Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Vjedhja e 2 pulave, vetëvaret 18-vjeçari, familjarët: Presioni i policisë e shtyu drejt vdekjes People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Vjedhja e 2 pulave, vetëvaret 18-vjeçari, familjarët: Presioni i policisë e shtyu drejt vdekjes People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vjedhja e 2 pulave, vetëvaret 18-vjeçari, familjarët: Presioni i policisë e shtyu drejt vdekjes

Shko poshtë

Vjedhja e 2 pulave, vetëvaret 18-vjeçari, familjarët: Presioni i policisë e shtyu drejt vdekjes Empty Vjedhja e 2 pulave, vetëvaret 18-vjeçari, familjarët: Presioni i policisë e shtyu drejt vdekjes

Mesazh nga WebMaster Fri 11 Jan 2013 - 5:40

TIRANË - Familjarët e 18-vjeçarit, Drilon Dema, pretendojnë se mbi djalin e tyre është ushtruar presion psikologjik nga policia, në mënyrë që të pranonte autorësinë për vjedhjen e dy pulave në fshat. Sipas familjarëve, 18-vjeçari është mbajtur 24 orë në polici dhe kur është thirrur sërish për tu paraqitur në komisariat, ai ka marrë një litar dhe është vetëvarur.

“Shteti ta gjejë se çfarë ka ndodhur. Nuk e di nëse e kanë dhunuar, e kanë mbajtur 24 orë, prej mëngjesit deri në 8 të darkës atje në Bulqizë, e kanë dhunuar se di çfarë i kanë bërë. Në mëngjes e kanë kërkuar prap policët, ky ka shkuar dhe është varur direkt.”- tregon njëra nga motrat e viktimës.

Familjarët e të riut shprehen të vendosur për të kërkuar të vërtetën deri në fund.
“Kanë nënshtruar presion psikologjik mbi djalin, pa praninë e një avokati, pa praninë e një psikologu. Ai ishte akoma minoren, sa kishte mbushur 18-vjeç. Do ta kërkojmë të vërtetën një më një.”- u shpreh kushëriri i viktimës.

Avokati i Popullit udhëton drejt Bulqizës
Avokati i Popullit Igli Totozani ka udhëtuar sot në drejtim të Bulqizës për t’u informuar rreth rastit të vetëvarjes së 18-vjecarit, Drilon Dema.

Dema ishte shoqëruar në komisariat dy ditë më parë pasi dyshohej se kishte vjedhur. Familjarët shprehen se në trupin e të riut kishte shenja dhune.
Rasti i të riut që i dha fund jetës me vetëvarje në fshatin Omezh pak orë pasi ishte liruar nga komisariati i policisë së Bulqizës shkaktoi dhe një tjetër ngjarje. Pas konfirmimit të lajmit të vetëvrasjes së 18-vjeçarit dhe transmetimit të lajmit në News24, shefi i Policisë së Bulqizës, Arif Përgjegja ka fyer dhe ka kërcënuar gazetarin e News24 dhe Gazeta Shqiptare, Enver Doçi.

Të gjitha këto duket se kanë mjaftuar që personalisht Avokati i Popullit të niset drejt Bulqizës për të mësuar më shumë rreth ngjarjes së rëndë.

Akuzohet se vodhi 2 pula, vetëvaret 18-vjeçari
Dy ditë më parë, policia e Bulqizës ka shoqëruar 18-vjeçarin Drilon Dema nga fshati Omezh i këtij rrethi. Mësohet se i riu është akuzuar se kishte vjedhur dy pula në fshat. Burime konfidenciale nga policia e Bulqizës pohojnë se Dema është marrë në pyetje dhe se është mbajtur për afro tri orë në komisariat. Pas daljes nga komisariati i policisë, i riu është përfshirë në një gjendje të thellë depresive.
Ende nuk dihet nëse 18-vjeçari ishte autor i vjedhjes dhe për këtë arsye është ndjerë në faj dhe i turpëruar, gjë që e ka shtyrë atë drejt vdekjes, apo akuza për vjedhje që i është bërë, ishte e pabazë. Ndërkohë, dyshohet se mbi viktimën mund të jetë ushtruar dhunë fizike. Familjaret thone se mbi trupin e te riut ka pasur shenja dhune.
Paraditen e djeshme, Drilon Dema është gjetur i varur në një pemë, në afërsi të shkollës së fshatit Omezh nga bashkëfshatarët e tij. Trupi i pajetë i të riut është marrë nga familjarët, ndërsa menjëherë është sinjalizuar policia për ngjarjen.

Shefi i komisariatit të Bulqizës, Arif Përgjegja, i kontaktuar në lidhje me këtë ngjarje nga gazetari i televizionit "News 24" dhe njëkohësisht i "Gazeta Shqiptare", Enver Doçi është shprehur se bëhej fjalë për një telefonatë anonime që ka rezultuar e pavërtetë. Pas konfirmimit të lajmit të vetëvrasjes së 18-vjeçarit dhe transmetimit të lajmit, Përgjegja ka fyer dhe ka kërcënuar gazetarin Doçi.

Shefi i komisariatit kërcënon gazetarin e "GSH" dhe "News 24", Enver Doçi
Gazetari i televizionit "News 24" dhe “GSH”, Enver Doçi, është fyer rëndë pasditen e djeshme nga shefi i komisariatit të policisë së Bulqizës, për shkak të transmetimit të lajmit për vetëvrasjen e 18-vjeçarit Drilon Dema. Mësohet se kreu i policisë lokale, Arif Përgjegja ka mohuar lajmin për vdekjen e 18-vjeçarit, duke keqinformuar gazetarin se bëhej fjalë për një telefonatë anonime që ka rezultuar e pavërtetë. Pas kësaj, gazetari Enver Doçi e ka konfirmuar vërtetësinë e lajmit nga burime të tjera dhe pas transmetimit të informacionit në televizionin "News 24", ka marrë një telefonatë nga shefi i komisariatit, Arif Përgjegja, i cili e ka fyer nga familja dhe e ka kërcënuar.

(er.nu/d.b/BalkanWeb)




Vjedhja e 2 pulave, vetëvaret 18-vjeçari, familjarët: Presioni i policisë e shtyu drejt vdekjes 30l12rcEmri  i Forumit do të ndryshoj  Vjedhja e 2 pulave, vetëvaret 18-vjeçari, familjarët: Presioni i policisë e shtyu drejt vdekjes 30l12rc Pytje & Përgjigje Vjedhja e 2 pulave, vetëvaret 18-vjeçari, familjarët: Presioni i policisë e shtyu drejt vdekjes 30l12rc
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 43
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi