Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Djegia spontane njerezore, nje profesor mund te kete gjetur arsyen People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Djegia spontane njerezore, nje profesor mund te kete gjetur arsyen

Shko poshtë

 Djegia spontane njerezore, nje profesor mund te kete gjetur arsyen Empty Djegia spontane njerezore, nje profesor mund te kete gjetur arsyen

Mesazh nga Emona prej Mon 10 Sep 2012 - 2:22

Nje prej mistereve te cilave ka kohe qe njerezit mundohen t'i japin nje pergjigje eshte edhe djegia njerezore spontane, nje rast kur trupi i njeriut papritur merr flake pa ndonje shkak te arsyeshem dhe e cuditshme eshte qe digjet vetem trupi i njeriut pa u shperndare flaket me tej.

Nje profesor ne Cambridge mund te kete dhene nje shpjegim shume interesant ne lidhje me ceshtjen e djegies natyrore spontane dhe e ka bere kete duke eksperimentuar me nje derr.

Profesor Brian J Ford eshte nje biolog kerkimi dhe autor i me shume se 30 librave, shume prej te cileve jane per biologjine e qelizave dhe mikroskopine, por tani vemendja e tij eshte terhequr nga studimi i mekanizmave pas 'shperthimit' te njerezve.

Ai tha ne nje artikull ne New Scientist: "Nje minute ata mund te jene duke u relaksuar ne nje karrige, ndersa momentin tjeter ata shperthejne ne flake."

"Ata ngjajne si nje pishtar i ndezur dhe per me pak se gjysem ore ata ngelen vetem hi."

"Zakonisht kembet ngelen te padjegura. Dhe me e cuditshme akoma, eshte qe edhe objektet qe ndodhen prane trupit ngelen te paprekura, si per shembull nje tufe me gazeta apo nje mbeshtetese per krahun."

Raportimi i pare ne lidhje me kete fenomen daton ne vitin 1641 kur doktori dhe matematicieni Danez, Thomas Bartholin pershkroi vdekjen e Polonus Vorstius, i cili ishte duke pire vere ne shtepine e tij ne Milano ne Itali nje mbremje ne vitin 1470 perpara se te shperthente ne flake.

Qe atehere me shume raportime te djegies spontane jane mbledhur dhe eshte bere nje lidhje e tyre me alkolizmin, megjithese me vone kjo lloj lidhje u percaktua si e pabazuar.

Rasti me i fundit i ketij fenomeni ishte 76 vjecarja Michael Faherty e cila vdiq ne 22 dhejtor te vitit 2010. Mjekja ligjore e West Galway, Ciaran McLoughlin e regjistroi shkakun e vdekjes si djegie spontane njerezore.

Profesori Ford deshironte te hidhte poshte teorine e alkolizmit si edhe dicka tjeter te quajtur "wick effect" te sugjeruar nga mjeku ligjor ne Londer Gavin Thurston ne vitin 1961.

Thurston kishte pershkruar se si dhjami njerezor digjet ne rreth 250grade celcius, por nese do te shkrihej do te digjej si nje fitil, ashtu si edhe rrobat apo materiale te tjera ne temperature ambjenti.

Ai shtoi: "Mendova qe kishte ardhur koha qe te testonim realitetin keshtu qe morrem nje pjese nga barku i derrit dhe e lame ne etanol per nje jave."

"Edhe kur e fshime me nje garze te lagur me alkol, indet nuk digjeshin."

"Alkoli nuk eshte prezent ne indet tona, por megjithate ka nje perberes tjeter te ndezshem ne trup qe mund te rritet shume ne perqendrim"

Ne fakt trupi krijon aceton qe eshte shume i ndezshem.

Ai shtoi: "Ne disa kushte mund te prodhohet ketoza ne te cilen formohet acetoni, duke perfshire ketu alkolizmin, dieten pa yndyrna, diabet."

"Keshtu qe vendosem te benim serish eksperimentin me derrin por kesaj here e lame ne aceton dhe jo etanol."

"U dogj dhe u kthye ne hi brenda gjysem ore."

Per here te pare nje arsye e duartrokitshme ne lidhje me djegien njerezore eshte treguar me ane te nje eksperimenti.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Djegia spontane njerezore, nje profesor mund te kete gjetur arsyen Empty Re: Djegia spontane njerezore, nje profesor mund te kete gjetur arsyen

Mesazh nga Anakonda prej Mon 1 Oct 2012 - 17:50

Zbulim interesant....

Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31709
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 24
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi