Përkëdheljet relaksuese
2 posters
Faqja 1 e 1
Përkëdheljet relaksuese
Përkëdheljet relaksuese
Masazhi mund të jetë mënyra më e thjeshtë dhe më relaksuese që ju afron me foshnjën tuaj dhe i jep asaj kontaktin që e dëshiron.
Foshnjave iu pëlqen t'i mbajmë në duar, t'i përqafojmë dhe t'i ledhatojmë - edhe kanë arsye të plotë. Ndjenja e butësisë dhe relaksimit nga kontakti i drejtpërdrejtë në të vërtetë u ndihmon atyre që të çlirohen emocionalisht dhe fizikisht.
Hulumtimet kanë treguar se foshnjat të cilave u bëhet masazh 15 minutash para se të vihen në shtrat i zë gjumi shumë më shpejtë dhe flenë më gjatë se foshnjat të cilat janë përkundur. Për më tepër, komunikimi sy më sy dhe prekjet e lëkurës me lëkurë i bëjnë prindërit që të mësohen me sinjalet joverbale të porsalindurit.
Derisa përgatiteni që të bëni masazhin e parë, keni parasysh se ju dhe foshnja juaj po filloni një eksperiment të përbashkët; ajo do t'ju mësojë juve, ndërkohë që ju do ta mësoni atë. Por, mos harroni qëllimin tuaj kryesor: ta bëni foshnjën të ndjej se sa shumë e doni. Shikojeni në sy dhe flisni butë me të derisa e lëmoni lëkurën e saj, dhe fërkimi i thjeshtë do të kthehet në një moment të qetë të afërsisë. Ja disa hapa që do t'u ndihmojnë të filloni:
1. Gjejeni kohën kur foshnja juaj është në qejf dhe e relaksuar - pas dremitjes, ose në kohën e gjumit, para se ta fusni në pizhamet e saj. Pasditja e vonshme, diku rreth një orë para se fëmija të fillojë nazet e zakonshme, mund të jetë momenti ideal për këtë ndërhyrje qetësuese.
2. Shtrini disa peshqirë ose batanije të buta në shilten e ngrohtë, në dysheme ose përdorni tavolinën për ndërrimin (veshjen, zhveshjen) e foshnjës nëse ajo rehatohet më shumë aty. Do të ishte ideale që foshnja të mos ketë shpërgënj (pelenë), andaj për çdo rast mbani afër ndonjë leckë për pastrim. Derisa e zhvishni mbulojeni me ndonjë batanije për ta mbrojtur nga shkuja.
3. Zgjidheni vajin relaksues si kanola, ulliri ose çfarëdo vaji të pastër bimësh që e keni në kuzhinë ose vaj bebesh. Para se ta lyeni fëmijën, fërkojeni vajin për një kohë ndërmjet duarve tuaja derisa ta ndjeni se po ngrohet.
4. Filloni nga këmbët dhe shputat e foshnjës, duke i fërkuar butësisht me të dyja shuplakat e duarve tuaja. Foshnja juaj nuk do të brengoset që ju nuk jeni terapeut profesional, ajo thjeshtë do ta çmoj ndjesinë që i jepni. Duke e mbajtur thembrën e saj me njërën dorë, me tjetrën ledhatojeni nga kofshët në drejtim të thembrës, ngjashëm me lëvizjet e "mjeljes", pastaj fërkojani gishtat e këmbës.
5. Kur fëmija të mësohet me prekjet tuaja, atëherë vazhdoni t'i përkëdhelni gjoksin dhe barkun, duke filluar përkëdheljet anash barkut, në bark dhe për të vazhduar lart në drejtim të kraharorit.
6. Fërkojeni me shtypje të mjaftueshme dhe të sigurt shpinës ashtu që mos ta gudulisni padashje, gjë që foshnjës suaj më parë do t'i shkaktonte shqetësim se sa relaksim e kënaqësi.
/Telegrafi/

Alberti- Legjendë
- Postime : 41743
Gjinia :
Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha : 36
Hobi : Tenisi
Re: Përkëdheljet relaksuese
Si krijohen fëmijët e përkëdhelur
Prindërit dhe fëmijët kanë ndryshuar. Ka një shtim të tepërt të numrit të fëmijëve të përkëdhelur si pasojë e prindërve të butë që plotësojnë çdo dëshirë të tyre.
Pse faji bie mbi vetë prindërit? Çfarë duhet të bëjnë ata që të rrisin fëmijë të shëndetshëm për t’u përballur me jetën? Sindroma e fëmijëve tekanjozë dhe mënyra për t’i disiplinuar. Jo të gjithë fëmijët sillen në mënyrë perfekte.
Ka shumë prej tyre që dallojnë për kokëfortësinë si dhe të qenit të përkëdhelur. Ka një kufij që një fëmijë mund ta kapërcejë dhe për fat të mirë prindërit mund t’i ndalojnë, nëse janë në dijeni të këtij kufiri. Është më mirë të mësosh për të qenë një prind i pagabueshëm që para lindjes së fëmijës, por nëse e mësoni me vonesë të paktën jeni përpjekur. Të dish se si të jesh një prind i mirë duhet të njohësh fillimisht parametrat e një prindi të “keq”.
Fëmijët e përkëdhelur zakonisht vijnë nga familje ku prindërit janë shumë të butë. Çdo të thotë të jesh një prind i butë? Nëse toleron çdo gabim të fëmijës tuaj, edhe kur ai shkel rregullat më minimale atëherë do të thotë që ju po i jepni shumë krahë. Sapo e keni lejuar këtë gjë, kjo e ka forcuar së tepërmi egon e tij për të qenë egoist në situata të ndryshme. Që pas moshës dyvjeçe një fëmijë i tillë do dijë t’i manipulojë prindërit e tij sidomos kur ata janë të butë.
Në kohët moderne duket se fenomeni ka ndryshuar duke i dhënë shkas rritjes së numrit të fëmijëve të llastuar e atyre të përkëdhelur falë përkujdesjes dhe tolerancës që kanë prindërit ndaj tyre. Një prind modern plotëson çdo dëshirë të fëmijës së tij, duke i lënë në dorë timonin e kontrollit të situatës. Fëmijët kanë ndryshuar dhe kjo vjen si pasojë e prindërve të cilët e justifikojnë tolerancën e tyre si pasojë e një fëmijërie të vështirë. Atëherë kur dëshirat e tyre qoftë dhe ato minimale nuk plotësoheshin.

Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Masazhi - efektet relaksuese dhe mjekuese
» Përkëdheljet e nënës largojnë rrezikun e drogës
» Muzike Relaksuese,Melodike,Sentimentale,Instrumentale...

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi