Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Qeshja redukton zemërimin dhe agresivitetin tek personat e dhunshëm People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Qeshja redukton zemërimin dhe agresivitetin tek personat e dhunshëm People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qeshja redukton zemërimin dhe agresivitetin tek personat e dhunshëm

2 posters

Shko poshtë

Qeshja redukton zemërimin dhe agresivitetin tek personat e dhunshëm Empty Qeshja redukton zemërimin dhe agresivitetin tek personat e dhunshëm

Mesazh nga Alberti Wed 17 Apr 2013 - 11:36

Qeshja redukton zemërimin dhe agresivitetin tek personat e dhunshëm

E qeshura është ilaç universal, bën që të ndiheni shumë më mirë dhe në të vërtetë përmirëson disponimin, ndërsa shkencëtarët nga Universiteti në Bristol kanë zbuluar që e qeshura në fytyrat e personave të tjerë redukton agresivitetin dhe zemërimin.
Shkencëtari Marcus Munafo dhe ekipi i tij kanë kryer një varg eksperimentesh për të dëshmuar që e qeshura në të vërtetë mund të reduktojë zemërimin tek njerëzit e prirë ndaj agresivitetit dhe dhunës.
Pjesëmarrësit në hulumtim të moshës prej 18 deri 30 vjet, në mes të cilëve ka pasur edhe kryerës të veprave penale, kanë pasur detyrën të shikojnë fotografitë e njerëzve dhe të shpjegojnë atë se çfarë shohin në fytyrën e tyre - lumturi, hidhërim, zemërim, trishtim.
Hulumtimi ka treguar që njerëzit agresivë shpesh buzëqeshjen prej zemrës e marrin si nënqeshje dhe shkencëtarët konsiderojnë që do të kishte më pak konflikte nëse do të parandalohej keqinterpretimi i tillë.
Gjatë hulumtimit është përcjellë aktiviteti trunor i vullnetarëve, kanë folur me psikologët, ndërsa u janë dhënë fotografitë e njerëzve të buzëqeshur për t'u vlerësuar se sa janë agresivë në momentin kur shikojnë njerëzit e lumtur dhe të buzëqeshur.
"Rezultatet e hulumtimit tregojnë që shprehja faciale e njerëzve në mjedis luan rol të madh në zhvillimin e zemërimit ose në nxitjen e sjelljes agresive tek individët", ka thënë Munafo duke theksuar që truri njerëzor vëren të gjitha "nuancat" e qeshjes dhe kështu mund të vlerësojë nëse bëhet fjalë për qeshje të vërtetë apo nënqeshje.
Megjithatë, njerëzit agresivë ndonjëherë edhe shprehjen neutrale të fytyrës e kuptojnë si armiqësore, prandaj nga njerëzit e tillë shpesh mund të dëgjoni fjalinë - "çka po më shikon"?

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Qeshja redukton zemërimin dhe agresivitetin tek personat e dhunshëm Empty Re: Qeshja redukton zemërimin dhe agresivitetin tek personat e dhunshëm

Mesazh nga Anakonda Thu 18 Jul 2013 - 20:28

Terapeuti australian, Jean-Paul Bell, është i specializuar për terapinë me humor dhe puna e tij është bazë për studimet shkencore rreth ndikimit të qeshjes në disponim, ngacmim, apo çrregullim në sjellje te pacientët me demencë.
Ideja e programit të tij të quajtur “Play-up” është që t’i nxisë pacientët që të luajnë më shumë, sepse Bell dhe bashkëpunëtorët e tij besojnë se pacientët me demencë mund të luajnë deri në frymën e fundit.
Studimi i quajtur “Smile” (“Qeshja”) gjatë tre viteve ka përcjellë ndikimin e terapisë me humor te më shumë se 400 banorë në 36 shtëpi pleqsh në Australi. Kjo terapi është treguar e kënaqshme për këta pacientë, ndërsa për më shumë, tek ata është vërejtur shqetësim më i vogël. /telegrafi/
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi