Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Përrallëza për fëmijë të vegjël People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Përrallëza për fëmijë të vegjël People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përrallëza për fëmijë të vegjël

3 posters

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shko poshtë

 Përrallëza për fëmijë të vegjël Empty Përrallëza për fëmijë të vegjël

Mesazh nga Alberti Tue 15 Jan 2013 - 6:02

Shqiponja e dhelpra

Shqiponja e dhelpra lidhën miqësi dhe vendosën të banojnë afër njëra-tjetrës, për ta përforcuar kështu edhe më tepër miqësinë. Shqiponja fluturoi në një dru tepër të lartë dhe ndërtoi çerdhen; ndërsa dhelpra mbeti në një kaçubë nën drurin dhe aty polli këlyshët.
Njëherë dhelpra doli për të gjuajtur, kurse shqiponja që kishte mbetur pa ushqim, fluturoi poshtë tek kaçuba, ia rrëmbeu këlyshët dhelprës dhe i hëngri bashkë me shqiponjat e veta të vogla. Kur u kthye dhelpra pa se çka i kishte ndodhur, nuk u pikëllua aq për zhdukjen e të vegjëlve të vet se sa për atë që nuk mund të hakmerrej. Nga toka ajo nuk mund t'i bënte gjë shpenzës në ajër. Prandaj zuri vend pak larg dhe filloi ta mallkojë armiken - çka është e vetmja armë e të dobëtve dhe e të pafuqishmëve.
Megjithatë, shqiponja që e theu miqësinë, e mori shpejt dënimin. Njëherë, kur disa barinj piqnin mish në prush, ra poshtë fluturimthi dhe rrëmbeu një copë mish, në të cilin kishte mbetur një bacë. Posa e çoi mishin në çerdhe të vet, ia nisi të fryejënjë erë e fortë, dhe prej gacës morën flakë degët e holla e të thata e kështu shpërtheu një flakë e madhe.
Nga kjo, zogjët e vegjël të shqiponjës, meqënëse ishin pa krahë, ranë në tokë gjysëm të djegur. Dhelpra vrapoi dhe i gëlltiti në sy të shqiponjës.
Përrallëza tregon se ata që shkelin miqësinë, edhe në i shpëtofshin hakmarrjes, prapëseprapë nuk do t'i shpëtojnë dënimit t¨emerituar.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Përrallëza për fëmijë të vegjël Empty Re: Përrallëza për fëmijë të vegjël

Mesazh nga Alberti Tue 15 Jan 2013 - 6:02

Shqiponja dhe njeriu

Një herë një njeri zuri një shqiponjë, ja preu menjëherë krahët dhe e lëshoi ndër pula. Ajo dukej e pikëlluar për gjendjen e saj të mjerë. Një njeri tjetër e bleu këtë shqiponjë dhe e la që t'i rriten prapë krahët. Atëherë shqiponja i hapi krahët e fluturoi, zuri një lepur dhe ia solli menjëherë mirëbërësit të vet. Dhelpra e pa këtë e i tha:
Mos ia dhuro këtij, por atij të parit, që most ë zërë prapë dhe mos t'i shkulë prapë krahët.
Përrallëza tregon se mirëbërësit duhet t'i kthehet e mira, kurse prej të këqinjve duhet ruajtur.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Përrallëza për fëmijë të vegjël Empty Re: Përrallëza për fëmijë të vegjël

Mesazh nga Alberti Tue 15 Jan 2013 - 6:03

Shqiponja , sorra dhe bariu

Një shqiponjë ra fluturimthi mbi një shkëmb të lartë she rrëmbeu një qengj. Këtë e pa sorra dhe nga smira deshi të ndjekë shembullin e saj. Prandaj u lëshua me një krrokatje të madhe dhe u hodh mbi një dash. Por iu ngatërruan kthetrat në bashën e leshit dhe nuk mundi të fluturojë lart, kështu filloi të përplasë krahët. Bariu e pa se çka ndodhi, vrapoi dhe e kapi sorrën. Mandej ia preu krahët dhe, në mbrëmje , ia çoi fëmijëve të vet. Kur e pyetën fëmijët se çfarë zogu mund të ishte ai, bariu tha:
Ma sa e di unë, sigurisht - sorrë, por siç kishte për të dashur ajo vetë - shqiponjë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Përrallëza për fëmijë të vegjël Empty Re: Përrallëza për fëmijë të vegjël

Mesazh nga Alberti Tue 15 Jan 2013 - 6:03

Bilbili dhe skifteri

Një bilbil kishte qëndruar mbi një lis të lartë dhe, si rëndomë po këndonte. Skifteri e diktoi dhe, meqënëse ishte i uritur, fluturoi dhe e rrëmbeu bilbilin. Duke dashur të shpëtojë, bilbili filloi të lutet, duke i thënë se ishte i vogël e nuk do ta nginte skifterin, prandaj duhet të lapte ndonjë zog më të madh, në qoftë se është i uritur. Skifteri ia preu fjalën e i tha:
Do të isha vërtet i marrë sikur ta lija ushqimin e gatshëm që e kam në kthetra dhe të shkoja të ndjek qtë eë ende s'është askund.
Përrallëza tregon se ka grykës, që, duke lakmuar sa më tepër, humbit edhe atë që kanë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Përrallëza për fëmijë të vegjël Empty Re: Përrallëza për fëmijë të vegjël

Mesazh nga Alberti Tue 15 Jan 2013 - 6:03

Maçorri dhe minjtë

Në një shtëpi kishte shumë minjë. Maçorri e mori vesh këtë, shkoi atje dhe ndejti që t'i gjuajë e t'i hajë të gjithë një nga një. Mirëpo minjtë iknin në vrima nga zhurma më e vogël. Pasi nuk mund t'i zinte më, maçorri e ndau mendjen t'i joshë me dredhi. Prandaj hipi mbi një kunj druri, u var dhe u bë si i ngordhur. Një mi shikoi nga vrima dhe kur e pa, tha:
I dashuri im, nuk do t'ju afrohemi edhe sikur të shndërrohesh në thes.
Përrallëza tregon se njerëzit e mençur, kur e provojnë poshtërsinë e ndokujt, nuk mashtrohen më me hipokrizinë e tij.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Përrallëza për fëmijë të vegjël Empty Re: Përrallëza për fëmijë të vegjël

Mesazh nga Alberti Tue 15 Jan 2013 - 6:03

Dhelpra e dhitë

Bariu i çoi dhitë e veta për të kullotur. Atje vuri re se dhitë e tij ishin përzier me dhi të egra, dhe kur erdhi mbrëmja i shtiu të gjitha në shpellën e vet. Të nesërmen, pasi u bë dimër i fortë, nuk mund t'i nxjerrë në kullotë të rëndomtë, prandaj i la në shpellë. Dhive të veta u gjeti nga pak ushqim, sa të mos i marrë uria, kurse dhive të egra u gjeti mjaft ushqim për t'i bërë krejtësidht për vete. Dimri mbaroi she ai i nxori të t¨re dhitë në kullosë. Dhitë e egra morën malin e ikën. Kur ai filloi t'i qortojë se janë jomirënjohëse që ikën dhe e lanë, megjithse ai u kujdes shumë pët to, ato u kthyen e i thanë:
Pikërisht për këtë ne frikësohemi dhe ikëm prej teje. Gjersa ti neve, që të erdhëm dje, na çmove e shikove më tepër se dhitë tua, është e qartë se edhe të tjerat, që do të afrohen më vonë, to t'i çosh e shikosh më tepër se ne.
Përrallëza tregon se nuk duhet lakmuar miqësia e atyre, të cilët si miq të rinj, na çmojnë më tepër se miqtë tanë të vjetër, duke pasur parasysh se ata met ë cilët miqësohemi më vonë, do të çmohen më tepër se ne.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Përrallëza për fëmijë të vegjël Empty Re: Përrallëza për fëmijë të vegjël

Mesazh nga Alberti Tue 15 Jan 2013 - 6:03

Dhija e gomari

Njëherë një njeri kishte një dhi e një gomar. Dhia ia kishte lakmi gomarit për ushqimin me bollëk që i jepnin dhe thoshte se ai tani përpiqej duke rrotulluar gurin e mullirit e mandej duke bartur barrën. Prandaj e këshilloi që të shtirej se është ulok dhe të gremistet në ndonjë hendek, e me këtë mënyre t'i japin pushim. AI u besoi këtyre fjalëve dhe pasi u rrëxua në lëndinë, u lëndua. I zoti thirri veterinarin dhe iu lut për ndihmë. Veterinari i tha të marrë mushkëri dhie e t'ia japë gomarit si ilaç për t'u shëruar. Therre, pra, dhinë dhe shëroje gomarin.
Kush ja bën gropën tjetërit, bie vetë brenda.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Përrallëza për fëmijë të vegjël Empty Re: Përrallëza për fëmijë të vegjël

Mesazh nga Alberti Tue 15 Jan 2013 - 6:03

Dhia e bariu

Një dhi ishte larguar njëherë prej vathit, dhe bariu u mundua ta kthejë te të tjerat. Pasi me thirrje e me fishkëllima nuk mundi të bëjë asgjë, mori një gur dhe ia theu bririn. Pastaj filloi t'i lutet që të mos i kallësojë për këtë zotërisë. Dhia iu përgjegj:
Je me të vërtet më i marri ndër të gjithë barinjtë; në qoftë se unë hesht, vetë briri ka për t'i treguar.
Keshtu janë krejt të marrë edha ata që suan ta fshehin atë që duket fare qartë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Përrallëza për fëmijë të vegjël Empty Re: Përrallëza për fëmijë të vegjël

Mesazh nga Alberti Tue 15 Jan 2013 - 6:03

Gjelat

Dy gjela grindeshin rreth pulave dhe njëri e mundi tjetrin. I munduri u tërhoq në një vend në hije dhe atje u fsheh.
Fituesi fluturoi, hipi në një mur të lartë dhe filloi të këndojë me zë të lartë. Po në atë çast ia mbërrini fluturimthi një shqiponjë dhe e rrëmbeu. Ai që ishte fshehur në hije, iu afrua atëherë pulave pa frikë.
Përrallëza tregon se mendjemadhësia dënohet, kurse përvujtja shpërblehet.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Përrallëza për fëmijë të vegjël Empty Re: Përrallëza për fëmijë të vegjël

Mesazh nga Alberti Tue 15 Jan 2013 - 6:04

Peshkatari dhe fyelli

Një peshkatar, i cili dinte t'i binte shumë bukur fyellit, mori një ditë fyellin dhe rrjetin e shkoi në det për të gjuajtur peshq. Aty u ul mbi një shkëmb dhe filloi t'i bjerë fyellit, duke menduar se zëri i ëmbël i fyellit do t'i joshje peshqit.
Megjithse u mundua për një kohë të gjatë, prapëseprapë nuk i doli asnjë peshq. I qiti prej rrjetit në bregdet dhe kur i pa duke u përpëlitur, tha:
O krijesa të mjera! Kur i rashë fyellit, nuk deshët të kërceni, kurse tani që e ndala, po kërceni.
Përralla vlen për ata që bëjnë diçka në një çast jo të volitshëm.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Përrallëza për fëmijë të vegjël Empty Re: Përrallëza për fëmijë të vegjël

Mesazh nga Alberti Tue 15 Jan 2013 - 6:04

Peshkatari dhe peshku i vogël

Një peshkatar hodhi njëherë në ujë dhe zuri një peshk të vogël. Peshku i vogël filloi t'i lutet shumë që ta lëshojë tani, pasi është i vogël, kurse më vonë, kur të rritet, ka për të qenë më i dobishëm për të. Atëherë peshkatari tha: Do të isha vërtet budalla sikur të hiqja dorë nga fitimi i sigurtë dhe të shkoja të ndjek diçka jo të sigurtë.
Përrallëza tregon se është më mirë një fitim i sigurtë, sado i vogël që të jetë, se sa një fitim i pasigurtë, qoftë ai edhe i madh.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Përrallëza për fëmijë të vegjël Empty Re: Përrallëza për fëmijë të vegjël

Mesazh nga Alberti Tue 15 Jan 2013 - 6:04

Dhelpra që hëngri tepër

Një ditë një dhelpër e uritur pa në pyll, në zgavër të një lisi, një copë bukë dhe një copë mish, që i kishin lënë arinjtë, prandaj hyri e i mori dhe i hëngri krejt. Por pasi u fry prej së ngrëni tepër, filloi të gjëmojë e të kuisë. Një dhelpër tjetër, qä kalonte në atë çast aty pari, e dëgjoi gjëmimin e saj, prandaj iu afrua dhe e pyeti se çka kishte. Kur mori vesh se çka i kish ndodhur, i tha:
Tani duhet të rrish aty, deri sa të shfryhesh e të bëhesh ashtu siç ke qenë kur ke hyrë. Vetëm atëherë ke për të dalë lehtë.
Përrallëza tregon se vështirësitë zhduken me kalimin e kohë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Përrallëza për fëmijë të vegjël Empty Re: Përrallëza për fëmijë të vegjël

Mesazh nga Alberti Tue 15 Jan 2013 - 6:04

Dhelpra e kojrila

Dhelpra kishte derdhur një qull të yndyrshëm mbi një gur të rrafshtë dheme shpoti e fyente kojrilën. Pasi qulli ishte i lëngët, kojrila nuk mundi ta marrë me sqepin e vet të hollë. Kur erdhi rendi i kojrilës, ajo e ftoi dhelprën për drekë dhe ia qiti gjellën përpara në një enë me grykë të ngushtë e të gjatë. Kojrila e fuste sqepin e vet me lehtësi në atë enë dhe kënaqej duke ngrënë, kurse dhelpra kurrsesi nuk mund të merrte ushqim në të. Kështu, pra, ia punoi edhe kojrila dhelprës.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Përrallëza për fëmijë të vegjël Empty Re: Përrallëza për fëmijë të vegjël

Mesazh nga Alberti Tue 15 Jan 2013 - 6:04

Dhelpra dhe druvari

Duke ikur prej gjuerarëve dhelpra pa në pyell një druvar dhe iu lut që ta fshehë. Ai e këshilloi që të hyjë e të fshihet në kasollën e tij. Së shpejti ia mbërritën gjuetarët dhe e pyetën druvarin se a mos e ka parë, por me dorë u tregoi se ku ishte fshehur. Gjuetarët nuk vunë veshin se çka se çka u tregon ai me dorë, por u besuan fjalëve të tij. Kur pa se u larguan gjuetarër, dhelpra doli dhe nisi të ikë pa folur fare. Kur druvari filloi ta qortojë se pse nuk i tha asnjë fjalë falënderuese që e shpëtoi, dhelpra i tha:
Unë do të të falënderoja me të vërtet sikur puna e duarve tua të pajtohet me fjalët e tua.
Përrallëza u përket atyre njerëzve, të cilët kërkojnë që të tjerët të sillen mirë me ta, edhe pse vetë ata nuk janë të ndershëm.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Përrallëza për fëmijë të vegjël Empty Re: Përrallëza për fëmijë të vegjël

Mesazh nga Alberti Tue 15 Jan 2013 - 6:04

Dhelpra e luani

Kur dhelpra pa një luan të zënë në kurth, iu afrua dhe filloi ta shajë ashpër. Atëherë u kthye luani dhe iu përgjegj: Nuk je duke më sharë ti, por fatkeqësia që më gjeti.
Përrallëza tergon se të dobtit nuk i çmojnë shumë të fortët, kur këta bjenë ngushtë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Përrallëza për fëmijë të vegjël Empty Re: Përrallëza për fëmijë të vegjël

Mesazh nga Alberti Tue 15 Jan 2013 - 6:04

Dhelpra e majmuni

Një ditë, duke udhëtuar së bashku, dhelpra e majmuni, filluan të grinden me fjalë mbi origjinën e tyre fisnike. Pas një grindjeje të gjatë, arritën në një vend. Majmuni shikoi prapa dhe qau me dënesë. Kur e pyeti dhelpra se pse qau, majmuni i tregoi përmendoret e varreve e tha:
Si mos të qaj kur shikoj përmendoret e varreve të liridashësve dhe robërve të të parëve të mi. Ajo iu përgjigj: Vetëm gënje, sepse askush prej këtyre nuk do të çohet e ta mohojë atë.
Kështu edhe gënjeshtarët më së shumti lavdohen kur nuk ndodhet kush për të hedhur poshtë fjalët e tyre.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Përrallëza për fëmijë të vegjël Empty Re: Përrallëza për fëmijë të vegjël

Mesazh nga Alberti Tue 15 Jan 2013 - 6:05

Dhelpra e majmuni

Një ditë, duke udhëtuar së bashku, dhelpra e majmuni, filluan të grinden me fjalë mbi origjinën e tyre fisnike. Pas një grindjeje të gjatë, arritën në një vend. Majmuni shikoi prapa dhe qau me dënesë. Kur e pyeti dhelpra se pse qau, majmuni i tregoi përmendoret e varreve e tha:
Si mos të qaj kur shikoj përmendoret e varreve të liridashësve dhe robërve të të parëve të mi. Ajo iu përgjigj: Vetëm gënje, sepse askush prej këtyre nuk do të çohet e ta mohojë atë.
Kështu edhe gënjeshtarët më së shumti lavdohen kur nuk ndodhet kush për të hedhur poshtë fjalët e tyre.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Përrallëza për fëmijë të vegjël Empty Re: Përrallëza për fëmijë të vegjël

Mesazh nga Alberti Tue 15 Jan 2013 - 6:05

Dhelpra e cjapi

Një dhelpër ra njëherë në pus dhe u detyrua të presë, sepse nuk dinte si të dalë. Kur një cjap i shtyrë nga etja, erdhi në atë pus dhe e pa dhelprën brenda, e pyeti se a ishte uji i mirë. Duke fshehur fatkeqësinë e saj, dhelpra filloi ta lavdojë duke i thënë se uji ishte shumë i mirë. Cjapi zbriti poshtë, pasi e kishte marrë etja dhe kur e shoi etjen, filloi të mendojë me dhelprën se si mund të dilte prej pusit. Dhelpra i tha se kishte menduar diçka mirë për të shpëtuar të dy:
Çoji këmbët e para në murin e pusit dhe afroji brirët. Kur të ngjitem unë lart nëpër kurrizin tënd, kam për të tërhequr mandej edhe ty. Pas një bisedimi të gjatë, cjapi pranoi. Dhelpra këceu në shpatullat e tij, qëndroi në brirë, doli prej pusit dhe filloi të largohet.
Kur cjapi e qortoi që nuk e mbajti fjalën e dhënë, dhelpra u kthye e i tha:
I dashuri cjap, sikur të kisha aq mend sa ke qime në mjekër, ti as që do të zbritje në pus para se të mendoje se so kishe për të dalë.
Njerzitë e mençëm së pari duhet ta mendojnë mbarimin e punëve, e mandej të fillojnë e të zbatojnë mendimet e veta.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Përrallëza për fëmijë të vegjël Empty Re: Përrallëza për fëmijë të vegjël

Mesazh nga Alberti Tue 15 Jan 2013 - 6:05

Qymyrxhiu dhe zhguntari

Ku një qymyrxhi, i cili ishte duke kryer ndërtimin e shtëpisë së vet, veneroi se prenë tij ishte vendosur një zhguntar, erdhi te ai dhe e thirri që të banojnë bashkë, duke i thënë se do të bëheshin miq të mirë dhe do të shpenzonin më pak të dy n¨enjë banesë. Zhguntari ia peru fjalën e i tha:
Por mua më duket se kjo fare e pamundur, sepse ke për ta nxirë atë që unë e zbardh.
Përrallëza tregon se gjërat e kundërta nuk mund të shoqërohen.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Përrallëza për fëmijë të vegjël Empty Re: Përrallëza për fëmijë të vegjël

Mesazh nga Alberti Tue 15 Jan 2013 - 6:05

Njeriu që numëron dallgët

Ezopi kallëzon se një njeri që ishte ulur në bregdet e të cilin e rrihnin dallgët, numëronte valët, e kur gabonte, hidhërohej e pikëllohej, Kështu vazhdoi deri sa ia afrua një dhelpër e i tha:
Pse i dashur, po pikëllohesh për ato që kaluan? Tash e pas duhet të fillosh e të numërosh, duke mos çarë kryet për ato që kanë kaluar.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Përrallëza për fëmijë të vegjël Empty Re: Përrallëza për fëmijë të vegjël

Mesazh nga Alberti Tue 15 Jan 2013 - 6:05

Njeriu e dhelpra

Një njeri zuri një dhelpër, me të cilën kishte qenë në armiqësi, sepse i kishte bërë dëm. Kishte kohë që donte të hakmirrej, prandaj i lidhi në bisht shtupa të lagura me vaj ulliri she u vuri flakën. Dhelpra, si t'i kishte treguar dreqi rrugën, u nis për në arën e armikut të vet. Dhe ishte tamam koha e të korrave. Ai vrapoi pas saj duke qarë, sepse ende nuk e kishte korrur arën.
Përrallëza na mëson se duhet të jemi të butë e jo të zemërohemi, sepse shpesh mu për arsye të zemërimit shkaktohet dëm i madh.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Përrallëza për fëmijë të vegjël Empty Re: Përrallëza për fëmijë të vegjël

Mesazh nga Alberti Tue 15 Jan 2013 - 6:06

Lavërtari dhe ujku

Lavërtari ua hoqi zgjedhën qeve dhe i çoi të pinë ujë. Kur ujku i uritur, që kërkonte ushqim, hasi në parmendë, më parë filloi të lëpijë kapistrat e qeve, e dalëngadalë, pa vënë re, futi qafën në zgjedhë e nuk mundi ta nxjerrë më, por filloi ta tërheqë parmendën nëpër arë. Kur lavruesi e pa, tha:
He budalla, ku ta marrim të heqësh ti dorë nga plaçkitja dhe padrejtësia e të lavrosh tokën.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Përrallëza për fëmijë të vegjël Empty Re: Përrallëza për fëmijë të vegjël

Mesazh nga Alberti Tue 15 Jan 2013 - 6:06

Bretkosat

Dy bretkosa jetonin në një kënetë. Kur thahej këneta në verë, ato largoheshin dhe shkonin për të gjetur kënetë tjetër.
Rrugës hasën në një pus të thellë dhe kur e panë, njëra prej tyre tha:
Të zbresim, e dashur, së bashku në këtë pus. Tjetra iu përgjegj:
Qysh do të dalim, në qoftë se uji i këtij pusi shteret?

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Përrallëza për fëmijë të vegjël Empty Re: Përrallëza për fëmijë të vegjël

Mesazh nga Alberti Tue 15 Jan 2013 - 6:06

Bretkosat kërkojnë mbret

Të brengosura nga rrëmuja që mbretëronte ndërmjet tyre, bretkosat i dërguan Zeusit një përfaqsues të tyre, duke iu lutur qët'u japë një mbret. Megjithse Zeusi pa se kjo punë ishte budallallëk, prapëseprapë ua hodhi në kënetë një cung. Në fillim, bretkosat, të frikësuara nga krisma e madhe, u tërhoq në thellësi, por më vonë, pasi druri (cungu) ishte i palëvizshëm, dolën në sipërfaqe të ujit dhe aq nuk e përfillën, saqë u ngjitën dhe u ulën mbi të. Të zemëruara që kishin një mbret të tillë, shkuan për të dytën herë te Zeusi dhe iu lutën që t'ua ndërronte sundimtarin, pasi ky që u kish dërguar ishte shumë i butë. Zeusi u zemërua me to dhe u dërgoi një gjarpër uji, i cili i kapte dhe i gëlltitëte.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Përrallëza për fëmijë të vegjël Empty Re: Përrallëza për fëmijë të vegjël

Mesazh nga Alberti Tue 15 Jan 2013 - 6:06

Qetë dhe rrotat

Qetë tërhiqnin qerren. Pasi rrotat kërcëllonin, qetë kthyen kryet e thanë:
Çka po bërtitni kaq shumë, mikesha, deri sa ne po e bartim tërë barrën?
Kështu edhe disa njerëz shtiren sa mundohen shumë, megjithse në të vërtet të tjerët e mbajnë tërë barrën.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Përrallëza për fëmijë të vegjël Empty Re: Përrallëza për fëmijë të vegjël

Mesazh nga Alberti Tue 15 Jan 2013 - 6:06

Lopari

Ndërsa lopët ishin duke kullotur, lopari humbi viçin. Pasi e kërkoi gjithkund e nuk e gjeti, i premtoi Zeusit se do t'i bëjë fli një kec në qoftë se ia gjen hajdutin. Kur lopari erdhi në pyll, pa një luan duke gëlltitur viçin. U tmerrua dhe duke çuar duart nga qielli tha:
Zeus, zoti ynë, pak më parë të premtova se do të bëja fli një kec poqese e gjej hajdutin. Kurse tash do të bëj fli një ka në qoftë se shpëtoj nga kthetrat e tij.
Kjo përrallëz mund t'u përshtatet disa njerëzve fatzinj, të cilët, kur bjenë ngushtë luten për diçka, por kur e fitojnë atë që kërkojnë, bien në mjerim më të madh.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Përrallëza për fëmijë të vegjël Empty Re: Përrallëza për fëmijë të vegjël

Mesazh nga Alberti Tue 15 Jan 2013 - 6:06

Plaku dhe vdekja

Njëherë një plak preu një dru në pyll dhe, i ngarkuar, u nis në një rrugë të gjatë. I lodhur nga rruga, e lëshoi barrën dhe filloi të thërrasë vdekjen. Kur ia mbërrijti vdekja dhe e pyeti se pse e kishte thirrue, plaku iu përgjegj:
Për të më ndihmuar që të çoj barrën.
Përrallëza tregon se çdo njeri don të jetojë, edhe sikur të mos jetë i lumtur.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Përrallëza për fëmijë të vegjël Empty Re: Përrallëza për fëmijë të vegjël

Mesazh nga Alberti Tue 15 Jan 2013 - 6:06

Fshatari dhe gjarpëri

Një gjarpër që jetonte në pragun e shtëpisë së një fshatari, doli një ditë dhe e kafshoi për vdekje djalin e tij. Prandaj fshatari u hidhërua së tepërmi, rrëmbeu sëpatën, erdhi te bira dhe e priti aty që t'i binte menjëherë posa të dilte. Kur gjarpëri nxori kryet, ai iu vërsul me sëpatë. Por i shkoi kot dhe çau gurin që ishte pranë birës së tij. Më vonë e thirri gjarpërin me të butë pët t'u pajtuar. Mirëpo gjarpëri iu përgjegj:
As unë nuk mund të besoj ty deri sa shoh gurin e çarë, as ti mua deri sa sheh varrin e djalit tënd.
Përrallëza tregon se armiqësia e madhe nuk harrohet lehtë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Përrallëza për fëmijë të vegjël Empty Re: Përrallëza për fëmijë të vegjël

Mesazh nga Alberti Tue 15 Jan 2013 - 6:07

Gjarpëri dhe shqiponja

Ranë një herë në grindje gjarpëri dhe shqiponja dhe ia nisën luftës kundër njëri-tjetrit. Gjarpëri iu mbështoll shqiponjës rreth trupit dhe e shtrëngoi. Një fshatar e pa këtë, e zgjidhi dhe e liroi shqiponjën prej gjarpërit. Gjarpëri u zemërua dhe lëshoi helm në pijen e shpëtimtarit të shqiponjës. Kur fhatari deshi të pijë, fluturoi shqiponja dhe ia rrëxoi fshatarit gotën prej dore.
Mirëbërësit i pret mirënjohja.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Përrallëza për fëmijë të vegjël Empty Re: Përrallëza për fëmijë të vegjël

Mesazh nga Alberti Tue 15 Jan 2013 - 6:07

Udhëtari dhe gjarpëri helmues

Një udhëtar, duke udhëtuar dimrit, pa rrugës një gjarpër të ngrirë. I erdhi keq për të, prandaj e mori, e futi në gji dhe u përpoq ta nxejë. Deri sa ishte i trulluar nga të ftohtit, gjarpëri heshte, por kur u nxe dhe u ngjall, e kafshoi në bark. Kur fshatari e pa veten se do të vdiste, tha:
Mirë ma bëri. Pse e shpëtova gjarpërin që ishte duke ngordhur dhe që duhet ta mbysja të gjallë?
Përrallëza tregon se të këqinjtë nuk e kthejnë mirëbërësinë, por edhe mirëbërësve u bëjnë keq.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Përrallëza për fëmijë të vegjël Empty Re: Përrallëza për fëmijë të vegjël

Mesazh nga Alberti Tue 15 Jan 2013 - 6:07

Fshatari dhe djemt e tij

Kur një fshatar, ishte duke vdekur, dëshiroi që djemtë e tij të mësohen që të punojnë tokën. Prandaj i thirri e u tha:
Fëmijët e mi, unë tanimë po shkoj prej kësaj bote, e ju do të jeni të lumtur e të pasur në qoftë se gjeni atë që është e fshehur në vreshtën tonë.
Fëmijët e tij menduan se diku atje në arë do të jetë futur thesari. Prandaj, pas vdekjes së të atit, rrëmihën tërë tokën rreth trungjve të hardhive, por thesarin nuk e gjetën. Mirëpo vreshta e punuar mirë, u solli atë vit fryt të mirë e të bollshëm.
Përrallëza tregon se puna për njerëzit është thesari më i çmueshëm.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Përrallëza për fëmijë të vegjël Empty Re: Përrallëza për fëmijë të vegjël

Mesazh nga Alberti Tue 15 Jan 2013 - 6:07

Fshatari, fëmija dhe stërqokat

Ishte koha e të mbjellurave. Një fshatar mbolli grurë dhe e ruante duke ndejtur në këmbë. Ndërkohë mbërritën fluturimthi tufa të panumërta stërqokash të zeza kërkëllihëse, e së bashku me to edhe garguj që hanin farët. Me fshatarin ishte edhe djali i tij me hobë të zbrazët. Gargujt, sipas zakonit. Përgjonin dhe në qoftë se fshatari në atë çast kërkonte hobenë, iknin para se ta merrte. Mirëpo fshatari mendoi që t'i mashtronte ndryshe. Prandaj filloi ta mësojë fëmijën duke i thëne:
Djali im, duhet ta mashtrojmë me mjeshtëri tufën e zogjve. Pra, kur të mbërrinë zogjët, unë do të kërkoj bukë, por ti mos më jep bukë, por hobenë.
Ia mbërritën gargujt dhe e mbuluan tokën. Fshatari këkroi bukë sikurse u mor vesh me djalin. Zogjtë nuk ikën, kurse fëmija në vend të bukës i dha hobenë plot me gurë.
Plaku shtiu njëherë dhe qëlloi një gargull në krye, tjetrin në këmbë, kurse të tretin në krah; atëherë ata filluan të ikin. Në ndërkohë u erdhën në ndihmë kojrilat dhe i pyetën se çka u ndoshi. Ata u thanë:
Ikni prej fisit të prishur njerëzor, i cili ka mësuar që tjetër gjë të llomotitë e tjetër të veprojë.
I tmerrshëm është fisi i atyre që përdorin mashtrimin.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Përrallëza për fëmijë të vegjël Empty Re: Përrallëza për fëmijë të vegjël

Mesazh nga Alberti Tue 15 Jan 2013 - 6:07

Djemtë e fshatit

Djemtë e një fshatari nuk shkonin mirë me njëri-tjetrin. Meqenëse i ati, edhe pas shumë vërejtjesh që u bëri, nuk mundi t'ua mbushë mendjen që të shkojnë mirë, i ra në mend dhe u dha urdhër rë t'i bijnë një tubë thuprash. Kur ata e çuan në vdne urdhërin e të atit, ua dha të tërëve me radhë tubën e u tha që ta thyejnë. Pasi ata nuk mundën ta thyejnë megjithëse përdorën tërë fuqinë e tyre, i ati e zgjidhi tubën e ua dha t'i thyenin thuprat një ng anjë. Meqenëse tani i thyen fare ehtë, ai u tha:
Kështu edhe ju, fëmijët e mi, do të jeni të pamposhtur për armiqtë, në qoftë se jeni të bashkuar për gjithmonë. Në qoftë se ngrindeni, do të mposhteni lehtë prej armikut.
Përrallëza tregon se njerëzit, të bashkuar, janë të fortë, kurse ë ndarë, mposhten lehtë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Përrallëza për fëmijë të vegjël Empty Re: Përrallëza për fëmijë të vegjël

Mesazh nga Alberti Tue 15 Jan 2013 - 6:07

Gjuetari i shpezëve

Një gjuetar shpezësh ngrehu kurthin për kojrila dhe e shikonte prej së largu se a do të zërë gjë. Kur në kurth, bashkë me kjrila ra edhe lejleku, ai vrapoi dhe e kapi bashkë me to. Kur lejleku filloi t'i lutet që të mos e vrasë, kude i thënë se jo vetëm që nuk është i dëmshëm për njerëzit, por përkundrazi është edhe i dobishëm për ta, sepse kap e zhduk gjarpërinjtë dhe rrëshqitësit e tjerë, gjuetari i tha:
Megjithëse nuk je i dëmshëm për ne njerëzit, prapëseprapë e meriton dënimin, sepse je shoqëruar me të këqinjtë.
Prandaj, edhe ne njerëzit duhet t'i shmangemi shoqërimit me të këqinjtë, që të mos duket se marrim pjesë në punët e tyre të këqia.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Përrallëza për fëmijë të vegjël Empty Re: Përrallëza për fëmijë të vegjël

Mesazh nga Alberti Tue 15 Jan 2013 - 6:08

Dreri dhe luani

Një dre i etshëm erdhi tek një burim. Ndërsa ishte duke pirë ujë, vuri re në ujë hijen e vet e filloi të mburret për brirët e vet, duke parë madhësinë e bukurinë e tyre, kurse për këmbët e veta u hidhërua që i kish aq të holla e të hajthme. Derisa ende ishte duke menduar për këtë gjë, ia bëhu luani e filloi ta ndjekë. Dreri ia dha këmbëve dhe u largua mjaft prej luanit. Derisa ishte fushë pa drunj, dreri vrapoi mirë e i shpëtoi rreziku, por kur mbërrini në pyll, në një vend me drunj të dendur, brirët iu ngatërruan nëpër degët e drunjve. Dhe pasi për këtë nuk mundi të vrapojë, luani e kapi. Para se të mbaronte dreri në gojën e luanit, tha me vete:
I shkreti unë! Këmbët më shpëtuan, megjithse mendova se ato do të më lënë në baltë, kurse e gjeta belanë prej brirëve, në të cilët kisha plot besim.
Shpeshherë miqtë, te cilët kemi dyshim, na shpëtojnë prej rrezikut, kurse na tradhtojnë ata, te të cilët kemi besim të madh.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Përrallëza për fëmijë të vegjël Empty Re: Përrallëza për fëmijë të vegjël

Mesazh nga Alberti Tue 15 Jan 2013 - 6:08

Borebardha edhe shtat xhuxhat

Një herë e një radhe
ne një keshtjelle te bardhe
jetonte një princeshe
me emrin Borebardhe.

Po si për çudi
kjo princeshe me zemër flori
nuk ishte e lumtur aspak
se na kishte një njerke si gjelat.

Njerka fare nuk e donte
dhe shumë shumë e mundonte
donte qe ajo te vdiste
se nga bukuria e saj xheloze ishte.

Por njerka me shum u terbua
kur Borebardha me një Princ u dashurua
Kështu Njerka ushtarin e saj urdheroj
qe Borebardhen menjeher ne mal ta ekzekutoj.

Po ja qe ushtari na kishte qenë zemër bardhe
e la Borebardhen te lirë atje ne mal
dhe vajza e tmerruar ne pyll vrapoj
e fati te shpia e shtat xhuxhave e dërgoje.

Ou po Njerka na kishte qenë edhe shtrige
e zbuloj qe Borebardha ne mal kishte ike
kështu vendosi qe ta helmonte
qe ajo kurr te lumtur të mos e shikonte

U vesh me rroba si varfanjake
një shport me molle ne dorë e mbante
Borebardhes një molle te kuqe i ofroj
dhe me një herë atë e helmoj

Kur xhuxhat janë kthyer ne shtepi
O Zoti i madh q'te shinin me sy
e gjeten Borebardhen te shtrire pa jetë
janë pikelluar te shtatë xhuxhat krejt.

Të mërzitur xhuxhat filluan te mendonin
se si me Borebardhen ata te vepronin
s'dinin q'te bënin s'mund ta varrosnin
ne një arkivol prej xhami atë e vendosin.

Por pa pritur ne një kale te bardhe
Na vjen një Princ si ne perralle
me ditë te tera Borebardhen kërkonte
se atë shum e dashuronte.

Kur Princi nga xhuxhat
gjith historin e dëgjoj
vendosi qe për herë te fundit
Borebardhen ta puth e perqafoj.

Por Borebardha nga puthja u ringjall
se ishte e dashuruar me princin me kale te bardhe.
jetuan ata te lumtur përgjithmonë
se edhe njerken xhuxhat e kishin vrar ma s'jeton.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Përrallëza për fëmijë të vegjël Empty Re: Përrallëza për fëmijë të vegjël

Mesazh nga Alberti Tue 15 Jan 2013 - 6:08

Kësulkuqja

Na ishte një herë
Një vajzë bukuroshe
E sjellshme pa huqe
me emrin Kësulkuqe

E si thoni ju
Ne fillim duhet me ju thënë
Pse emrin Kësulkuqe
Asaj ja kishin lënë

Emri kaq i bukur
Asaj i kishte ngel
Nga shamija e kuqe
qe mbante ne kokë përherë

Një ditë mami i saj
Ju lut qe te gjyshja te shkoje
Se ishte e sëmurë
Dhe ushqim duhet ti dërgoje

Shtepija e gjyshes ishte ne pyll
Atje ishte shumë mirë
Mundeshe me kafshet te bisedoshe
E bashke me zogjet te kendojshe

U nis Kësulkuqja e gezuar
aspak pa pertuar
se kur është puna për te gjyshja
Gati ishte edhe për te fluturuar

E kështu ajo vraponte
kerkun nuk ndalonte
Se donte sa me shpejt
Të gjyshaj të shkonte

Por ne një lugine atje matan
ujku Kësulkuqen na e kishte pare
I del para dhe e pyt ngadal ngadal
Se ku po shkonte me kaq nxitim valle

E Kësulkuqja shum e sinqert
I tregon ujkut hallin e vet krejt
nuk e dinte se ujku ishte egersir
kujtonte se ishte si ajo shumë shumë i mirë.

Dhe ujku nga sinqeriteti i Kësulkuqes perfitoj
E mendja e tij keq filloj ti punoj
Nisi te thur plane ne koken e tij
Si Kësulkuqen e Gjyshen ti hante ai.

O Kësulkuqe moj zemër bardhe
tek ai bregu ca trendafila te kuq kam pare
mendo se sa shum gjyshen tanë do e gezoshe
sikur do lule asaj ti t'ja dërgosh.

Dhe Kësulkuqja pa u menduar as pak
Tek trandafilat ajo ka vrapuar me vrap
Kështu qe ujku kohe ka fituar
Dhe para Kësulkuqes te shpija e gjyshes me shkuar

Tak Tak Tak troket ujku ne dere
Kush është? thërret gjyshja e mjer
Jam Kësulkuqja qe te do ty shumë
kam ardhë me te sjell ushqime e te kujdesem për ty unë

O Kësulkuqe sa shum je tu me gezue
Unë nga krevati nuk mundem me u que
Dera është e hapur veç shtyje ngadal
edhe hajde me perqafo se për ty kam mall

Dhe me shpejtesi ujku brenda ka hy
e gjyshja është tmerru kur e ka pa me sy
edhe ai e ka hanger gjyshen
pa ba një as dy

O ky ujku sa shumë grabitçar
fillon e mendon si Kësulkuqen me marr
rrobat e gjyshes i ka vesh ai
Drejte e ne krevat ka shku është shtri

Nuk vonon shumë dhe Kësulkuqja u duke ne dere
e gezuar dhe e qeshur si asnjëherë
nuk ishte nevoja qe te trokiste aspak
se e gjen deren hapur dhe hyn brenda me vrap

O gjyshe e dashur te lutem më me tregu
pse deren hapur e ke lënë kështu?
'O Kësulkuqe moj zemër bardhe
se do vish ti mendja ma ka marr'

O Gjyshe Gjyshe çfar zanit tan i ka ndodh?
po me duket i eger këtë herë
jo i ëmbël si perher
ohh e dashura ime kam qenë shumë sëmurë
nga gripi e kam se kam edhe temperatur

Bo bo po me sytë çfar te ka ndodh kështu?
te jan skuq e shum te jan zmadhu
mua po me duket se sjan sytë e tu
jo bija ime mos u tremb me mu
qe te shikoj ty mirë prandaj me jan zmadhu

Prit prit po me veshet cfar te ka gjet ty?
sjan veshet e tu si te bani vaki?
o zemra ime ti mos më mu trishtu
se kam pas hall qe me jan rrit veshet mu
qe te dëgjoj ty me mirë prandaj me jan ba ashtu

Shife shihe goja sa e shemtume te është ba
ta bi një pasqyrë vetin për me e pa
jo bija ime mos i qit vetit merzi
se bash te gjyshja ne bark tani ke me hy

O kjo goja e ujkut e madhe kishte qane
Kësulkuqjen me gjith shport brenda e ka nxane
e kur barkun e mbushi mirë ai
shtrihet ne krevat te gjyshes te fleje për bukuri

Por gjahtari qe po kalonte aty pran
zhurma qe vinte nga shtëpia e gjyshes
Shumë shumë kurjoz atë e ban
cfar gripi i keq gjyshes i paska ran
Po gerhet gjyshja si te ishte luan

Ai kështu vendosi qe gjyshen ta takoj
mos ka ndonjë hall e duhet ta ndihmoj
A po të baj muhabet me te merzin qe tja kaloj
Se ajo ka qan edhe semur këtë nuk e harroj

Kur gjahtari ne shtepi te gjyshes ka hyrë
s'mund tju besonte gjall syve te ti
ujku ne krevat te gjyshes po flinte
dhe gerhiste si te ishte ne shtepin e ti

Oh thot gjahtari qe i vinte mendja verdall
gjyshes se shkret çfar i paska ngjare
a thua ne bark te ujkut ka perfundu
ndoshta është hala gjall mundet edhe me shpetu

Dhe ndodhi tamam si ne perralle
gjahtari ujkun shpejt e ka vrar
dhe kur e hapi barkun e ti
Kësulkuqja dhe Gjyshja ishin gjall
kjo ishte një mrekulli

Dhe Kësulkuqja ngjarjen e ka tregu
se si atë ujku e kishte mashtru
dhe me lot ne sy gjyshes falje i kerkoj
dhe gjahtarin shumë shumë e falenderoj

Po gjyshja e mirë ashtu si perher
lot ne sytë e Kësulkuqes sdonte te shikonte asnjeher
fillon Kësulkuqen ta qetsoj ngadal
jo jo s'është faj i jot qe kjo botë kështu është ndertu
i miri e i keqi bashke me jetu

Po ti Kësulkuqe nga jeta duhet të mësosh
askerkujt ma sduhet ti besosh
se kush është i mirë e kush është i keq
është shum shum veshtir ta kuptosh.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Përrallëza për fëmijë të vegjël Empty Re: Përrallëza për fëmijë të vegjël

Mesazh nga Alberti Tue 15 Jan 2013 - 6:08

Peralla e cironkes se arte

Na ishte një herë një plak i varfer, por shumë i varfer ama. Ai jetonte ne breg te lumit bashke me plaken e teij grindavece dhe shpirtkeqe. Jetonin te dy ne skamje dhe ne mjerim te plotë. Plaku zinte ndonjë cirua ne lume dhe plaka e gatuante. Një ditë dimri plaku ndenji aty me ore te tera, por nuk zuri gjë.
Ishte ftohte. Ai donte te kthehej ne shtepi, por kur kujtonte plaken rrinte aty me shprese se mund te kapte diçka. Dhe me në fund fija e vjetër e filispanjes u lekund dhe plaku nxitoi ta terhiqte. Kur ç'të shihte? Një cirua i vogël, fare i vogël vazhdonte te perpelitej ne majen e grepit. Plaku e mori ne dorë. Cironka kishte ca vezullime te arta. Plaku hapi torben e tij te vjetër dhe...
-Të lutem, me hidh përsëri ne lume!
Plaku u habit.
-Kush foli?- Tha.
-Të lutem me hidh ne lume,- tha cironka- dhe unë do të te realizoj çdo dëshirë që të kesh.
Plaku i shkrete ishte zemermire. Ai e kuptoi se as ai e as plaka e tij
s'ngopeshin dot me një cironke aq te vogël dhe e hodhi ne lume. Ne çast, cironka doli nga uji dhe i tha:
-Me thuaj një dëshirë!
-Të kisha një torbe me cironj...
Pa mbaruar plaku fjalën, torba me cironj i erdhi pranë. Plaku i mori dhe u nis ne shtepi. Ne fillim plaka e shau, por pastaj natyrisht u kenaq. Plaku se mbajti dot te fshehten (Ah, këta pleqte e mirë!) dhe ja tregoi gjithë
historinë...Plaka lakmitare i tha:
-Pse nuk i the që cironjte te ishin te tiganisur? Shko, thuaji!
Plaku i shkrete shkoi nëpër te ftohte, e thirri cironken dhe ja tha dëshirën.
Kur shkoi në shtepi, plaka kishte përfunduar gjysmen e cironkave...Por kjo
s'ishte asgjë.
Sa herë që plakes i kujtohej ndonjë gjë ajo dërgonte plakun t'ia thoshte këtë dëshirë cironkes. Dhe plaku (Ah, i shkreti plak!...) shkonte ne lume dhe therriste cironken. Dhe cironka bënte realitet dëshirën e plakes. Kështu pleqte u bene zengjine. Ata kishin shtepi te mirë, kuaj, hyzmeqare...çdo gjë, çdo gjë. Aq sa plaka s'kishte me cafre te kërkonte dhe një ditë urdhëroi plakun:
- Shko merre cironken tënde te qelbur dhe sille këtu!
Plakut te shkrete i therri ne zemër dhe cale-cale u nis e shkoi në anë te lumit dhe i thirri cironkes.
Ajo doli ne çast mbi ujë. Cironka ishte e arte. Edhe zemren e kishte te arte.
-Me thuaj një dëshirë!- i tha ajo plakut si gjithmonë.
-Plaka më tha...- Plaku u gelltit.- se ti duhet të vish me mua tani.
Pra...plaka do që ti ta lesh lumin dhe të vish me mua...
Cironka e vogël heshti. Heshti disa çaste dhe pafolur fare u krrodh thelle ne ujrat e turbullta te lumit për të mos dalë me kurrë.
Plaku u kthye ne shtepi..shtëpia s'ishte me. Ne vend te saj gjeti kasollen, plaken e tij te keqe dhe te njeten varferi te dikurshme. Ndoshta kishte kërkuar shumë...

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Përrallëza për fëmijë të vegjël Empty Re: Përrallëza për fëmijë të vegjël

Mesazh nga Burrelsja Mon 20 May 2013 - 22:04

Jetonte njëherë në një fshat një njeri i varfër. Çdo ditë ai merrte një
thes të vjetër dhe dilte për të lypur lëmoshë. Një ditë, teksa po ecte
nëpër pyll, fshatari pa të shfaqej befas përpara një magjistare.
Ajo i
tha: “Unë jam magjistare dhe prej kohësh kam dashur të të ndihmoj. Ja
shih këtu florinjtë që të kam sjellë”. Fshatari u gëzua dhe rrëmbeu
menjëherë thesin e tij të madh.
“Por hap sytë, në rast se monedhat e
arta e shpojnë thesin dhe do të bien përdhe, ato do të kthehen menjëherë
në baltë”, i tha magjistarja. Fshatari hapi me të shpejtë thesin dhe
florinjtë nisën të bien në të.
Kur u mbush gjysma e thesit,
magjistarja tha: “Kujdes se thesi t’u rëndua. “Jo, jo, hidhni akoma edhe
ca”, iu lut fshatari. Dhe monedhat filluan të bien përsëri në thes. Pas
pak magjistarja foli përsëri: “Dëgjo or fshatar, tani në thes ke shumë
florinj. Ende nuk je i kënaqur?”.
Fshatari kishte tani aq shumë
flori, sa ishte bërë njeriu më i pasur në vend. Por ai ishte mendjelehtë
dhe vijoi të lutej: “Jo, jo hidh edhe ca! Edhe ca të lutem!”.
Magjistarja më në fund i tha: “Tani thesi është plot. A je i kënaqur më
në fund?”.
Mirëpo, fshatari që po dridhej nga ethet e floririt, iu
përgjërua fshatares: “Hidhni edhe ca, edhe pakëz fare!”. Dhe monedhat
vërshuan përsëri. Papritur thesi u ça nga pesha dhe florinjtë ranë përdhe e
u kthyen menjëherë në baltë, ndërsa fshatari mbeti me gishta në gojë.
Lakmia e tepër është e keqe.

Burrelsja
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 603
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 10/04/2013
Mosha Mosha : 28
Hobi Hobi : Smogxhije

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Përrallëza për fëmijë të vegjël Empty Re: Përrallëza për fëmijë të vegjël

Mesazh nga Burrelsja Mon 20 May 2013 - 22:06

Pushimet e Cufos

Si u be Cufo kujdestar!
Mjalte kullokan fiqte o Tipi!
Mjalte
vellacko, mjalte, po..ohhh - renoi ai me te madhe dhe rrasi duart ne
xhepin e majte te pantallonave te shkurtra ngjyre pjepri.
Mbaje
veten, je goxha djale, fundja nuk jane liko, fiq jane. Por nuk ke faj
more buckan se ti e ke zemren mu ne mes te stomakut dhe gjithe diten te
gudulis.
Papritur Tipi verejti i hutuar Cufon. Iu be vertet sikur
zemra i kishte rreshqitur ne stomak dhe po i tretej si kasate. Tipi u
gelltit ne te thate dhe ndjhu gjuhen ti ngjitej pas qiellze. Cufo nuk
shqeteshej fare pr gjendjen e shokut.
Duke ecur anes kopshtit, Cufo ndaloi e kepute nje trendafil te kuq e ter kujdes futi nocken mes petaleve.
Ka ere te mire? - e pyeti Tipi Cufon.
C'me ve ne mundim, provoje vete- ia priti Cufo.
Keputja e luleve ndalohet - ia ktheu Tipi duke levizir duart neper xhepa sikur te kerkonte dicka.
Ndalohen vetem per arinjte qe nuk kane hunde te ndiejne aromat. - foli Cufo.

Papritur te gardhi i kopshtit u duk Zebo rojtari. Cufo beri sikur nuk e pa dhe nisi te kendonte.
Sec ke dale ne dere
Me qeron nje ftua
Gjysmen haje vete
Gjysmen ma jep mua.
Ejani tju qeras me fiq - tha Zeboja, - Sot do bej vjeljen e pare e dua ta nis me ju!
Nuk kemi kohe- tha Cufo
Epo udhe e mbare - tha ZEbo.
Tipi keputi nje trendafil e qe te mos fliste, mbushi gojen me petale trendafili.
Pak me tutje iu hoth Cufos.
C'qe kjo gjeme qe na bere? Si me le pa fiq?
Ja qe e kam gojen pa frena - Tha Cufo
Shoket vazhduan rrugen drejt shkolles RRezet e Arta.
Mbledhja kishte filluar
Futu Cufo - tha Tipi.
Ku?
Ne kavanoz! Ne mbledhje o, ku?
Nuk e sheh qe ka filluar, e per kete fajin e ke ti. - tha Cufo.
Uff ..plasa
PLac!
Ste rrihet  Përrallëza për fëmijë të vegjël 182150474? Cfare ke qe shfryn ashtu?- Tha Cufo.
Me vjen inat qe ti nuk dole gje? - tha Tipi
E perse nuk dola gje?
Po ja as kujdestar per shkumsat nuk u bere!
Doemos
- tha Cufo - Kur kam shoke si ty, te pagthendur te paedukuar e qe ne
vend te fletlvderimeve mer titullin "vjshtuk" Ti ke fat se kot nuk thone
..nga lulja e bukur pi uje dhe qypi.
Fjala qyp ia ndezi gjakun Tipit.
Leri ato se nuk te shkojne tek une; puna eshte se, po te ishe ti ne mbledhje do te dije ti mbroje ngjyrat e mia, me ....
Petulla, - ia pat Cufoja.Me gjak mor tuaf. Keshtu dhe une do ti beja gjysem i gezuar pushimet me
ju. Nena do te qetesohej. Ah,kjo aritmetika! Kush ta kete shpikur valle?
Me siguri ndonje zevzek....
E e ashtu thua ti por mesuese Mjelma do beje si te jete me mire per ty.
Tipi i dha nje te duartrokitur te madhe, Cufo iu afria qe te ndalonte por se si u pengua e ra siper Tipit.
Ne
kete gjendje i gjeti, Puledetja, pastruesja e shkoles, qe kishte veshur
ne koke nje shami me pika dhe ishte mbeshtetur pas fsheses.
Cben ashtu more Cufo?? - pyeti ajo e habitur.
Po i mesoj Tipit mundje sambo - ia ktheu fap e fap Cufo
Midis atyre qe ishin nisur te kerkonin Gagane ishte dhe patoku Pep. qe mbahej si patoku me i zgjuar i gjithe fisit te patave..
Pepi kerkonte buze pyllit. Ai donte ta gjente me cdo kusht Gagane i pari..
Ne
nje kthese te pyllit i doli perpara nje alamet qeni qe lehte sikur tia
kishin mare shpretken..Pepi u zbardh si shkumesh.. Nga frika iu be sikur
i rane puplat.
Nje gjinkalli qe kendonte mbi nje peme i beri nje pyetje me pak spec djeges:
Si e ndien veten?Si veze e qeruar - ia ktheu Pepi.
He, mos u frikeso - i tha gjinkalla...- ti e di ate fjalen e urte si thote: Qeni qe leh nuk te ha..
Une e di, po a e di qeni se! - tha Pepi
Gjinkalla qeshi. Qeni si duket u merzit dhe iku.

Pak minuta tek dentisti
Tak...tak...tak..
Hyr!
Dera u hap dhe dentisti, nje goxha ari pa fytyren e nje derrkuci.
Jemi dy.
Te dy hyni!
Cufos iu tha peshtyma "Mos kujton ky qe une kam dhemballe per te hequr!"
Derrkucit iu mbat fryma nga frika.
Dera u hap me shume dhe brenda hyne Cufo bashke me Tipin.
Miredita - pershendeten shoket.Mire se erdhet.
Ulu! - i tha dendisti Cufos duke i treguar poltronen .
Ulu, mos ia prish xhaxhit - i tha Tipi aq i qete, sikur te kishte ardhur per Cufon e jo per veten, por shoku e mori veten.
Doktor, Tipit i dhemb dhemballa, ka gjithe naten pa fjetur.
Epo ulu ti Tipi atehere.
Mua nuk me dhemb me ..
Uluuuuuuuuuu...- i foli dentisti
Ha shume embelsira ai - tha Cufo
Le te haje - tha doktori, - por pas te ngrenit duhet te lani dhembet, madje mire eshte te hani dhe nje kokerr molle.
Per molle, une ha nje koshe - tha Tipi
Nje kokerr, te thashe, e shumta dy- tha dentisti serish.
Po ti i lan dhembet? - e pyeti dentisti CufonTe dielave - foli Tipi.
Te lutem doktor, une pergjigjem vete. Sigurisht qe i laj ...
O doktor, fillove ti me mua .. - u hodh Tipi
Mbarova . - tha doktori.
Sa lehte, cu djersita hot. Cufo hiqe dhe nje ti qe ta kesh kujtim nga pushimet.
Me mire e ndajme pergjysme kujtimin tend - tha Cufo

Doktori qeshi dhe shoket u larguan pa harruar te pershendeteshin me te.

Ardhja e Cirkut.

Gezimi
i kapisteve te vegjel ishte i madh. Do te vinin artitet e cirkut e do
luanin per ta..Ne rrobat e artisteve dukej sikur kishin celur lulet e
molleve, sheges, qershise .

Mes te lumturuarve ishin dhe dy shoket tane, Cofo dhe Tipi.Cirku do te fillonte se shpejti. Cufo porositi Lepurushin qe ti zinte dy
vende ne radhen e dyte.. Per nje Lepur kjo sishte e lehte por ai i zuri
vendet ne saja te autoritetit qe kishin vete Cufo dhe TIpi mes
kampiste..
rruges Cufo me Tipin takuan Kukuvajten Kuku, qe ishte me te vertete kuku.
Ajo
fshiu me nje shami te mendafshe xhamat e syzave dhe me pas u tha
shokeve "pritni" me nje ze vajtues por aq te larte sikur po u fliste
yjeve dhe jo nje derrkuci e nje ariu vjeshtak me pantallona te shkurtra
bluxhins.
Cili eshte me i bute se ju? - pyeti kukuvajka.
Te dy te eger jemi? - ia ktheu Cufo.
Ti je ai zevzeku qe ke mbetur per vjesht- vazhdoi kukuja.
Une qe mos qofsha, - tha Tipi.
Ke mesuar gje? - vazhdoi kukuvajka.
Shume - nderhyri Cufo per te ndihmuar Tipin.
Nuk te pyeta ty- foli kukuja serish.
Po ky kujdeset per mua, shoqja kukuvajke. E ka caktuar mesuesja, - foli si i qare Tipi.Degjo, ke mesuar?
Shume - uleriti Tipi.
Kush ben pjese ne familjen e kompozitoreve? - beri pa te keq pyetjen kukuvajka.
Po tipi nuk ka mbetur ne muzike.- shtoi Cufo.
Fol tipi fol.. - u hodh kukuja.
E mo fol, Cme rri ashtu, Ti i ke mesuar keto qe kur te kendonte arushi baba.
Edhe atehere e kam pasur nje ngaterrese, - tha Tipi duke vajtuar.

Nje
dite babai i thoshte nenes te me kendonte nje nena nana qe te pushja se
qari.Nena ia kthende "Tunde ca se jam e zene, fundja pergjysme e kemi"
Dhe babai i pergjigjej qe nga dera "Une ika, gjysmen time lere te qaje.
Keshtu qe ajo gjysma qe qante me ngaterron gjithmon.
Cufoja e pa ne
fytyre Tipin sikur kerkonte ti gjente gjysmen qaramane,po vuri re qe e
kishte gjithe fytyren njelloj dhe tha me vete..prinderit e paskan lene
Tipin te qaje komplet.Kukuvajka u duk sikur vuri buzen ne gaz,por u vrenjt menjehere.
Mos e zgjat se kam pune, pergjigju.
Kjo nuk e ha fare shakane, mendoi Cufo - Duhet e jete e rrezikshme
Tipi
nderkohe fshiu ballin nga ca buleza djerse dhe ia nisi: - Ne familjen e
kompozitoreve bejne pjese gjyshi,gjyshja dhe sa femije te kene sepse
sic dihet perberja e femijeve eshte e ndryshme.
Kukuvajka shqeu syte nga pergjigja e Tipit saqe Cufo nderi duart se mos i binin pertoke.
Smarke vesh fare, - tha Kukuja, - Ne familjen e kompozitoreve bejne pjese Luleshtrydhja,luledielli, kamomili etj.
Pse dhe keto dine ti bjen pjanos? - pyeti TIpi.
Jo, legenit,- ia ktheu e xhindosur kukuvajka.
Dhe vazhdoj te pyeste.
PO krimbat nga e kane prejardhjen?
Nga plehu - iu pergjigj Tipi fet e fet.
Ti qenke tape fare, - shpertheu kukuvajka

Burrelsja
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 603
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 10/04/2013
Mosha Mosha : 28
Hobi Hobi : Smogxhije

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Përrallëza për fëmijë të vegjël Empty Re: Përrallëza për fëmijë të vegjël

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi