Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Tre shkaktarët e obezitetit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Tre shkaktarët e obezitetit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tre shkaktarët e obezitetit

Shko poshtë

Tre shkaktarët e obezitetit Empty Tre shkaktarët e obezitetit

Mesazh nga T_o_n_i Sun 31 Mar 2013 - 7:47

Njerëzit arsyetohen në mënyra të ndryshme për mbipeshën e tyre, por në të vërtetë mbipeshën zakonisht e shkaktojnë një nga tri faktorët e mposhtëm, ose kombinimi mes tyre.

Ushqimi
Njerëzit që priren të zgjedhin ushqimet që kanë një sasi të lartë yndyre ose që përmbajnë shumë energji (kalori), edhe pse hanë sasi më të vogla, kanë më shumë gjasa të shtojnë peshë se sa personat të cilët mbushin pjatat e tyre përplot por me ushqime me pak kalori, siç janë buka e zezë, patatet ose perimet.

Të ngrënit e sasive të mëdha të yndyrës, nuk shkakton vetëm mbipeshë, por edhe rrit gjasat për probleme kardiovaskulare.

Shumë njerëz jepen pas ushqimit kur ndjehen të lodhur, të mërzitur ose të emocionuar. Është mirë që në të tilla momente të vështira, të provoni të përmirësoni gjendjen emocionale në mënyra tjera. Telefononi miqve, bëni një shëtitje të shkurtër ose filloni ndonjë punë që kërkon përqendrim dhe kështu ju largon nga ushqimi.

Gjenet
Disa njerëz kanë tendencë të rrisin peshën e tyre shumë lehtë, përderisa disa të tjerë duket qëndrojnë në të njëjtën peshë për vite të tëra pa ndonjë përpjekje të madhe. Këto ndryshime mund t’i vishen faktorëve gjenetik.

Shumë gjene janë identifikuar se gjithashtu rrisin ose ulin apetitin. Kjo do të thotë se disa njerëz janë më shumë të uritur se sa të tjerët, ose duhet të hanë më shumë ushqim para se të ndjehen të ngopur. Kjo i rrit shanset e të mbi ushqyerit dhe shton edhe peshën.

Aktiviteti fizik
Njerëzit të cilët jetojnë një jetë aktive janë më pak të prirë që të shtojnë peshë se sa ata të cilët e kalojnë pjesën më të madhe të ditës të ulur në ballë të kompjuterit ose televizorit, ose edhe në makinë.

Gjimnastika e rregullt mund të ndihmojë të kontrolloni peshën tuaj dhe të jeni më të shëndetshëm, duke ulur edhe rrezikun e sëmundjeve siç janë sulmet e zemrës dhe diabeti.

Trashësia nuk ju sjell fuqi. Ajo mbledh në vete 7.000 kalori për vetëm një kilogram. Disa njerëz shtojnë nga 1 kg deri në 3 kg çdo vit. Pesha luhatet nga dita në ditë, por ju duhet të tentoni të mbani të njëjtin nivel çdo javë.

Nëse ju vëreni një rritje të qëndrueshme të peshës tuaj, përpiquni të stabilizoni atë para se ajo të shndërrohet në një problem serioz. Filloni duke ulur sasinë e yndyrës në ushqim dhe inkuadroni një aktivitet fizik për rreth 20 deri në 30 minuta çdo ditë.
T_o_n_i
T_o_n_i
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Tirane
Postime Postime : 18036
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 30/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi