Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Veriu kthehet në protektorat People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Veriu kthehet në protektorat People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Veriu kthehet në protektorat

Shko poshtë

Veriu kthehet në protektorat Empty Veriu kthehet në protektorat

Mesazh nga Alberti Tue 26 Feb 2013 - 22:43

Veriu kthehet në protektorat

Veriu i Kosovës pritet të kalojë fillimisht në një fazë kalimtare deri te zgjidhja përfundimtare që do të përcaktohej në kuadër të një dialogu të ri që do të zhvillonin në të ardhmen Prishtina dhe Beogradi.
Burime të afërta me procesin aktual negociues kanë deklaruar për gazetën “Tribuna” se kjo do të jetë një fazë e vendosjes së një lloj normaliteti që do të zgjasë nga dy deri në tre vjet.

Kurse zgjidhja përfundimtare për veriun do të kërkohej në një proces tjetër pas kësaj periudhe.

Sipas tyre, Brukseli ia ka bërë të qartë Beogradit se për vendosjen e negociatave për integrim në BE, do të duhet që shumë shpejt të bëjë disa përparime në dialog me Prishtinën, të cilat do të nënkuptonin një tranzicion sa më të butë të veriut të Kosovës.

Kurse Prishtina, me konstruktivitetin e saj do të përfitonte nga Marrëveshja për Stabilizim-Asociim dhe një perspektivë më të qartë në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave.

Që Kosova dhe Serbia të ecin përpara në proceset integruese evropiane, këto burime thonë se brenda dy muajve, Hashim Thaçi dhe Ivica Dacic duhet të sigurojnë zbatimin e marrëveshjeve që do të prezantohen në fund nga baronesha Catherine Ashton në formë konkluzionesh.

Këto marrëveshje, mes tjerash, parashohin që Beogradi t’i tërheqë strukturat e tij të policisë dhe shërbimit inteligjent nga veriu dhe t’u mundësoj KFOR-it e EULEX-it që të mbajnë një gjendje të qëndrueshme të sigurisë. Një rol të veçantë mund të ketë edhe policia e Kosovës, por funksionimi i saj në veri mund të pësojë ndryshime nëse palët do të merren vesh ndërkohë.


Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi