"Zonja Bovari" - Gustave Flaubert (Pjesë e shkëputur)
Faqja 1 e 1

Në mbrëmje, në studim, nxori nga banka penat, vendosi në rregull sendet e veta, vizoi gjithë kujdes një copë letër. Ne vumë re që ai punonte me ndërgjegje, s’linte fjalë pa kërkuar në fjalor dhe mundohej shumë. Me siguri, në sajë të gjithë atij vullneti që tregoi, ai nuk zbriti në një klasë më të ulët, sepse në të vërtetë edhe pse i dinte njëfarësoj rregullat në ndërtimin e fjalive të tij s’kishte pikë bukurie.
Latinishten e kishte filluar me famullitarin e fshatit, meqë prindërit për arsye kursimi, ia kishin shtyrë sa kishin mundur regjistrimin në shkollë.
I ati, zoti Sharl-Dëni – Bartoleme Bovari, ish-ndihmës kirurg ushtarak, si u ngatërrua aty nga viti 1812 në një çështje rekrutimi dhe u detyrua në atë kohë të largohej nga shërbimi, nuk la t’i shpëtonte një rast martese me leverdi, që do t’i siguronte një shumë gjashtëdhjetëmijë frangëshe, të cilën e kishte në prikë e bija e një tregtari kapelash, e dashuruar pas hijeshisë së tij. Burrë i pashëm, fjalëshumë, që e ngiste kalin si ai, me ca favorite që i bashkoheshin me mustaqet, me gishtërinj të stolisur gjithmonë me unaza dhe veshur me rroba në ngjyra që të binin në sy, ai dukej burrë trim dhe i hedhur si ndonjë tregtar shetitës. Si u martua, nja dy-tre vjet e shtyu mirë me pasurinë e së shoqes, hante bollshëm, çohej vonë në mëngjes, pinte duhan me llulla të mëdha porcelani, në mbrëmje kthehej pasi mbaronte shfaqja, shkonte dhe nëpër kafene. Një ditë të bukur i vdiq vjehrri dhe s’i la ndonjë gjë të madhe; u prek nga kjo humbje, investoi në industri, ku humbi një sasi parash, pastaj u tërhoq në fshat ku mendoi se do t’i shtonte të ardhurat. Mirëpo, meqë nga bujqësia s’merrte gjë vesh më shumë sesa nga basmat, kuajt në vend që t’i mprihte në parmendë, ua hipte për të shëtitur, mushtin e mollëve në vend që ta shiste me fuçi, e pinte për qejfin e tij, hante ajkën e shpendëve që mbante dhe këpucët e gjuetisë i lyente me dhjamin e derrave të shtëpisë, atij shumë shpejt do t’i mbushej mendja se ishte më e udhës të hiqte dorë nga çdo lloj spekulimi.
Me dyqind franga në vit, gjeti më në fund me qira në një fshat, diku aty në kufi midis Kosë dhe Pikardisë, një tip ndërtese, gjysmështëpi ferme, gjysmëvilë, dhe i pikëlluar e i sfilitur nga brejtjet e ndërgjegjes, ndërsa fajin ia hidhte zotit, tërë smirë ndaj të gjithëve, u mbyll brenda që dyzet e pesë vjeç, i neveritur nga njerëzit, siç thoshte vetë, dhe i vendosur të jetonte i qetë.
E shoqja dikur çmendej pas tij; e kishte dashur sa s’i kishte lënë përulje pa i bërë, gjë që atë e largonte akoma më tepër prej saj. Gazmore, zemërhapur e me shpirt në dorë në të kaluarën, duke u plakur, ajo u bë (si puna e verës të hapur që kthehet në uthull), e sertë, grindavece, nevrike. Sa kishte vuajtur ajo, në fillim pa u ankuar kur e shihte t’iu qepej pas gjithë kurvave të fshatit dhe kur kthehej në mbrëmje nga mejhanet e ndyra, i nginjur e i dehur që kundërmonte nga pija! Më në fund ajo u prek në sedër. Qysh atëherë e mbylli gojën, duke gëlltitur tërbimin me një stoicizëm të heshtur, që e mbajti deri sa vdiq. Vazhdimisht ajo bënte pazarin dhe punë të ndryshme. Shkonte te përfaqësuesit ligjorë, te kryetari, kujtohej për mbarimin e afateve të kambialeve, iu shtynte atyre datat; dhe në shtëpi hekuroste qepte, lante, mbikëqyrte punëtorët, shlyente dëftesat e borxheve, kurse zotëria, pa e prishur terezinë, i topitur si gjithmonë nga dremitja e rëndë, që edhe kur i dilte s’bënte gjë tjetër veç i thoshte asaj fjalë fyese, rrinte e pinte duhan pranë zjarrit, duke pështyrë në hi.
Kur ajo lindi, fëmijë, u desh t’ia linin një taje. Sa u kthye në shtëpi, vogëlushi u llastua si ndonjë princ. E ëma e ushqente me glikora, i ati e linte të vraponte zbathur, dhe, për t’u hequr si i ditur, shkonte deri aty sa thoshte që mund të dilte dhe krejt lakuriq, si këlyshët e kafshëve. Në kundërshtim me prirjet amënore, ai kishte në kokë njëfarë ideali mashkullor për fëmijërinë, me të cilin mundohej të edukonte të birin, duke dashur që ai të rritej në kushte të ashpra, si spartanët, me qëllim që të arrinte një zhvillim fizik të fuqishëm. E çonte të flinte në dhomë pa zjarr, e mësonte të pinte me gllënjka të mëdha rumin dhe të shante procesionet. Mirëpo vogëlushi, i qetë prej natyre, nuk u përgjigjej dot sa duhej përpjekjeve të tij. E ëma e mbante gjithmonë pranë vetes, i priste figura në karton, i tregonte përralla dhe pa marrë ndonjë përgjigje, i fliste e i fliste atij pa pushim, me gjithë atë gëzim të trishtë dhe me lloj-lloj përkëdhelish, si gojëpapërtuar. E ngujuar për së gjalli, ajo ia përkushtoi kësaj koke fëmije gjithë krenaritë e saj të hapërdara, të thyera. Ëndërronte për të pozita të larta, e përfytyronte të rritur, të bërë burrë, të pashëm, mendjehollë, me punë si inxhinier ose si gjykatës. I mësoi të lexonte, bile me një piano të vjetër që kishte, e ushtroi të këndonte nja dy-tri romanca të shkurtra. Mirëpo për të gjitha këto, zoti Bovari që s’e çante fort kokën për kulturën letrare, thoshte se nuk ia vlenin. Vallë do të kishin ndonjëherë ata mundësi ta mbanin të birin nëpër shkollat e qeverisë, t’i blinin të drejtën e ndonjë profesioni apo t’i hapnin ndonjë tregti? Në fund të fundit njeriu po qe i guximshëm e i pacipë di gjithmonë të çajë në shoqëri. Zonja Bovari kafshonte buzët, dhe fëmija bridhte andej-këndej nëpër fshat.
Ai shkonte mbrapa lëvruesve, dhe gjuante me plisa dheu korbat që fluturonin. Hante manaferra buzë hendeqeve, ruante gjelat e detit me shul në dorë, kthente kashtën për ta tharë në kohën e të korrave, vraponte nëpër pyll, luante me peta nën portën e kishës, ditëve me shi dhe në festat e mëdha i lutej shërbyesit të kishës ta linte t’u binte kambanave, sepse kënaqej kur varej i tëri në litarin e madh dhe pastaj çohej peshë lart.
Kështu pra ai u rrit e hodhi shtat si lis. Duart erdhën e iu bënë të forta, fytyra i ndrinte nga shëndeti.
Kur mbushi dymbëdhjetë vjeç, e ëma arriti ta çonte të fillonte mësimet. Me këtë punë ngarkuan famullitarin. Mirëpo mësimet ishin aq të shkurtra dhe aq të rralla, saqë nuk sollën ndonjë dobi të madhe. Ai ia jepte ato në çastet e lira, në sakristi, në këmbë, shpejt e shpejt, gjatë kohës që kishte bosh midis një pagëzimi dhe një varrimi; ose kishte raste që famullitari çonte e thërriste nxënësin e tij pas falemimërisë, kur s’kishte për të shkuar vetë ndokund. Që të dy ngjiteshin në dhomën e tij dhe zinin vend: mushkonjat dhe fluturat e natës silleshin vërdallë qiriut. Bënte vapë, djalin e zinte gjumi; dhe xhaja, si dremiste, me duart vënë mbi bark, fillonte pas pak të gërhiste gojëhapur. Herë të tjera kur zoti famullitar, duke u kthyer nga kungimi që i kishte bërë ndonjë të sëmuri diku aty afër, shihte Sharlin që endej kot më kot nëpër fushë, e thërriste, i bënte moral një çerek ore dhe, duke përfituar nga rasti, i jepte për të zgjedhur ndonjë folje rrëzë ndonjë peme. Po ja që i ndërpriste shiu apo ndonjë i njohur që kalonte andej. Sidoqoftë ai ishte gjithmonë i kënaqur prej tij, bile thoshte se djaloshi kishte kujtesë të fortë.
Mirëpo Sharli nuk mund të ngelej me kaq. Zonja u tregua mjaft e gjallë. I turpëruar ose më mirë i lodhur, zotëria hapi rrugë pa kundërshtuar, pritën dhe një vit deri sa djali të merrte kungimin e parë.
Kaluan dhe gjashtë muaj të tjerë derisa vitin tjetër Sharlin e çuan më në fund në kolegjin e Ruanit, ku e solli vetë i ati, nga fundi i tetorit, në kohën e panairit Shën Romen.
Tani askush prej nesh s’do ishte në gjendje të kujtonte ndonjë gjë të veçantë prej tij. Ai ishte një djalë i matur, që luante në pushim, punonte seriozisht gjatë orëve të studimit, ishte i vëmendshëm në mësim, flinte i qetë në konvikt, hante si njeri në mensë. Si kujdestar kishte një shitës që bënte tregti enësh kuzhine me shumicë në rrugën Gantri, i cili e nxirrte një herë në muaj, ditën e diel, pasi mbyllte dyqanin, e shëtiste nëpër port që të shikonte anijet, pastaj e sillte përsëri në kolegj, që në orën shtatë, para vaktit të darkës. Çdo të enjte në mbrëmje, ai i shkruante një letër të gjatë të ëmës me bojë të kuqe dhe zarfin e vuloste me tri copa të vogla brumi; pastaj përsëriste shënimet e historisë ose lexonte një libër të vjetër të Anaharsisit
“Anaharsisi në Greqi” (Udhëtimi i djaloshit). Përshkrimi i jetës publike dhe private të grekëvenë shekullin IV para erës sonë nga shkrimtari dhe eruditi francez Zhan-Zhak Bartelemi (1718-1795).
Mbylle që qarkullonte sa andej-këndej nëpër sallën e studimit.
Kur dilte shëtitje, bisedonte me shërbëtorin që ishte fshatar si ai.
Falë zellit që tregonte, ai radhitej vazhdimisht ndër mesatarët e klasës; bile një herë doli i treti në dituri natyre. Mirëpo kur mbaroi klasën e tretë
Në Francë vjen në ulje kalimi nga një vit shkollor te tjetri.
Mbylle , prindërit e hoqën nga kolegji dhe e futën të studionte për mjekësi, me bindjen se do të ecte vetë deri në provimet e maturës.
E ëma i gjeti një dhomë, në katin e pestë, me dritare nga O-dë-Robeku, në shtëpinë e një ngjyruesi rrobash, që njihte. Ra në ujdi me të për shumën e të hollave të ushqimit dhe të fjetjes së të birit, siguroi ca orendi, një tryezë dhe dy karrige, i solli nga shtëpia një shtrat të vjetër prej druri qershie të egër, bleu dhe një sobë të vogël prej gize me gjithë stivën e druve, me të cilat do t’i ngrohej djali i saj i gjorë. Pastaj u largua nga fundi i javës, mbasi s’i la porosi pa i dhënë që të sillej mirë tani që do të mbetej fillikat vetëm.
Kur pa programin e mësimeve në afishe, djali i shkretë e humbi fare: anatomi, patologji, fiziologji, farmaci, kimi, botanikë, klinikë, terapi, veç higjienës e mjekësisë së përgjithshme, me një fjalë gjithë ato lëndë që s’dinte nga u binte emri dhe që i dukeshin si dyer tempujsh të errët e hijerëndë.
S’ishte kurrkund; sado që tregohej i vëmendshëm, s’kuptonte asgjë. Megjithatë punonte pa përtim, fletoret e shënimeve i kishte të lidhura mirë e bukur, s’linte orë mësimi pa shkuar, s’linte t’i shpëtonte asnjë vizitë në spital. Punonte si kali në lëmë që vjen vërdallë me sy mbyllur pa marrë vesh se ç’bën.
E ëma, për ta ndihmuar nga ana ekonomike, i dërgonte çdo javë me postë një copë të madhe mishi të pjekur në furrë, me të cilën ai shtynte drekat, kur kthehej nga spitali, duke përplasur këmbët që t’i ngroheshin. Pastaj vraponte për të shkuar në mësim, në auditor, në spital dhe për t’u kthyer në dhomë, duke i rënë nga ç’rrugë i vinte për mbarë. Në mbrëmje, pasi hante atë farë darke, që i jepte i zoti i shtëpisë, ngjitej në dhomën e tij dhe i përvishej punës, ashtu siç ishte, i veshur me rrobat qull, që i nxirrnin avull nga nxehtësia e sobës së ndezur flakë.
Mbrëmjeve të bukura verore, atëherë kur rrugët ende të nxehta boshatisen dhe shërbëtoret luajnë duke i hedhur njëra-tjetrës rrathë druri nëpër pragjet e dyerve, ai hapte dritaren dhe mbështetej në parvazin e saj. Lumi që e ktheu këtë lagje të Ruanit në surrogat të një Venecieje të vogël, rridhte dikur aty poshtë tij, i verdhë, ngjyrë vjollce apo i kaltër, urë pas ure e grilë pas grile. Punëtorët e ulur galiç në breg të tij, lanin duart me ujë. Varur nëpër purteka që dilnin nga pullazet thaheshin turra pambuku. Më tej, përmbi çati shtrihej qielli i pafundmë e i pastër me diellin e kuq që perëndonte. Sa mirë duhej të ishte aty! Sa freskët duhej të ishte në ahishte! I pushtuar nga ky mendim, ai hapte flegrat e hundës për të thithur erërat e mira të fushës, të cilat nuk arrinin deri tek ai.
U hollua, hodhi shtat dhe fytyra i mori një pamje të përvajshme, duke u bërë gati-gati tërheqëse.
Natyrisht, plogështia bëri të vetën tek ai: hoqi dorë nga të gjitha vendimet që kishte marrë dikur. Njëherë s’shkoi në spital, të nesërmen la mësimin dhe, si i pëlqeu dembelizmi, filloi pak nga pak mos të vente më fare në shkollë.
Iu bë zakon të shkonte në kabare dhe iu fut në gjak dominoja. Të mbyllej çdo mbrëmje në një lokal të ndyrë e aq, ku trokëlliste mbi tryezë mermeri ca copa të vogla kockash deleje me pika të zeza përsipër, atij i dukej si provë e çmuar e lirisë së tij, e cila ia shtonte më tepër vlerën që i jepte vetes. Kur filloi nga qejfet e ndaluara atij i dukej se po futej në jetë dhe, sa herë që hynte në ndonjë kabare, ndiente një kënaqësi thuajse epshore sa vendoste dorën mbi dorezën e derës. Shumë gjëra që deri atëherë i kishte ndrydhur në brendësi të vetvetes, filluan t’i dilnin në sipërfaqe; mësoi përmendsh kuplete, të cilat ua këndonte femrave të lehta, u dha pas Beranzhesë
Poet dhe kupletist francez (1780-1857).
Mbylle , mësoi ponçin dhe më në fund mori vesh se ç’ishte dashuria.
I dhënë pas këtyre punëve, u rrëzua në gjithë provimet që dha për të dalë punonjës shëndetësie. Po që atë mbrëmje e prisnin dhe në shtëpi për të festuar suksesin e tij!
U nis më këmbë dhe u ndal aty në të hyrë të fshatit, ku dërgoi e thërriti të ëmën, të cilës ia tregoi të gjitha fill e për pe. Ajo ia fali, duke ia hedhur fajin, për dështimin e tij, komisionit që ishte treguar i padrejtë dhe i dha disi zemër, duke marrë përsipër se do t’i rregullonte vetë të gjitha.
Vetëm pas pesë vjetësh zoti Bovari do të merrte vesh të vërtetën; mirëpo qysh atëherë kishin kaluar shumë kohë, kështu që ai e pranoi pa mundur dot as vetë ta merrte me mend se pjella e tij ishte një copë budalla.
Sharli iu përvesh sërish punës dhe përgatiti njërën pas tjetrës lëndët e provimit, pyetjet e të cilit i mësoi paraprakisht të gjitha përmendsh. Ai kaloi në të tëra lëndët me nota të kënaqshme. Ç’ditë e lumtur për të ëmën! U dha një gosti e madhe.
Po profesionin ku do ta ushtronte vallë? Në Tot. Aty kishte vetëm një mjek të vjetër. Prej kohësh zonja Bovari mezi priste që ai të vdiste, dhe pa u larguar ende i gjori plak, Sharli zuri vend mu te turitë e tij, si pasardhës.
Megjithatë mirë që e rriti të birin, e nxori mjek, siguroi dhe një vend pune në Tot, por nuk mjaftonte me kaq; atij i duhej edhe një nuse. Ajo ia gjeti edhe këtë: vejushën e një nëpunësi përmbarimi nga Diega, e cila kishte mbi vete dyzet e pesë vjeç si dhe një mijë e dyqind franga të ardhura në muaj.
Ndonëse ishte e shëmtuar, e thatë si shkarpë dhe me një fytyrë gjithë lytha si pranvera me sytha, zonjës Dybyk nuk i kishin munguar rastet për martesë. Për t’ia arritur qëllimit të vet, nënë Bovarisë iu desh t’i hiqte qafe gjithë ata kandidatë, bile, me mjaft mjeshtëri, bëri të dështonin dhe intrigat e një kasapi, të cilin e përkrahnin priftërinjtë.
Sharli e kishte menduar martesën si një mjet që do t’i krijonte kushte më të mira, duke kujtuar se kishte për të qenë më i lirë dhe se do të mund të bënte ç’të donte si me veten dhe me paratë e tij. Mirëpo ja që frerët ia mori në dorë e shoqja; kur kishin njerëz në shtëpi ai duhej të thoshte këtë dhe jo atë, të premteve duhej të hante lehtshëm pa vënë mish e yndyrë në gojë, të vishej sipas shijes së saj, t’u merrte shpirtin, ashtu siç e urdhëronte ajo, pacientëve që nuk paguanin. Letrat e tij, e para i hapte ajo, e vëzhgonte në çdo hap që bënte, dhe, sa herë që kishte femra për të vizituar, e përgjonte nga mbrapa çatmës së dhomës se si u jepte këshilla.
Çdo mëngjes duhej t’i çonin kakaon, të tregonin për të përkujdesje pa mbarim. Ajo ankohej vazhdimisht nga nervat, nga gjoksi nga gjithë trupi. S’e duronte dot zhurmën e hapave; po të largohej i shoqi, vetmia i neveritej; po të kthehej ai pranë saj, ajo mendonte se, me siguri, e bënte këtë vetëm e vetëm që ta shikonte para se të vdiste. Në mbrëmje kur vinte Sharli, ajo nxirrte nga poshtë çarçafëve krahët e saj të gjatë e të thatë, ia hidhte në qafë dhe, si e ulte në anë të krevatit, zinte e i fliste për brengat e saj; jo ai s’e kishte mendjen fare tek ajo, jo donte një tjetër! Mirë i kishin thënë se kishte për të qënë fatzezë; dhe përfundonte duke i kërkuar ndonjë shurup për shëndetin dhe pak më tepër dashuri.
Shqiperoi: Viktor Kalemi

LaDescarada- Princeshë
- Postime : 11767
Gjinia :
Anëtarësuar : 29/12/2009
Similar topics
» A jeni pjese e zgjidhjes apo pjese problemit ?
» Zonja LU ...........
» "Zonja Nga Qyteti"....film..
» "Zonja nga Qyteti"...film shqip
» Zonja e parë e Amerikës , në film ?
» Zonja LU ...........
» "Zonja Nga Qyteti"....film..
» "Zonja nga Qyteti"...film shqip
» Zonja e parë e Amerikës , në film ?
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi