Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shefi i krimeve të Burrelit në gjendje kritike, nesër transportohet drejt Italisë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shefi i krimeve të Burrelit në gjendje kritike, nesër transportohet drejt Italisë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shefi i krimeve të Burrelit në gjendje kritike, nesër transportohet drejt Italisë

Shko poshtë

Shefi i krimeve të Burrelit në gjendje kritike, nesër transportohet drejt Italisë Empty Shefi i krimeve të Burrelit në gjendje kritike, nesër transportohet drejt Italisë

Mesazh nga WebMaster Mon 14 Jan 2013 - 6:28

TIRANE - Zbardhen detaje të operacionit të policisë së Burrelit mbrëmjen e së dielës, ku mbeti i plagosur shefi i krimeve, Musa Skura. Burime të policisë bëjnë të ditur për "NEWS 24" se forcat e rendit ndodheshin pranë fshatit Suç pas sinjalizimeve për grabitje të shpeshta me maska në aksin Burrel-Klos.

Mësohet gjithashtu se shefi i krimeve Musa Skura ka qenë duke udhëtuar me një makinë civile, kur është hasur me dy persona të cilët kishin dalë të armatosur dhe të maskuar në këtë aks. Teksa ka kërkuar dorëzimin e tyre, shefi i krimeve është qëlluar nga një person i tretë, i cili ishte fshehur rreth 10 metra në anë të rrugës.

Pikërisht në këtë moment Musa Skura është plagosur me disa plumba në trup. Plumbat kanë prekur aksidentalisht edhe njërin prej grabitësve. Pas kësaj ka nisur shkëmbimi i zjarrit mes forcave të tjera të policisë që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes dhe grabitësve. Ndërkaq, edhe në mëngjesin e sotëm ka pasur forca të shumta të policisë dhe RENEA-s në vendin e ngjarjes për mbledhjen e provave të tjera materiale, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes.

MUSA SKURA TRANSPORTOHET NESËR NË ITALI
Drejtues të Spitalit Ushtarak kanë konfirmuar për News 24 se, shefi i krimeve të Burrelit, Musa Skura do të transportohet nesër drejt Italisë, për kurim më të specializuar.

Mësohet gjithashtu se Skura do të kurohet në spitalin e Foxhias “Padre Piu”, ndërsa shpenzimet e transportit për Musa Skurën do të mundësohen nga shteti.

Mjekët deklarojnë gjithashtu se gjendja e Musa Skurës lejon transportimin në Itali.

TOTOZANI: MBËSHTETJE POLICISË NË LUFTËN KUNDËR KRIMIT
Avokati i Popullit, Igli Totozani, zhvilloi sot një vizitë në Spitalin Ushtarak, ku u njoh nga afër me gjendjen shëndetësore të Shefit të krimeve në Komisariatin e Policisë së Matit, Musa Skura.

Duke i shprehur policisë mbështetjen maksimale në luftën ndaj krimit, Totozani theksoi se "jemi në mbështetje të këtyre policëve që sakrifikojnë shumë në përballjen me krimin".

NOKA: DO BEJME GJITHÇKA PER T’I SHPETUAR JETËN
Ministri i Brendshëm Flamur Noka vizitoi në Spitalin Ushtarak shefin e krimeve të Burrelit Musa Skura, i cili ndodhet ne reanimacion në gjendje kritike për jetën. Ministri Noka bëri të ditur se po diskutohet transportimi i Skurës në një nga spitalet më të specializuara në Foxhia të Italisë.

“Gjendja e shefit të Krimeve të Burrelit është e stabilizuar, por ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për t’i shpëtuar jetën. Kemi kontaktuar me spitalin "San Giovani" në Foggia të Italisë, një nga spitalet më të specializuara”, tha Noka për mediat, duke shtuar se “jemi në pritje të kthimit të përgjigjes dhe dërgimin e një avioni sanitar për transportimin e shefit të krimeve".

Drejtori i Spitalit Ushtarak, Bedri Mihja, tha se "është kontaktuar me spitalin e specializuar në Foggia të Italisë, ku është bërë gati dhe vendi, dhe jemi në pritje të vendimit të palës italiane për avionin sanitar”. “Gjendja e pacientit lejon transportin”, tha Mihja.

MJEKËT: MUSA SKURA ENDE NË RREZIK PËR JETËN
Shefi i krimeve në policinë e Burrelit, Musa Skura, iu nënshtrua një operacioni të vështirë mbrëmjen e djeshme në Spitalin Ushtarak në kryeqytet. Sipas mjekut reanimator Bardh Kurti, Skura u paraqit në spital në gjendje shoku hemorragjik, ndërsa plumbat i kishin prekur 5 organe. Sipas mjekut, gjendja e shefit të krimeve është e stabilizuar, por nuk është tejkaluar ende rreziku për jetën.

“Pacienti kishte dëmtim të veshkës së djathtë, e cila iu hoq farë, dëmtim të stomakut që iu qep, çarje të zorrëve të trasha dhe të holla të cilat u qepën. Mori rreth 9 qese gjak. I sëmuri është në parametra stabël, por situata mbetet e rëndë, për shkak të dëmtimit të shumë organeve. Ka ende rrezik për jetën, pasi ka komplikacione respiratore”,- bëri të ditur mjeku.

Sipas mjekut Kurti, momentalisht nuk është i nevojshëm transportimi jashtë shtetit.

SHEHU: GJENDJA E SKURËS, E RENDE
Kryetari i Komisionit të Shëndetësisë, Tritan Shehu vizitoi në spital shefin e krimeve të Burrelit, i cili u plagos një ditë më parë gjatë një operacioni për kapjen e një grupi grabitësish.

Në një prononcim për mediat, deputeti Shehu deklaroi se gjendja e Musa Skurës është e rëndë, pasi plumbat i kanë prekur disa organe të rëndësishme të trupit. Sipas Shehut, transportimi i tij jashtë vendit po diskutohet, pasi lëvizja e pacientit është tepër e vështirë.

“Po trajtohet me impenjim nga kolegët reanimatorë. Situata shëndetësore është përsëri e rëndë me mjaft probleme, si pasojë e traumës së djeshme.”- deklaroi Shehu.

ARRESTIMI
Ndërkohë forca të shumta të policisë së Burrelit dhe të Dibrës u vunë në ndjekje të personave që shkëmbyen zjarr me policinë. Burimet e policisë deklarojnë se është arrestuar i plagosuri Fitim Alla si dhe një tjetër agresor, Vilson Milkurti. Në orët e vona të mbrëmjes, RENEA arrestoi dhe 22-vjeçarin, Rigert Lifja. Po të njëjtat burime thonë se është bërë krehja e gjithë zonës dhe se janë ngritur postblloqe të shumta në rrugën Burrel-Klos dhe në akset rurale. Kjo, me qëllim vënien në pranga të autorëve të tjerë të krimit.

(er.nu/ma.ar/BalkanWeb)




Shefi i krimeve të Burrelit në gjendje kritike, nesër transportohet drejt Italisë 30l12rcEmri  i Forumit do të ndryshoj  Shefi i krimeve të Burrelit në gjendje kritike, nesër transportohet drejt Italisë 30l12rc Pytje & Përgjigje Shefi i krimeve të Burrelit në gjendje kritike, nesër transportohet drejt Italisë 30l12rc
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 43
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi