Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dilema: Të pranosh tradhtinë apo t’i japësh fund martesës People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dilema: Të pranosh tradhtinë apo t’i japësh fund martesës People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dilema: Të pranosh tradhtinë apo t’i japësh fund martesës

5 posters

Shko poshtë

Dilema: Të pranosh tradhtinë apo t’i japësh fund martesës Empty Dilema: Të pranosh tradhtinë apo t’i japësh fund martesës

Mesazh nga WebMaster Fri 15 Feb 2013 - 7:27

Dilema: Të pranosh tradhtinë apo t’i japësh fund martesës

Tradhtia në çift: universale në të gjitha vendet, kulturat, kohërat

Tradhtia bashkëshortore, qoftë fizike apo emocionale mund ta dëmtojë shumë lidhjen në çift. Megjithatë, ka njerëz që përshtaten dhe arrijnë ta pranojnë partnerin mashtrues duke mbijetuar dhe rehabilituar sërish marrëdhënien e tyre. Të kuptosh se jeta jote është e lidhur me një burrë apo grua që të ka mashtruar nuk është asnjëherë e lehtë ndaj dhe reagimet shpesh janë të pakontrollueshme.
Në këtë kontekst nuk është e lehtë as marrja e vendimeve. Të bësh sikur s’ka ndodhur asgjë e të vazhdosh të jetosh me hijen e një të treti në mes, apo t’i japësh fund martesës, duke zgjedhur divorcin. Të gjithë ekspertët pohojnë se tradhtia nuk mund të ndodhë asnjëherë e pa shoqëruar nga doza dhimbjeje për atë që po ndodh ose që sapo ka ndodhur.
Është kjo një dhimbje që s'para njihet, që përmendet me zë të ulët por që për ekspertët është realisht ekzistuese. Kur një ngjarje e tillë ndodh mes një çifti, situata bëhet tejet e vështirë dhe e komplikuar për gjithë familjen, e më gjerë. Në rastin konkret, askush nuk mund t'i tregojë zonjës se cila është zgjedhja më e mirë për të, pasi situata të tilla janë kaq personale, dhe përjetohen në mënyrë unike, e megjithatë vetë mënyra që ajo ka zgjedhur për ta ndarë dhimbjen e saj me dikë tregon se ajo ende nuk është e pasigurt në vendimin që ka marrë.
Tradhtia bashkëshortore është universale në të gjitha vendet dhe kulturat e cila ka ndodhur në të gjitha kohërat. Aventurat romantike dhe seksuale janë "pasoja" që shkaktohen nga të dy palët, dhe asnjëri nuk mund të përjashtojë ndjesinë e fajit sa kohë që kjo tregon që të dy partnerët nuk kanë ditur të ndihmojnë njëri-tjetrin për të takuar nevojat e tyre.
Personat që tradhtojnë nuk mund të kategorizohen si: imoralë, të dobët, egoistë, mëkatarë, të pandjeshëm, të gabuar apo të këqij siç shpesh "akuzohen", por ndoshta më shumë si njerëz të cilët kanë nevojë të ndihmohen për të gjetur shkakun e një zgjedhjeje të tillë dhe udhën që të çon drejt një lidhjeje të shëndetshme dhe të stabilizuar.

Tradhtia mashkullore nuk ekziston
Për disa psikologë nuk ekziston tradhtia mashkullore, por ekzistojnë tipologji që mbushin nevoja dhe dinamika psikologjike të ndryshme. Ndryshe nga tradhtari serial, viktimë e shabllonit "mashkull-gjahtar", është mashkulli që dashurohet me të vërtetë me në grua tjetër, e do të donte ta linte bashkëshorten e tij, por mentaliteti tradicional ja ndalon ta marrë këtë hap. Ky lloj mashkulli beson se e ka për detyrë që të qëndrojë i ngulitur në vendin e tij, ta mbajë këtë rol dhe t’i ofrojë familjes mbështetjen ekonomike dhe morale. Dhe si rrjedhojë e gjen veten duke zvarritur me vite një lidhje paralele.
Një tip tjetër tradhtari është burri që e do shumë gruan e tij, por është vazhdimisht i trembur nga varësia që ka nga ajo. Disa meshkuj tradhtojnë për t'u distancuar nga ajo ndjenjë që mund të kthehet në totalitare, që mund t'i bëjë të varur nga gruaja që dashurojnë.
Të tjerë më pas tradhtojnë për të provokuar, për të stimuluar një partnere që është shumë e sigurt në lidhjen e saj dhe si rrjedhojë e ka lënë pas dore. Dikush tjetër kërkon jashtë çiftit ose jashtë martesës, atë shkëndijë seksuale që tek partneri është shuar, asaj i pëlqen kështu atij jo.

Dëshira për të rifituar besimin
Tradhtarët mbeten gjithnjë në pozita mohuese. Disa mendojnë se në këtë mënyrë mund të mbrojnë bashkëshortët apo partnerin nga dhimbja, ndërsa të tjerë nga frika se mund të shkatërrojnë lidhjen e tyre nuk e bëjnë këtë gjë. Sa me insistuese dhe nervoze të jenë pyetjet e bashkëshortit, aq më pak i sinqertë do të tregohet edhe tradhtari. Studimet tregojnë se pothuaj të gjithë tradhtarët që zbulohen, përpiqen që të mos shkatërrojnë lidhjen e tyre të rregullt.
Dhe, në 76 për qind të rasteve ia arrijnë këtij qëllimi. Për të rifituar besimin e partnerit do të jetë tepër e vështirë, por megjithatë nuk duhet humbur asnjëherë shpresa. Në radhë të parë duhet braktisur lidhja e fshehtë dhe më pas duhet t'u përgjigjeni me diplomaci shumë pyetjeve të partnerit.
Duhet pranuar fakti se fjalët tuaja mund të ngjallin dyshime dhe prandaj duhet të sillni prova për ato që thoni, dhe të përsërisni të njëjtat shpjegime disa herë.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dilema: Të pranosh tradhtinë apo t’i japësh fund martesës Empty Re: Dilema: Të pranosh tradhtinë apo t’i japësh fund martesës

Mesazh nga il conte Fri 15 Feb 2013 - 9:13

Ehhh ...mjere atij qe i ndodh thuaj.... eeww
il conte
il conte
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5371
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/09/2011
Mosha Mosha : 42
Hobi Hobi : cinema & calcio.formula uno

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dilema: Të pranosh tradhtinë apo t’i japësh fund martesës Empty Re: Dilema: Të pranosh tradhtinë apo t’i japësh fund martesës

Mesazh nga Ariel Mon 18 Feb 2013 - 12:22

Varet nga lloji i tradhtise...kur ta ka dredh nji here...dmth kalimtare ...pa dashje e tipit "kam qene i pire e smbaj mend" ..eccccc mooooo dhe kalohet.
Po kur quhet lidhje jashtmartese me takime te shpeshta e ne kohezgjatje...atehere normal qe i jepet fund....se nese ndodh si kjo e dyta atehere ai ose ajo ka gjetur njeriun ku ndjehet mire dhe nuk eshte me per ty.
Kshu qe.....jeta vazhdon njerez prape.
Ariel
Ariel
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : Ke shpia ime
Postime Postime : 15707
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/06/2010
Mosha Mosha : 104
Hobi Hobi : Udhetimet, vdes per pushime larg

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dilema: Të pranosh tradhtinë apo t’i japësh fund martesës Empty Re: Dilema: Të pranosh tradhtinë apo t’i japësh fund martesës

Mesazh nga Arabela Tue 19 Feb 2013 - 1:19

Ariel shkruajti:Varet nga lloji i tradhtise...kur ta ka dredh nji here...dmth kalimtare ...pa dashje e tipit "kam qene i pire e smbaj mend" ..eccccc mooooo dhe kalohet.
Po kur quhet lidhje jashtmartese me takime te shpeshta e ne kohezgjatje...atehere normal qe i jepet fund....se nese ndodh si kjo e dyta atehere ai ose ajo ka gjetur njeriun ku ndjehet mire dhe nuk eshte me per ty.
Kshu qe.....jeta vazhdon njerez prape.
e dija pa lexuar pergjigjen tende se do thoje keshtu leli,,, juhjjjjj te lumte qe je tolerante,,,ska asgje te keqe varet nga natyra e femres,,,
mendimi im esh qe nje njeri qe beri tradhetine kurre nuk mund ta respektoj,,,dua apo trajtoj si perpara edhe nese do mundohesh ta falesh,,,e kur i humb gjitha keto cvlere ka martesa???
Arabela
Arabela
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 26332
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dilema: Të pranosh tradhtinë apo t’i japësh fund martesës Empty Re: Dilema: Të pranosh tradhtinë apo t’i japësh fund martesës

Mesazh nga Burrelsja Sat 18 May 2013 - 19:51

lol i urrej tradhtaret pamvarsisht nese do e du mund ta fal po nuk ja harroj....

Burrelsja
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 603
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 10/04/2013
Mosha Mosha : 28
Hobi Hobi : Smogxhije

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dilema: Të pranosh tradhtinë apo t’i japësh fund martesës Empty Re: Dilema: Të pranosh tradhtinë apo t’i japësh fund martesës

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi