Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Përdhunoi bashkë me gruan, në sy të fëmijës së tij People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Përdhunoi bashkë me gruan, në sy të fëmijës së tij People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përdhunoi bashkë me gruan, në sy të fëmijës së tij

Shko poshtë

Përdhunoi bashkë me gruan, në sy të fëmijës së tij Empty Përdhunoi bashkë me gruan, në sy të fëmijës së tij

Mesazh nga Alberti Thu 28 Feb 2013 - 6:13

Përdhunoi bashkë me gruan, në sy të fëmijës së tij

Përdhunoi bashkë me gruan, në sy të fëmijës së tij F.0228174143319_m

Ka qenë tronditëse dëshmia e 22- vjeçares Dhurata Lleshi, e cila tregon se për 21 ditë rresht ka parë ferrin me sy, pasi 37-vjeçari, i cili e kishte marrë peng, e ka rrahur dhe përdhunuar në bashkëpunim me gruan e tij. Dëshmia e vajzës, e cila kishte përfunduar edhe studimet për pedagogji, është sa rrëqethëse, aq dhe shokuese për mentalitetin në këtë zonë të thellë veriore të vendit. Dhurata ka dëshmuar se njeriu i ëndrrave të saj, që u shndërrua në “pengmarrës”, e ka detyruar të kryej marrëdhënie seksuale me gruan e tij, fakt ky që është pohuar në polici edhe nga bashkëshortja e Marash Kolajt.
Historia e vajzës së mjerë ka nisur nga një telefonatë. Ajo tregon se Marashi i kishte gjetur numrin e telefonit dhe i kishte kërkuar të takoheshin. Vajza ka pranuar të takohen, sepse 37-vjeçari i kishte premtuar një jetë më të mirë dhe se do martohej me të, duke e gënjyer dhe për moshën e tij (i kishte thënë se ishte 27 vjeç). Vajza është mashtruar nga fjalët e bukura dhe rreth orës 17:00, të 3 shkurtit, është larguar nga shtëpia duke i lënë nënës një letër ku i thoshte: “Nënë, po iki tek Liza”, shkruan Shekulli.

Më pas, vajza ka marrë rrugën për në Fan, ku dhe është takuar me njeriun që prej një muaji i premtonte lumturinë e përjetshme. Dhurata është parë nga banorët të hipte në një makinë, tip Benz i bardhë. Më pas është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë.

Për 21 ditë askush nuk ka ditur se ku kishte përfunduar 22-vjeçarja. Kërkimet e policisë, pas denoncimeve të bëra nga i vëllai, Martin Lleshi, duket se kanë dështuar për ditë të tëra. Vajza ka treguar që pasi ka hipur në makinë, ajo ka shkuar bashkë me 37-vjeçarin në shtëpinë e tij, ku është njohur me gruan e tij Aranisën dhe vajzën 3 vjeçe.

“Ai më pati thënë se ishte 27 vjeç. Çdo gjë që më kishte treguar për veten, më kishte mashtruar. Më ‘ra tavani në kokë’ kur më prezantoi gruan dhe vajzën. Nuk e besoja dot. Kërkova direkt që të dilja jashtë, por nuk më la. Nisi të më bënte presion për mua dhe familjen. Por, përsëri desha të iki. Atëherë më rrahu. Gjithsesi, përmes premtimesh të rreme, më tha që atë natë të flija aty dhe të nesërmen do të më çonte në shtëpi, pasi tashmë ishte vonë dhe nuk kishte si të më kthente. Më gënjeu duke më thënë se gjoja për garanci e mirëbesim, unë do të flija atë natë me gruan e tij në krevat te njëra dhomë, ndërsa ai do të flinte me vajzën te dhoma tjetër. Qava shumë, por ngaqë nuk kisha rrugë tjetër, u binda me shpresën që thoshte të vërtetën: që do të më kthente në shtëpi të nesërmen. Ramë të flemë, siç tha Mirashi: unë me gruan e tij dhe ai me vajzën. Nuk e di se sa ka qenë ora, diku pas orës 01:00, por sa më kishte marrë pak gjumi, kur ai erdhi dhe u fut në krevat në mes ne të dyjave”, tregon vajza historinë e saj.

“Kur erdhi ai në krevat, lëviza direkt nga krevati dhe doja të ikja, por ai më mbërtheu duke më vrarë keqas në nofull. Bërtita dhe ma zuri krejt gojën. Ka qenë nata më e keqe e jetës sime, makthi i jetës sime që u përsërit 22 ditë me radhë, duke u rrahur, torturuar, përdhunuar. As nuk e them dot me fjalë, por edhe po ta them, asnjëherë nuk do ta arrij dot ta tregoj tamam se çfarë kam hequr”, tregon 22-vjeçarja.

“Jam abuzuar nga të dy njëkohësisht. Një grua e ulët, e poshtër, që e ndihmoi të shoqin për të më mbajtur peng dhe për të më dhunuar. Nuk e di se ç’dreq familje ishin ata, burrë e grua me fëmijë, por që përdhunonin femra bashkë. Jam e tmerruar nga kjo histori. Do t’ju lutesha të mos kërkoni detaje. Nuk i tregoj dot, nuk thuhen. Vajza trevjeçare e këtij çifti, ka qëndruar në shtëpi, me prindërit përbindësh. Dhe ai disa herë më ka rrahur dhe përdhunuar edhe mua, edhe nënën e vajzës, në sy të fëmijës”, kanë qenë disa nga dëshmitë tronditëse të Dhurata Lleshit, e cila është gjetur nga policia pas 21 ditësh me shenja dhune në të gjithë trupin.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi