Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Rama: Berisha kopjac i programit të PS. Manipuloi INSTAT për papunësinë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Rama: Berisha kopjac i programit të PS. Manipuloi INSTAT për papunësinë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rama: Berisha kopjac i programit të PS. Manipuloi INSTAT për papunësinë

Shko poshtë

Rama: Berisha kopjac i programit të PS. Manipuloi INSTAT për papunësinë Empty Rama: Berisha kopjac i programit të PS. Manipuloi INSTAT për papunësinë

Mesazh nga WebMaster Sat 27 Apr 2013 - 7:11

TIRANË - Kryetari i PS-së Edi Rama gjatë prezantimit të programit “Për Një Rilindje Shqiptare”, në qytetin e Vlorës, sulmoi kryeministrin e vendit se në 8 vjet nuk bëri asgjë për punësimin. Gjatë fjalës hapëse Rama ironizoi Berishën teksa përshkroi udhëtimin e tij drejt Vlorës, i cili sipas tij ishte i vështirë. Duke ardhur në Vlorë me kryetarin e Bashkisë së Durrësit, me një udhëtim të vështirë dhe në radio të makinës bërtiste Saliu. Ne po bisedonim për dicka pa lidhje me politikën dhe Vangjushi tha ca bërtet ky sikur ka humbur lekët në bankat e Qipros, britmat lidheshin me punësimin, me vende punës se si në asnjë vend të botës janë hapur, me krizën ekonomike se e ka vënë përfund Evropën, ndërkohë që Shqipëria ka vënë për fund krizën...Ndërkohë, që sipas INSTAT që varet nga kryeministri , brenda këtyre 4 vite kanë humbur 51 mijë vende pune. Dhe kur ne u përqendruam tek kjo shifër dhe menduam se së paku këtë shifër qeveria nuk do e kontestonte, ca ndodhi u fik faqja zyrtare e INSTAT, dhe u ndez pas katër ditësh dhe thuhej se mungonin vetëm 9 mijë vende pune dhe as INSTAT nuk e nxori dot barazim. Qeveria dhe kryeministri rendin pas programit dhe rrugëtimit tonë të komunikimit të programit dhe risive që kemi bërë publike në këtë rrugëtim dhe flasim me publikun sikur të ishin opozita që kërkon votën për të bërë këtë dhe atë”, theksoi Rama teksa akzuoi kryeminsitrin për kopje të Programit të PS-së sa i takon punësimit dhe taksen per makineritë dhe akcizën për fermerët.

"Pyetja e thjeshtë e cdo qytetari është pse nuk i bënë këto gjëra për 8 vjet, ku ishin dhe cfarë bënë. Ne jemi angazhuar për hapjen e 300 mijë vendeve te reja të punës. Ato filluan duke thënë se është e pamundur, pastaj vijuan duke thënë cjanë këto shifra dhe filluan vetë me shifrat dhe thotë 250 mijë dhe nuk thonë 300 mijë se nuk duan të bëjnë kopjimin hapur", shtoi Rama.

Rama theksoi se infrastruktura që pretendon që ka kryer Qeveria është pa standarde dhe tashmë rrugët e shtruara kanë nisur të rrënohen. "Ne do të ndërtojmë Korridorin e Kaltër, për të lidhur infrastrukturën tonë me infrastrukturën rajonale, korridor që do t'i shërbejë turizmit shqiptar", tha Rama.

Kryesocialisti Rama premtoi se pas 23 qershorit do japë certifikatën e pronësisë mbi tokën. “Ne zotohemi se do i japim certifikatë e pronësisë mbi tokën të gjithë atyre që kanë 20 vjet që punojnë tokën dhe nuk disponojnë të drejtën e zoti mbi të”, premtoi Rama.

Ndërkohë që fliste nga një qytet bregdetar, kreu i PS-së premtoi se do të ngrihet agjencia kombëtare e bregdetit, strukturë kjo që sipas tij, do të administrojë hapësirën bregdetare, si një potencial i madh për zhvillimin turistik në vend. Rama paralajmëroi publikisht se “pas ardhjes në pushtet të Partisë Socialiste, do të rishikohet procesi i dhënies së lejeve të ndërtimeve pa kriter në bregdet”.

Në mbyllje të fjalës së tij, Rama theksoi se, “Programi i PS-së është më i detajuari që një forcë politike ka patur këto 22 vjet dhe se zgjedhja e shqiptarëve është po aq e qartë sa në vitin ’92”.

RAMA ME TAKSËN E ‘KOLËS’, PASTRUESJA E BERISHËS DO TË PAGUAJË MË PAK SE AI
Rama u ndal edhe tek taksimi, duke thënë se qeveria është dorëzuar pjesërisht. Kryesocialisti i propozoi kryeministrit taksën e dajës së tij “Koleka’ të shumërpërfolur nga mazhoranca, duke thënë se me vendosjen e saj pastruesja e Berishës do të paguajë më pak se ai. Sipas Ramës propozimi socialist i taksimit është e pranuar edhe nga lider botërore si Angela Merkel dhe Barack Obama.

Kryesocialisti propozoi kryeministrit taksën e dajës së tij “Koleka’ të shumëpërfolur nga mazhoranca, duke thënë se me vendosjen e saj pastruesja e Berishës do të paguajë më pak se ai. Sipas Ramës propozimi socialist i taksimit është e pranuar edhe nga lider botërore si Angela Merkel dhe Barack Obama.

“Është dorëzuar pjesërisht në pjesën e taksimit, duke hequr taksën për ata që fitojnë 300 mijë lekë. Po ata që fitojnë 310 mijë lekë duhet të paguajnë më shumë se ty. Pse polici duhet të paguajë më shumë se Flamuri pa bisht që është Ministër i Brendshëm. Pse mësuesja e shkollës pse duhet ë të paguajë më shumë taksa se Ministri i Arsimit, pse pastruesja e kryeministrit duhet ë paguajë më shumë se kryeministri” theksoi Rama, i cili nënvizoi se taksa e PS pranohet edhe nga Angela Merkel dhe Barack Obama.

“Skema e taksimit të ndershëm është rruga e vetme për të pasur shoqëri të dejtë kur flasim për fitimin mbi të ardhurat personale. Pas 23 qershorit, policët, mësuesit dhe infermierët do të fitojnë vetëm nga taksimi i ndershëm një rrogë më shumë. Ndërkohë, taksa paguesit më të madhej do jenë kryeministrat, ministrat edhe deputetët, ashtu sikurse ato në sektorin privat do paguajnë më shumë. Ne do heqim taksën e biznesit të vogël”, shtoi Rama.
(e.m/BalkanWeb)




Rama: Berisha kopjac i programit të PS. Manipuloi INSTAT për papunësinë 30l12rcEmri  i Forumit do të ndryshoj  Rama: Berisha kopjac i programit të PS. Manipuloi INSTAT për papunësinë 30l12rc Pytje & Përgjigje Rama: Berisha kopjac i programit të PS. Manipuloi INSTAT për papunësinë 30l12rc
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 43
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi