Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Zbriste nga ballkoni i së dashurës, humb jetën i riu People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Join the forum, it's quick and easy

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zbriste nga ballkoni i së dashurës, humb jetën i riu

5 posters

Shko poshtë

Zbriste nga ballkoni i së dashurës, humb jetën i riu Empty Zbriste nga ballkoni i së dashurës, humb jetën i riu

Mesazh nga WebMaster Fri 9 Nov 2012 - 0:27

TIRANE-Përfundon në tragjedi aventura e lidhjes së
dashurisë mes dy të rinjve. Një 26-vjeçar me iniciale T. B. ka gjetur
vdekjen pasditen e ditës së enjte, i cili mësohet se aksidentalisht ka
rënë nga ballkoni i një pallati në zonën e Tiranës.

Burime nga
policia bëjnë me dije se 26-vjeçari ka rënë nga pallati rreth orës 07:30
minuta të ditës së enjte, ndërkohë që ka gjetur vdekjen disa orë më
vonë në ambientet e Spitalit Ushtarak. Gjithçka ka nisur për një histori
dashurie jashtëmartesore mes një të riu, student i Fakultetit të
Infermierisë dhe një 20-vjeçareje, e cila prej një viti ishte e martuar.
Efektivët e policisë vënë në dukje faktin se bëhet fjalë për
20-vjeçaren me iniciale L.M, e cila prej disa kohësh kishte një lidhje
të fshehtë dashurie jashtëmartesore me 26-vjeçarin me iniciale T.B.
Ditën që ka ndodhur ngjarja vajza ndodhej vetëm në shtëpi, pasi
bashkëshorti i saj punonte turni i tretë. Kjo ka bërë që gjatë orëve të
natës 20-vjeçarja të ftonte në banesën e saj në katin e katërt
26-vjeçarin, të cilët e kanë kaluar gjithë natën në shoqërinë e
njëri-tjetrit. Por kthimi më herët në shtëpi i bashkëshortit të vajzës
ka prishur planet e dy të rinjve. Në këto rrethana 26-vjeçari ka dalë të
fshihej në ballkon prej nga ka rënë duke u përpjekur të zbresë dhe për
pasojë ka humbur jetën disa orë më pas në Spitalin Ushtarak. Mësohet se i
riu ka pasur shumë dëmtime në trup, të cilat i kanë sjellë atij edhe
vdekjen.
Ngjarja
Dy të rinjtë kishin disa kohë
që takoheshin fshehurazi në banesën e 20-vjeçares deri sa ditën e enjte
janë zbuluar nga bashkëshorti i vajzës. Ky i fundit punonte turni i
tretë dhe kthehej në mëngjes në shtëpi, por ditën e enjte ai ka vendosur
të kthehej më herët. Kjo ka bërë që 26-vjeçari në momentin që ka
dëgjuar zhurmën e shkaktuar nga ardhja në shtëpi e bashkëshortit të
vajzës, ka dalë dhe është fshehur në ballkonin e apartamentit. Por gjatë
kësaj kohe 26-vjeçari është munduar që të zbresë nga ballkoni duke
përdorur tubin e shkarkimit anës pallatit.

Ky veprim ka qenë
fatal për 26-vjeçarin, pasi në momentin që ai mundohej të zbriste
poshtë, tubi i shkarkimit është shkulur dhe i riu ka rënë në tokë.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 07:30 minuta të ditës së enjte,
më pas ai është dërguar drejt Spitalit Ushtarak, ku ka gjetur vdekjen
rreth orës 16:30 minuta. Sipas burimeve nga policia, bëhet me dije se
26-vjeçari ka pësuar dëmtime të shumta në organet jetësore si dhe ka
pasur shembje pothuajse në të gjithë trupin, të cilat i kanë shkaktuar
edhe vdekjen. Ndërkohë mësohet se 20-vjeçarja prej disa kohësh kishte
probleme me bashkëshortin e saj. Aktualisht me vajzën e re janë duke u
marrë psikologët, pas tronditjes që ka pësuar. Ndërkaq, policia bën me
dije se hetimet vazhdojnë për zbardhjen e detajeve të reja në lidhje me
ngjarjen.

(A. Koromani/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zbriste nga ballkoni i së dashurës, humb jetën i riu Empty Re: Zbriste nga ballkoni i së dashurës, humb jetën i riu

Mesazh nga Arabela Sat 10 Nov 2012 - 1:18

me vjen shume keq per kete djalin por punet e keqija perfundim te keq kane,,,gjerat ndodhin,,,ndjenjat lindin por sido humbja e kontrollit nuk duhet et ndodh,,,edhe kesaj 20 vjecares tia japesh floket ne dore,,, [smile_1]
Arabela
Arabela
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 26332
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zbriste nga ballkoni i së dashurës, humb jetën i riu Empty Re: Zbriste nga ballkoni i së dashurës, humb jetën i riu

Mesazh nga Ariel Sat 10 Nov 2012 - 10:14

Paska qen me te drejten e zotit burri asaj...
E paska fulliq zoti ate kucken keq fare...te ket ne kurriz dhe jeten e atij te shkreti.
Kshu esht kur bon gjynofe...po te kishte rene ajo me qene jo ai qyqari.
Ariel
Ariel
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : Ke shpia ime
Postime Postime : 15707
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/06/2010
Mosha Mosha : 104
Hobi Hobi : Udhetimet, vdes per pushime larg

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zbriste nga ballkoni i së dashurës, humb jetën i riu Empty Re: Zbriste nga ballkoni i së dashurës, humb jetën i riu

Mesazh nga Arabela Sun 11 Nov 2012 - 2:47

Ariel shkruajti:Paska qen me te drejten e zotit burri asaj...
E paska fulliq zoti ate kucken keq fare...te ket ne kurriz dhe jeten e atij te shkreti.
Kshu esht kur bon gjynofe...po te kishte rene ajo me qene jo ai qyqari.
as qyqari ska qene fort ivogel jo,,,,te miren nga e keqja di ta dalloj kur esh 26 vjec,,,per mua te dy jane fajtore,,,mbase kjo cike me shume se pa luajtur bishtin qenushja nuk i vihet nga pas q,,, iihhaa. iihhaa.
Arabela
Arabela
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 26332
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zbriste nga ballkoni i së dashurës, humb jetën i riu Empty Re: Zbriste nga ballkoni i së dashurës, humb jetën i riu

Mesazh nga Maksi Sun 11 Nov 2012 - 2:51

sa fat i keq .. kesaj i thone per dashuri te japesh jeten
Maksi
Maksi
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 31226
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2011

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zbriste nga ballkoni i së dashurës, humb jetën i riu Empty Re: Zbriste nga ballkoni i së dashurës, humb jetën i riu

Mesazh nga Arabela Sun 11 Nov 2012 - 2:55

Maksi shkruajti:sa fat i keq .. kesaj i thone per dashuri te japesh jeten
mundesia esh qe mund te kete qene dashuri e vertete dhe per keet dhe mua me vjen keq,,,por menyra se cilen rruge zgjodhen ato per dashurine e tyre ishte gabim,,,ato te sapomartuar ishin,,,mund fare mire ta kishte lene burrin,,,
Arabela
Arabela
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 26332
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zbriste nga ballkoni i së dashurës, humb jetën i riu Empty Re: Zbriste nga ballkoni i së dashurës, humb jetën i riu

Mesazh nga Maksi Sun 11 Nov 2012 - 2:59

ah ky fenomeni femer sa i keq dhe i dobet eshte ,,,,,
Maksi
Maksi
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 31226
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2011

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zbriste nga ballkoni i së dashurës, humb jetën i riu Empty Re: Zbriste nga ballkoni i së dashurës, humb jetën i riu

Mesazh nga Anakonda Sun 11 Nov 2012 - 6:20

vet qenka krujt sja ka kush fajin idjotit qe si kupton rreziqet
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zbriste nga ballkoni i së dashurës, humb jetën i riu Empty Re: Zbriste nga ballkoni i së dashurës, humb jetën i riu

Mesazh nga Sponsored content

Sponsored content

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi