Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Babai vret djalin dhe nusen italiane, nuk donte që i biri të martohej me të People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Babai vret djalin dhe nusen italiane, nuk donte që i biri të martohej me të People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Babai vret djalin dhe nusen italiane, nuk donte që i biri të martohej me të

Shko poshtë

Babai vret djalin dhe nusen italiane, nuk donte që i biri të martohej me të Empty Babai vret djalin dhe nusen italiane, nuk donte që i biri të martohej me të

Mesazh nga WebMaster Wed 30 Jan 2013 - 23:35

ELBASAN- Krim i dyfishtë brenda familjes, tronditet qyteti i Elbasanit. Një 65-vjecar ka vrarë me armë, tip automatik, djalin dhe nusen e tij me shtetësi italiane.

Ngjarja e rëndë është regjistruar sot rreth orës 19:45 minuta në qendër të qytetit të Elbasanit, pranë filialit të postës, sic raportohet nga vendngjarja. Viktimat janë Sokol Llucaj 27 vjeç dhe Xhulia Poltofieri 24 vjeç.

Policia e qytetit të Elbasanit bën me dije, se krimi i dyfishtë ka ndodhur pas një grindjeje në familje, ndërsa ngjarja është marrë vesh pas njoftimit të fqinjëve të pallatit ku u vra çifti i bashkëshortëve.

Pasi ka vrarë dy të rinjtë, 65-vjeçari ka hapur qetësisht derën dhe ka zgjatur duart para policëve për t'i vënë prangat. Gjatë marrjes në pyetje, Engjo Llucaj ka pohuar se "E vrava djalin, pasi nuk doja nuse të huaj në shtëpi. Nuk e di se si e bëra këtë vrasje. Ju thashë që djali më dhunonte sistematikisht, që nga dita që më solli në shtëpi nusen e tij, dhe më thoshte që kjo do të jetojë me ne. Jam penduar, se kisha vetëm një dritë sysh, ashtu sikundër jam penduar edhe për vajzën e huaj që e vrava. Nuk di çfarë të them më shumë. Kjo ndodhi për një moment, dhe as vetë nuk e di se si e bëra me dorën time një gjë të tillë. Por ju them se djali më dhunonte sistematikisht". Autori i vrasjes së dyfishtë ka dorëzuar dhe armën e krimit, dhe ka deklaruar se atë e mbante në banesë që nga viti 1997. Ndërkaq, burime nga policia e Elbasanit pohojnë se 27-vjeçari Sokol Llucaj ka qenë i burgosur në Itali.

Fqinjë të familjes Llucaj u shprehën se Engjo Llucaj e shante vajzën italiane. "Ai i thoshte të birit se i kishte sjellë një prostitutë nga Italia, ndërkohë që djali e rrihte. Engjo ishte burrë i urtë dhe e kishte denoncuar më parë të birin në polici", thanë fqinjët e familjes Llucaj.

(ma.ar/er.nu/BalkanWeb)




Babai vret djalin dhe nusen italiane, nuk donte që i biri të martohej me të 30l12rcEmri  i Forumit do të ndryshoj  Babai vret djalin dhe nusen italiane, nuk donte që i biri të martohej me të 30l12rc Pytje & Përgjigje Babai vret djalin dhe nusen italiane, nuk donte që i biri të martohej me të 30l12rc
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 43
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi