Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kuqezinjtë mundin 1-0 Atalantën. Alegri: Jemi në rritje, por të presim majin People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kuqezinjtë mundin 1-0 Atalantën. Alegri: Jemi në rritje, por të presim majin People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kuqezinjtë mundin 1-0 Atalantën. Alegri: Jemi në rritje, por të presim majin

Shko poshtë

Kuqezinjtë mundin 1-0 Atalantën. Alegri: Jemi në rritje, por të presim majin Empty Kuqezinjtë mundin 1-0 Atalantën. Alegri: Jemi në rritje, por të presim majin

Mesazh nga Nella Sun 27 Jan 2013 - 22:33

ROME-Milani i afrohet më shumë zonës Champions, duke treguar vazhdimësi në rezultate dhe duke trembur skuadrat që ndodhen para tij, si Inter apo Lacio. Në javën e 22-të, kuqezinjtë kanë fituar 1-0 në fushën e Atalantës, në një ndeshje ku ata kanë dominuar dhe në fund kanë marrë atë që është më e rëndësishme: tri pikët! Në një fushë të vështirë për çdo kundërshtar, Alegri ka konfirmuar formacionin që mundi Bolonjën një javë më parë, ndërsa heroi i ditës ka qenë Stefan El Sharaui. “Faraoni” nuk shënonte prej 16 dhjetorit, por e ka bërë këtë në minutën e 29-të të sfidës së luajtur në Bergamo. I shërbyer nga Niang, El Sharaui mposhti portierin Konsilji, duke realizuar një gol vendimtar për Milanin, që tashmë është 6 pikë larg zonës Champions. Në pjesën e dytë, vetëm dita e mirë e Konsiljit i ndaloi kuqezinjtë të shënonin golin e dytë, por gjithsesi, ka mjaftuar pak që skuadra e Alegrit të vuajë. Kur Atalanta është përpjekur të sulmojë, prapavija e Milanit dukej gjithnjë në vështirësi. Përpos kësaj, rezultati nuk ndryshoi deri në fund dhe Milani mori fitoren. “Milani është në rritje, por të shohim në fund të shkurtit apo në fund të majit se deri ku mund të shkojmë, – deklaroi pas takimit trajneri Masimiliano Alegri. – Udhëtimi drejt Champions është i gjatë, por të shijojmë këtë fitore dhe të mendojmë më pas për Udinezen”, shtoi ai.
Napoli
Napoli duket pikërisht skuadra anti-Juventus. Një ditë pasi bardhezinjtë barazuan 1-1 ndaj Xhenoas, skuadra e Maxarrit ka fituar 2-1 në një fushë të vështirë si ajo e Parmës, skuadër që këtë sezon nuk kishte humbur asnjëherë në shtëpinë e saj. Me këtë triumf napoletanët e shohin veten 3 pikë pas bardhezinjve dhe beteja për titullin kampion duket më e hapur se kurrë. Sa i përket ndeshjes, Marek Hamshik shënoi për Napolin në pjesën e parë, duke i hapur rrugën fitores. Por, Parma nuk është dorëzuar, duke e mbyllur shpesh skuadrën e Maxarrit në zonën e saj. Në pjesën e dytë presioni i skuadrës vendase është rritur dhe Sansone arriti të barazojë shifrat në minutën e 74-t, pas një devijimi edhe nga Paolo Kanavaro. Dukej një fotokopje e ndeshjes Parma-Juve, por Napoli gjeti forca të reagojë dhe arriti të realizonte edhe golin e dytë, falë të zakonshmit Edinson Kavani. Pasi shmangu portierin, sulmuesi uruguajan e çoi topin në rrjetë qetësisht, duke vulosur fitoren e Napolit. Pas ndeshjes, për herë të parë trajneri Maxarri ka pranuar se skuadra e tij mund të luftojë për titullin kampion. “Jemi duke bërë një super kampionat, por skuadra është rritur shumë dhe jo më kot kemi bërë 15 pikë më shumë se sezoni i shkuar, – tha Maxarri. – Ndaj Parmës qe shumë e vështirë, por arritëm gjithsesi të fitonim”, shtoi ai.


SERIA A
Lacio-Kievo 0-1
Juventus-Xhenoa 1-1
Dje
Bolonja-Roma 3-3
Atalanta-Milan 0-1
Parma-Napoli 1-2
Sampdoria-Peskara 6-0
Udineze-Siena 1-0
Katania-Fiore 2-1
Kaljari-Palermo 1-1
Inter-Torino



RENDITJA
Juventus 49
Napoli 46
Lacio 43
Inter 39
Milan 37
Fiorentina 36
Katania 35
Roma 34
Udineze 33
Parma 31
Kievo 28
Torino 26
Sampdoria 24
Atalanta 23
Bolonja 22
Kaljari 21
Peskara 20
Xhenoa 18
Palermo 17
Siena 14

Nella
Nella
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 195
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 10/01/2013
Mosha Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi