Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Tym i bardhë, Vatikani zgjedh Papën e ri People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Tym i bardhë, Vatikani zgjedh Papën e ri People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tym i bardhë, Vatikani zgjedh Papën e ri

Shko poshtë

Tym i bardhë, Vatikani zgjedh Papën e ri Empty Tym i bardhë, Vatikani zgjedh Papën e ri

Mesazh nga WebMaster Wed 13 Mar 2013 - 8:16

Zgjidhet Papa i ri nga Konklava e Kardinalëve ndërsa mijëra besimtarë filluan të mblidhen pasi nga Kapela Sistinë doli tymi i bardhë. Ende nuk është bërë i ditur emri i Papës por zgjedhja e tij ka qenë shumë e shpejtë.

Ati i Shenjtë është zgjedhur në orën 19:06. Që nga ky moment 1,2 miliardë katolikë në botë kanë Papën e ri, Papë tek i cili shpresohet shumë të përtërihet dhe forcohet besimi dhe roli i kishës katolike. Kardinalët sipas besimit katolik janë udhëhequr nga fryma e shpirtit të shenjtë për të zgjedhur pasuesin e Shën Pjetrit, pra, bariun e grigjës së krishterë katolike të gjithë botës..Në orën 19:06 oxhaku i Sistinës i dha lajmin gjithë botës se është përzgjedhur Papa i ri, duke nxjerrë tym të bardhë. Pas një çasti pasigurie, nisur nga ngjyra e tymit, thirrjet e turmës që festonin dhe më pas, konfirmimi përfundimtar, rënia e kambanës. Zgjidhja e situatës ka ardhur pas votimit të pestë, në ditën e dytë të konklavës.

Sheshi plot: Edhe një herë sheshi “Shën Pjetër” në Romë është mbushur plotësisht, pavarësisht shiut që ka vijuar të bjerë pa pushim. Një hapje çadrash që ka ngjyroasur të gjithë zonën. Nuk janë shkurajuar nga pritja as turistët, as pelegrinët, besimtarët apo kuriozët, ndërsa me kalimin e orëve policia bashkiake iu desh të shikonte planin e saj të masave për sheshin.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 44
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tym i bardhë, Vatikani zgjedh Papën e ri Empty Re: Tym i bardhë, Vatikani zgjedh Papën e ri

Mesazh nga WebMaster Wed 13 Mar 2013 - 8:18


Zgjidhet Papa i Ri, argjentinasi Bergoglio merr drejtimin e Kishës së Shenjtë

VATIKAN- Tymi i bardhë që doli në orën 19:06 të mbrëmjes së sotme nga Kapela Sistine në Vatikan, sinjalizoi zgjedhjen e Papës së Ri. 115 kardinalët arritën të zgjidhnin kreun e Kishës së Shenjtë, në votimin e pestë.

Ndërsa pritej që votimi të zgjaste, kardinalët arritën sot kuorumin për zgjedhjen e pasuesit të Papa Benediktit XVI, i cili dha dorëheqjen nga drejtimi i Kishës.

Ndërkohë sheshi Shën Pjetër është mbushur nga besimtarë të shumtë, të cilët po presin me brohoritje prezantimin e Papës së ri. Sipas mediave italiane janë më tepër se 100 mijë besimtarë që po presin me emocion Papën e ri, me sytë nga ballkoni i Bazilikës.

Pas daljes së tymit të bardhë nga Kapela Sistine, këmbanat kanë ranë edhe në kisha të tjera të Italisë.


Vatikan, sërish tym i zi, dështon votimi i 2-të për Papën
Ora: 11:40 - Është negativ rezultati i votimit të parë të Konklavës për zgjedhjen e Papës së ri. Këtë rezultat e ka përcjellë pikërisht tymi i zi që doli rreth orës 11:40 nga Kapelja Sistine në sheshin San Pietro të Vatikanit.

115 kardinalët janë mbyllur në Kapelën Sistine, ndërkohë që e gjithë vëmendja e botës është përqendruar në Sheshin Shën Pjetër. Pas votimit të dështuar ditën e sotme priten edhe 3 votime të tjera, (dy parashikuar në mëngjes dhe dy pasdite). Kandidati i suksesshëm duhet të marrë dy të tretat e votave.

Mijëra njerëz sfiduan shiun mbrëmjen e djeshme për të pritur rezultatet dhe panë vetëm tymin e zi nga oxhaku në çatinë e kapelës. Tymi i zi nënkupton se një Papë i ri nuk është zgjedhur. Pavarësisht se sa kohë u duhet të vendosin, kardinalët janë të mbyllur brenda në Vatikan, pa gazeta, pa televizion pa radio dhe pa internet. Ata të gjithë janë betuar për ruajtur fshehtësinë e takimit. Edhe ndihmësit e tyre gjithashtu janë ndaluar të zbulojnë se çfarë ndodh brenda. Pas seancave të mëngjesit dhe pasdites, fletëvotimet trajtohen me kimikate të veçanta dhe digjen në një sobë për të prodhuar tym të zi ose të bardhë. Tymi i zi do të thotë se votimi nuk ishte përfundimtar. Tymi i bardhë do të thotë që një papë i ri është zgjedhur.

Vatikan, sot Kardinalët përpjekje sërish të zgjedhin Papën e ri
Ora 10:00 Kardinalët do të përpiqen sot sërish të zgjedhin Papën e ri. Rreth 115 kardinalët kanë izoluar veten e tyre për herë të parë në Kapelën Sistine të Vatikanit. Disa orë më vonë, nga oxhaku i saj ka dalë tym i zi, duke sinjalizuar se asnjëri kandidat nuk ka marrë dy të tretat e votave të nevojshme.

Para fillimit të meshës së fshehtë, në bazilikën e Shën Pjetrit është mbajtur një meshë për publikun dhe kardinalët. Dekani i Kolegjit të Kardinalëve, Angelo Sodano, ka bërë thirrje për unitet brenda kishës. Mbledhja e fshehtë ndodh një muaj pasi Papa Benedikti XVI ka dhënë dorëheqje, duke u bërë papa i parë në 600 vjet që heq dorë nga detyrat.

Zgjedhja e Papave, ja Konklavat me te gjata
Tre vjet konklave
Zgjati nga 1268 deri me 1271
Më 1268, 19 kardinalë u mblodhën në Viterbo për të zgjedhur papën e ri. Pas një viti e gjysmë votimesh, nuk pati asnjë rezultat. Zhgënjim i bëri viterbesët të mbyllnin me forcë kardinalët brenda Pallatit papal, duke u zvogëluar sasinë e ushqimit dhe duke u prishur çatinë për t’i bërë që të arrinin në një akord. Pavarësisht kësaj, Pavarësisht kësaj, kardinalët harxhuan dhe 15 muaj të tjerë për të zgjedhur papën, më 1 shtator 1271, Xhorxhi X.

Konklavë për tre muaj
Zgjati nga nëntor 1799 – deri në mars 1800

35 kardinalë u mblodhën më 30 nëntor 1799 në manastirin e Shën Xhorxhit. Votat u përqendruan në dy kandidatura, por kaluan më shumë se tre muaj para se të arrinin në një akord. Për të dalë nga kjo gjendje, u propozua emri i Peshkopit të Imolës, Barnaba Kiaramonti, që më 14 mars të 1800 u bë pape me emrin Pio VII.

Zgjedhja pas 51 ditësh
Zgjati nga dhjetori 1830 deri më shkurt 1831 – Gregorio XVI
Konklava u zhvillua në Pallatin Kuirinale nga 14 dhjetori i 1830 deri më 2 shkurt 1831. U deshën 83 votime përpara se të zgjidhej Mauro Alberto Kapellari që mori emrin Gregorio XVI.

(er.nu/d.b/e.m/BalkanWeb)
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 44
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi