Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Mbyten dy gra në Devoll People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Mbyten dy gra në Devoll People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mbyten dy gra në Devoll

Shko poshtë

Mbyten dy gra në Devoll Empty Mbyten dy gra në Devoll

Mesazh nga Alberti Sun 7 Apr 2013 - 4:26

Mbyten dy gra në Devoll

Një aksident me pasojë vdekjen e dy grave ka ndodhur në fshatin Bracanj të rrethit të Devollit. Viktimat janë Mirela dhe Elena Zylfi përkatësisht 35 dhe 29 vjeç, të dyja nëna të 5 fëmijëve të mitur.
Ato ndodheshin në një rimorkio së bashku me 18 persona të tjerë dhe po tentonin të kalonin lumin Devoll. Rimorkio tërhiqej nga një traktor me goma që përdoret shpesh për të ndihmuar njerëzit të lëvizin në dy anët e lumit në të cilin mungon ura.

Të 20 personat ishin duke shkuar paraditen e së shtunës në një funeral në anën tjetër të lumit kur rimorkio ka rënë në një gropë të hapur në shtratin e lumit dhe është përmbysur.

Të 20 personat banorë të fshatrave Braçanj dhe Dobranj ranë në ujë dhe vetëm 18 prej tyre mezi mundën të dalin në breg ndërsa dy gratë u rrëmbyen nga ujërat, pësuan dëmtime e më pas edhe u mbytën.

Grupi i të mbijetuarve mundi të gjejë në ujë trupat pa jetë të dy nënave të reja. Dy prej dëshmitarëve në vendin e ngjarjes thonë se kjo tragjedi ka qenë e paralajmëruar, ndërsa vetëm pak ditë më parë ishte përsëritur e njëjta situata me disa fëmijë të fshatit, të cilët u shpëtuan falë ndërhyrjes së shpejtë të banorëve.

Policia ndaloi edhe drejtuesin e automjetit traktor me karroceri Gezim Zyfi 38 vjeç. Kalimi mes përmes lumit Devoll si pasojë e mungesës së një ure që lidh dy fshatrat është një ritual i përsëritur i banorëve ndërsa kjo mënyrë përdoret edhe për transportimin e fëmijëve në shkollë.

Në internet qarkullojnë video që tregojnë se siç do ditë fëmijët e kësaj zone rrezikojnë jetën për të shkuar dhe për t’u kthyer nga shkolla.

Kostoja e ndërtimit të një ure për banorët në këtë zonë është vetëm 10 milionë lekë. Por këto fonde nuk u gjetën kurrë dhe kjo i kushtoi jetën dy nënave dhe rrezikon jetën e shumë të tjerëve çdo ditë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi