar për shijen e dikujt tjetër. Gjithashtu, paragjykimet për veshjen
janë të prirura të flasin edhe për modën. Kjo e fundit nuk është aspak
një marrëveshje kombëtare apo ndërkombëtare, por një shije personale. E
megjithatë, jo pak herë kemi dëgjuar që dikush të etiketohet si ‘i dalë
mode’ apo ‘pa shije’ në veshje.


Seksi -
Paragjykimet mbi marrëdhëniet seksuale janë ende shumë të theksuara në
shoqërinë shqiptare. Vitet që kjo shoqëri nuk e ka më tabu seksin, janë
ende pak për të mjaftuar që të zhdukin paragjykimin mbi lirinë seksuale
të tjetrit. Personat që paragjykojnë marrëdhëniet seksuale në një çift,
shpesh përdorin si mburojë moralin. Edhe pse ky i fundit nuk është një
kod apo marrëveshje e shkruar, personat që kanë prirje të paragjykojnë, e
përdorin moralin si një ligj. Këto paragjykime jo pak herë kanë çuar në
ndarjen e çifteve dhe më keq se kaq. Në zona të ndryshme të vendit,
atje ku ekziston një kulturë dhe një koncept i prapambetur sociologjik
për familjen, marrëdhëniet seksuale midis dy të rinjve kanë rezultuar
shpesh me pasoja fatale për shkak të thashethemeve që kanë bazë
paragjykimet. Jo pak herë, shoqëria është tronditur nga vrasjet e kryera
nga prindërit, ku kryesisht viktima kanë qenë vajzat.


Origjina -
Prejardhja (fshati apo qyteti i lindjes) është një tjetër temë shumë e
debatueshme në shoqërinë shqiptare. Të gjithë e njohim termin ‘malok’ i
cili përdoret për të etiketuar në grup atë që nuk përputhet me shijet e
atij që paragjykon. Katundar, - është një tjetër term që e mbart
paragjykimin. Ndër më të përmendurit është edhe termi ‘konviktor’ pre e
të cilit bien të gjithë studentët e ardhur në kryeqytet nga rrethet.



Paragjykimet në Tiranë: Nga “kombinatsit” e djeshëm, te “çeçenët” e sotëm

Shpesh paragjykimet shoqërohen me nofka përçmuese. Më e theksuar kjo dukuri është bërë në Tiranë, sidomos me zgjerimin e madh që ka marë kryeqyteti me të ardhurit në 15-20 vitet e fundit. Disa lagje paragjykohen në tërësi, për hir të faktit që banorë të veçantë të tyre janë afishuar në vitet e fundit për vepra penale, apo për akte rrugaçërie. Disa zona periferike konsiderohen në bazë të paragjykimit për nivel më të ulët të atyre që janë shkolluar e kështu me radhë.

“Çeçenët” e sotëm

Dervishi shpjegon: “Një lagje që paragjykohet në Tiranë është lagja “Allias” nga “Shkolla e Bashkuar”. Kemi gjithashtu edhe lagjen “Babru” e cila paragjykohet. Ndërsa i themi dikujt: “Epo mos u bëj sikur s’i kupton këto gjëra”- ky i fundit përgjigjet në mënyrë shpotitëse: S’jam nga Babruja unë”. Një lagje tjetër që paragjykohet shumë ndodhet pranë Universitetit Bujqësor në Kamzë. Në këtë lagje ka kryesisht banorë të ardhur nga veriu. Gjatë viteve 1998-1999 në këtë lagje ishte vënë një tabelë prej dërrase ku ishte shënuar një shigjetë dhe mbishkrimi “Çeçenia”. Prej kësaj, një nga nofkat përçmuese që u vihen veriorëve prej shumë vitesh është nofka “çeçen”.

Kombinati i dikurshëm

Dukuria nuk është vetëm e këtyre viteve. Ka edhe një shtrirje historike. Një lagje e paragjykuar prej kohësh është lagja “Kombinati”. Tregon Dervishi: “Përgjithësisht, në kohën e monizmit, në këtë lagje kanë banuar punëtorë me nivel më të ulët se disa zona të tjera të Tiranës. Shquhej si një lagje ku bëheshin sherre. Ndërkohë që lagja “Tirana e Re” ku ka pasur më shumë njerëz me arsim të lartë është karakterizuar si lagje intelektualësh. Tani për hir të së vërtetës nuk duket se kjo lagje e ruan akoma këtë status por nami i ka mbetur. Madje ka edhe një dukuri shumë interesante, duke qenë se këtu mendohet se banonin njerëz me nivel më të ngritur arsimor dhe kulturor, tregu fshatar në këtë zonë i ka çmimet më të larta. Mendohet që banorët e kësaj zone kanë të ardhura më të larta. Sigurisht ky është një paragjykim...”

“Të parët paragjykohen antikonformistët, e keqja është kur kjo pjell dhunë”

Sociologia Entela Binjaku mendon që paragjykimi është i pranishëm thuajse në çdo rrethanë në shoqërinë shqiptare. “Paragjykojmë për veshjen, për sjelljen, për mënyrën e të menduarit, për bindjet fetare apo politike etj. Në mënyrë të përmbledhur, njerëzit paragjykojnë këdo që nuk përputhet me stereotipin që njohin apo që kanë ndërtuar vetë” – thotë ajo në këtë intervistë në “Jetë”.

Znj.Binjaku, ka shumë paragjykime në shoqërinë shqiptare?

Paragjykimi në përgjithësi është një lehtësi që njerëzit ja krijojnë vetes për të thjeshtuar realitetin ku jetojmë, në mënyrë të atillë që të reagojnë më shpejtësi kundrejt stimujve të njëjtë. Shoqëria jonë nuk është e vetmja që paragjykon. Për këtë mjaft të sjellim në vëmendje tensionin dhe ankthin apo diskriminimin e vazhdueshëm që kanë ndjerë emigrantët tanë kryesisht në vendet fqinje. Por në shoqërinë tonë, paragjykimi i lartë mund të shpjegohet edhe me mungesën (ende) të shkëmbimeve të nevojshme kulturore me shoqëri të tjera më të emancipuara.

Cila është gjëja më e keqe që na vjen nga paragjykimet?

E keqja është që paragjykimet shoqërohen shpesh me qëndrime diskriminuese të cilat mund të mbërrijnë në ekstreme të dhunës apo gjenocidit.

Cilët janë shënjestrat më të lehta, pra njerëzit më të ekspozuar ndaj paragjykimeve të të tjerëve?

Në qendër të paragjykimeve zakonisht qëndrojnë ata njerëz që dallojnë për qëndrimet antikonformiste, apo që karakterizohen nga sjellje që nuk përputhen me sjelljen e përgjithshme. Dua të theksoj se qëndrimet e shoqërisë sonë nuk mund të shihen të shkëputura nga kultura e individëve që e formojnë atë. Sa më i ulët ky nivel, aq më e lartë është prirja për paragjykime. Paragjykimi mbështetet më së shumti në atë që thuhet sesa në faktet reale apo informacionet e reja. Shpesh bindjet e krijuara më parë janë shumë të konsoliduara dhe kokëforte.

Për çfarë paragjykojmë më shumë ne shqiptarët?

Zakonisht paragjykimet tona nisen nga stereotipe që kemi ndërtuar. Psh mbi moshën (të rinjtë nuk respektojnë më të vjetrit); mbi seksin (burrat nga gratë kërkojnë vetëm “diçka”); mbi besimin fetar (slamikët janë terroristë); mbi zona të caktuara (gjithë shkodranët janë qejflinj); mbi kombësi (të gjithë gjermanët janë të disiplinuar) mbi vokacioni: (politikanët janë të gjithë të korruptuar). Ja këto..



"Korça e Shkodra më paragjykues, Tirana e Durrësi, më të hapur"

‘Harta’ e paragjykimeve sipas Prof. Dr. Zyhdi Dervishit: “Kemi shumë paragjykime edhe sepse... jemi në masë të papunë”

Në një intervistë për ‘Shekulli’-n, profesori i njohur i sociologjisë Zyhdi Dervishi analizon tendencën shqiptare për të paragjykuar

Z.Dervishi, a janë paragjykimet më të theksuara në Shqipëri sesa në vendet e tjera?

Paragjykimet janë një dukuri pan-njerëzore. Të gjithë popujt e botës paragjykojnë. Paragjykimet janë në trajtën e rrathëve koncentrik, bashkëqendror. Fillojnë në familje. Psh. në qoftë se një fëmijë është pak më i shëndetshëm, luan më pak se të tjerët ka një etiketim shqiptar që quhet “palluqe”. Është një paragjykim. Paragjykimet pastaj shtrihen nga familja në fis. Jo të gjitha familjet e një fisi kanë të njëjtin nivel arsimor. Ata që kanë nivel arsimor më të ngritur quhen intelektualët e fisit ndërsa ata që kanë nivel më të ulët quhen shpesh njerëzit e trashë të fisit ose njerëzit që më shumë përdoren për punë fizike. Pastaj kalojnë në fshat. Banorët e fshatrave paragjykojnë njëri-tjetrin. Ka paragjykime që shtrihen në krahina dhe pastaj në popuj. Siç kemi ne paragjykimet për popujt fqinjë dhe fqinjët për ne. Kjo pastaj zgjerohet akoma më shumë. Pavarësisht se ne kemi paragjykime për njëri-tjetrin si fqinjë ballkanas, kur dalim në Europë dhe vende të tjera të Perëndimit ne na quajnë ballkanas të gjithëve. Ky është edhe karakterizim edhe paragjykim se evropianët mendojmë se të gjithë jemi gjaknxehtë, sherrxhinj, jemi njerëz që s’merremi vesh me njëri-tjetrin. Pastaj kalon në nivel kontinenti e kështu me radhë.

Këmbëngul te pyetja, në Shqipëri janë më të theksuara paragjykimet apo kështu na duket ne?

Përgjithësisht, në Shqipëri, duke qenë se ka diferenca të konsiderueshme, ndërmjet krahinave të ndryshme nga pikëpamja e nivelit arsimor, kulturor, nga pikëpamja e mënyrës së jetesës, në këtë truall ka më shumë mundësi të lulëzojnë paragjykime të ndryshme. Ndoshta ne paragjykojmë pak më shumë edhe për një arsye të thjeshtë: kemi shumë papu- nësi; një pjesë e mirë e shqiptarëve kanë shumë kohë të lirë dhe këtë kohë e përdorin për të zhvilluar paragjykimet. Popujt që janë shumë të angazhuar në punë, që punojnë intensivisht për një kohë të gjatë nuk kanë kohë të merren me paragjykime. Një nga faktorët që do ta ulte intensitetin e paragjykimeve në shoqërinë shqiptare është rritja e shkallës se angazhimit të tyre në jetën ekonomike, në veprimtari artistike, kulturore, sportive, politike etj. Por në radhë të parë është çështje punësimi.

Por niveli i paragjykimeve është i ndryshëm në zona të ndryshme...

Po. Për shembull, qytetarët e Korçës i paragjykojnë më shumë fshatarët e Korçës. Banorët e Durrësit dhe ata të Tiranës kanë një nivel paragjykimi, kam përshtypjen, pak më të ulët.

Nga vjen ky ndryshim?

Qytetet që kanë bërë një jetë më të mbyllur janë më të paragjykuar. Korça ka qenë qytet më i mbyllur dhe kështu paragjykohet më shumë. Tirana dhe Durrësi kanë qenë qytete më të hapura dhe gjithashtu kryeqendra. Durrësi ka pasur edhe lidhje me jashtë duke qenë për shumë shekuj porti më i rëndësishëm i hapësirës shqiptare. Sa më shumë qyteti është i hapur në marrëdhënie me të tjerët, aq më pak paragjykues është. Qytetet disi më të mbyllur si Korça, janë disi më të paragjykues. Bën pak përjashtim nga ky rregull Shkodra. Në periudhën e pushtimit osman, Shkodra ka qenë qyteti më i hapur me perëndimin sepse aty kanë qenë konsullatat. Por çuditërisht aty ka paragjykime. Aty popullsia ka qenë më e përzier se në qytetet e tjera dhe kjo ka bërë që të ketë më shumë paragjykime dhe një farë ngurtësie. Madje ka pasur shumë paragjykime me baza fetare në Shkodër.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cilat janë paragjykimet kryesore të shoqërisë shqiptare? Empty Re: Cilat janë paragjykimet kryesore të shoqërisë shqiptare?

Mesazh nga Єямєℓiиdå Sat 1 Sep 2012 - 1:43

Te treja kto po e po, ka dhe tjera ma, Besoj qe seksi duhet te ish ne vend te pare.Cilat janë paragjykimet kryesore të shoqërisë shqiptare? 3189159776
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cilat janë paragjykimet kryesore të shoqërisë shqiptare? Empty Re: Cilat janë paragjykimet kryesore të shoqërisë shqiptare?

Mesazh nga Emona Sat 1 Sep 2012 - 4:13

Paragjykime ,shpesh here shkone deri ne racizem qe i ka e gjithe shoqeria njerzore ne te gjitha vendet e botes ka paragjykime diku me shum e diku me pak.

Lidhur me origjinen apo me statusin social,mendoj se ka qene dhe ka per te ngelur nje paragjykim i lashte sa bota.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cilat janë paragjykimet kryesore të shoqërisë shqiptare? Empty Re: Cilat janë paragjykimet kryesore të shoqërisë shqiptare?

Mesazh nga Anakonda Tue 4 Sep 2012 - 21:33

se ku do shkojm ne me kto paragjykime 1 zot e di...
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cilat janë paragjykimet kryesore të shoqërisë shqiptare? Empty Re: Cilat janë paragjykimet kryesore të shoqërisë shqiptare?

Mesazh nga WebMaster Tue 2 Oct 2012 - 23:48

Waaaaaaa mami e pe ate gocen ti po ate burrin e martuar waaaaaaaaa si bejne keta keshtu edhe te nesermen i bejne vete hahahaha ja keshtu jan paragjukimet e shqiptarve je farewww
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cilat janë paragjykimet kryesore të shoqërisë shqiptare? Empty Re: Cilat janë paragjykimet kryesore të shoqërisë shqiptare?

Mesazh nga Ariel Tue 2 Oct 2012 - 23:54

Ec e ri...u bone ti je farewww je farewww
Ariel
Ariel
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : Ke shpia ime
Postime Postime : 15707
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/06/2010
Mosha Mosha : 104
Hobi Hobi : Udhetimet, vdes per pushime larg

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cilat janë paragjykimet kryesore të shoqërisë shqiptare? Empty Re: Cilat janë paragjykimet kryesore të shoqërisë shqiptare?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi