Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dashuria në internet - Realitet i Ri People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dashuria në internet - Realitet i Ri People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dashuria në internet - Realitet i Ri

+9
Burrelsja
CuN@BosS/
EMI
Leo_uk
Ariel
Arabela
Єямєℓiиdå
Robi dashuris
WebMaster
13 posters

Shko poshtë

Dashuria në internet - Realitet i Ri Empty Dashuria në internet - Realitet i Ri

Mesazh nga WebMaster Thu 31 Jan 2013 - 0:10

Shkruan: Arsim Gjinoci


"I dashuri miku im. Më pëlqen t'ia fillon shkrimet e mija sikur të ishin në mesin e bisedës. Unë shtirem sikur të jemi miq të vjetër dhe më të ngushtë, përkundër asaj që ne jemi në të vërtet njerëz të cilët nuk e dijmë emrin e njëri tjetrit dhe se jemi takuar në dhomën e bisedave elektronike, për të cilën ne të dy pretendojmë se kurrë më parë nuk kemi qenë atje. Ç'farë do të më thotë sot ai, unë mendoj. E kyqi kompjuterin, e pres me padurim deri sa të aktivizohet, futem në lidhje dhe fryma më ndale në mushkëri kur i dëgjoj tri fjalë të vogla: "JU KA ARDHUR POSTA ELEKTRONIKE". Nuk dëgjoj asgjë, asnjë zë nëpër rrugët e Nju Jorkut. Vetëm rrahjet e zemrës sime. Më ka arritur posta elektronike, nga ti." Nga filmi: "You've Got Mail" - Meg Ryan dhe Tom Hanks ...




A është "dashuri e vërtetë" dashuria në Internet?
Në realitetin e ri, realitetin virtuel çdo ditë lidhen gjithnjë e më tepër njerëz. Komunikimi i drejtëpërdrejtë përmes shfrytëzuesve të internetit në cilën do shtet a qytet, i mënjanon largësitë gjeografike, dhe ofron liri të plotë të të shprehurit. Këmbimi i mendimeve, ideve, qëndrimeve bën që njerëzit të afrohen, të lirohen nga pakënaqësitë, paragjykimet dhe paaftësitë që shfaqen në komunikimet "sy më sy". Ky lloj i mediumit për komunikim të shpejtë dhe kryerje të shpejtë të punëve, po bëhet medium për të dashuruarit. Dashuria përmes Internetit është dukuri e re të cilën ende nuk e kanë studiuar mire psikologët dhe sociologët.
Si njoftohen njerëzit?
Të njoftohesh përmes Internetit, kjo nuk është aspak e vështirë. Mjafton të kyqeni në forume, grupe të ndryshme të diskusioneve, dhoma të diskuioneve, dhe për një kohë të shkurtër do të keni me dhjetëra letra elektronike. Aq më tepër nëse keni faqe personale, vet do t'ju lajmërohen njerëzit anë e mbanë botës. Dhe këshu gjithçka fillon me një bisedë të thjeshtë rreth një teme me një person ende të panjohur për ju, dhe natyrisht nëse ajo bisedë bëhet interesante, me të përsëritet komunikimi vazhdimisht. E numri i partnerëve potencial për biseda të këtilla është i pafundë.
Shumë njerëz mendojnë se dashuria përmes Internetit është kurth dhe për një gjë të tillë nuk duhet diskutuar. Pa marrë parasysh se kush ndodhet në anën tjetër të rrjetit, pa marrë parasysh përmbajtjen e letrave, porosive, vërtet, krejt çka dijmë për personin tjetër janë shkrimet e tija elektronike? Shumëkush mendon se të dashurohesh përmes internetit pa e njohur fizikisht një person, është njëjtë sikur të dashurohesh pa sy e vesh, ngase gjithçka paraqet rezultatin e imagjinatës dhe frazave të thurura me mjeshtri. Por a është vërtet pikërish kështu?
Një nga karakteristikat themelore të komunikimit përmes internetit është anonimiteti. Kjo mundëson lirinë e të shprehurit, të qëndrimeve, ideve dhe kjo paraqet bazën e njohjes së njerëzve. Njohja rrjedhë më shpejtë, nga brenda - jashtë, duke zbuluar personalitetin, karakterin, ndjeshmërinë, animin, motivimin dhe shkurt e trup, gjithçka që personin në anën tjetër të rrjetit e bënë të veçantë.
Kryesore në komunikimet mes njerëzve përmes kompjuterit janë fjalët. E fjalët i janë dhënë njeriut që më mire t'i fsheh mendimet e veta, thotë një proverb. Megjithatë gjithçka duhet të merret me rrezervë. Përderisa disave ky lloj komunikimi u ofron mundësi të lirisë së të shprehurit të mendimeve, sinqeritetit, guximit, të tjerëve u ofronë mundësi për të servuar gënjeshtra, për të mashtruar dhe trilluar. Të gjithë që dëshirojnë kanë çasje në të. Prandaj mashtrimet nuk janë mangësi e mediumit të këtillë, po ato janë mangësi që tregojnë mangësitë individuale të njeriut.
Cilët janë përparësitë e njohjes përmes Internetit
-Padyshimë se përparësitë janë më të shumtë, por ne do t'i numërojmë këtu vetëm disa:
1. Gjasat për të takuar personat e shpirtit janë të zgjeruar dhe përfshinë krejt botën,
2. Njoftimet bëhen në bazë të interesave të përbashkëta, e kjo shpesh shpien në mirëkuptim dhe ju zhvillohet ndjenja se ju takon dikush apo i takoni dikuj. Njoftimet bëhen në bazë të atraktivitetit miqësisë dhe dashurisë.
3. Nuk ekziston palakmueshmëri apo pasiguri, sikurse në takimet e drejtëpërdrejta. Njerëzit anojnë t' i zbulojnë më shpejtë mendimet dhe qëndrimet e veta në këtë mënyrë.
3. Pasi që ka mundësi të editohet teksti, mendimet dhe shprehjet janë më koncize, më përmbajtësore dhe të paramenduara mire.
4. Ndjenja e vetmisë gati nuk ekzison, ngase gjithnjë del dikush që është në disponim të komunikoj me ju.
Cilët janë mangësitë e njohjes përmes Internetit
1. Mungesa e gjesteve përcjellëse si: ngjyra e zërit apo e shprehjeve të fytyrës që flasin shumë, mungesa e afërsisë fizike.
2. Mungesa e erës, shijes dhe prekjes.
3. Keqkuptimi në komunikim (për shkak të mënyrës së interpretimit fiks dhe vonesës së shkrimeve në rrjetë).
4. Jo sinqeriteti i personave që e keqpërdorin këtë medium komunikimi. P.sh. thjesht dikush dëshiron të argëtohet në logari tuajin, pastja, gënjimet për punën, luajta e roleve, gënjimi për statusin martesor, fëmijët, gjininë, moshën… dhe gjithnjë ka të tillë që gënjejnë dhe të tillë që besojnë.
5. Edhepse ekziston mundësia e këmbimit të fotografive, dëgjimit të zërit etj., prap se prapë mungesa e prekjes, shikimit në sy, intonimit të zërit dhe vetë fluidi i kontaktit shpirtëror (parandjenja kur takohesh me një person, apo përshtypja e parë fizike) mungojnë. Ata që mashtrojnë, madje mund t'ua dërgojnë fotografin e dikujt tjetër, zëri mund të jetë i tjetërkujt, shkrimet po ashtu. Mund të gënjejnë edhe për përkatësinë etnike, bindjet fetare, gjininë, etj.
Sa është reale dashuria virtuele?
Për t'u përgjigjur se sa është reale dashuria përmes internetit, le ta definojmë së pari se çka nënkupton fjala dashuri e vërtetë? E këtë për fat të keq nuk mund ta përshkruajm apo jo. Atë vetëm mund ta ndjejmë. Ajo është gjendje për të cilën dijmë pa pyetur asgjë. Edhepse nuk mund ta përshkruajm, jemi të bindur se dijmë ta njohim dashurinë e vërtetë. Kjo e tëra mund të ndodh ngase asgjë nuk varet nga ne. Ajo vje kur nuk e presim, dhe shkon kur të dëshiroj vet, papritmas. Dashurinë më kot mundohemi ta etiketojmë dhe ta klasifikojmë. Çdo dashuri është unike. Pamundësia e definimit të një ndjenje të tillë e mbështjellë atë me me një vello të misteriozitetit. Pikërisht edhe interneti është vend misterioz dhe mjaft magjik. Madje edhe në jetën e përditshme dhe takimet fizike, të gjitha dashuritë nuk janë të vërteta. Disa tregohen si dashuri të mëdha dhe jetojnë përherë, të tjerat vdesin që në vjeshtën e pare.
E çka është ajo që na tërhjekë te personi tjetër? Çka e bënë të veçantë personin që e duam prej njerëzve tjerë? Pse është në qendër të vëmendjes sonë personi ynë zgjedhur? Pse na motivon dhe pse ia falim zemrën? Prej çka përbëhet dashuria e vërtetë? Si të dalohet ajo?
Më duhet të pranoj se nuk e di! Ai apo ajo që mundohet ta përshkruaj dashurinë, thjesht gënjen.
Megjithatë mund të vendosim një paralele deri diku mes dashurisë së vërtetë dhe asaj virutele. Ajo që na tërhjek në dashurinë e jetës reale është se njoftohemi me personin në shkollë, punë, fakultet, qytet, autobus etj. Vëmendjen na e fiton pamja, zëri, ecja, buzëqeshja, flokët, qëndrimi. Edhepse nuk dijmë shumë e ndjejmë tërhekjen fizike. Imagjinata e jonë, nën ndikimin e dëshirave dhe kërkesave tona bën seleksionim në bazë të kritereve të pamjes së jashtme dhe krejt vetive tjera të përmendura më lartë. Për këtë në shumicën e rasteve gjurmojmë edhe më tej për t'u bindur se personi që na tërhjek është i/e qëlluar çfarë e kemi ëndëruar përherë.
Në dashuri virtuele me dike njoftohemi duke shkruar dhe pranuar porosi. Vëmendjen na e tërhjek stili i të shprehurit, reflektimi i personalitetit të dikujt. Kureshtja jonë shpejt kënaqet ngase më shpejtë mësojmë për të, në bazë të ideve, mendimeve të thëna. Këtu njihemi me personalitetin e brendshëm dhe zakonisht këmbejmë porosi me shpirta të ngjashëm si ne. Dhe e gjith kjo në bazë të cilave kriteriume na bënë të dashurohemi në të? Pikërisht sikurse edhe në dashurinë e vërtetë, në bazë të një gjëje të padefinuar, për të cilën din vëtëm zemra. Imagjinata është ajo që i mbushë zbrazëtirat mes reshtave. Rreziku që të jemi të mashtruar është po aq sa edhe në jetën reale të vërtetë.
Edhe në njërën edhe në tjetrën realitet, çifti njoftohet dhe afrohet përmes bisedës. Në të dyja rastet, të dy partnered përpiqen ta tregojnë anëne vetësa më pozitive. Mua nuk më duket se gjithnjë mund ta lexojmë të vërtetën nga sytë e dikujt. Shpesh na ndodh që të jemi të bindur se e kemi gjetur personin e vërtetë dhe pas një kohe të vërtetojmë se kemi krijuar lidhje me një njeri të huaj? Prandaj kjo është edhe një dëshmi që mundësia e mashtrimit është po aq sa edhe në jetën reale.
Në anën tjetër, gënjeshtrat e servuara përmes komunikimit në Internet më lehtë mund t'i zbulojmë nëse koncentrohemi në fjalët e thëna. Për të na gënjyer dikush, para se të na bëjë të dashurohemi, duhet të ketë motiv të madh dhe të jetë gënjeshtar djellëzisht i mire. Ndërsa në jetën e përditshme, përkundrazi, gënjeshtrat shiten më lehtë, ngase aty vendimtare janë buzëqeshjet, prekjet, shikimet pa fjalë, madje edhe lotët etj…
Kam dëgjuar se kur për të parën here është krijuar biçikleta, mes nesh populli e ka quajtur atë "Qerrja e djallit", orën e ka quajtur"syri i djallit". Treni i pare në Pariz, edhe pse ka ecur me shpejtësi vetëm 20 km/orë, ka shkaktuar pakënaqësi mes françezëve madje edhe protesta e demostrata. E kanë gjykuar si diçka shumë të rrezikshme për njerëzimin, destruktive që ec aq shpejtë dhe është produkt i djallit!!! Sot e dijmë se sa të shpejtë janë trenat, por askush nuk proteston!
Dashuria Virtuele pajtohemi ne apo jo, është dukuri e kohës së rë. Shumë çifte fillojnë me shkrimin e e-mailave, përderisa lista e atyre që hyjnë në martesë për shkak të kësaj dashurie virtule, dita ditës rritet. Të tjerët këtë e marrin si argëtim, largim nga monotonia. Dikush me këtë mjekon vetminë, ndjenjën e turpit (në jetë private është lepur, në internet luan, dashnor i famshëm), mangësitë fizike, pakënaqësitë, anomalitë dhe sëmundjet tjera shpirtërore... Pra gjithçka zhvillohet si në jetën private. Interneti është vetëm medium që na bashkon. Gjërat tjera varen nga vet ne, sa të sinqert jemi, çfarë zemre kemi. Natyrish, këtë shkrim po e përfundoj me thënjen: "Nëse dikush më mashtron një here, më vje keq për të, nëse më ka mashtruar edhe herën e dytë, atëherë fajin duhet kërkuar brenda vetes".
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuria në internet - Realitet i Ri Empty Re: Dashuria në internet - Realitet i Ri

Mesazh nga Robi dashuris Fri 1 Feb 2013 - 5:32

Ish nje vajz e vogel,e brisht,e sinqerte. . .kish 1 familje te mrekullueshme e bente 1 jet te qet. . .njeher ne fb me 1 djal zuri miqesi.u ben shum te afert,e paster ish ajo shoqeri. . .kalonin shum bukur e bashk shum koh shpenzonin.flisnin per cdo gje,njeri tjetrin keshillonin. . .dalngadal kjo miqesi u kthye ne dicka me shum.dhe pse kurr s'ishin par,as live s'kishin bisedu. . .kaluan disa kohe kaloi rreth 1 vit.sa që me padurim vendosen te takohen 1 dit. kur vajza e pa,e veshtroi e deshperuar.ajo se dinte qe djali kish qen i PARALIZUAR. . .ai e shihte me sy te dashuruar. e sikur i lutej:"me fal që më par ste kam treguar". . .megjithate vajza,per momentin si kushtoi rendesi.dhe pse mbeti e shtangur se si kish then gjë ai. . .ato minuta shum shpejt kaluan.te dy nga njeri tj u mrekulluan. . .kur shkoi ne shtepi,vajza rrinte e mendonte.pse sma tha te verteten,shum gjera imagjinonte. . .e kur folen serish ajo e pyeti menjeher:"pse nuk me tregove te verteten qe ateher?". . kisha frik se do te te humbja,iu pergjigj i deshperuar.a do ta pranoje lidhjen me 1 te paralizuar?". . .vajza filloi te qante,pse duhet te jesh keshtu o shpirti im?a mundesh me u ngrit ne kemb apo ske sherim?. . .
Per dit me radh vajza i mbushte mendjen te kurohej,derisa nje dit djali vendosi te vizitohej. . .kaluan disa muaj,vazhdonin seancat.vazhdonte dhe lidhja e tyre qe se ndanin dot distancat. . ajo ishte gjithnje aty,me perkushtim e embelsi.me ndihmen e doktoreve e dashurin e vajzes,djali arriti te ece si cdo njeri. . karrigia me rrota mbeti pjes e se shkuares,mbeti thjesht ender e keqe qe shkoi.tani jeton realitetin e ri, perkrah vajzes qe dashuroi. perkrah vajzes qe kurr se brakisi, dhe pse mund ta bente shum leht,perkrah vajzes qe e deshi pa kushte, e do e pranonte sido qe te jete. . .
Robi dashuris
Robi dashuris
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Itali torini
Postime Postime : 381
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 16/01/2013
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Zemra jote ne doren time!!

https://www.facebook.com/meperqafo

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuria në internet - Realitet i Ri Empty Re: Dashuria në internet - Realitet i Ri

Mesazh nga Єямєℓiиdå Fri 1 Feb 2013 - 6:25

Robi dashuris shkruajti:Ish nje vajz e vogel,e brisht,e sinqerte. . .kish 1 familje te mrekullueshme e bente 1 jet te qet. . .njeher ne fb me 1 djal zuri miqesi.u ben shum te afert,e paster ish ajo shoqeri. . .kalonin shum bukur e bashk shum koh shpenzonin.flisnin per cdo gje,njeri tjetrin keshillonin. . .dalngadal kjo miqesi u kthye ne dicka me shum.dhe pse kurr s'ishin par,as live s'kishin bisedu. . .kaluan disa kohe kaloi rreth 1 vit.sa që me padurim vendosen te takohen 1 dit. kur vajza e pa,e veshtroi e deshperuar.ajo se dinte qe djali kish qen i PARALIZUAR. . .ai e shihte me sy te dashuruar. e sikur i lutej:"me fal që më par ste kam treguar". . .megjithate vajza,per momentin si kushtoi rendesi.dhe pse mbeti e shtangur se si kish then gjë ai. . .ato minuta shum shpejt kaluan.te dy nga njeri tj u mrekulluan. . .kur shkoi ne shtepi,vajza rrinte e mendonte.pse sma tha te verteten,shum gjera imagjinonte. . .e kur folen serish ajo e pyeti menjeher:"pse nuk me tregove te verteten qe ateher?". . kisha frik se do te te humbja,iu pergjigj i deshperuar.a do ta pranoje lidhjen me 1 te paralizuar?". . .vajza filloi te qante,pse duhet te jesh keshtu o shpirti im?a mundesh me u ngrit ne kemb apo ske sherim?. . .
Per dit me radh vajza i mbushte mendjen te kurohej,derisa nje dit djali vendosi te vizitohej. . .kaluan disa muaj,vazhdonin seancat.vazhdonte dhe lidhja e tyre qe se ndanin dot distancat. . ajo ishte gjithnje aty,me perkushtim e embelsi.me ndihmen e doktoreve e dashurin e vajzes,djali arriti te ece si cdo njeri. . karrigia me rrota mbeti pjes e se shkuares,mbeti thjesht ender e keqe qe shkoi.tani jeton realitetin e ri, perkrah vajzes qe dashuroi. perkrah vajzes qe kurr se brakisi, dhe pse mund ta bente shum leht,perkrah vajzes qe e deshi pa kushte, e do e pranonte sido qe te jete. . .

Shum e bukur per te qene e vertete[You must be registered and logged in to see this image.]

Kishte familje?..Ishte e martuar apo?....

Une per veti nuk besoj ne dashuri virtuale........sot edhe reales e te duhet shum kohe per te besuar se dikush vertete te do.
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuria në internet - Realitet i Ri Empty Re: Dashuria në internet - Realitet i Ri

Mesazh nga Robi dashuris Fri 1 Feb 2013 - 6:54

Me mire sot besohet ketu nese ke dinjitet edhe moral edhe per te qen i/e sinqert, sesa ne realitet qe ti thua... sepse ketu e njeh njeriun me mire... nese nuk je i/e sinqerte nuk do ket realitet as ne realitet... virtualiteti esht bote e erret, por prit te dal dirata qe te shohesh me mire... kurse realiteti ka erresiren mbrapa... kan ndrushuar shum gjerat e nuk po jetojme ate qe ne mendojme, po jetojme krejt te kunderten e mendimeve tona....

un dije me dhjetra raste qe virtualiteti esht me reale se realiteti edhe sot jan me femije ato qe un njoh, ... varet sa i kushton njeriu gjerat, varet sa i perkushtohesh dickaje per ta bere realitet......

nese nje person nuk ka dinjitet edhe as kulture ketu ska edhe jashte kesaj bote....
Robi dashuris
Robi dashuris
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Itali torini
Postime Postime : 381
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 16/01/2013
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Zemra jote ne doren time!!

https://www.facebook.com/meperqafo

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuria në internet - Realitet i Ri Empty Re: Dashuria në internet - Realitet i Ri

Mesazh nga Arabela Fri 1 Feb 2013 - 7:20

historia robi shume e bukur,,,e besoj sepse dashuria ka aftesi te gjej tek njeriu force qe vete personi nuk e di nganjehere qe i ka,,,,
ndersa sa per virtualitetin esh shume me e lehte te krijosh mendim te sakte per dike ne realitet se sa ne virtualitet,,,
Arabela
Arabela
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 26332
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuria në internet - Realitet i Ri Empty Re: Dashuria në internet - Realitet i Ri

Mesazh nga WebMaster Fri 1 Feb 2013 - 7:23

Dikur kam besuar .Tani nuk besoj me sidomos ne boten virtuale nuk besoj me thjesht e kam kalim kohe njoh shoqeri pastaj vet koha verteton kur njeh dike po kur njeriu dashuron edhe nuk ben asgje per te jetuar nga afer kete dashuri si mundet te jet dashuria ne virtualitet kur flet vetem me shkronjia apo kur shprehesh me fjale ne telefon .Nuk ekziston dashuria ne virtualitet munden te ekzistojne fjalet e embla fjalet e shprehura per momentin po kurr nuk thuhet se eshte dashuri .
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuria në internet - Realitet i Ri Empty Re: Dashuria në internet - Realitet i Ri

Mesazh nga Arabela Fri 1 Feb 2013 - 7:27

KleaLove shkruajti:Dikur kam besuar .Tani nuk besoj me sidomos ne boten virtuale nuk besoj me thjesht e kam kalim kohe njoh shoqeri pastaj vet koha verteton kur njeh dike po kur njeriu dashuron edhe nuk ben asgje per te jetuar nga afer kete dashuri si mundet te jet dashuria ne virtualitet kur flet vetem me shkronjia apo kur shprehesh me fjale ne telefon .Nuk ekziston dashuria ne virtualitet munden te ekzistojne fjalet e embla fjalet e shprehura per momentin po kurr nuk thuhet se eshte dashuri .
nuk je nga ato qe kenaqesh vetem me llafe ti,,, r.l.x..
Arabela
Arabela
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 26332
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuria në internet - Realitet i Ri Empty Re: Dashuria në internet - Realitet i Ri

Mesazh nga WebMaster Fri 1 Feb 2013 - 7:30

Nuk thash qe kenaqem me llafe se llafe te embla i degjojme perdite edhe sna mjafton nese dy persona nuk takohen edhe nuk shikohet ne sy nuk eshte dashuri .
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuria në internet - Realitet i Ri Empty Re: Dashuria në internet - Realitet i Ri

Mesazh nga Arabela Fri 1 Feb 2013 - 7:37

KleaLove shkruajti:Nuk thash qe kenaqem me llafe se llafe te embla i degjojme perdite edhe sna mjafton nese dy persona nuk takohen edhe nuk shikohet ne sy nuk eshte dashuri .
kjo qe thua ti esh per tu konsideruar,,,,
Arabela
Arabela
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 26332
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuria në internet - Realitet i Ri Empty Re: Dashuria në internet - Realitet i Ri

Mesazh nga Ariel Fri 1 Feb 2013 - 7:47

Ne mezi besojme ne realitet...duhet me kalu kushedi sa prova...jo me ne virtualitet... hihihi
Ja si historia e Robit...por qe imagjinata i ka dhene fund te lumtur.
Ariel
Ariel
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : Ke shpia ime
Postime Postime : 15707
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/06/2010
Mosha Mosha : 104
Hobi Hobi : Udhetimet, vdes per pushime larg

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuria në internet - Realitet i Ri Empty Re: Dashuria në internet - Realitet i Ri

Mesazh nga Robi dashuris Fri 1 Feb 2013 - 7:59

virtualitet cdo te thote ..! a jeton cdo njeri anen e vet shpirterore.....? apo jo?
ndjenjat dhe reagimet jane reale! Por mungon "kontakti" fizik! mbase jam gabim, edhe skam shume provoj ne kto gjera :P
Robi dashuris
Robi dashuris
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Itali torini
Postime Postime : 381
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 16/01/2013
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Zemra jote ne doren time!!

https://www.facebook.com/meperqafo

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuria në internet - Realitet i Ri Empty Re: Dashuria në internet - Realitet i Ri

Mesazh nga Leo_uk Fri 1 Feb 2013 - 9:53

Ariel shkruajti:Ne mezi besojme ne realitet...duhet me kalu kushedi sa prova...jo me ne virtualitet... [You must be registered and logged in to see this image.]
Ja si historia e Robit...por qe imagjinata i ka dhene fund te lumtur.



edhe ti mo s'beson... [You must be registered and logged in to see this image.]
Leo_uk
Leo_uk
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5977
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/10/2010
Mosha Mosha : 45

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuria në internet - Realitet i Ri Empty Re: Dashuria në internet - Realitet i Ri

Mesazh nga EMI Fri 1 Feb 2013 - 12:03

Asnjehere si kam besu virtualitetit, dhe skam ndermend te bej as sforcon me te vogel per te bsuar , ne realitet eshte veshtire ti beshosh njerezve, e jo me ne virtual...
EMI
EMI
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Tirane
Postime Postime : 9553
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/09/2011
Hobi Hobi : Te iki larg..

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuria në internet - Realitet i Ri Empty Re: Dashuria në internet - Realitet i Ri

Mesazh nga CuN@BosS/ Fri 1 Feb 2013 - 12:06

Une per vete vetem qomilen besoj ene ja hap deren e makines direkt pa antifurt te hypi pa mthon se kush osht se e njof nga era parfumit [You must be registered and logged in to see this image.]
CuN@BosS/
CuN@BosS/
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : - Shijak -Albania
Postime Postime : 6010
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/01/2009
Mosha Mosha : 42
Hobi Hobi : + Programator @ iNfO!-

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuria në internet - Realitet i Ri Empty Re: Dashuria në internet - Realitet i Ri

Mesazh nga EMI Fri 1 Feb 2013 - 12:08

CuN@BosS/ shkruajti:Une per vete vetem qomilen besoj ene ja hap deren e makines direkt pa antifurt te hypi pa mthon se kush osht se e njof nga era parfumit [You must be registered and logged in to see this image.]
hahah po po edhe nga kercitia e katave me njef ti ore..ahahaha
EMI
EMI
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Tirane
Postime Postime : 9553
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/09/2011
Hobi Hobi : Te iki larg..

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuria në internet - Realitet i Ri Empty Re: Dashuria në internet - Realitet i Ri

Mesazh nga Burrelsja Tue 21 May 2013 - 2:50

NUK PO I BESOJ REALES E JO MA VIRTUALES QE SKA SHANCE

Burrelsja
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 603
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 10/04/2013
Mosha Mosha : 28
Hobi Hobi : Smogxhije

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuria në internet - Realitet i Ri Empty Re: Dashuria në internet - Realitet i Ri

Mesazh nga Anakonda Thu 18 Sep 2014 - 2:47

Per qenie te dobta dashuria ekziston kudo.. edhe ne internet pse jo?

Dashuria eshte adhurim i nje personi, kur edhe difektet e tije te duken si vyrtyte... 

Per njerez me te forte nuk ekziston as ne realitet  [You must be registered and logged in to see this image.]
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuria në internet - Realitet i Ri Empty Re: Dashuria në internet - Realitet i Ri

Mesazh nga Lozonjare Tue 10 Mar 2015 - 6:40

Dashuria ekziston kudo,si ne realitet dhe ne virtualitet,varet nga rrethanat e secilit qe u paraqiten !
Lozonjare
Lozonjare
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Katuni ri
Postime Postime : 11
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 28/02/2015
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Fotografia dhe noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuria në internet - Realitet i Ri Empty Re: Dashuria në internet - Realitet i Ri

Mesazh nga Maksi Tue 10 Mar 2015 - 7:40

se di
Maksi
Maksi
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 31226
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2011

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuria në internet - Realitet i Ri Empty Re: Dashuria në internet - Realitet i Ri

Mesazh nga Lerinela Fri 13 Mar 2015 - 22:18

Nuk e kam iden........mundet te pelqej dikush ne menyren e  te  shkruarit po dashuri mah................
Lerinela
Lerinela
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 16
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 13/03/2015
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuria në internet - Realitet i Ri Empty Re: Dashuria në internet - Realitet i Ri

Mesazh nga Maksi Sat 14 Mar 2015 - 1:04

eshte njesoj si te ngopesh me lug bosh
Maksi
Maksi
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 31226
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2011

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuria në internet - Realitet i Ri Empty Re: Dashuria në internet - Realitet i Ri

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi