Shqiptarët që ushqehen me borxhe
3 posters
Faqja 1 e 1
Shqiptarët që ushqehen me borxhe

Një vrojtim i fundit i Bankës së Shqipërisë mbi gjendjen financiare të individëve hedh për herë të parë dritë mbi një fenomen shqetësues por të njohur të ekonomisë shqiptare, të ashtuquajturat listat e bukës.
Vrojtimi i kryer mbi një kampion prej 1200 familjesh tregon se 31 për qind janë në borxh dhe nga këto familje huamarrëse, 15 për qind prej tyre e kanë marrë borxhin në dyqane. E vendosur në nivel kombëtar me të njëtat raporte, shifra prodhon një rezultat shqetësues, sipas të cilit nga rreth 900 mijë familje që ka ekonomia shqiptare, afro 45 mijë prej tyre kanë emrin në listat e dyqaneve.
Huamarrja informale është një fenomen i përhapur në ekonominë shqiptare. Sipas Bankës së Shqipërisë, më shumë se gjysma e familjeve shqiptare që kanë aktualisht një borxh për të shlyer, ose 54 për qind e tyre, e kanë marrë atë prej burimeve informale jashtë sistemit bankar dhe kryesisht tek persona të tjerë fizikë, që mund të jenë të afërm apo të njohur.
Por huamarrja nëpër dyqane mbetet forma më shqetësuese, pasi lidhet drejtpërdrejtë me nevojat më jetike si borxh mbijetese. Në pamundësi për të mbuluar shpenzimet bazë për ushqime, këto familje detyrohet t’i marrin ato pa para duke akumuluar borxh në pikat e tregtimit. Qeveria shqiptare asiston rreth 140 mijë familje përmes ndihmës ekonomike, por këto shifra tregojnë se rreth 32 për qind e tyre nuk munden që të plotësojnë dot as nevojat më jetike.
Re: Shqiptarët që ushqehen me borxhe
kur e kam lexu ket tem jam ndjer shum keq;pavarsisht se nuk ndodhem ne te njejten situat e kuptoj se cesht te jesh ne borxhe e kuptoj se cesht te jetosh ne varferi;perderisa kemi te till politikan qe kur vjen casti votimeve premtojn e vetem premtojn ndersa kur vjen casti me realizu premtimet asgje jan vetem fjal koti;perderisa njerzit jan zhytur aq thell nborxhe saqe ska mo durim te ken te njejtin fat te gjoret perderisa u japim voten pushtave qe bajn qef nkurriz tpopullit besoj se shqiperia edhe per 1 dedak te ardhshme do jet ne ket gjendje tmjerushme
Anakonda- V.I.P Anëtarë
Vendbanimi : Burrel
Postime : 31709
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 27
Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA
Re: Shqiptarët që ushqehen me borxhe
edhe une ndihem shume keq,,,trishtohem sepse ato jane vellezerit dhe motrat tona,,jemi gjithe shqiptare,,,dhe mund et behet dicka per ti ndihmuar njrezit,,,ndaj them une qe shteti para se te bej rruget le tu gjej pune njerezve se gjithe keto njerez nuk ndihmohen dot me iniciative individuale por ne shkalle qeveritare,,,le te mos vjedhin aq shume qe jua zente fytin dhe le et punojne korrekt e me pergjegjesi ne postin qe i kane dale zot,,,
Arabela- Princeshë
Postime : 26332
Gjinia :
Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha : 29
Re: Shqiptarët që ushqehen me borxhe
E vertet ka familje qe me verte te vjen keq kur i shikon .edhe kur nuk ke zotesin te besh dicka per ato vetem qe tju japesh nje thes me miell apo nje thes me kryp .Kshu jan mbushur dyqanet ne zonat e veriut edhe te jugut gjithmon flasim per familjet e braktisur nga te gjithe Familje qe skan asnje te ardhur ne jeten e tyre .Ne shqiperi gjendja e familjeve eshte shum keq me verte.Sikur te krijonim nje fondacion ne te gjith nuk do ishte nje ide e keqe per te sjell ndihma ne shqiperi .

» Dafina në borxhe me organizatorët e koncerteve
» Foshnjat që ushqehen me gji qajnë më shumë
» Femrat që duan të mbajnë fytyrën të bukur duhet ushqehen me kivi
» Pse po "kafshërohemi" kaq ne shqiptarët?
» Pse sillen shqiptaret kaq pa edukate?
» Foshnjat që ushqehen me gji qajnë më shumë
» Femrat që duan të mbajnë fytyrën të bukur duhet ushqehen me kivi
» Pse po "kafshërohemi" kaq ne shqiptarët?
» Pse sillen shqiptaret kaq pa edukate?
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|