Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Adoleshentët jetojnë me mitin e Facebook-ut People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Adoleshentët jetojnë me mitin e Facebook-ut People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adoleshentët jetojnë me mitin e Facebook-ut

3 posters

Shko poshtë

Adoleshentët jetojnë me mitin e Facebook-ut Empty Adoleshentët jetojnë me mitin e Facebook-ut

Mesazh nga WebMaster Wed 9 Jan 2013 - 0:11

Adoleshentët? Gjithmonë janë në kërkim të miqve të rinj në "Facebook", të videove të shkarkuara në "You Tube" dhe një në tre veta pi duhan. Ajo që ka fotografuar këtë fenomen është një shoqëri amerikane, e cila ka bërë një studim mbi "Zakonet dhe stilin e jetës së adoleshentëve". Studimi kryhet çdo vit që prej 1997-ës te 1300 nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, me moshë nga 12 deri në 14 vjeç.
Përdorimi i kompjuterit dhe i internetit mes adoleshentëve, nga viti 2000 e deri më sot, është rritur në mënyrë konstante e të vazhdueshme. Në vitin 2000, vetëm 37 për qind e adoleshentëve kishte një kompjuter personal, ndërkohë që vetëm 5 për qind navigonte në internet. Sot 97 për qind e adoleshentëve ka një kompjuter personal në shtëpi (16 për qind ka më shumë se dy), ndërsa 51 për qind (55 për qind e femrave) lidhet çdo ditë me internetin; 16,7% navigon në internet tri orë në ditë. Çati dhe mesenxheri përdoren nga 75 për qind e adoleshentëve dhe rreth 80% janë frekuentues të rregullt të "You Tube"-it. 22 për qind kanë hedhur të paktën një xhirim të tyrin në "You Tube". 41 për qind ka një blog të tijin, në të cilin hedh vazhdimisht muzikë dhe fotografi. Në "Facebook", fenomeni i vitit, 50 për qind e adoleshentëve ka një adresë, ndërsa 17 për qind deklaron se është gati të regjistrohet. Qëllimi i garës është që të kenë sa më shumë miq dhe kështu u drejtohen të panjohurve, por me një kusht, (siç ka treguar një 13-vjeçare, pjesëtare e grupit të studimit) të jenë vetëm fëmijë.

Tani më kompjuteri është bërë një mjet tepër personal, në kuptimin që 54 për qind e adoleshentëve e kanë në dhomën e tyre dhe 21,7 për qind navigon në internet në orët e vona të natës, para se të bjerë për të fjetur. "Ky është një fakt që tregon se adoleshentët po bëhen gjithnjë e më autonomë dhe kontrollohen pak nga prindërit ku hyjnë në internet", thotë një nga udhëheqësit e studimit.

Fatkeqësisht me përdorimin e shumtë të internetit është shtuar edhe rreziku për të përdorur sjellje të pahijshme. Shkëmbejnë me njëri-tjetrin numra telefonash, fotografi (edhe provokuese) dhe janë gati të takohen edhe me të panjohur. Ndryshe nga dikur, sot është shtuar koha që kalojnë në internet.

Adoleshentët nuk e kuptojnë rrezikun që u kanoset duke çatuar në internet. Sigurisht që bashkëbiseduesit në anën tjetër mund të jenë adoleshentë, por kjo gjë nuk e ul aspak rrezikun. Nëse prindërit do të ishin më të kujdesshëm me fëmijët dhe nuk do t‘i lejonin ata të kalonin shumë kohë në internet, atëherë adoleshentët do të mësoheshin me rregull dhe kërkesë llogarie. Por edhe heqja e internetit ka avantazhet dhe dizavantazhet e veta. Për shembull, nëse adoleshentëve do t‘u ndalohej navigimi në internet, atëherë ato do t‘i riktheheshin televizorit, duke mos ia ndarë sytë për orë e orë të tëra në ditë. 23 për qind e adoleshentëve shohin televizor mbi tri orë në ditë. Nga përgjigjet e të intervistuarve, 7 për qind e adoleshentëve ka deklaruar se e kalon kohën para televizorit e internetit. Pra në bazë të përgjigjeve, dimë se shumë të rinj kalojnë mesatarisht 4-5 orë në ditë para ekranit të një monitori.

Kompjuteri dhe interneti mund të zëvendësojnë një mik, dashurinë, komunikimin me njerëzit e gjallë, jetën reale. Interneti shformon realitetin. Duke qenë në shërbimin e tij, adoleshentët rrezikojnë të bëhen viktimat e tij. Po mos ndoshta është vonë të reagojmë? Jo, sepse kemi reaguar menjëherë. Faza e eksperimentimit të lirë ka përfunduar, të rriturit duhet të kuptojnë se një botë virtuale e pakontrolluar mund të jetë shumë e rrezikshme. Shumë studime kanë treguar se fëmijët duan më shumë lodrat dhe ajrin e pastër. Kompjuteri është një strehë që të shtyn drejt vetmisë.

Nxitjet dhe nismat e ndryshme nuk mungojnë: në treg janë hedhur lloje të ndryshme kompjuterësh nga ata për minorenë tek ata portabël, të përshtatshëm për nevojat e fëmijëve, prezantuar Këshilli i Europës, të cilët ofrojnë shumë informacione dhe kontakte. Por mbi temën e madhe, se si është e mundur t‘i mbrojmë fëmijët nga kompjuteri, ekspertët ndahen. Limiti i kohës së përdorimit të kompjuterit është një mënyrë e thjeshtë, e rreme, pohon një psikiatër. Sot po rritet një brez që është shumë i lidhur me botën virtuale. Me përdorimin e kompjuterit dhe internetit, truri i tyre funksionon ndryshe. Problemi nuk qëndron te vendosja e limiteve, por te fakti që ta integrojmë jetën në fushën dixhitale me raportin njerëzor.

Prindërit duhet ta kuptojnë botën e fëmijëve, pa harruar që nesër më shumë se sot, përdorimi i kompjuterit do të jetë edhe më i pashmangshëm, të paktën 10 orë në ditë, si në punë ashtu dhe shtëpi.

Gjithashtu, fëmijët dhe të rriturit do të jenë më të ekspozuar ndaj rreziqeve: "Nuk mendojmë vetëm për pisllëqet dhe pornon. Do të përballemi edhe me probleme të tjera. Për shembull, anoreksiket dhe anoreksikët që fshihen në jetën reale, gjejnë një dimension dhe kontakt me të tjerët përmes botës virtuale". Të mos harrojmë dhe një tjetër realitet: pjesa e më e madhe e telefonave nuk tingëllojnë vetëm për të lajmëruar një rrezik apo për të denoncuar dhunë. Këto telefonata vijnë nga fëmijët dhe adoleshentët që vuajnë nga vetmia. Pra a është e vlefshme zgjidhja që fëmijët nuk duhet të prekin kompjuterin? Çështja vazhdon të mbetet e hapur.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 44
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Adoleshentët jetojnë me mitin e Facebook-ut Empty Re: Adoleshentët jetojnë me mitin e Facebook-ut

Mesazh nga Ariel Wed 9 Jan 2013 - 0:52

Ngordht kush e shpiku FB...u kan bo kalamojt tfiksum...kan harru mesime e libra...e jan fut ne sherr me robt kot...e jan nda burrat nga grate nga flirtet e FB.

Ishalla e mbyllin se na doli goja vendit tu i fol kalamojve.
Ariel
Ariel
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : Ke shpia ime
Postime Postime : 15707
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/06/2010
Mosha Mosha : 102
Hobi Hobi : Udhetimet, vdes per pushime larg

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Adoleshentët jetojnë me mitin e Facebook-ut Empty Re: Adoleshentët jetojnë me mitin e Facebook-ut

Mesazh nga Єямєℓiиdå Wed 9 Jan 2013 - 0:57

Sa gjynah me vjen per zoten..
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 37
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Adoleshentët jetojnë me mitin e Facebook-ut Empty Re: Adoleshentët jetojnë me mitin e Facebook-ut

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi