Vetërespekti
4 posters
Faqja 1 e 1
Vetërespekti
Një është qëllimi: TË BËHEMI TË LUMTUR! Dhe këtu ka disa kurthe të fshehura në të cilat shpesh herë biemi dhe humbasim objektivin. Pse? Sepse e bazojmë lumturinë tonë te të tjerët, mendojmë se ajo varet nga ata. Por, në fund gjithçka varet vetëm nga ne, nga raporti që kemi me veten tonë.
Të qenurit njeri i lumtur nuk është çështje e lehtë por as dhe aq e vështirë sa mund të mendojmë:
Që të jesh i lumtur, pikë së pari duhet të dish se çfarë kërkon. Mos u nxito të thuash: “e di shumë mirë se ç’dua!” Shumë mendojnë se e dinë, por realiteti i përgënjeshtron mjerisht. Çështja është se duhet të dish se çfarë është ajo që të bën të ndihesh mirë me veten tënde! Ajo që nuk të shqetëson, nuk të presionon, nuk të imponon, nuk…, nuk…, nuk…
Njeriu e respekton veten vetëm kur është i sinqertë me atë. Nuk e tallë, nuk i zbukuron gjërat. Foli hapur, pra, pa doreza!
Të jesh i vetëvarur. Kur je me dikë duhet të dish arsyet se pse je me atë. Nuk kapesh pas të tjerëve, as rron nën hijen e tyre, thjesht mëson të bashkë-ekzistosh me ata – MOS E HARRO KURRË KËTË!
Mos e ndëshko veten kur nuk ia del mbanë në gjithçka. Të jesh krenar për atë që je, dhe të kesh vetëdije se deri ku mund të ecësh. Në jetë ka gjëra që arrihen dhe të tjera që nuk arrihen. Të dytat janë më të rëndësishme t’i dish sepse për ato mundohesh dhe zhgënjehesh që nuk i arrite dot. Mëso të kesh kufijë në jetë. Mos i lejo ambiciet që të të mbizotërojnë apo të tjetërsojnë karakterin tënd, por as të mos lëvizësh nga vendi. Zgjohu, mëso, lufto për ëndrrat e tua – dhe mos u dëshpëro nëse nuk i realizon dot të gjitha.
Çdo gjë që bën duhet të ketë një arsye. Mos mbi-analizo çdo gjë që nuk shkoi ashtu siç deshe. As mos e fajëso veten, përmirësoje atje ku ka mangësi, pa e përçëmuar.
Të kujdesesh dhe duash veten nuk është egoizëm! Përkundrazi të bën njeri më të vetëdijshëm e të përgjegjshëm.
Trego vetë-respekt. Mos lejo askënd të vendos për ty, dëgjo këshilla, por vendimin përfundimtar merre vetë TI. Mësohu të jesh i përgjegjshëm, mos u dorëzo në vështirësinë e parë që mund të hasësh. Rreziko se vetëm kështu do arrish të dallosh të mirën nga e keqja dhe të lehtën nga e vështira./Albstroka/

Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Vetërespekti
Nqs nuk ke respekt per veten ne rradhe te pare, sdo mundesh te repsektosh kend tj kurre.
Єямєℓiиdå- WebMaster
- Postime : 17963
Gjinia :
Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha : 39
Hobi : Muzika, leximi & noti
Re: Vetërespekti
Єямєℓiиdå shkruajti:Nqs nuk ke respekt per veten ne rradhe te pare, sdo mundesh te repsektosh kend tj kurre.
te njejten do thoja edhe une
T_o_n_i- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Tirane
Postime : 18036
Gjinia :
Anëtarësuar : 30/05/2009
Re: Vetërespekti
Nese nuk mendon se je dikushi ne ket jete...edhe nese nuk ke respekt per veten tende qoft nga pamja apo nga sjellja..dije se askush nuk ka per te trespektuar ashtu sic duhet...
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi