Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Gjumi dhe fazat e Hënës People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Gjumi dhe fazat e Hënës People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjumi dhe fazat e Hënës

2 posters

Shko poshtë

Gjumi dhe fazat e Hënës Empty Gjumi dhe fazat e Hënës

Mesazh nga An0nim Mon 5 Aug 2013 - 0:35

Gjumi dhe fazat e Hënës Hc3abnaNjë hënë e plotë i bën njerëzit të flenë më pak, madje edhe në mjedise plotësisht të izoluara nga drita e jashtme. Në këtë përfundim arrin një studim në revistën Current Biology.

Autorët sugjerojnë se njerëzit mund të kenë në organizëm një orë të brendshme që ndjek ciklin hënor, njësoj si orët qarkulluese (circadian) që sinkronizojnë organizmin me lindjen dhe perëndimin e diellit.
Gjatë një eksperimenti në laborator me 33 persona, shkencëtarët vunë re se gjatë netëve me hënë të plotë, secilit pjesëmarrës, i duheshin 5 minuta më shumë për të rënë në gjumë; bënte gjumë më pak të thellë; dhe flinte 20 minuta më pak sesa në netët me hënë jo të të plotë.
Studimi u krye nën kushte të kontrolluara laboratorike dhe është studimi i parë që zbulon ndikimin e hënës në gjumin e njeriut.
Kritikët thonë se rezultati ka nevojë për shpjegim. Efektet e zhvendosjes gravitacionale të Hënës janë shumë të dobta për të ndikuar organet e njeriut dhe se ekzistenca e një ore të brendshme që e sinkronizon trupin me fazat e hënës, është thjesht hipotezë.
Shkencëtarët gjithashtu nuk janë të sigurt përse njerëzit mund të kenë evoluar ritmet hënore, edhe pse shumë organizma ujorë kanë një orë të tillë që i sinkronizon ato me baticat dhe zbaticat – pasoja të cikleve të hënës.
Teori të ndryshme ekzistojnë. Disa thonë se ndikimi i hënës tek gjumi i njeriut mund të rrjedhë nga kohët primitive, kur një natë me hënë të plotë para-ardhësi i herëshëm i njeriut e shfrytëzonte për gjah e për të siguruar ushqimin e tij, dhe si rrjedhim i mbetej më pak kohë për gjumë, sesa në netët me hënë të pjesëshme a errësirë të thellë kur gjuetia bëhej e pamundshme./shqiperia.com
An0nim
An0nim
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Sarande
Postime Postime : 2383
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 28/03/2012
Mosha Mosha : 34

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjumi dhe fazat e Hënës Empty Re: Gjumi dhe fazat e Hënës

Mesazh nga Anakonda Fri 30 May 2014 - 7:13

Interesante,ka net kur mund tflej me shum se 12 ore,por ka net qe as 2 or nuk fle dot,qenka e vertet se hena ndikon ngjumin e njerzve
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjumi dhe fazat e Hënës Empty Re: Gjumi dhe fazat e Hënës

Mesazh nga Anakonda Fri 30 May 2014 - 7:15

Probleme me gjumin? Faji i Hënës
Gjumi dhe fazat e Hënës Hena-plote

Probleme me gjumin? Fajin mund ta ketë Hëna. Për vite me radhë shkencëtarët janë rrekur të kuptojnë nëse sateliti ynë natyror i vetëm ndikon tek koha që kalojmë në gjumë.

Pyetja e parë që shkencëtarët, studiuesit dhe biologët i bëjnë vetes është: nëse ndikon tek shumë gjallesa të tjera në tokë, kryesisht insekte dhe reptilë, përse të mos ketë ndikim edhe tek njeriu? Vërtetimi i plotë i kësaj teorie mbetet i pamundur, megjithatë përpjekjet nuk mungojnë.

Studimi i radhës që arriti në përfundimin se Hëna ndikon tek gjumi i njerëzve është ndërmarrë nga një grup studiuesisht të Universitetit të Bazelit në Zvicër. 33 persona dolën vullnetarë të flenë për disa ditë në atë që udhëheqësi i studimit, Christian Cajochen e quajti “klinika e gjumit”.

Gjatë kohës që ishin në gjumë, studiuesit monitoronin aktivitetin e trurit të gjithësecilit prej këtyre personave dhe kohën e fjetjes. Cajochen thotë se kur Hëna ishte e plotë, aktiviteti i trurit në gjumë u reduktua me 30 përqind tek të gjithë personat. Jo vetëm kaq, por në netët me Hënë të plotë, niveli i melatoninës (hormoni që rregullon ciklin gjumë-zgjuar) ishte më i ulët dhe personave u duhej më shumë kohë që t’i zinte gjumi.

Tjetër efekt që vunë re studiuesit zviceranë ishte edhe kohëzgjatja. Mesatarisht me Hënë të plotë të gjithë fjetën rreth 20 minuta më pak dhe në zgjim pyetjes së si kishin fjetur, që të gjithë iu përgjigjën keq.


Probleme me gjumin? Faji i Hënës
26/07/2013



Gjumi dhe fazat e Hënës Hena-plote
Probleme me gjumin? Fajin mund ta ketë Hëna. Për vite me radhë shkencëtarët janë rrekur të kuptojnë nëse sateliti ynë natyror i vetëm ndikon tek koha që kalojmë në gjumë.

Pyetja e parë që shkencëtarët, studiuesit dhe biologët i bëjnë vetes është: nëse ndikon tek shumë gjallesa të tjera në tokë, kryesisht insekte dhe reptilë, përse të mos ketë ndikim edhe tek njeriu? Vërtetimi i plotë i kësaj teorie mbetet i pamundur, megjithatë përpjekjet nuk mungojnë.

Studimi i radhës që arriti në përfundimin se Hëna ndikon tek gjumi i njerëzve është ndërmarrë nga një grup studiuesisht të Universitetit të Bazelit në Zvicër. 33 persona dolën vullnetarë të flenë për disa ditë në atë që udhëheqësi i studimit, Christian Cajochen e quajti “klinika e gjumit”.

Gjatë kohës që ishin në gjumë, studiuesit monitoronin aktivitetin e trurit të gjithësecilit prej këtyre personave dhe kohën e fjetjes. Cajochen thotë se kur Hëna ishte e plotë, aktiviteti i trurit në gjumë u reduktua me 30 përqind tek të gjithë personat. Jo vetëm kaq, por në netët me Hënë të plotë, niveli i melatoninës (hormoni që rregullon ciklin gjumë-zgjuar) ishte më i ulët dhe personave u duhej më shumë kohë që t’i zinte gjumi.

Tjetër efekt që vunë re studiuesit zviceranë ishte edhe kohëzgjatja. Mesatarisht me Hënë të plotë të gjithë fjetën rreth 20 minuta më pak dhe në zgjim pyetjes së si kishin fjetur, që të gjithë iu përgjigjën keq.

“Cikli hënor ndikon në gjumin tonë edhe kur ne s’e kuptojmë, sepse shpesh nuk e dimë se në cilën fazë është ky cikël në momentin kur mbyllim sytë”, thotë Cajochen.

Studiuesi zviceran shprehet i bindur se Hëna ndikon në gjumin tonë, ndërsa mënyrën se si ndikon e thotë se e kemi trashëgim gjenetik nga prehistoria.

“Njerëzit e parë kishin frikë të flinin, ose flinin të shqetësuar gjatë netëve me Hënë të plotë. Ata kishin frikë nga drita dhe nuk ndjeheshin të sigurtë ndaj grabitqarëve të natyrës, ndaj dhe flinin më pak, ose aspak”, thotë Cajochen.

Kjo mund të ketë qenë e vërtetë qindra-mijëra vite më parë, por sot është krejt ndryshe. Studime pasuese, ndoshta do të vërtetojnë teorinë e lidhjes mes cikleve të Hënës dhe gjumit tonë.

/ Top Channel
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjumi dhe fazat e Hënës Empty Re: Gjumi dhe fazat e Hënës

Mesazh nga Anakonda Fri 30 May 2014 - 7:17

HËNA NA E NDRYSHON JETËN
Gjumi dhe fazat e Hënës Henandyrshonjeten

Fuqinë e jashtëzakonshme të Hënës dhe ndikimin e këtij sateliti në vetë Tokën - paraardhësit tanë kaherë e kanë pasur të njohur, andaj, bazuar në këtë realitet, ata gjithmonë përshtatnin dhe orientonin përditshmërinë e tyre sipas këtij ritmi. Atë që e dinin gjyshërit tanë - tash është dëshmuar edhe shkencërisht: Hëna ndikon dukshëm në ndryshimin e jetës tonë.
 
 
 
 
            Fuqinë e jashtëzakonshme të Hënës dhe ndikimin e këtij sateliti në vetë Tokën - paraardhësit tanë kaherë e kanë pasur të njohur, andaj, bazuar në këtë realitet, ata gjithmonë përshtatnin dhe orientonin përditshmërinë e tyre sipas këtij ritmi.
            Atë që e dinin gjyshërit tanë - tash është dëshmuar edhe shkencërisht: Hëna ndikon dukshëm në ndryshimin e jetës tonë.
            Pas disa vite hulumtimi dhe studimi të bëra në këtë drejtim, Jehona Paunger dhe Tomas Pope, të arriturat e tre kërkimore rreth ndikimit të Hënës në përditshmërinë tonë, këto ditë, me sukses i kanë prezantuar në një artikull të gazetës më të lexuar gjermane "Bild".
            Shikimi i këtyre dy studiuesve në lidhje me ndikimet e Hënës, ka ngjallur një interesim të madh tek lexuesit e kësaj reviste prestigjioze me tirazh disa milionësh.
Por, çka do të duhej të dimë fillimisht për Hënën?

            KATËR GJENDJET E HËNËS

            Hëna në të mbushur shihet dy deri tri herë pas Hënës së re dhe duket si hije e argjendtë në errësirën e natës. Ajo përhap siguri, veçanërisht pas një etape të pesimizmit, me bindje se gjërat, megjithatë, sërish do të ecin para.
Hëna e plotë është si një festë. Dielli dhe hëna qëndrojnë përballë njëri-tjetrit dhe e marrin tokën në mes, si prindi fëmijën e tyre. Koha është për veprime të mëdha dhe dashuri.
            Hëna në të sosur simbolizon aktin e dhënies dhe dhuratat. Koha është për shërim (operacionet) dhe e përshtatshme për mbjellje dhe vjelje të bimëve.
            Hëna e re figurativisht simbolizon babanë. Kush agjëron në këtë ditë, ai e pastron mirë trupin nga helmet. Gjithashtu, edhe fillimi i ndonjë diete, çfarëdo nisme e re, biznes, ose farë kurimi për dobësim, në këtë periodë do të mbështetet nga Hëna.

            KALENDARI HYJNOR

            Hëna që "është ngrënë" pakëson energjitë tona. Trupi është i dërmuar dhe i rraskapitur, ka nevojë për qetësi. Është faza e pjekurisë dhe e gjykimit për spastrimin e keqkuptimeve brenda familjes dhe në profesion.
            Operacionet gjatë kësaj kohe kanë më shumë gjasa dhe mundësi të jenë të suksesshme, proceset e shërimit përparojnë, gjithashtu, më shpejt.
            Pastrimi, fshirja, larja dhe heqja e peshës bëhen më lehtë. Pastrimi i gjakut përmes çajit të hithit gjatë kohës sa Hëna "hahet", është një mjet shërues i famshëm.
            Të vjetrit tanë e dinin mirë se, trupi pas një dimri rraskapitës është si i rrahur, gjë që ndikon në kolesterinën. Në pastrimin e hershëm - "pastrimi i gjakut", në këtë periodë, aktivizon kapacitetin e plotë të funksionalitetit të veshkave.
            "Të vjelat" e kopshtit (kose të tarracës): bimë, perime dhe fruta të vilen shkurt pas Hënës së plotë. Ato pastaj kanë shije intensive.
            Edhe patatet dhe kërpudhat gjatë kohës së Hënës së plotë kanë aromë të plotë.
            Agjërimi ka sukses në humbjen e kilogramëve të tepërt më së miri tri ditë para Hënës së plotë dhe tri ditë pas Hënës së plotë.
            Gjatë kësaj kohe sa jeni në dietë, pini së paku dy litra ujë në ditë! Flokët. Ngjyra rri më gjatë, nëse ato përdoren gjatë kohës sa hëna vjen duke u përplotësuar. Larja dhe prerja e tyre preferohet, nëse Hëna është në kuadër të shenjës së Luanit. Lakrat këputni paradreke vonë, kur vesa tashmë është tharë dhe i magazinoni gjatë kohës kur Hëna "hahet". Kjo shmang mykun, ndërkaq cilësia dhe fuqia ndikuese e tyre mbetet e lartë.
            Dashura dhe të qenit të këndshëm (të "ëmbël!") - Hëna e plotë është romantike e madhe. Jo rastësisht dhe jo pa shkas, ajo është pagëzuar edhe si "planeti erotik".
            Gjatë Hënës së plotë ndryshohet fusha magnetike e Tokës. Fuqia e diellit dhe Hënës përshkrojnë trupin tonë dhe i bëjnë hormonet t'ia thonë valles.
            Nëse Hëna qëndron në rrethin e shenjës së Peshores në Horoskop - është mirë për stërngopje, për ata që janë fizikisht të dobët si dhe për plehërimin e bimëve.
            Rekomandimet për ushqim gjatë kësaj periode: Hani më pak, ndërkas pas orës 18:00 mos hani më, nëse agjëroni, atëherë nuk është e mundur ta përballoni.
            Pini rreth 2 litra lëngje deri në ora 19.00, pastaj vetëm nëse keni etje.
 Gjumi dhe fazat e Hënës Henandyrshonjeten
KUR HËNA ËSHTË E RE - KENI MË SHUMË ENERGJI!

            Hëna e re, faza e energjisë: Shikuar në rrafshin astronomik rrëshqet në mes Tokës dhe Diellit, fytyra e saj është zhytur tërësisht në errësirë. Lëreni çdo gjë të shkojë rrugës që është nisur.
            Startoni sërisha nga e para - një fillim i ri i mbarë (dieta, shpërngulja...) Në këtë fazë, madje edhe medikamentet, kanë ndikim më të mirë.
            Pemët dhe lëngjet natyrore ju bëjnë posaçërisht mirë në periudhën para Hënës së re dhe para Hënës së plotë.
            Këshillë: Në këtë periudhë bioproduktet kanë më shumë materie ushqyese dhe aromë natyrore.
            Pelingu po u përdor kur është Hëna në të "sosur", e mban lëkurën shumë gjatë të lëmuar dhe të shëndoshë, por edhe të këndshme (lezetshme). Kjo këshillë nuk vlen kur është Hëna nën shenjën e Horoskopit-Peshk.
            Kositja e barit. Për rritje të shpejtë bëhet, zakonisht, kur Hëna është duke u mbushur dhe qëndron në shenjën e Horoskopit të Gaforres ose të Akrepit.

            PAS HËNËS SË PLOTË RRITET DËSHIRA PËR SEKS!

            Seksi: Frytshmëria dhe gjallëria më të theksuara janë tetë ditë pas Hënës së plotë (të gushtit), dhe gjatë kohës sa Hëna është në të "sosur". Kjo periodë është parashenja dhe parakushti më i mirë për pranim të fetusit, ngase dëshira për seks rritet.
            Edhe ritmi ditor i organeve gjatë kësaj periode ndryshon. Për shembull, te stomaku vërehet aktivitet i lartë prej orës 7.00 deri në ora 9.00, ndërsa faza e qetësisë, prej orës 9.00 deri në ora 11.00.
            Hëna e plotë: Somnambulët (ata që shëtisin natën në gjumë) si dhe ata që flasin në gjumë, do të bëhen më aktiv, sepse në këtë periodë pengesat gjatë të fjeturit janë më të shpeshta.
            Në rrafshin astronomik, gjatë kësaj periode. Hëna qëndron prapa Tokës dhe është tërësisht e zënë nga Dielli.
            Rrobat lahen më së mirë gjatë kohës sa Hëna është duke u mbushur, dhe ato, menjëherë pas larjes duhet nderen (të shtrihen) për t'u tharë.

Hëna që shkon duke u mbushur rezervon energji. Sa më shumë i ofrohet përplotësimit të saj (Hëna e plotë), aq më i fortë bëhet ndikimi i saj. Kjo periodë është koha optimale për biseda të vështira. Por, keni kujdes! Mos merrni kurrë diçka pësipër si obligim!
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjumi dhe fazat e Hënës Empty Re: Gjumi dhe fazat e Hënës

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi