Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Limoni kundër gurëve të veshkave People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Limoni kundër gurëve të veshkave People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Limoni kundër gurëve të veshkave

2 posters

Shko poshtë

Limoni kundër gurëve të veshkave Empty Limoni kundër gurëve të veshkave

Mesazh nga Alberti Fri 26 Apr 2013 - 9:43

Limoni kundër gurëve të veshkave

Naturalnews.com sjell disa këshilla se si të parandalohen gurët e veshkave me ushqimin e përditshëm.
Ata që e kanë provuar dhimbjen e gurëve të veshkave e dinë që është një nga dhimbjet më të forta që mund t'i përjetojë njeriu, madje edhe më të forta se dhimbjet e lindjes. Megjithatë, gurët e veshkave nuk kanë nevojë të jenë shqetësim i vazhdueshëm.
Përveç që është e nevojshme të pihet shumë ujë i pastër, të hahet ushqimi i pasur me kalcium, magnez dhe vitaminë B, është interesant që limoni, limeti ose uthulla e mollës mund të ndihmojnë ne luftën kundër gurëve të veshkave.
Shtimi i limoni të freskët, limetës ose uthullës së mollës në pije gjatë ditës do të ndihmojë në shërimin e trupit, dhe përveç kësaj në mënyrë efikase edhe do të bllokoni formimin e gurëve të veshkave. Këto lëngje po ashtu do të ndihmojnë shpërbërjen e shpejtë të gurëve ekzistues.
"Në simptomat e para të dhimbjes në veshkë të shkaktuar nga gurët, përzieni vajin e ullirit dhe lëngun nga limoni organik, pini përzierjen menjëherë me një gotë uji pastër. Prisni gjysmë ore dhe pastaj shtrydhni lëngun e një gjysmë limoni dhe përzini me një gotë uji të pastër, shtoni një lugë uthull molle dhe pini. Përsëriteni të njëjtën derisa të mos zhduken simptomat", shkruan dr. Edward F. Group në blogun Natural Health & Organic Living Blog.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Limoni kundër gurëve të veshkave Empty Re: Limoni kundër gurëve të veshkave

Mesazh nga Anakonda Sat 13 Jul 2013 - 19:21

Limoni është një nga ushqimet më të dobishme në planetin tonë dhe me siguri përmban listën më të gjatë të efekteve pozitive në shëndetin tonë.
Në masë të madhe rritet nëpër botë, ndërsa me bollëk rritet edhe në Indi, Shri Lankë, Malajzi, Meksiko dhe Indinë perëndimore.

Kjo pemë universale dhe e preferuar me vete sjell shumë dobi shëndetësore dhe mbron nga një numër i madh i sëmundjeve, prandaj me të drejtë mund ta quajmë superushqim.

Limoni në mënyrë të favorshme ndikon në punën e mëlçisë, zorrëve, stomakut, sistemit të imunitetit, atij nervor dhe kardiovaskular, ndërsa është i mbushur me nutrientë si bioflavonoidet, pektinet, acidi folik, vitaminat C, A, B1, B6, kaliumi, kalciumi, magnezi, fosfori dhe mangani. Limoni po ashtu vepron edhe si antibiotik natyral i cili mbron nga bakteret dhe viruset. Aciditeti i tij largon bakteret e dëmshme dhe njëkohësisht tërheq edhe bakteret e dobishme për sistemin tonë tretës.

Konsumimi i rregullt i limonit, përveç kësaj mund të ndikojë edhe në parandalimin e sëmundjeve si bronkiti, artriti, ftohja dhe gripi, tensioni i lartë i gjakut, infeksionet bakteriale, gurët e veshkave dhe tëmthit, ndërsa sipas hulumtimeve më të reja edhe të kancerit. Lëngu i limonit ka veprim të fortë antibakterial i cili është dëshmuar me eksperimentet e ndryshme në të cilat bakteret e malaries, kolerës, difterisë, tifos dhe sëmundjeve tjera janë shkatërruar pikërisht me lëngun e limonit.

Edhe pse ekzistojnë mënyra të ndryshme si mund ta përfshini në ushqimin e përditshëm këtë artikull të vlefshëm, ndoshta mënyra më e thjeshtë është që çdo ditë të pini një deri dy gota ujë të vakët me limon. Nuk duhet të konsumohet lëngu i koncentruar i limonit, sepse përmban acide të dëmshme për smaltin e dhëmbëve. Prandaj më së miri është të konsumohet i holluar me ujë. Një gotë ujë me limon menjëherë pas zgjimit ka efekt të shkëlqyeshëm në shëndet, ndërsa përdoret edhe për stimulimin e tretjes dhe eliminimin e toksinave nga organizmi. 100 g limon mbulon 71 për qind të nevojave ditore për vitaminë C te personat e rritur, si dhe 7 për qind të nevojave ditore të kaliumit, 1 për qind kalcium dhe 9 për qind të magnezit.

Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31709
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 27
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi