Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dështimi i Operacionit për rrëzimin e regjimit komunist People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dështimi i Operacionit për rrëzimin e regjimit komunist People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dështimi i Operacionit për rrëzimin e regjimit komunist

2 posters

Shko poshtë

Dështimi i Operacionit për rrëzimin e regjimit komunist Empty Dështimi i Operacionit për rrëzimin e regjimit komunist

Mesazh nga WebMaster Tue 11 Sep 2012 - 20:58

Operacioni për rrëzimin e rëgjimit komunist, si u organizua ajka e emigracionit shqiptar në perëndim me mbeshtetjen e Uashingtonit dhe Londrës edhe pse Zogu, ishte kundër komplotit. Ngritja e qeverisë në mergim, udhëtimi i kryeagjentit Kim Filbi dhe vdekja e dyshimtë e njeriut që do zevendesonte diktatorin. Ish shefi i CIA, Uilliam Kolbi: Ja pse dështuam.

Qeveria e Tiranes dhe Sigurimi i Shtetit, pas sinjaleve të Filbit, kishin filluar të merrnin masat. Njëra prej tyre, ishte ajo e 6 shtatorit të vitit 1949. Ndoshta pakkush e mban mend në Shqiperi, atë pasdite, kur dritat u fiken njëherësh në të gjithe vendin. Ky "black out" total zgjati vetëm 30 minuta. Po ç'kishte ndodhur vallë në Shqiperi? Ndonjë defekt njëherësh në centralet e pakta elektrike të asaj kohe? Një manovër e ndërmarrjes qëndrore elektrike në Tirane? Apo...?

Jo. Asnjera nga keto nuk kishte ndodhur jo vetem ne Tirane. Madje as ne Shqiperi. Ajo po ndodhte mijera kilometra larg. Ne Londer. Ishin 30 minutat e kohes se edicionit te lajmeve te BBC ne gjuhen shqipe. Nje edicion i zakonshem, por qe pritej te shenonte nje zhvillim kulmor dhe te ndikonte ne rrjedhat e ardhshme te politikes dhe regjimit ne Shqiperi. Ne ato minuta Mid'hat Frasheri lexoi ne radion e njohur britanike, mesazhin per krijimin e Komitetit "Shqiperia e Lire".

Dhjete dite me pare, me 26 gusht 1949 ne France, ai ia kishte dale te bashkonte nen çadren e tij, pjesen derrmuese te partive dhe fraksioneve te emigracionit shqiptar ne perendim. Veç programit dhe qellimeve te Komitetit, Frasheri prezantoi ne Paris, edhe emrat e njerezve kryesore qe do te punonin me te: Abaz Kupi, Abaz Ermenji, Muharrem Bajraktari, Sahit Kryeziu, Nuci Kota, etj.

Regjimi i Enver Hoxhes, megjithese i ri dhe pa pervoje, kishte nisur te funksiononte. Madje jo keq. Pasi kishte mesuar dhe mori masat qe asnje qytetar i Shqiperise, te mos degjonte mesazhin per ngritjen e nje komiteti qe synonte rrezimin e qeverise komuniste. Ambasadat funksiononin normalisht. Ndaj, nga selia diplomatike shqiptare ne France, Behar Shtylla njoftonte Ministrine e Jashtme se "AFP dha lajmin e shkurter dhe te zbutur per krijimin e Komitetit "Shqiperia e Lire". Gazeta "Le Monde", i dha publicitetin me te madh dhe shkruan se Fuqite Perendimore e priten me simpati kete komitet". Kryeministri i Greqise, Diomedes u shpreh se "po te kete Shqiperia nje regjim te tille perfaqesues, atehere jemi gati te bashkepunojme ashtu sic duhet dhe me qellime shume miqesore".

Komuniteti shqiptar i emigracionit te para dhe pas Luftes se II Boterore, qe ndodhej ne kete kohe jashte Shqiperise, u nda ne dy kampe per keto zhvillime te fundit. Ndaj Agjensia Franceze e Lajmeve (AFP), pas 4 ditesh, botoi nje deklarate te Zogut, i cili u shpreh se "nuk e njohim Komitetin Shqiperia e Lire. Pas 7 Prillit 1939, une jam i vetmi autoritet legjitim i shqiptareve".

Pas Frances, Mid'hat Frasheri shkoi ne Angli. Zv/ Ministri i luftes i qeverise angleze, Xhuliano Emeri, njeriu i caktuar per zbatimin konkret te operacionit kunder Shqiperise,- i keshilloi anetaret e Komitetit: "Ju, ndofta, pritni cdo gje nga te huajt. Duhet t'i merrni vete inisiativat. Duhet te tregoni nje vullnet ne rrugen tuaj, t'i terhiqni miqte e medhenj atje ku e lypin interesat e vendit tuaj fisnik".

E pasi perfundoi dhe turin britanik, Mid'hat Frasheri u nis drejt SHBA, per te vendosur ne Nee York, e per te qendruar ne seline e perhershme te Komitetit "Shqiperia e Lire". Takimin e pare ne SHBA, kreret e tij, e zhvilluan me Kryetarin e Komitetit "Evropa e Lire", Xhosef Gree. Ky organizem i financuar nga CIA, ishte autorizuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, te mbante lidhjet e rregullta me Komitetin e shqiptareve, i konsideruar si "i pari forum ne rolin e nje qeverie demokratike ne mergim".

"Amerikanet i kane njohur Komitetit "Shqiperia e Lire", edhe te drejten e ngritjes se flamurit kombetar ne zyre"- ishte permbajtja e nje raporti te nisur ato dite nga Nee York, drejt Ministrise se Jashtme Shqiptare.

Pergatitjet e fundit

Levizjet e perendimit per te organizuar emigracionin antikomunist shqiptar, nuk kaluan pa u vene re nga emisaret e Tiranes. Ambasadori Behar Shtylla, nga Parisi njoftoi qeverine se "Xhuliano Emeri, anglezi qe ka qene gjate luftes me Bazin e Canes (Abaz Kupin), ka vajtur ne Rome per te organizuar kriminelet rreth Zogut dhe mundesisht t'i inflitroje ata ne Shqiperi".

Prej ketu mesohet se Tirana nuk ishte ne dijeni te prishjes se Kupit me Zogun ne ate kohe, dhe afrimit te tij me Mid'Hat Frasherin. Kjo inkoherence vihet re edhe ne faktin se Zogu ne kete kohe, mbahej larg planit qe synonte shkeputjen e Shqiperise nga kampi socialist.

Po te vazhdojme t'i referohemi Nikolas Beathel, "ana ushtarake e operacioneve te ketij plani filloi te zbatohet ne tetor 1949 kur grupet e para te agjenteve britanike te armatosur, zbarkuan ne territorin shqiptar". Ndersa Sigurimi i Shtetit, u vu ne dijeni per kete fakt, nepermjet "nje prej burimeve te rrjetit sekret shqiptar jashte vendit, ne fundin e vitit 1949 dhe fillim te '50. Informacionet per grupet e rendesishme, arriten ne mars-prill te vitit 1950".

Intensiteti i bandave diversante qe hynin ne territorin shqiptar gjate kesaj kohe, sa vinte dhe po shtohej. Sipas ish shefit te SHIK Irakli Koçollari, "nga fillimi i vitit 1951 deri ne fund te '52, ne Shqiperi u derguan ilegalisht permes, kufirit tokesor, zbarkimit nga deti dhe desantimit nga ajri, 233 grupe te armatosura spiunazhi, ne te cilat u aktivizuan 892 vete".

Me 23 Mars 1952, Sigurimi i Shtetit u njoftua se kanalet e tij te zbulimit ne Nee York, Kajro dhe Rome se "... pergatitet nje bande me mision teper te rendesishem dhe sekret, qe do te perdoret ne drejtim te Shqiperise me njerez te perzgjedhur dhe nder me te besuarit e anglezeve dhe amerikaneve".

Operacioni

Dhe nuk do te kalonte nje muaj kur ne 30 prill 1952, Ministria e Brendshme u njoftua per kalimin e kufirit nga nje grup diversantesh ne zonen e Korces. Ndersa me 5 Maj, nje aeroplan jo larg prej andej, kishte kryer fluturime te ulta. Pas disa ditesh, me 18 maj, ishte njoftuar per levizje ilegale te nje grupi, ne rrethin e Matit. Ndersa te nesermen Ministria e Mbrojtjes kishte njoftuar se "... ishin kapur sinjale te koduara te nje transmetimi me radio, gati ne verilindje te Shqiperise". Ne kete menyre ata kishin rene ne gjurmet e bandes se Zenel Shehut. Pas arrestimit te te cilit, Sigurimi nisi nje operacion, qe me pas mori permasat e nje loje spiunazhi nen emrin e koduar "Liqeni i Vajkalit".

Ne kete kohe, agjensia e lajmeve Rojter njoftonte me 12 maj 1952 se "ekzistenca e regjimit shqiptar tanime eshte ceshtje javesh". Ndersa me 30 maj AFP lajmeronte se "guerilet po luftojne me vendosmeri".

Radio "Greqia e Lire" kishte emetuar me 20 prill lajmin se "ne Shqiperi jane formuar njesi te posacme ushtarake te perbera nga parashutiste greke dhe emigrante".

Por operacioni "Liqeni i Vajkalit", ne qender te te cilit ishte nje radioloje e Sigurimit te Shtetit, vazhdonte te terhiqte nje e nga nje sebashku, thuajse te gjitha fijet e padukshme te operacioneve ushtarake qe pergatiteshin ne Malte, ishullin tjeter Plagia ne detin Egje, apo ne afersi te tre qyteteve te Gjermanise Perendimore: Munchen, Heidelberg dhe Frankfurt. I arrestuari Zenel Shehu, njeri prej kapove te bandave shqiptare, i komunikonte qendres me radio, te gjitha mesazhet e skenarit te Sigurimit te Shtetit.

Sipas statistikave, rreth 300 prej atyre qe desantuan gjate kesaj kohe, u vrane ne perpjekje me forcat shqiptare te ndjekjes, apo u pushkatuan pas gjygjeve. Grupi i fundit zbarkoi ne Shqiperi ne 1 majin e 1953. Ne krye te tij ishte Hamit Matjani, padyshim me i famshmi nder desantet. Arrestimi i tij, shenoi dhe fundin e operacioneve ushtarake te drejtuara nga CIA dhe MI-6 kunder qeverise komuniste te Hoxhes. Edhe Matjani ra ne gracken e radiolojes se Sigurimit, e realizuar nepermjet ish desanteve te kapur me pare Zenel Shehu e Xhaferr Mema.

Ne fundin e vitit 1953, Radio Tirana filloi transmetimin e drejtperdrejte te nje procesi gjygjesor publik, kunder grupit te agjenteve te stervitur nga anglo-amerikanet. Pra gjithcka ishte bere e njohur, duke shkaktuar buje te madhe dhe duke u botuar cdo dite ne te gjitha gazetat shqiptare.

Deshtimi i paralajmeruar

Sipas ish Drejtorit te CIA-s Uilliam Kolbi, "operacioni deshtoi, sepse autoritetet shqiptare, kishin infiltruar ne organizatat e emigranteve dhe lokalizonin vendodhjen e shumices se grupeve pothuajse qe ne kohen kur ata zbarkonin nga deti ose hidheshin me parashute".

Tradhetia e Filbit nuk ishte e vetmja shenje e rrjedhjes se sekretit rreth operacioneve ne Shqiperi. Sipas Sherbimeve Sekrete Perendimore, kishte rrjedhje informacioni edhe nga ambjentet e Komiteteve te emigracionit shqiptar ne Rome, ku personeli i Ambasades Shqiptare atje ishte shume aktiv. Po ashtu edhe ne Athine.

Deshtimin ndoshta e ka pershpejtuar edhe vdekja e papritur ne 3 tetorin e 1949, e kreut te "qeverise shqiptare ne mergim", Mid'hat Frasheri. Sipas Beathelit, rreth kesaj vdekje ende te mistershme "ekziston edhe nje variant i vrasjes (shkaktimit te infarktit nepermjet ilaceve apo nepermjet gazit nga agjentet e KGB-se). Kim Filbi, agjent i dyfishte, i cili kishte qene ne Londer ne shtator te vitit 1949, kur Mid'hat Frasheri e koleget e tjere te Komitetit ishin atje, mendohet se kishte njoftuar agjentet e KGB-se ne New York qe te vepronin mbi Mid'hat Frasherin, ashtu sic kishin vepruar edhe mbi disa personalitete te tjera antikomuniste te Lindjes, si Stephan Bandera, Lev Rebet, Georgi Markov, etj. Mid'hat Frasheri u gjend i vdekur siç presupozohet nga nje atak zemre, atehere kur Kim Filbi udhetonte per ne New York me anijen "Coronia". Sipas Gabriel Partosh "nje nga mesimet e nxjerra nga fiaskoja shqiptare e CIA-s, ishte konkluzioni i vyer se te kaloje thjesht nga frenimi- nga ndihma qe u jepej regjimeve perendimore per te mbijetuar- te zbrapsja e komunizmit, njera nga slloganet amerikane te viteve '50, ishte diçka tejet e veshtire".

Por ekziston edhe nje teze e fundit per shkaqet e "fiaskos se CIA dhe MI- 6". Per Reginald Hibbert,- ish oficer i misoneve angleze ne Shqiperi gjate luftes,- "ishte nje shprese e humbur te mendoje se pasuesit e merguar te nacionalisteve, te cilet kishin deshtuar me 1944, do te mundnin, pasi te sterviteshin nga Smajli dhe te depertonin ne Shqiperi, te ishin ne gjendje te ngrinin njerez kunder sundimit te hekurt te Partise Komuniste Shqiptare, pas 6 vjetesh dhune sociale drakoniane".
(jetues i asaj kohe)
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dështimi i Operacionit për rrëzimin e regjimit komunist Empty Re: Dështimi i Operacionit për rrëzimin e regjimit komunist

Mesazh nga Anakonda Tue 23 Oct 2012 - 4:05

shpresoj qe ksaj her mos tju deshtoj plani kesaj her tshkreteve
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi