Zbulohet gjeni që kontrollon dhimbjen kronike
Faqja 1 e 1

Shkencëtarët britanik kanë identifikuar gjenin përgjegjës për rregullimin e dhimbjes kronike, HCN2. Zbulimi i tyre mund të ndihmojë në krijimin e ilaçeve të reja, efikase për lirimin nga dhimbja.
"Shpresojmë që këto ilaçe do të jenë "të dizajnuara" ashtu që të bllokojnë proteinën, të cilën e prodhon gjeni i sapozbuluar. Në këtë mënyrë do të mund ta shërojmë llojin e dhimbjes që njihet si dhimbje neuropatike, e cila është e lidhur me dëmtimin e nervave dhe shpesh kontrollohet shumë vështirë me ilaçet në dispozicion sot", theksojnë shkencëtarët e Universitetit Cambridge.
Dhimbja akute shfaqet papritmas, ndërsa zakonisht është e ashpër dhe e vrullshme. Ajo shpesh paralajmëron ndonjë sëmundje ose kërcënim ndaj trupit. Mund të jetë e lehtë dhe të zgjasë gjithsej disa minuta ose më e fortë e cila zgjat me javë dhe muaj.
Në shumicën e rasteve, dhimbja akute nuk zgjat më gjatë se gjashtë muaj dhe krijohet pas shërimit të shkakut, i cili ka çuar te simptomat. Nëse nuk trajtohet në kohë, dhimbja akute mund të çojë deri te forma kronike.
Dhimbja kronike është problem i madh shëndetësor, ekonomik dhe social. Ajo është këmbëngulëse pavarësisht faktit që lëndimi është shëruar dhe tregon faktin që ende ekziston aktiviteti në sistemin nervor.
Efektet anësore fizike përfshijnë muskujt e tensionuar, lëvizshmëri të kufizuar, mungesë të energjisë dhe ndryshim të oreksit. Efektet anësore emocionale përfshijnë depresionin, nervozen, zemërimin dhe frikën nga lëndimi i sërishëm.

Alberti- Legjendë
Postime : 41743
Gjinia :
Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha : 34
Hobi : Tenisi

» Zbulohet gjeni i lidhur me epilepsinë
» Foto-Kronike nga e kaluara e Shqiperise
» Antibiotikët joefikas në shërimin e kollës kronike
» Çfarë është sëmundja kronike e veshkave?
» Policia Rrugore kontrollon trafikun me 'polic-kukull'

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|