Parimi dhe zhgënjimi
Faqja 1 e 1
Parimi dhe zhgënjimi
Një shekull sfidash të panumërta, ku popujt garojnë mes vete për të dalë sa më në pah, si të jenë më dinjitozë e krenarë, kurse neve si shqipëtarë na mbetet t’i kthehemi edhe njëherë traditës.
Një kohë kur pasaporta dhe monedha kishin vlerë. Kjo bënte që “zëri i tyre të ishte më i naltë” e ata më bujar. Krahasuar me sot, pasaporta dhe monedha pësuan zhvleftësim të vazhdueshëm, ku zëri jonë ndjehet sa i ulët, aq i zbehtë e belbëzues.
Shqiptarët, kaherët janë shquar si njerëz të bukës e krypës së ofruar. Një poet mjaft i njohur, dikur disident i regjimit monist, shtonte më të drejtë se “shqiptarët janë racë e bukur fizike e shpirtërore, pasi atyre nuk u mungon krypa”. Sakaq, shqiptarët janë shquar edhe për një element tretësor e më të rëndësishëm, zemrën.
“Bukë, kripë e zemër” ishte lajtmotivi i shqiptarit ndër shekuj, e atje ku ofrohet zemra, është e qartë se besa bën konak.
Po, a mundet vallë të kuptohet besa pa besim?
E vërtet se besa nuk mund të kuptohet pa besim, por parashtrohet pyetja tjetër: Besimi falet, fitohet apo dhurohet?
Nëse pak i qasemi fjalës “ BUKË, KRYP DHE ZEMËR “ do të kuptjmë një mesazh tepër human, solidar, njerëzor, parimor, social, kulturor, psikologjik e tj.
Buka: simbolizon jetën, egzistencën, punën (biznesin), energjinë, kualitetin e tj.
Të ngrënurit ka kuptimin dhe keqkuptimin e saj.
Pyetem: Njeriu hanë për të jetuar ose jeton për të ngrënë ??? !!!
Ai që hanë për të jetuar është krijues, është njeri me plot kuptimin e fjalës, i vetëdijshëm për misionin e tij në faqe të tokës, kurse ata që jetojnë për të ngrënë , të mjerët ata e të mjerrë ne për ta. Ata nuk janë asgjë tjetër pos kafshë me dy këmbë.
Ky lloj i njërëzve shpesh herë na bën të jemi të zhgënjyer.
Krypa: Në qoftë se në kuzhinë sheqeri përdoret 5 herë në vit dhe ate: për dy bajramat, për krishtlindje, për pashkët, për nevruz në ditën e verës, atëher krypa përdoret në cdo vend sidhe pa kryp as buka nuk do të ishte bukë. Kur jemi te krypa, duhet të kemi parasysh se njeriu pa kryp përsëri është vetëm një shtazë me dy këmbë. Njeriu duhet të ketë kryp në sy, kjo e bën të ndijshëm, të ndërgjegjshëm, analist dhe racional, e bën të dalloj të mirën dhe të keqen, të solidarizohet duke ndarë dhimjen me të tjerët sidhe duke buzëqeshur fytyra e tij me gëzimin që përjeton tjetri.
Vallë kush e afron njeriun me njerinë?
Gjithmon e jetë gjuha ka qenë ajo pjesë e trupit që koc nuk ka, por koci ka thyer. Sa që edhe në gjë e gjëza për gjuhën thuhet: Ma e embel se mjalta dhe ma e hidhur se pelini.
E ëmbël ose e hidhur është fjala që del nga dhëmbët. Fjala që është e kripur është e shishme, e lezetshme dhe e frytshme. Duhet pasur shumë kujdes për fjalën që nxjerim nga goja, sepse proverba popullore thot: njeriu lidhet për fjale e kafsha për briri.
Fjala pa kryp dhe e pa përtipur mirë shkakton dhimbje, kokçarje, plagë edhe mortë. Në të shumtën e rasteve, fjalët e këtilla janë motivi i zhgënjimit.
ZEMRA: Ehhh sikur gjithë njerëzit të kenë zemër ashtu siç edhe është qëllimi i saj, bota do të ishte më ndryshe. Për zemrën ka shumë fjalë simbolike , por asnjë dyshyfruese.
Për atë që ka zemer, themi zemër luani,
Për atë që ka guximin, themi se ka zemër,
për atë që dashuron, themi ka lëshuar zemër,
për atë që vuan , themi ia kanë thyer zemrën,
për të shishmen, themi ta ha zemrën,
kurse për të vdekurin, themi i pushoi zemra.
Në të shumtën e rasteve zhgënjimi dhe ballafaqimi me të është hapi i parë drejt vetëdisimit, drejt logjikës dhe të menduarit të shëndoshë, drejt analizës të thuktë dhe kuptimplote, …
Jo rastësishtë kënga burimore thot:
“ Çdo kuj bukën mos ja jep, se të vret buka vet “
Jo çdo herë miku ka qenë i sinqert dhe i moralshëm në qëllimin e tij, por ama, mikpritja shqipëtare gjithmon ka qenë në vendin duhur. Gjë që edhe sot e kësaj dite ndjehemi krenar dhe mburemi me këto vyrtyte të larta njerëzore dhe kombëtare.
Zhgënjimi nga ai lloj i mikut që ka dhunuar sofrën ose është përpjekur të ngacmoi në nderin e familjes është aq i rëndë sa që në disa raste ka përfunduar edhe me jetë.
Por e kundërta e kësaj është ndëshkimi më i rëndë sipas Kanunit të Lekë Dugagjinit e që quhet mik pre. Mik pre dmth. Të prehet miku në besë nga shtëpia që i ofron bukën. Pra nëse ndonjë nga anëtarët e familjes e tradhton mikun e pranuar në besë, ky rast nuk dënohet as me pare e as me leci, por mik preja që nënkupton tradhëtinë dënohet vetëm me vdekje dhe me të vetmen arsye për të nxjer ftyrën, shkaku se gjithmon e jetë ajo familje do te llogaritet e pa besë dhe e papëlqyer nga dera e Gjon Marka Gjonit, nga famulia e bibla, nga feja e Kurani, nga burrnia e zakoni, nga parimet universale si ligje të pashkruara por të nënkuptuara.
Zhgënjimi si dukuri ose pasoj e besimit anblok mund të përfundoj me përjetime të papëlqyera, me trauma dhe shqetësime shpirtërore.
KOJSA ( interesi ) e korit burrin.
Në të shumtën e rasteve ndodh që për interese të ndryshme personale, për të aritur një qëllim iracional, me prapavija qëllim keqe të mbetemi të zhgënjyer dhe duke u arsyetuar se une nuk mendova ashtu ose une nuk e prita kështu të del llogaria.
Gjykimi në bazë të epsheve, dirigjimi i trurit dhe zemrës për shfrytëzimin e momenteve, gjë që shpesh e hasim në të shprehurit e rejshëm të dashurisë, e pastaj të ndodhë që në fund të mbetemi të zhgënjyer. Pjesa dërmuese e gjeneratës sime në biseda të ndërsjella mes nesh themi: Këtë vajzë e kam për seriozisht, kurse me atë tjetrën e kam vetëm avanturë ?!!!
Fjala e urtë toske thot: Zemra dy nuk zë brënda, mbaje njërën në ta kënda.
Në çdo vend dhe në çdo kënd ku mungon sistemi i vlerave, aty ku anashkalohet peshorja adekuate për vlerësimin efikas të dukurive, parimeve, principeve, gjërave, virtyteve e tjera, do të kemi zhgënjime të mëdha sa që mund të dalim edhe nga lëkura njerëzore.
Po e rumbullaksoi temën me një proverbë popullore dhe ate:
Ishin miqësuar uji, zjarri dhe fëtyra. Pas një kohe të gjatë shoqërimi vendosën të ndahen mes vete dhe zjarri pyeti, Nëse kemi nevoj për njëri tjetrin ku mund të takohemi?
- Uji u përgjigj, aty ku do të shihni gjelbërim, groponi dhe më gjeni.
- Zjarri tha: ku ka tym ka edhe zjarr, aty jam.
- Fëtyra e shkretë, u rrodh e u mblodhë në vete dhe me gjysëm përshpëritje tha: Mua më mbani sa më keni, se po më lëshuat nga dora, më asnjëher nuk do të më gjeni.
Zhgënjimi në të shumtën e rasteve është edukimi më i mirë për njeriun. Është normale të gabohet por edhe më normale të korigjohet. Për një kategori të njerëzve burimi i edukimit është paedukata dhe duke i parë të paedukuarit edukojmë veten.
Zhgënjimi na mëson, na edukon dhe në disa raste na ve në sprovë për të ditur se si duhet të menaxhojmë me situatën.
Zhgënjimi te jep favorin për tu bërë pesimist në jete
Është element i erët në historinë e dëshirave e njerëzimit.
Është brengë dhe barë e ngarkuar mbi shpirtin e njeriut, por edhe arsyeja e egzistimit të mendjes së shëndoshë në trupin e njeriut.
Është një virus vdekjeprurës i cili antivirus e ka optimizmin dhe fisnikërinë.
Një ditë të gjithë do të jemi të zhgënjyer edhe nga jeta, nëse në kohë nuk kemi kuptuar qëllimin e jetës dhe arsyen e misionit tonë në këtë botë. Nuk mund ta gjykojmë kohën, ngase neve jemi pjesë e saj, por mund të gjykojmë veten nëse nuk kemi ditur të llogarisim dhe planifikojmë kohën.
Kjo botë ka 3 ditë.
Dje, sot dhe nesër. E djeshmja kaloi, e nesërmja nuk dijmë do të vijë ose jo, andaj jeto dhe vlerëso të sotmen.

Similar topics
» C'është zhgënjimi?
» Dashuria dhe zhgenjimi
» Zhgenjimi me i madh qe keni marre ne jete ?
» Virgjeria (Endrra Shqiptare dhe zhgenjimi prej saj)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|