Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Sa thelle jane rrenjet e gjuhes Shqipe dhe Afiniteti i saj me gjuhet Indo-Europjane People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Sa thelle jane rrenjet e gjuhes Shqipe dhe Afiniteti i saj me gjuhet Indo-Europjane People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sa thelle jane rrenjet e gjuhes Shqipe dhe Afiniteti i saj me gjuhet Indo-Europjane

2 posters

Shko poshtë

Sa thelle jane rrenjet e gjuhes Shqipe dhe Afiniteti i saj me gjuhet Indo-Europjane Empty Sa thelle jane rrenjet e gjuhes Shqipe dhe Afiniteti i saj me gjuhet Indo-Europjane

Mesazh nga WebMaster Mon 17 Jun 2013 - 7:37

Prurja e ketij shkrimi ne kete forum eshte thjesht nje perpjekeje per te zbardhur pak drite ne nje subjekt qe per mendimin time po harrohet. Ne rastin me te mire po nenvleresohet si dicka e pa rendesishme ne kohet e veshtira qe gjendet vendi yne sote per sote. Por: KY eshte pikerisht thelbi I problematikes shqiptare. Kur nje peme I helmohen dhe dobesohen rrenjet eshte kollaj te permbyset, sa do e lashte dhe e forte te jete. Shqiptaret po harrojn rrenjet dhe prejardhjen e tyre te vertet, eshte dy here tragjike menyra se si nje popull kaq I vjeter me nje kulture aq te vecant dhe te lasht po ben nje vetvrasje, po hedh veten ne humnere nje here e pergjithmone. 

Qe shkrimi te kuptohet me mire duhet perdorur nje menyre tjeter e te menduarit. Duhen zgjeruar pak kufijet e te menduarit Brenda kornizes clasike. Dega e shkences vetem, nuk mund te zgjidhi cdo enigem dhe te pergjigji te gjitha pyetjet. Ashtu si as Arsyetimi dhe llogjika vetem, nuk mund bejn nje gje te tille. Prandaj gershetimi I te dyjave mund te mbusht boshlleqet qe te dyja len pas kur veprojn te panvarura nga njera tjera. Nje bashkpunim I till Lind spekulime te reja, qe me ane to studimit dhe kushtimit rigoroze mund te zbardhin pak drite ne enigmat e shumta qe rrethojn Ceshtjen Shqiptare. Kur njeriu gjen arsyen, kurajon dhe vullnetin per te gjetur te verteten dhe vetem te verteten me cdo menyre, hapi I pare qe duhet marre eshte anashkalimi i faktorit “Njeri” dhe tere madheshtine e tij Subjektive. Kjo manyre e te menduarit thjeshteson gjerat , madje mund te qartesoj gjithe Mjergullen qe krijohet nga ky apo ai factor per te mbuluar te Verteten! Kjo menyre e te menduarit e ngre njeriun ne lartesine e duhur per ti pare gjerat me gjere e gjate dhe me qarte. Nje lartesi Marramendese per mendjen e kufizuar. Pra eshte mendja e shendoshe dhe kurjoze ajo qe ben gjithcka te mundur. Duke ndjekur metoda te tilla njeriu ka tejkaluar cdo kufi qe I eshte imponuar nga faktori “njeri”. Perndryshe sote do te jetonim akoma ne “token e rrafshet” dhe do te vazhdonim te digjnim njerezit te gjalle per “blesfomin” e rradhes ne emer te “Zotit”.

Shkrimi qe po bie ketu filloj si nje studim, nje kurjozitet personal dhe gjat rruges se kerkimit hasa ne burime te shumta interesante. Shumica e fjaleve qe mblodha kane nje rendesi, dhe mendoj se jane relativisht te panjohura ose nuk jane trajtuar/studjuar ne kendveshtrimin e duhur, te pakten me sa kam par deri tani. Jame munduar qe te paraqes afersine qe fjalet shqipe kan se pari me gjuhen “PIE-ne” dhe si rrjedhim afersine qe ajo ka me te gjithe gjuhet Indo-Europeane. Shpresoj “rimarjen” ose “rekthimin” e fjaleve shqipe ne repertorin e saj autokton. Edhe sikur numri I tyre te ishte vetm “10”, do ta konsideroja “punen time” nje sukses. Per hire te korrekteses jam munduar qe ti zberthej keto fjale ne menyren objective dhe te arsyeshme. Pra dua te konstatoj nje te vertet, si do qe ajo te jet. 

Do ti dal perpara ati elementi (militant) qe do te mundohet te hedh posht kete shkrim duke e quajtur ate amator dhe te pavlefshem, duke e pranuar vet qe eshte nje shkrim amator. Por kjo nuk duhet te mjaftoj per cvleresimin e tij te plot. Synimi im eshte rikthimi i sa me shume fjaleve shqipe ne fjalorin tone autoktone. Por megjitheate ky shkrim duhet par me objektivizem. Jo te gjitha fjalet e paraqitura duhet te “konsiderohen” si pasardhese te shqipes. Disa nga ato une mendoj se mund te shihen si Etimilogjia e disa fjaleve shqipe. Edhe nje here dua te theksoj se elementit (militant), qe do te mundohet te cvlersoj shkrimin dhe ne vecanti fjalet qe kam prure, une nuk do ti pergjigjem. Me sa kame pare deri tani neper tema te gjashme kundershtimet qe ky element bie ne “tavoline” jane jo te bazuara ne fakte apo llogjike te shendoshe, por opinione te krijuara nga nje mendje e kufizuar, ose flasin me fjalet e te “tjereve”. Nje individ qe mundohet te subjektivizoj cdo gje ne favor te existences se tij patetike nuk ka vend ne Tema dhe debate te tilla. Megjithate do mundohem ti pergjigjem te gjith kundershtimeve te arsyeshme me sa kam mundesite.

P.S. Shkrimi I plot eshte pothuajse 250 faqe I gjate, dhe permban mese 1000 fjale te mbledhura. Ketu kam prure vetem 1/3 e shrkimit. Reth plotesisht 80 faqe. Per arsyen qe materiali eshte volumes do te perpiqem ta bie “postoj” pjeserisht. Per ata qe nuk kane “durim”ose interes per te lexuar pjesen tjeter te shkrimit mund anashkalojn dhe te shkojn drejt tek pjesa e fjaleve.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sa thelle jane rrenjet e gjuhes Shqipe dhe Afiniteti i saj me gjuhet Indo-Europjane Empty Re: Sa thelle jane rrenjet e gjuhes Shqipe dhe Afiniteti i saj me gjuhet Indo-Europjane

Mesazh nga WebMaster Mon 17 Jun 2013 - 7:39

Objektiviteti, senci I Drejtesise, Vullneti per te jetur nje jete te Denje, Kurioziteti dhe Etja per dituri Jane elementet perberes me kryesor per formimin e individit, karakterit dhe dhe kulturimit te tij. Kenaqesia qe nje liber jep me nuancat, tregimet, figurat, personazhet qe paraqiten qe perfytyrohen apo zbukurohen nga mendja e lexuesit krijojn nje bote terheqese dhe impresionante. Nje udhetime aq I vacant sa vet Individi qe lexon ate. Njeriu eshte ne kerkim te vazhdueshem te identitetit te tij te vertet, qe kur lind e deri sa ai eshte I kenaqur me arritjet e tij ne jete, d.m.th pjesea me e madhe e jetes se tij eshte nje odise e vertet. Sigurisht nje sipermarje e tille paraqet veshtiresite e veta, por eshte e domosdoshme per cilindo qe synon nje jet dinjitoze dhe te frytshme jo vetem ne aspektin personal por edhe ate shoqeror. Gjate udhetimit ne kete rruge te mundshme, shpesh here perballet ne kundervajte me “rrymen” dhe ligjet e fuqishme te percaktuara nga Natyra dhe faktori Njeri . Sa me kohe te kete kaluar aq me e ashper eshte “rryma” dhe aq me e veshtire behet kundervajtja dhe udhetimi neper analet e se kaluares, sidomos kur gjurmet e pakta qe kan ngelur jane te mbuluara nga pluhuri I kohes. Gjurme te paqarta qe nga nje here, qellimisht, cojn ne drejtim te gabuar. Nje nga gjurmet me te rendesishme qe nje popull ka lene eshte gjuha dhe historia e tij. Guha eshte nje testamen, nje thesar I vertet per ruajtjen dhe trashegimin e indentitetit te nje populli. Le te hedhim nje sy te shpejt dhe te ceket ne drejtimin e gjuhes…

Existon nje material per historine dhe gjuhen Shqipe, por fatekeqsisht shkrimet jane te percipta dhe ne rastin me te mire Spekulime. Ne pamje te par nxisin interes, por ne te vertet sjellin shume pak. Kjo ndodh sepse autoret Jane shpeshe here Te keqinformuar dhe ne rastin me Te mire nuk njohin, historine dhe folesine e saj ne nevelin qe u nevoitet. Keshtu shpesh here me dashje apo pa dashje krijone nje “indentitet” te percudnuar. Kur flitet per historine e shqiperise dhe gjith ate qe ajo perfaqeson, ndodh nje gje e cuditshme. Ne qoftese shkencetaret, gjuhetaret ne pergjithesi, kritikojn ose nuk jane plotesisht dakort me pikpamjet e njeritjetrit rreth nje studimi, enigme apo ceshtje te vecant , ne rastin e shqiperise dhe gjuhes se saj akademiket jane kundershtare te ashper madje mund te them edhe te armiqesuar me njeri tjetrin deri diku. Disa mendojn se shqipetaret dhe gjuha e tyre I kane rrenjet tek populli I lashte I pellasgeve, dhe nje pjese tjeter pretendon se ata kan ardhur nga Kaukazi gjate mesjetes. Pra ato shkrime sado pak qe jane, jane ne kundershtime te plot me njera tjetren. Dhe ne shumicen e rasteve jane spekulime nga ato me absurde. Pra studiuesit, gjuhetaret, historianet qe jane te ndare ne dy shkolla mendimi te ndryshme: pro hipotezez pellazgjike dhe ata pro hipotezes plotesisht absurde te Kaukazit jane pothujse te pakten 5000 vjet lag njeri tjetrit. Prandaj ai qe deshiron te shfletoj keto libra I nevoitet nje durim I hekurt, dhe nje arsye shume e shendoshe. Per mendimin tim arsyeja e shendoshe eshte nje nga velgar me te rendesishme qe mund te zbuloj ose zbardh pak drit ne misteret e shumta qe jane “krijuar” rreth histories se Shqiperise, gjuhes dhe popullit te saj… 


Sic dihet populli yne ashtu dhe gjuha e tij pati goditje te ashpra me nje ritem te panderprere pothuajse per 2000 vjet rresht. Gjate kesaj kohe huazoj shume fjale qe me kalimin e kohes zune vend perfundimisht ne fjalorin e saj, por me vone edhe ndertuan vjale te tjera “shqipe” me to. Disa albanolog mendojn huazimi eshte nje lloj “pasurie”, nje testament historike qe verteton kontaktet dhe mardhenjet midis popujve te ndryshem, jetegjatesine e marrdhenjeve te tilla deri ne huazim reciprok fjalesh, qofshin ato te imponuara me dhune apo te ndertuara ne kohe paqe dhe ne menyre reciproke. Fus “pasuri” ne thonjeza sepse ajo me te vertet u pasura deri diku, pa dienin se gjindra vite me vone kjo “pasuri” do ti kushtonte luftra te shumta dhe te ashpera per te ruajtur autoktonine e vertet te tij ne rajon dhe perfundimisht padrejtesite te shumta qe u ben me percaktimin e kufijeve territoriale. Ne fakt ajo u “pasurua” aq shume saqe gjate periudhes se “rilindjes” elementi extreme anti-shqiptare perdori Huazimet si nje e “vertet” e pakundershtueshme qe populli shqiptare, ashtu si dhe gjuha e tij, nuk eshte azgje tjeter vecse nje perzierje popujsh te ndryshem dhe me shumice “turq” prandaj ata nuk meritojn Shtetin e tyre dhe aq me teper te vetqeverisen. Panvaresisht mentaliteteve extreme qe kan shtremberuar dhe akoma vazhdojn te shtremberojn historine e vertet, nuk existon asnje gjuhe, te pakten ne continentin Evropian, qe te jet krejtsisht e “paster” pa huazime. Disa kane me pak disa me shume! Keshtu qe sote percaktimi I vjetersise se vertet te nje gjuhe nuk varet nga “pastertia” e saj por sa te vjetra jane fjalet e saj autoktone… 

Sa me heret nje gjuhe te jete dokumentuar aq me e vjeter konsiderohet. Ky percaktim jo I drejt vetvetiu hap rruge spekulimeve dhe keqkuptimeve te shumta. Vetem shkrimi dhe dokumentimi I nje gjuhe nuk munden te vertetojn perfundimisht vjetersine e saj mbi gjuhet qe nuk jane shkruajtur heret. Qe nje percaktime I till te jete I sakt duhen marr parasysh disa factor te ndryshem si historia, kultura, traditat, arkiologjia, antropologjia etj, etj, si dhe ndikimi qe nje popull mund te ket pasur tek te tjeret dhe anasjelltash. Expertet mendojn se nji nga gjuhet me te vjetra eshte Sankritishtja. Kjo e fundit ka qene plotesisht nje “gjuhe letrash” ose gjuhe “artificjale” Ketu futet Greqishtja dhe Latinishtja. Gjuha “e letrave” ne shumicen e rasteve eshte poltesisht e ndertuar me fjale te “huazuara” nga bagazhi I gjuhes “natyrore”. Keshtu, kur nje fjale e huazuar nga gjuha “natyrore” ka nje kuptim konkret, ne gjuhen artificjale shnderrohet ne nje koncept abstract ose figurative. P.sh. Fjala “Lidh/leth” shnderrohet ne Logos dhe pastaj rihuazohet si“llogjik”, Kap-Kup shnderrohet Cup,Cap dhe rihuazohet Nga “capire” ne Kuptoj; Fryn-Furtun ne Fortuna(Fat)qe nen kutpon ajo qe te bie era, pra rastesia. Gjate zhvillimit te vazhdueshem gjuha artificial arrin ne nje metamorfoze te plote saqe rrenjet e fjaleve jane pothuajse te panjohura. Kur ajo arrin “kompletimin” e saj eshte shnderruar ne nje gjuhe te pasur dhe eficente. Keto gjuhe u ngriten ne nje nivel te lart duke u bere pjese e civilizimeve te ndryshme nga ato me te sukseshemit, dhe me afatgjatet. Kjo ka qene edhe arsyeja per zhdukjen e tyre perfundimisht. Civilizimet e ndryshme erdhen dhe shkuan, lane gjurmet e tyre ne popullsite qe sunduan, madje edhe formuan disa gjuhe te reja. Megjithese jetagjatesia e tyre ne disa raste ishte shume shekullore nuk arriten te zevendesonin plotesisht gjuhen e popujve qe sunduan, gjuhen popullore ose vulgare sic etikoheshin nga elitat e perandorive. Ketu vetvetiu lind puetja, kush eshte gjuha “natyrale” qe formoj gjuhen apo gjuhet “artificiale”? Disa gjuhetar jane te mendimit se kjo gjuhe eshte pikerisht Shqipja. Shqipja edhe sote e kesaj dite eshte nje nga gjuhet me origjinale “natyrore” ne krahasim me gjuhet e tjera te familjes Indoeuropiane. Sigurisht kur behen deklarata te tilla duhet mbajtur parasysh “goditjet” e panderprera qe nje gjuhe pason me kalimin e kohes, dhe ne vecanti gjuha Shqipe. Cfar une kuptoj me gjuhe “Natyrore” dhe “Praktike” eshte menyera se si nje gjuhe eshte e ndertuar. Gjuha shqipe sa do e bukur ne tingull, sa do e nderlikuar ne perberje dhe sa do praktike ne shqiptim dhe domethenie eshte ende rrelativish e pa zhvilluar. 

Shqipja ka shume fjale te thjeshta, dhe konceptet qe ato paraqesin jane akoma te varfera. Nji nga dallimet me karakteristike te gjuhes shqipe jane fjalet rrenje dhe derrivatet, te cilat kan nje rrjedh te jashzakonshme ne krahasim me gjuhet e tjera Indo-Evropjane. Kjo gjuhe qendron mbi nje themel shume-mijevejcaresh e cila u krijua nga nevoja e njeriut per te komunikuar dhe thjeshtesuar jeten e tij te perditshme, dhe nga vete natyra eshte praktike dhe e thjeshte. Formimi I gjuehes eshte rasti me tipik I thenies “Nevoja eshte nena e gjithe shpikjeve”. Ne qoftese gjuha “natyrore” tregone gjendjen e thjeshte te popullsive ne kohet e lashta , ajo artificiale tregon zhvillimin e tij. Pra gjuha “artificiale” nuk eshte asgje tjeter vecse nje transformim metamorfoze e plote e gjuhes popullore “Natyrore”. Fillimisht gjuhet artificialne ne formen e tyre fillestare egzisonin si nendialekte te gjuhes mem, dhe me kalimin e kohes evoluan, u tjetersuan ne gjuhe plotesisht te ndryshme. Gjurmet e ketij transformimi jane lene me se miri ne rruget e shvillmit, evoluimit, te dhjetra gjuheve te ndryshme. Gjurme qe edhe sote e kasaj dite gjenden brenda qindra fjaleve te perbashketa qe keto gjuhe kane. Megjithese keto gjuhe u tjetersuan dhe gradualisht degezuan gjethet e veta, prap ato ne thellesi qendrojn ne te njejtat rrenje dhe trunge qe mbeshteti zhvillimin e tyre deri ne nevelin e pavaresise. Une besoj se karakteristika te tilla te lashta jane nje testament I gjalle I strehuar tek popujt sote modern. Karakteristika qe u trasheguan drejt per drejt nga njera gjenerate tek tjetra ne nje rrjedhe kohe te pa nderprere per dhjetra Mileniume dhe ndoshta me tej. Kjo rrjedh “gjarjesh” eshte plotesisht ne perputhje me perpjekejet dhe sakrificat e parezervuara qe nje individ apo nje popull ben per te ruajtur ate qe I mohoet me shume. Identitetin e tij dhe gjithe ate qe strehoet Brenda tij. Historia e popullit shqiptare eshte mbushur me sakrifica te tilla. Per njeriun “objective” hipoteza te tilla jane te llogjikshme dhe te pranueshme si Mundesi qe egzistojn. Fatkeqsisht objektiviteti eshte nje VIRTYT qe fitohet me shume mundim. Subjektiviteti(Egoizmi) eshte nje VES I lindur tek njeriu. Ky I fundit eshte nje krijese plotesisht e komanduar nga instinktet e fuqishme te natyres qe si synim ka vetem mbijetesen dhe prezervimin e cdo qenie qe jeton ploteisht per inerci dhe jashte “vullnetit” . Duke filluar qe nga bacteria deri tek Njeriu. Ky I fundit edhe pse eshte I paisur me Trurin qe ka fuqi te mendoj, kalkuloj, preceptoj etj, etj, dhe mbi te gjitha karakteristiken me dalluese te tij “vetedijen” eshte plotesisht I mposhtur nga Vullneti per te mbijetuar dicka qe eshte plotesisht jashte kontrollit te tij. Kjo gjendje patetike e njeriut e ule ate instinktivisht ne rrangun me te ulet te shkalles se moralit dhe ne te njejten kohe me te rrezikshmin dhe me kercenuesin per vazhdimesine species se vet. Njeriu eshte nje paradoks I mirefillt! Fakti me konkret per kete , jane luftrat dhe manipulimet e shumta qe jane bere ne territorin e Ballkanit gjate gjithe koherave. Ballkani u kthye sic thote populli, ne nje “corb” te vertet. Shqiperia u gjet ne qendren e ketij kaosi, qe si nje bishe e pangopur arriti ta lincoj pothuaj se deri ne zhdukje te plot. 

Fatemiresisht njerezit kan lene gjurmet e tyre ne menyrat me te thjeshta. Shpesh here keto gjurme gjehen ne Monumentet e shumta dhe Toponimet e ndryshme qe jane trasheguar brez pas brezi. Keto te fundit shqesh here emertoheshin sipas karakteristikes natyrore te tyre. P.sh. ne Cameri egziston nje vend qe quhet “dimaluma” dhe mendohet se eshte I perbere nga fjalet shqipj “di+male” ne qofte se nuk gabohem jane ose dy male ose ne mes te dy maleve. Fjala Cameria vet vjen nga lumi “Tsiamis”, I pari eshte perdorur dhe akoma perdoret vetem nga banoret e ketyre trojeve, pra shqipetaret. Brindizi ne itali ka qen qytet Ilir I ndertuar dhe banuar nga ata. Ne hartat e lashta gjeografia “figura “ e tij ngjan me koken e drerit dhe del fjala “Brin-Briri” dhe quhet “brindizi”. 

Ne serbi apo maqedone egziston nje varg malesh qe quhen Bora, mendohet se kjo vjen nga fjala Bora e shqipes, mendohet see ka prejardhjen nga fjala Bardh, sote e kesaj dite ka dialekte qe shqiptojn a te “Bordh” qe I aferohet fjales “Bor” Fjala Argjend dikur “arg” do te thonte I “bardh” pra argjendi ka qen quajtur thjesh dicka e bardh pra dhe ne shqipe ka ngelur “Arg-gjend” (gje e bardh). Nga ky kemi marr edhe emerin qe nga kohet e lashta Arg, Arb, Alb, qe te gjitha kane te njejtin kuptim qe nenkupton “I bardh”. Me cfar kam par deri tani nje shumice fjalesh qe ka huazuar shqipja jane ne rrenjen e tyre fjale shqipe dhe qe me kalimin e kohes jane ri-marre ne formen e huaj. Kjo bindje me eshte perforcuar edhe me shume kur hasa tek disa shkrime te Cabejt qe paraqet fjale te zbuluara nga albanology N.Joklin qe thote se fjala “ulluk” I eshte marr shqipes nga turqishtja. Rrenja e kesaj eshte Luk-u, Lug-u, dhe nepermjet turqishtes eshte perhapur ne ballkan dhe rikthyer shqipes me fjallen Ulluk. Nje fjale tjeter e shqipes qe eshte perhapur ne ballkan eshte fjala “Bes” qe gjendet pothuajse ne shumicen e gjuheve ne ballkan, te pakten ne nje periudh.

Duhen mbajtur parasysh disa ndryshime te fonetikes se shqipes neper koherat, gje qe do te vlej kur te shikojm fjalet e mbledhura . Kjo gje do ti bej keto fjala te “huaja ne pamje te par” me te pranishme per shqipefolesin. Fillimisht ne gjuhen shqipe ka egzistuar “kl” dhe “gl”: (klaj, gluhe) me vone L ka rene dhe “K”zevendesohet me “q” : (Kiaj, gjuhe), dhe ne perfundim “kj” ne “Q” dhe ne te njejten menyre “Gl” ne “gj” por edhe ne “C” (celes): ndryshimin e fonetikes se shqipes do ti ilustroj me dy shembuj: Katundi Gruemire ne very ne shekullin e XV eshte quajtur Gouemire ardhur nga fjala Grua qe dikur eshte shkruajtur “growa-groua” . Per ata qe dine anglishten eshte veshtire mos te kujtohet fjala “grow” qe do te thote “rrit” rritet barku, rriten floket, rriten pemet, kete kuptim. Fjala Diell nendialektet e gegerishtes shqiptohet “Dill” dhe dikur kjo mund te jet perdorur per Diellin qe nenkupton doli, doli drita, doli ai, dhe me von eshte ndruar Diell. Ashtu sic nje here dielli eshte quajtur edhe “ Polli”. Sinonimi I fjales “lind” besoj se shqipja e ka pas keto sinonime gjat gjithe kohes. Fjala lind nenkupton > te lesh, lere, lene, shkeputet, ndahet, pra kur njeriu lind ai/ajo, lind, ndahet, eshte tashme e/I lire nga trupi I nenes, ne te njejten menyre lind edhe idea. “Phantazise” , kjo e fundit vjen nga folja me “Pa”, Pra fantasia ne thelb nuk eshte gje tjeter vec se aftesia e trurit, per te “fantazuar=par=shikuar” per ti par gjerat ne vetvete se pari dhe pastaj perpunohen , filtrohen dhe perfundohen ane te procesit te llogjikes. Fjalet Phantazia dhe Phantazem, ne thelbin e tyre jane fjale shqipe.

Disa fjale te shqipes te "huazuara"

Pretendohet se shumica e fjaleve shqipe jane ne shumice te huazuara dhe qe jane marr nga Latinishtja, italishtja,Greqishtja ne vecanti fjale Turke qe sic dihet u morren gjat sundimit Osmane. Gustav Meyer mbahet si nji nga Albanologet me te shquar dhe I pari qe ka perpiluar nje fjalor shqiptar etimologjik. Shumica e Fjaleve qe u mblodhen nga Meyer I perkesnin popullsive qe jetonin jashte “kufijeve etnike” te vendit ne ate kohe. Si perfundim ka mbledhur reth 5400 fjale te cilat I ndan keshtu: 4000 fjale jane te huaja, qe I perkasin shume gjuheve si: Greq, Sllv, Serb, Bull, Rum, Lat, It. Spnj. 300 nga trungu I Indo-Europeanes, dhe 700 nuk I ka gjetur dote fillin. Permenda me par shqipja ka shume fjale te huazuara dhe akoma vashdon te huazoj fjale qe jane te veshtira te shqiptohen edhe pse ne kemi fjal paralele te shqipes. Por Meyer na nxjer te huazuara disa fjale, qe une mendoj se jane baza e shqipes, fjale si 1.” Une” e “marre” nga italishtja apo latinishta Unus= Uno, ne fakt fjala Unus dhe Uno kan ardhe nga shqipja “U” qe me vone iu shtua mbaresa “ne” si ne U-ne, Ti-ne. Ketu hyn edhe fjala “Eshte” qe pretendohet se eshte marr nga Latinishtja Est: 3.”Lufte” qe eshte “marr” nga Lat. Lucta: 4.Drejt nga Lat. Directus: 5.Fytyre/ftyre nga Lat. Factura: 6. Mbret/Mbreteresh nga Lat.Imperatore: 7. Shendet/shnet nga Lat. Sanitosus: Kujt/ I kujt/ky/kush nga Lat.Cuius: 8.Liroj/Liri nga Lat. Deliberate: 9. Martese/martoj nga Lat.Maritatio: 10. Dem/demtoj nga Lat.Damnitare: 11.Detyre nga Lat. Debitura: 12. Paqetyre nga Lat. Pagitura: 13.Shembelltyre nga Lat. Similatura: Disa fjale te tjera qe jane pranuar si huazime te Latinishtes: 

Pjeset e Trupit: Floke, Koke, Mendje, Faqe, Fytyre, Shpatull, Fshike, Kembe, Kofshe, Gjender-Gjander, Shendet, Shendoshe.

Shtepiake: Shtepi, Kulm, Tra, Qeper, Gelqere, Pellas “pallat”, Port, Mur, Tjegull, shkamb, Furre.

Kafshe shtepiake: Qen, Pule, Gjel, Lepur, Pellumb, Kafshe

Arme Lufte: Lufte, Arm, Shpat, Shqyt, Shigjet, Mbroj

Jeta shoqerore: Fqinj, Mik, Armik-Anmik, Shok, Sherbes, Mjeshter, Mjek, Gjind, Qytet, Pushtet, Mbret.

Shikojm disa nga fjalet me afer: Floke/Fjoket –filli-fijet-fjoket e Kokes: Koke -koker-gogel-kokerric (latinisht koka eshte Caput-dhe italisht Testa): Fytyr/Ftyra= eshte e future sic jane tiparer e fytyres jane te shtypura jane te futura: Mbret= eshte ai qe ruan (me rujt=mret/mbret )mbron, ruan-mbreteron, mbron, rron, ruan jeten: Fshike eshte imitimi I shurmes qe ben thurpra ose fshikulla prandaje kemi edhe fjalet, fishkellim, fshikull, tingulli qe del nga deget e holla te pemes kur fryn ere e fort: Martes eshte kur gruaja merret ose shkon ne familjen e burrit, dhe merret, dhe anasjelltas. Liri/Liroj =eshte me Lan, le, lere, leshoje. Dam/Demtoj eshte me da, me nda, ndamja/carja e lekures dhe mevone kuptimi eshte edhe zgjeruar. Shigjet =e Gjat, ne krahasim me thiken apo shpaten.

Pushtet= Posht, eshte ne krye qe zapton ka pushtuar, ka vene Posht nenshtruar, pra Pushton ve posht.: Mure= qe mund te vije nga fjalet me+ruaj=merujt=Mur. Trau= Dru, trung trup, si dicka qe lidh, trupi-koken me kembet, trungu-rrenjet me deget: Mjeshter= mund te vij nga fjala mosh, I moshuar I motshem ne profesionin e tij, dhe qe ka arritur ne kulm ose ne maj te profesionit: Kafsh= mund te vij nga kafsho kafshon. Disa fjale te tjera qe pretendohet te jet te huazuara: “Vet/auto” mund ti perkasi disa gjuheve, svll, latin, Ind vj: Blegeris/bjegera na dalin si sllv dhe greke, keshtu qe edhe delet e shqiperis blegerisin ose “flasin” Sllavisht dhe Greqisht”: “Pjell,” del si fjal Greke, dhe kjo e fundit “Deshperim” vjen nga Lat. It. Desidere. Une mendoj se Fjalet Une, Vet, Krye, dhe Sy jane fjale themeluese dhe nga keto jane nxjerr shume te tjera ne shqipe! Per cudi keto dy te fundit Sy dhe krye/koke nuk figurojn ne fjalrin e Gustav Meyer. Se pari shikojm fjalen “Une” shqip dhe italisht. Nga “une” dalin keto fjale Nje, (uno)njesoj(stesso) ,njit/ngjit (Colla, incollara),njoh, (conoscere)injorant,injoroj(ignorante,ignorare) Keto fjale jo vetem qe nuk kane lidhje me shqipen por edhe me njera tjetren. Fjala Ignorante I afrohet shqipes dhe ka si baze fjalen njoh. Ignorante. Shkronja “Nj” ne italishte shkruet “gn” ashtu si Bagni=banjo, (Njom aty ku bej njomjen). Nga fjala “krye” del kre/krye/koke (testa) , kreret, krijoj(creare),kryesi,kryetar( Capo) krevat-aty ku vekoken( leto, strato{ te shtrihesh ne italisht eshte Posare}),kryej(finite): nga vjala “Vet” del Vetem/vetmi, (solo/solitudine), vecoj,vetesoj(separare) ,vi, ( venire)vin,(cam’mino) vete,vata, ndoshta evitoj dhe vullnet. Nga syt/sy (occhio), shikoj(vedere-guardare), shikim, synoj(scopo), shenjester(mira,bersaglio). Tani te shikojm edhe fjalen Deshire, qe fjen nga Dua, (volere) qe nxjerr edhe keto fjal, deshire (desidere). Dashamires(adorabile) dashuri(amore), I dashur (affetuosso) ndjenj(sentiment), ndiej(sentire). Fjala “Pjell” nuk lidhet me italishten por thuhet qe esthe fjal e huaj, gje qe ka mundesi, por le ta shikojm pak me afer domethenien dhe perdorimin e saj ne gjuhen shqipe. Fjala pjell zakonisht perdoret per kafshet por nje here eshte perdorur edhe per njerezit. Fjala pjell, ne nje kohe te larger eshte perdorur edhe per te pershkruar lindjen ( e djellit). Kjo fjal “Pjell” ne nje forme te tjetersuar, per hire te analizes, perdoret sote ne gjuhen vulgare per organin sexual te femres, dhe une mendoj se kjo eshte prejardhja, burimi kryesor I kesaj fjale, sepse ky organ eshte nje mjet qe bie (Sjell-Pjell). Aty mbillet, pillet dhe “sillet/sjell” ne bote nje jet. Kjo analize dhe koncept bie plot ne perputhje edhe me Apollon, qe fillimisht ka qene zoti I kenges, artit etj, ky ka qene qendra dhe krijesa e ketyre te fundit, ky ka qene ai qe I ka Pjell/polli keto ide dhe burime. Me von ai u lidh me djellin edhe kety mund ti pershtatim conceptin e pjelljes, me kuptimin e fjales “lind” sic perdoret sote, aty ku lind/ pjell/poll/ dolli/dilli/ djelli. A(nga)Pollo(Pjell/Poll) ai qe ndricon gjithcka.

Disa rreshta perreth Gjuhes PIE-ne

Tani erdhi koha per te prekur pak ne te ashtu quajtur gjuha Proto- Indo- Europiane dhe gradualisht lidhja e saj me gjuhen shqipe. Ky eshte thelbi I gjithe keti shkrimi. Dua te hap kete shkrim me nje artikull qe paraqet mundesin e egzistences se “gjuhes se lasht PIE”. Zberthimi dhe “rindertimi” I kesaj gjuhe eshte ber duke marr si model Greqishten e vjeter, Latinishten, Sankritishten, dhe disa gjuhe te tjera, por bazat jane gjithmone tre te parat. 

“Proto-Indo-European language”

The Proto-Indo-European language (PIE) is the unattested,
reconstructed common ancestor of the Indo-European
languages, spoken by the Proto-Indo-Europeans. The existence
of such a language has been accepted by linguists for over a
century, and reconstruction is far advanced and quite detailed.
Scholars estimate that PIE may have been spoken as a single
language (before divergence began) around 4000 BC, though
estimates by different authorities can vary by more than a
millennium. The most popular hypothesis for the origin and
spread of the language is the Kurgan hypothesis, which
postulates an origin in the Pontic-Caspian steppe of Eastern
Europe and Western Asia. In modern times the existence of the
language was first postulated in the 18th century by Sir
William Jones, who observed the similarities between Sanskrit,
Ancient Greek, and Latin. By the early 1900s well-defined
descriptions of PIE had been developed that are still accepted
today (with some refinements).

As there is no direct evidence of Proto-Indo-European
language, all knowledge of the language is derived by
reconstruction from later languages using linguistic techniques
such as the comparative method and the method of internal
reconstruction. PIE is known to have had a complex system of
morphology that included inflections (adding prefixes and
suffixes to word roots, as is common in Romance languages),
and ablaut (changing vowel sounds in word roots, as is
common in Germanic languages). Nouns used a sophisticated
system of declension and verbs used a similarly sophisticated
system of conjugation. The following entry has been found in List of Proto-Indo- European nouns
[*deiw-os god, i.e. 'shining'”]

Kjo ishte vetem nje pjes e vogel e artikullit qe une mora per te ilustruar se si dhe cfar metodash jane perdorur per te zberthyer dhe rindertuar gjuhen PIE’ne. Arikulli I plot, qe ka shume gjera interesante, mund gjehet te kjo adres: http://www.scribd.com/doc/38946558/T...opean-Language


Ne kete artikull behen shume krahasime dhe spekulime dhe ajo qe dua te theksoj ne lidhje me kete eshte mos permendja e shqipes. Albanologet objective kan konstatuar, se mbi te gjitha karakteristikat qe shqipja zoteron, ajo qe e ben ate pjestare te familjes Indo-europianistike jane fjalet autoktone. Me ben pershtypje mos permendja e saj fare. Per mendimin tim studimi I shqipes nga njerez competent mund konkretizoj shume nga hipotezat dhe spekulimet e shumta qe behen ne fushen e studimit te gjuhes PIE’ne. 

Per shembull le te shikojm fjalen, [*deiw-os= god, =i.e. 'shining' ] artikulli e lidh fjalen [“Deiw-os”] me [“Dieu”] dhe thote se “Deiw-os”, ne shume gjuhe do te thote Zot, eshte adoptimi I Fjales[ “Dieu”] qe dikur ka qen zoti I qiellit dhe sipas artikullit shumica e gjuheve Indo-Europjane jan formuluar rreth keti concepti. Dihet qe ne kohet e lashta njerezit ishin pagan dhe besonin ne objekete te ndryshme natyrore, pa nje qender. Por me gjithe ate dielli ka pasur nje rendesi te vacant dhe me evoluimin e njeriut dhe filozofis se ti arriti qe dikur te viheshte ne qender. Evoluimi vashdoj, dhe si rrjedhim zoti u personifikua dhe figura e tij e dikurshme, e diellit, u transformua.

Une mendoj se “Dieu”, qe ne disa gjuhe me reperberjen ose regrupimin e shkronjave do te thote ndricim, eshte pikerisht Dielli. Fjala diell, ne shqipe, eshte plotesisht ne perpudhje me conceptin “Dieu”. Le ta shikojm me afer Diellin dhe Zotin dhe nderlidhja e tyre. Kur flasim per zotin nenkuptojm nje force supernatyrale qe “di” gjithcka dhe Zoteron ghithcka, pra ([Dieu]+ne=Di-u+ne( mbaresa “ne” e fjaleve U[ne], Ti[ne] mendohet te jete shtuare vone)=Diun del dhe fjala :”U”ne di, me kuptimin qe une di ghithcka dhe jame fuqi plot). Figura e zotit gjithmone nenkupton [ndricim]. Gje qe vihet re shume kollaj tek freskot apo pikturat e ndryshme qe personifikojn ate. Keto figura, Zoti dhe te gjitha figurt e tjetea te shenjta, paraqiten me nje rreth(mbrapa kokes) qe gjason diellin dhe duket si nje kuror e bere me rreze dielli. Nje lidhje tjeter eshte dita e [Djel] qe eshte dita e [diellit], bie ne perputhje me legjenden qe zoti krijoj boten ne 6 dite dhe te 7 ai pushoj, dhe dita e shtate iu kushtua ati. Por kjo nuk mbaron ketu, ne shqipe une mendoj se Dielli ose “Dilli” ka krijuare disa koncepte te tjera : Di, Drit, Dituri, Ndricim, Dritare, mendoj se mund te lidhim ketu edhe Djal-Djalosh. Dihet qe gjat civilizimeve de ndryshme lindja e djalit ka qene e preferuar. Mashkulli ne ate kohe ka qene fuqiplot dhe trashgimtar I cdo gjeje. Pra ardhja e djalit ne jete ishte nje gezim I vacant, ishte nje shpres, nje drite nje rreze dielli nje avantazhe, nje mundesi per te mbi jetuar cdo eveniment, mundesi edhe per te trashguar, pasurin, mbreterin, fisin dhe emerin e familjes. 


Perqindja e fjaleve te huazuara ne cdo gju te botes eshte shume e vogel ne krahasim me perqindjen e fjalve autoktone. Dhe me kalimin e kohes zevendesohen pothuajse plotesisht me fjale te gjuhes autoktone. Ne shqipe sipas gjuhetareve te ndritur behet nje perjashitm i vacant, sic ndodh shume here kur flitet per shqipetare dhe gjuhetn e tyre. Na del se ne shqipe ndodh e kunderta. Ajo na del nje gjuhe plotesisht e huazuar dhe pjesa autoktone eshte aq e paket sa qe mund te jete e paperfillur. Na del se shqipja ka fjale te huazuara nga keto gjuhe: Greqishten e vjetr, mesme dhe e re, Latinishtja, Italishtja, Frengjishtja, Spanjishtja, Portugalishtja, Dalmatishjta, Turqishtja, Gjermanishtja, Sllavishtja, Sankritishtja, Indishtja, Keltishtja pothuajse te gjitha gjuhet e evropes e me tej! Ketu lind pytja: cilat fjale te gjuhes shqipe jane autoktone? Duket se studies te ndryshem dhe, gjuhetaret, kane pranuar shume hipoteza te huaja per etimologjine dhe huazimet e shqipes nga gjuhet te tjera. Keto huazim jane pranuar dhe konsideruar si nje pasuri per gjuhen shqipe, dhe jo si nje varferi dhe prapambetje qe ato I bejne gjuhes autoktone. Keto jane fjale parasite qe ushqehen ne trupin e huaj dhe nuk e lene te zhvillohet. Sic kame permendur me par edhe pse shume nga kto fjale jane marr si te huaja, ne thelb ato kane rrenje shqipetare pra jan ri-huazuar nga shqipja ne nje forme te huaj. Ky mosdallim I shkaktone shqipes nje copetim te trupit te saj gjeri sa behet e panjohur. 

Per Shembull: Fjala “Individual “ (individ) qe vjen nga Latinishtja In (Pa-) +divicuus qe vjen nga Dividere qe ka si rrenje fjalen PIE * Da (qe do te thot me nda ose pjestu). individi sipas disa gjuhetareve do te thote eshte dicka e pandare, me kuptimin qe eshte nji the nuk ndahet. Ne siperfaqe kjo ka kuptim, por ne praktike dhe parim eshte kontradiktore. Cfar kuptohet kur mendon per fjalen individ? Me fjalen idivid kuptohet dicka unike, nje entitet qe eshte I ndar nga grupi, dhe eshte I vetem. Le te hym pak me thelle dhe shohim se si individi mund te ndahet edhe fizikisht , me ane te riprodhimit. Fara e tij ne rrethana te pranueshme krijon nje individ tjeter. Ketu ndodh edhe nje paradox. Shumimi I njeriut behet pikerisht me “ndarjen ose Pjesetimin” e tij, dhe “cuditerisht” ai arrin te mos zvogelohet ose te humb permasen e tij fizike qe kishte perpara “pjesetimit ose ndarjes” se tij. Kur foshnja eshte ende ne trupin e nenes konsiderohet si nji me nenen dhe kur lind krijon nje entitet krejtesish fizikisht te shkeputur, edhe vet fjala me lind nenkupton ndarje, P.sh Me lan/te lesh, me liru/ te lirosh, me leju/te lejosh. Te gjitha keto fjale nenkuptojn nje ndarje.

Rrenja e fjales Individ eshte me Da=nda: Fjala “da-dan-ndan” dhe si rrjedhim numri dy ose di sic thuheshte me perpara. Concepti I pjestimit mund te jete marr nga kjo ide. Fjala “Di=dy ” mendoj se eshte marr nga shqipje sepse ajo formon disa koncepte kuptimplote: p.sh “Di=dy, me da=nda, dermoj=dyfishoj,dyshoj etj etj…”. Ne shqipe keto veprime jan shume kuptimlote dhe te natyrshme kurse ne gjuhet e tjera jane te sforcuara dhe nga nje here kontradiktore sic eshte per mendimint tim ajo qe paraqita me fjalen “individ”. Ne konklusion une mendoj se fjala individ dhe koncepti qe I kan pershtatur jane kontradiktore sepse gjuhet qe e adoptuan e huazuan ate nga nje gjuhe tjeter(Shqipja), me kalimin e kohes humbi domethenjen e vertet dhe se fundi perfundoj te keqperdoret. 

Klasifikimi I gjuheve dhe fjalet e tyre te ngjajshme me shqipen

Tani dua te prezantoj dy sisteme qe ndajn gjuhet indo-europeane, Satem(lindore) dhe Kentum(perndimore). Keto te dhena jane marr nga libri “studime te gjuehes shqipe- Eqerem Cabej”. Ne sistemin Kentum hyne greqishtja, Italike, keltike, gjermanishte, hetitishtja dhe to****shtja: dhe keto ruajn karakterin Gutural te tyre (k dhe g) por edhe ne “d” Ne Satum keto ndrohen ne Spirante, dhe ne shqipe keto ndrohet nga “ k ne th” dhe nga “ g ne dh”. P.sh Lat, Acidus (Akidus) shnderohet ne Athet: Lat,Greq-Lego . shq ( mbe)ledh –zgjedh, Lat: gener-dhender Lat, himes, shq=dimer.

Nje tjeter per tu permendur eshte “o” qe mendohet se ne gjuhet Kentum(veriore) eshte shnderuar ne “a”, gje qe eshte ruajtur ne gjuhet Satem(lindje) sic jante : Shq nate, Lit, naktis, Gjerm, nacht ne krahasim me Lat nox noctis, Irl innocht dhe fjala Lat os ossis, Greq osteon, dhe shq ashte eshtra. Po ashtu shqipje e pregjigjet ” F” latine dhe ” Ph” greke me “B” qe e afron kete gjuh me Ilirishten, Trakishten, Maqedonishten dhe Trako-Frigishten, tashem te gjitha keto gjuhe te vdekura. Por kjo gje e lidhe shqipen me shume gjuhe te tjera sic jane gjuhet Keltike, gjermanike, Sllavike, Balltike, Armenishten, Iranishten, hetitishten, Tokanishten.

P.sh Indi, vje: Bharami “sjell” Lat- fero, greq-phero, Got-baira, Sllav vjeter kishtare- bera- berate “mbledh”, Arm-berem, Shq, bar- mbar- bier. Keto karakteristika e cvendosin shqipen nga rendimi I saj si nje gjuhe e perbere nga latinishtja dhe greqishtja edhe pse ka huazuar fjale nga te dyja. Keto karakteristika jane shume te rendesishme dhe duhen mbajtur parasysh kur do te shikojme fjalet e mbledhura. Shikojm disa fjale te gjetura ne librin e Cabejt:

Fjalet te perbashketa me Baltiket dhe disa te tjera I-E’ne:

Cel zjarrin -ndez zjarrin-cel zogj: Lituanisht, skeliu (Caj) skiliu (cel zogj): Letuanisht, skilties (celin zogjt): Djeq-Lit: degu (djeq): Sllv zoq (zhog): Ind vjet dahati ( ai djeg): emer,emen: prusishtja e vjeter- enmen: sllv vje. Ime; Legate Ligate, Lit Liugos (mocal): sllv vje Luza (legate): serbokr-kaljuga(hurdhe): lende lande: lit-lenta ( derras): I lige I semure, I keq: Lit- liga(semundje) greq-oligos (I pak): Mal, let-mala(buze skanj, ane, breg: rum-mal (breg-bregdet) Me Mat ( qe lidhet edhe fjala Mot): Lit metas (kohe vit: Lit mets(periudh,epok, period: prus vje. Metta (Vit)

Fjale te berbashketa me Greqishten:

Bajge, balge: greq-bolbiton: Darke, Drek: greq-dorpon(darke): Dhjam, Greq-demos: Elb, greq-alphi alphiton (drith, elb) Hudher, Hurdhe. Greq-skorodon: Pele, greq polos(Mez): Vene, Vere, greq-oinos: ender, ander, greq-anor: laj, greq-lou: Agon, greq –orphne(erresire):Vend vise, greq.-oudas(truall): neme, name, greq,-nomos (ligj, zakon), nemesis (meri, meri e drejt hakmarrje hyjnore.

Fjale te perbashketa me Armenet:

Bute: arm. Bute( I bute pa maj) : Thep, arm. Sep(thep-maj), ashtu dhe latinisht cippus (shtyll me maj): Zeri, Za, Zani, arm Jain(shqiptohet Xhain) Vene, vere (vera qe pihet) , arm. -Gini( Vere): Ander, arm-anurj: Laj, arm. Laganum(lahem): Agon, arm.-arjn(I murme): Vend Vise,vendit, arm.-getin(truall)

Fjale te perbashketa me Keltet:

Bershe, Gelic-eburo; Gju, glu(prej glun) Irlnd, vje-glun(gju): shqend, kymr, etn(shpend) (qe vjen nga pet): mat “buze lumi, breg” dhe emri I lumit Mat. Irlnd-math (rere): Dem, irlnd.-dam(kau): Pele, irlnd- lair (pele): Neme, name, irlnd vj. Namae (armik)…

Ne perfundim desha te prek pak ne shkrimet e shumta qe jane lene nga historianet klasike por edhe ata me modern per historin e popujve te ndryshem qe kalun neper ballkan dhe perreth. Ne rradhe te pare kur kemi te bejm me nje teme kaq te nderlikuar si historia e shqipetareve dhe gjuha e saj duhet perdorur arsyja. Faktet per kete history jane te pakta dhe ato pak qe gjenden jane te turbullta dhe te shkruajtura ne gjuhe apo alfabete te ndryshem, kryesisht Latin dhe Grek. Dicka e tille e ben akoma me te mjergullt kronologjin e saj. Prandaj ketu duhet perdorur llogjika dhe duhen kulluar shume mbeturina te pa vlefshme qe jan ngurtesuar me kalimin e kohes. Propaganda e klases sunduese gjate gjithe koherave ka bere punen e vete per te hedhur hi mbi te verteten. Greket shkruajten per greqishten gjuhen e tyre, kulturen qe ajo perhapi me zhvillimin dhe zgjerimin e saj. Ata qe nuk ishin pjese e saj queshin “barbare”. Ne boten e tyre nenkuptonte injorance dhe mbrapambetje. Me von dolen Shkrimtaret Rromak qe pak a shume mbajten ison e Grekeve. Ata shkruajten per bemat e Rromes dhe historin e saj te Lavdishme, dhe si Greket dhe Rromaket I quanin te tjeret, ata qe nuk ishin pjes e cultures se tyre, “barbar”. Rromaket fjalen “barbare” e perdornin me kuptim me negative se Greket. Gjate perandorise Rromake “barbare” nenkuptonte nje njeri te pist, I pa edukuar, I pa gdhendur, pa asnje lloj vlere, I pa civilizuar domethene thjesht nje kafsh. Pra keto shkrimtar kan shkruajtur ndonse shume per jeten dhe shoqerine e tyre, jo gjithmone te verteten, por gjithmone ne favor te saj. Kohet e fundit jane bere mjaft zbulime arkiologjike qe tregojn nje bote ndryshe nga ceshte shkruajtur deri tani. Per shembull: Rromaket I konsideronin Keltet (druids) si barbare, por dryshe na del sot. Ne disa zbulime qe jane bere del se Keltet kane qene ne disa aspekte te jetes se tyre me te perparuar dhe me te civilizuar se Rromaket. Ata zoteronin kalendare qe ishin shume me te saket se ato te Rromakeve, dhe keto te fundit per kete arsye nga nje here festonin pranveren ne mes te gushtit. 

Ne shoqerine Kelte, perfshi ketu edhe shoqerine Ilire, ka pasur nje barazi mes femres dhe burrit, dicka qe nuk ekzistonte ne perandorine Rromake. Ajo gezonte nje status te lart ne keto shoqeri, mund te trashigonte pasuri madje arrinte te beheshte edhe Mbreteresh, p.sh (Teuta/Tefta). Ata qe nuk ishin te zotet e vetes, gjenin perkrahje tek shoqeria e tyre, pra ekzistonte nje lloj shperblim social, ose pension. Ne librat e historis Rromake shkruhet se Rromaket pushtuan (keltet) per ti mbrojtur ata, por e verteta eshte se Rromaket I shduken Druids dhe u morren te gjithe pasurine, perfshire ketu dhe arin e shumt qe kishin. Pasuri te tilla I nevoiteshin Cezarit per te paguar borxhet e shumta qe kishte hde per zgjerimin e ushtrise. Mos te harrojm se Rromaket I kan quajtur “barbare” edhe Teuten, Gencin, Bardhylin, Pirron etj, madje keta jane quajtur edhe pirate. Keta shkrime ne shumicen e rasteve kan qene nje vegel propaganda e sunduesit. Dihet shume mire se luftimit midis Pellazgo- Ilireve-shqipetareve te lashte dhe rromakeve nuk ka qen per plackitje, pirate, por per mbrojten e trojeve te trye. Qe ata nuk ishin “barbar” dhe “pirate” u vertetua me vone, me dallimin e tyre ne perandorin Rromake si luftetare te dalluar, drejtonin legjione te tera te dalluara, dhe disa arriten te gjisnin shkallet me te larta ne hiarkin e perandorise. Jo vetem kaq por sa here qe nji Gjeneral Ilir beheshte Perandor, Rroma lulezonte dhe ngriheshte ne nje shkalle me te larte. Pra nuk eshte e llogjikshme te mendosh akome se, mbretereshat dhe mbretet “shqiptar” qe njiheshin per talentin dhe aftesite e tyre te vecante ne artin e luftes paskan marre “fjalet e luftes” nga Latinishtja.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sa thelle jane rrenjet e gjuhes Shqipe dhe Afiniteti i saj me gjuhet Indo-Europjane Empty Re: Sa thelle jane rrenjet e gjuhes Shqipe dhe Afiniteti i saj me gjuhet Indo-Europjane

Mesazh nga Anakonda Mon 17 Jun 2013 - 18:43

hmmmmm tema shum tgjata po edhe interesante
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sa thelle jane rrenjet e gjuhes Shqipe dhe Afiniteti i saj me gjuhet Indo-Europjane Empty Re: Sa thelle jane rrenjet e gjuhes Shqipe dhe Afiniteti i saj me gjuhet Indo-Europjane

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi