Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Motra e Aishes: Vrasësin ta gjejë babai dhe policia People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Motra e Aishes: Vrasësin ta gjejë babai dhe policia People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Motra e Aishes: Vrasësin ta gjejë babai dhe policia

2 posters

Shko poshtë

Motra e Aishes: Vrasësin ta gjejë babai dhe policia Empty Motra e Aishes: Vrasësin ta gjejë babai dhe policia

Mesazh nga WebMaster Sat 20 Oct 2012 - 23:15

DURRËS- Dyert e zisë qëndrojnë të hapura në familjen e Muhamet Vatës, në Xhafzotaj të Durrësit. Kohë pas kohe, grupe burrash dhe grash, të afërm e dashamirës, shkojnë për ngushëllim tekamilja Vata. Janë të afërm, banorë të lagjes, por edhe farefisni nga Kukësi, vendlindja e Muhametit, nga Dibra vendlindja e ish-gruas së tij Në shtëpi, përgjatë gjithë ditës dëgjohen zërat e miqve që vijnë e ikin duke psherëtirë dhe ofsharë pa pushim. Tek të gjithë të afërmit, vrasja makabre e Aishes ka shkaktuar tronditje dhe shok. Motra e vogël e viktimës, Mihania thotë se Aishja ishte vajzë model që të gjithëve u falte dashuri. "Nuk kam se çfarë të them për motrën time. Ajo na ka rritur pas vdekjes së nënës. Aishja ka rritur dhe fëmijët e njerkës, dhe e ka ndihmuar atë në punët e shtëpisë. Na lini të qetë në hallin tonë. Vrasësin ta gjej babai im dhe policia. Ai që e masakroi është monstër"! Islam Isaku, një burrë rreth të 60ve shprehet për Gazetën: Çfarë nuk kemi dëgjuar këto tre ditë në media. Unë jam kushëri dhe farefis me Muhametin, por dua t'a them me plot gojën që si vajza ashtu edhe e gjithë familja janë shembullorë. Aishja ka qënë besimtare, vajzë me sjellje të mirë. Ne nuk e kemi parë të shoqërohej kurrë me asnjë djalë. Ka qenë vajzë e respektueshme, kalonte në rrugë dhe na përshëndeste. Vajzë me norma, nuk e di çfarë ka ngjarë, nuk mund të hamendësoj. Por ajo nuk duhej të hidhet baltë mbi familjen, dhe mbi babain e saj. Nuk ka asnjë mundësi që të jetë krim brenda familjes! Të njëjtin mendim me të ndan edhe fqinji e njëkohësisht kushëriri i familjes Vata, Qatip Manovi. "Jo pse ka vdekur dhe e kanë vrarë, por Aishja i ka patur shoqet e rralla. Nuk duam ta bëjmë hyjneshë, por kurrë nuk iu dëgjua zëri. Çdo ditë ajo përcillej në shkollë nga babai i saj, dhe pritej nga ai. Ka qënë aq e urtë, aq e mirë, një model për të gjitha vajzat. Unë nuk e di si ka ndodhur e gjithë kjo gjëmë, por ne kemi respekt për këtë familje", thotë Manovi.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Motra e Aishes: Vrasësin ta gjejë babai dhe policia Empty Re: Motra e Aishes: Vrasësin ta gjejë babai dhe policia

Mesazh nga Anakonda Mon 22 Oct 2012 - 5:01

A per moter qe paska pas e gjora vajze...ti ket ndodhur motres time nje gje e tille un sdo lija gur pa levizurr derisa tgjeja vrasesin...madje edhe sikur e tvdekurit nvarr tja cisja
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi