Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shokët e kësaj kohe (Enveri është i gjallë) People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shokët e kësaj kohe (Enveri është i gjallë) People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shokët e kësaj kohe (Enveri është i gjallë)

3 posters

Shko poshtë

Shokët e kësaj kohe (Enveri është i gjallë) Empty Shokët e kësaj kohe (Enveri është i gjallë)

Mesazh nga WebMaster Tue 8 Jan 2013 - 11:29

Dikur kishim të gjitha të mirat e kësaj bote. E vetmja çka mungonte ishin të “mirat” që përpiqeshin të na i infiltronin armiqtë kapitalist, vetëm ato mungonin. Vërtetë herë pas herë kapitalistët përpiqeshin të na pengonin por ne me mençuri e mbrojtëm Shqipërinë me tela e me gjemba e ta siguruam mirë. Kishim dhe televizor. Bile në Qytetin Stalin kishte nja katër a pesë televizor, i vidhnim sinjalet televizive të të prapambeturve të perëndimit. Në RAI ne shikonim gjithë jetën e mjerë që po bënte perëndimi. Sa keq po i shtypte perëndimi qytetarët e tij. Sa mirë po i trajtonim ne. Edhe kur vetë qytetarët nuk ishin të mirë ne nuk përtonim e falas i mësonim në Burrel. Më pas hapëm edhe ca klasë tjera në Spaç.

Ka qenë shumë mirë. Shqiptarët nuk kishin nevojë as për bukë. Ishte nëna Parti që dinte saktësisht çfarë kishte nevojë populli. Populli kishte nevojë për parulla të shpirtit, populli kishte nevojë të mësonte për ngadhënjimin e komunizmit anembanë botës liridashëse. E madhja nënë Parti na ushqente me lajmet që flisnin për fitoret e vëllezërve tanë vietnamez kundër agresorëve të ashpër amerikan, këtyre agresorëve që donin të prishnin të gjitha të mirat që kishte sjell komunizmi i Leninit tonë.

Eh .....! Sa kohëra të mira ishin. Ah Enveri ynë sikur të na rroje tërë jetën.

Por sot jam shumë i gëzuar. Isha ca ditë në Kosovë. Thash më vete Enveri ynë vërtetë është ndarë nga ne fizikisht. Por jo, ai rron me ne. Veprat e tij nuk ikin dot sa të shpërndahen kot. Enveri jeton. Enveri akoma sundon. I madh është Enveri. Ai është i gjallë.

Sot, Enveri është gjallë atje, ai po thith ajrin. Ani çka se ai nuk e donte asnjëherë Kosovën. Ajo i bënte veç probleme, ishte veçse një çerdhe ballistësh të mërzitshëm. Por kjo i takon të kaluarës. Enveri në Kosovë tani ka shokët e tij. Eh ... sa burgun e kishin hëngër për të. Goja vetëm Enverin ua zinte.

A i dini ju shokët tanë? Ata sot drejtojnë atje denjësisht dhe asnjëherë duke devijuar nga rruga e Enverit tonë. Me po të njëjtat të mira. Shokët me përpikëri zbatojnë edhe Kushtetutën e vendit ngase ata e respektojnë këtë vend. E duan si nënën Parti që na mësoi si jetohet e si punohet. Si nënën Parti që na mësoi si të sillemi me mikun e si me armikun. Armikun duhet shkatërruar. Armik është çdonjëri nga ata revizionistë borgjez e reaksionarë që nuk e duan nënën tonë. Armik është çdonjëri qe nuk vrapon pas nënës Parti.

Sot çdokund po lulëzon. Anembanë vendit Gjykatat e popullit funksionojnë për merak. Le të duket ndonjë reaksionar diku, ia tregojmë ne vendin. Askush se prishën dot rendin. Rendi e qetësia mbahen aq mirë sa të gjithë pa dallime ndjejnë frymën e lirisë, përfshirë të gjitha shtresat e popullit punonjës ani pse nuk punojnë gjysma. Punon nëna Parti për ta. Hajnat, kjo pjesë e dobishme e ndërtimit të imazhit të partisë sonë, mund të vjedhin lirshëm. Po pra, si dikur kooperativistët tanë të zellshëm që nxjerrin frutat e punës së popullit, edhe ata sot nuk e harrojnë frytin e punës së këtij populli. E po të njëjtit popull të cilin nëna Parti e do me po aq dashuri.

Kush nuk beson, le ta dali njëherë të sillet rreth e rrotull Kosovës. Do ta sheh që shokët e Enverit po e lulëzojnë vendin. Të gjitha të mirat sa që as për bukë nuk ka nevojë. Kush ka nevojë për bukë e jo këto të mira që i sjell nëna Parti, le të shkojë tek ata reaksionarët në Perëndim. Le të shporret së nëna Parti nuk e lë dot vendin pa e pastruar njëherë e mirë nga teri i reaksionarëve e ta kthejë ndriçimin. Të bëhemi edhe një herë fanar ndriçimi i botës. E jo si bota kapitaliste që po zhytet në korrupsion. Në Kosovë jo që nuk ka korrupsion por edhe e kanë harruar këtë fjalë.

Kësaj radhe shokët tanë nuk hapin një shkollë sikur ne atëherë në Burrel. Ata po shkojnë përtej kësaj. Tani e gjithë Kosova është një shkollë e madhe. Një Burrel i madh ku të gjithë që kanë nevojë mund të mësojnë. Ka hapësira edhe për larje, jo vetëm për larje parash por edhe të vet trurit. Ka edhe shokë që merren me informimin. Ata kujdesen që populli vazhdimisht të lexojë e të mësojë. Të lexojë gjithçka ama jo edhe gjëra të gabuara.

E madhe është liria, e madhe si nëna Parti dhe gjiri i saj. Ah ... sikur sivjet të ngadhënjejë nëna Parti edhe këndej tek ne e të na çlirojë nga NATO, e të këndojmë për Enverin tonë nga një qosh në tjetrin e pastaj populli të na rrojë gjithë jetën.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shokët e kësaj kohe (Enveri është i gjallë) Empty Re: Shokët e kësaj kohe (Enveri është i gjallë)

Mesazh nga GANI TRUNI Wed 16 Jan 2013 - 5:35

si do jete shqiperia pas qershorit ,nqs do te ndryshoj drejtimi i shtetit mendoj se do te ndryshojne shume gjera pasi keta qe drejtojne sot e kane degjeneruar fare me kujtohet kur e perzune leken nga shqiperia ,tani per 1oo vjetorin e shpalljen e pamvarsise ,kurse keta thone 100 vjet shqiperi e lire,vetem nje shembull,ne 41 42 43 44 nga 39 kush ka qene ne shqiperi? apo kishin ardhur per turizem,pas 44 kush ka udhehequr a nuk ishte enver hoxha perveq diktatures sa uzina fabrika mijera kombinate jane ndertuar kush me thote a kishte te pa pune,ne ate kohe te gjithe jetonin ne shqiperi kurse sot me shume se njemiljone jane ne shtete tjera ne shqiperi ka prap te pa pune,ekonomia skandal blejme ujin nga jashte kurse ne shkoder,lezhe etj permbyten nga uji,blejme patate ,molle mandarine e limone nga jashte prodhimet tona kalben,mishi i vicave dhive etj eshte me i shendetshem se ilaqet ne blejme mish ne vende tjera,e shume e shume te tjera se ka shume pa hyre ne drejtesi cfar behet me korrupsion,,,,,vetem per dicka jane te rregullt vetem vetem demagogji,zoti dhe ne e kemi ne dore ta ndryshojme.
GANI TRUNI
GANI TRUNI
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : GR
Postime Postime : 30
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 10/01/2013
Mosha Mosha : 54
Hobi Hobi : POLITIKA ,FUTBOLLI

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shokët e kësaj kohe (Enveri është i gjallë) Empty Re: Shokët e kësaj kohe (Enveri është i gjallë)

Mesazh nga GANI TRUNI Wed 16 Jan 2013 - 22:15

SI KA MUNDESI QE TE GJITHE PERGJIGJEN ME TE NJEJTEN GJUHE,FOLI I PARI I QEVERISE TANI TE GJITHE TE TJERET GJATE GJITHE KOHES DERI KUR TE NXJERI KRYEMINISRTRI NJE FJALE TJETER PASTAJ E NDRROJNE TE GJITHE,ME KEQ SE NE KOMUNIZEM,JU KUJTOJ TE GJITHE LEXUESVE SE TANI NE QEVERISJE MERREN ATA QE KANE BERE GABIME JANE TE ZHYTUR NE KORRUPSION, QELLIMI TE MOS FLASIN TE MOS SHOHIN DHE MBI TE GJITHA TI BINDEN KRYEMINISTRIT PERGJITHCKA,JU KUJTOJ ZEDHENSJA E PD BERI GABIM DHE E OFROI NE KRYEMISTRI{MEHILLI} PA PERMENDUR MINISTRA AJO ME KRYESORJA KUR JANE BERE ZGJEDHJET NE PD,KUSH U ZGJODH PERVEQ BERISHES,KUSH ESHTE NENKRYETAR PO SEKRETAR PO FORUMET E TJERA ASNJE TE FLASIN PO JUA MBAJTI,PER MENDIMIN TIM ENVERI KA QENE ME I MIRE,PRANDAJ NUK E ZURI NE GOJE FARE PER100 VJETORIN E NGRITJES FLAMURIT,SHKOI ME KEQ SE I KTHEU ESHTRAT AHMET ZOGUT,NUK KA PROBLEM SE TRADHTOI ATDHEUN SKA GJE SE VJEDHI FLORIRIN E SHQIPERISE SKA GJE QE ISHTE I LIDHUR ME SERBET,SEPSE DHE KY ESHTE I LIDHUR ME BOSHNJAKET JU KUJTOJ SE BOSHNJAKU KA BLERE NE DURRES TOKEN NGA SPITALLA DERI TEK DEPOT E NAFTES{ SHQIPERIA NJE EURO} KA SHUME GJERA TE TJERA QE DUHET KOHE TI SHKRUAJME
GANI TRUNI
GANI TRUNI
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : GR
Postime Postime : 30
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 10/01/2013
Mosha Mosha : 54
Hobi Hobi : POLITIKA ,FUTBOLLI

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shokët e kësaj kohe (Enveri është i gjallë) Empty Re: Shokët e kësaj kohe (Enveri është i gjallë)

Mesazh nga WebMaster Thu 21 Feb 2013 - 11:28

Gani flm per komentet qe ke bere ..Do te them qe po te ishte gjall Enveri asnje sot nuk do te ishte ne ate karrige qe jan sot duke drejtuar shqiperin ..Shqiperia ka mbaruar qe kur vdiq Enveri mori rrugen e lumit fatkeqesia kerkojme te jemi ne demokraci edhe vet populli nese nuk do votonte mbase do ishte me ndryshe po vet ne si popull i kemi dhen karrigen ketyre haduteve qe jan sot ..Po vjedhin popullsine e kan quar ne varferi shqiperin kur shqiperia flitet qe eshte me e pasur me mineralet edhe floririn qe ka domethene minierat tokat detin e shum gjera te tjera po duan te vjedhin sepse ndryshe sja dalin .
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shokët e kësaj kohe (Enveri është i gjallë) Empty Re: Shokët e kësaj kohe (Enveri është i gjallë)

Mesazh nga dajti modh Thu 21 Feb 2013 - 11:36

sali maskarai si vjen as ke maja e themres enverit
dajti modh
dajti modh
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 17309
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shokët e kësaj kohe (Enveri është i gjallë) Empty Re: Shokët e kësaj kohe (Enveri është i gjallë)

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi