Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Sherri për një femër: 28-vjeçari plagos dy persona në Vlorë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Sherri për një femër: 28-vjeçari plagos dy persona në Vlorë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sherri për një femër: 28-vjeçari plagos dy persona në Vlorë

Shko poshtë

Sherri për një femër: 28-vjeçari plagos dy persona në Vlorë Empty Sherri për një femër: 28-vjeçari plagos dy persona në Vlorë

Mesazh nga Alberti Mon 8 Apr 2013 - 6:57

Sherri për një femër: 28-vjeçari plagos dy persona në Vlorë

Një sherr për një femër për pak sa nuk i ka kushtuar jetën dy personave të cilët janë goditur me thikë pranë banesës së tyre nga një person, me të cilin kishin lidhje krushqie.
Mbrëmjen e kaluar, nga strukturat e Drejtorisë së Policisë në Vlorë, është arrestuar në flagrancë për “Vrasje me dashje e mbetur ne tentativë”, 28 vjeçari Kastriot Ramazani, banues në Peqin.

Gjithçka ka ndodhur në lagjen “24 Maji”m kur 28-vjecari ka shkuar dhe i ka kërkuar llogari dy personave më të cilët kishte dhe lidhje krushqie se për çfarë arsye i kishin ngacmuar bashkëshorten, transmeton BW. Dy personat me inicialet S.V. dhe Sh.D. e kanë mohuar një fakt të tillë duke thënë se askush nuk e ka ngacmuar bashkëshorten dhe se nuk ishte mirë që t’i akuzonte pasi ishin në rrethana miqësore. Por, kjo nuk ka mjaftuar për të bindur të riun nga Peqini.

Në debat e sipër ai ka nxjerrë një thikë dhe ka goditur personin me inicialet S.V. të cilin e ka plagosur rëndë, dhe Sh.D. të cilin e ka plagosur më lehtë. Pasi ka goditur të dy personat ai është larguar me automjet në drejtim të daljes së Vlorës, me qëllim për të dalë nga qyteti, por pikërisht këtu ka hasur në rezistencën e efektivëve të policisë të cilët menjëherë pas ngjarjes kanë ngritur një postbllok.

Pas arrestimit 28-vjeçari ka deklaruar para policisë se i është dashur të vetëmbrohej, pasi kanë qenë dy të plagosurit të cilët e kanë provokuar si dhe i kishin ngacmuar bashkëshorten, gjë e cila shkaktoi dhe zemërimin e tij.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi