Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Pritet të vetëdorëzohet i dyshuari për vrasjen e Diana Kastratit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Pritet të vetëdorëzohet i dyshuari për vrasjen e Diana Kastratit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pritet të vetëdorëzohet i dyshuari për vrasjen e Diana Kastratit

Shko poshtë

Pritet të vetëdorëzohet i dyshuari për vrasjen e Diana Kastratit Empty Pritet të vetëdorëzohet i dyshuari për vrasjen e Diana Kastratit

Mesazh nga Alberti Wed 10 Apr 2013 - 10:44

Pritet të vetëdorëzohet i dyshuari për vrasjen e Diana Kastratit

Pas dy vjet qëndrimi në arrati, i dyshuari për vrasjen e Diana Kastratit, ish-burri i saj, Adnan Jashari, shumë shpejt do të vetëdorëzohet tek organet e ndjekjes për t’u përballur me drejtësinë.
Vendimin për vetëdorëzimin e Adanit e ka bërë të ditur për “Kosova Sot” mbrojtësi i familjes Jashari, avokati Haxhi Millaku, i cili ka thënë se paraqitja e tij para drejtësisë do të bëhet shumë shpejt.

“Si avokat i familjes Jashari kemi planifikuar disa herë të bëjmë paraqitjen vullnetare të Adnanit, qoftë në stacionin policor, apo në Prokurori. Nga momenti i parë, Adnani nuk ka pasur qëllim për t’i ikur drejtësisë dhe dorëzimi i tij do të bëhet shumë shpejt, paraqitja e tij do të bëhet shumë shpejt”, është shprehur Millaku.

“Le ta dijë edhe opinioni, edhe profesionalistët se fjala është për një vrasje në afekt dhe në qoftë se është rast tipik i një afekti, mendohet se është ky rast, sepse kanë ndikuar shumë rrethana që e ka humbur kontrollin e veprimeve dhe rëndësinë e pasojës së shkaktuar”, ka thënë avokati Millaku.

Derisa mbrojtësi i familjes Jashari thotë se fjala është për vrasje në afekt, Gëzim Kastrati, babai i së ndjerës Diana Kastrati, ka thënë për “Kosova Sot” se kërkon që i dyshuari për vrasjen e së bijës të marrë dënim maksimal për krimin që e ka bërë.

Ai ka thënë se do të ishte një lehtësim për familjen Kastrati dalja e Jasharit para organeve të drejtësisë.

“Me siguri se prej momentit që do të sillet para drejtësisë, do të dënohet me dënimin e merituar dhe neve do të na i lehtësoj plagët”, është shprehur Kastrati.

Ndryshe, Diana Kastrati është vrarë në maj të 2011-së dhe i dyshuari kryesor për kryerjen e këtij krimi është ish-bashkëshorti i saj Adnan Jashari, me të cilin ajo kishte qenë e martuar për 10 vjet. Familja Kastrati një vit pas vrasjes së vajzës së tyre kishte dërguar rastin në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, për të konstatuar nëse sistemi i drejtësisë në vend ka funksionuar te rasti i vajzës së tyre, dhe nëse jo, kush është përgjegjës për këtë mosfunksionim.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi