Trashegimia kulturore, 'drejt zhdukjes' (FOTO)
Faqja 1 e 1

Trashëgimia kulturore është bërë sërish pre e vjedhjes. Vetëm pak javë nga debati i hapur në media mbi mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë sonë, duke nisur nga dëmtimi i rëndë i afreskeve dhe pikturave të “Onufrit” në Kishën e Shën Premtes në fshatin Valësh në Elbasan, një tjetër vjedhje është zbuluar dje nga policia kufitare e Kakavijës.
Një numër i madh veprash arti, kryesisht kishtare janë sekuestruar në çantën e një pasagjeri teksa tentonte t’i transportonte ato drejt shtetit grek. Sipas njoftimit të policisë, veprat e artit ndodheshin në çantën e pasagjerit, dhe ato ishin kryesisht të kulteve fetare, si kryq, piktura, pjesë e ikonostasit, të epitafit, ora dore etj.
Veprat janë vjedhur në kisha të ndryshme. “Policia kufitare ka bërë bllokimin e poseduesit të këtyre veprave dhe ka njoftuar grupin hetimor, i cili ka mbërritur menjëherë në vendngjarje së bashkë me specialistët e seksionit kundër trafiqeve të paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të këtij trafiku dhe origjinën e këtyre veprave, si dhe të pjesëtarëve të tjerë të implikuar në këtë trafik”, thuhet në njoftimin e policisë. Identiteti i shtetasit nuk bëhet i ditur për arsye hetimi. Gjatë 20 viteve të fundit një nga fushat e cila është prekur më shumë nga vjedhja dhe dëmtimi ka qenë trashëgimia kulturore.
Vetëm një vit më parë rezultonin rreth 2182 objekte muzeore si ato etnografike, arkeologjike dhe vepra arti të vjedhura. Vetëm 8 prej tyre janë kthyer në Shqipëri, ndërkohë që nuk dihet vendndodhja e 2174 prej tyre. Objekt i vjedhjeve këto vite janë bërë dhe muzetë, ku grabitjet më të mëdha janë bërë nga viti 1991 deri më 1997. Muzeu Arkeologjik i Tiranës është vjedhur tri herë që nga viti 1990 deri më 1994, ku rezultojnë 85 objekte arkeologjike, si unaza, varëse, byzylykë, tokëza etj., të vjedhura.
Por në listën e vjedhjeve të mëdha nuk mungon as Muzeu i Durrësit, që numëron 57 objekte arkeologjike të vjedhura në vitin 1991. Por vjedhja më e madhe është shënuar në vitin 1997, ku numërohen 82 objekte të grabitura. “Rekordin” e mban Instituti i Antropologjisë dhe Studimit të Veprave të Artit, ku raportohen 525 objekte të vjedhura të evidentuara nga inventarët e bërë një herë në 5 vjet.
Pas vitit 2000 janë raportuar rreth 170 objekte të vjedhura. Në Muzeun Etnografik të Vlorës në vitin 2006 u vodhën 8 objekte etnografike. Në vitin 2008, Drejtoria Rajonale e Gjirokastrës denoncoi vjedhjen e 18 ikonave në Kishën e Kryqit në Labovë. Një vit më pas Qendra e Studimeve Albanologjike (QSA) raportoi humbjen e 125 objekteve dhe këtë vit Muzeu Etnografik i Elbasanit denoncoi vjedhjen e 22 objekteve etnografike. Ndërsa këto vite u duk sikur trashëgimia ishte në duar të “sigurta”, ngjarjet e fundit treguan se ajo është ende në rrezik dhe e pambrojtur.

Burimi i Temes eshte marr Tek Shqiperia.com
Similar topics
» Trashegimia Kulturore Shqiptare
» Gjirokastër, zhduket trashëgimia kulturore
» Femrat drejt zhdukjes ?!
» Pogradec, korani drejt zhdukjes
» Feminizmi tek femrat moderne drejt zhdukjes

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi