Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Përgjaket Ukraina, 25 të vrarë në Kiev People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Përgjaket Ukraina, 25 të vrarë në Kiev People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përgjaket Ukraina, 25 të vrarë në Kiev

Shko poshtë

Përgjaket Ukraina, 25 të vrarë në Kiev Empty Përgjaket Ukraina, 25 të vrarë në Kiev

Mesazh nga WebMaster Wed 19 Feb 2014 - 2:05

Presidenti ukrainas, Viktor Yanukovich fajësoi opozitën për falën e re të dhunës në vend, që ka shkaktuar të paktën 25 viktima, vetëm në kryeqytetin Kiev. 

Pas dështimit të bisedimeve me opozitën, Yanukovich ftoi udhëheqësit e kësaj të fundit që të distancohen nga grupet radikale dhe tha se janë ende në kohë për t’i dhënë fund konfliktit.

Ndërkohë, policia vazhdon operacionin në kampet e protestuesve. Ndryshe nga presidenti, aktivistët e të drejtave të njeriut fajësuan qeverinë për dhunën e shpërthyer. Sipas tyre, ndërhyrjet brutale të policisë shkaktuan reagimin e turmës. 

Përgjaket Ukraina, 25 të vrarë në Kiev Ukraine1 

Përgjaket Ukraina, 25 të vrarë në Kiev Ukraine2 

Përgjaket Ukraina, 25 të vrarë në Kiev Protestaukraine

Në Kiev numërohen të paktën 25 viktima, nga të cilët 9 raportohen oficerë policie, ndërsa të plagosurit janë mbi 150. Të martën, në orën 18:00 me orën lokale (17:00 me orën tonë) përfundoi ultimatumi i vendosur nga forcat e rendit, për boshatisjen e sheshit. Përmes megafonëve, ata njoftuan “nisjen e operacionit anti-terror”. Ata përdorën pompat e ujit dhe avancuan me automjetet e blinduara. Protestuesit u kundërpërgjigjën me gurë dhe fishekzjarre.

Udhëheqësi i opozitës, Arseniy Yatsenyuk, këmbënguli se kampi nuk do të lëvizë prej “Maidan”-it, ndërsa Vitali Klitschko u kërkoi grave dhe fëmijëve të largohen, sepse nuk përjashtohet përdorimi i forcës. 

Përgjaket Ukraina, 25 të vrarë në Kiev Protestaukraine1 

Përgjaket Ukraina, 25 të vrarë në Kiev Protestaukraine2

Një prej këshilltareve të Yanukovych, i cituar nga media ukrainase, tha se presidenti është kundër përballjes dhe konfliktit. Më herët, policia bllokoi protestuesit, që po marshonin drejt Parlamentit, ku deputetët do të debatonin projekt/propozimin e opozitës për ndryshime në Kushtetutën e vendit, për t’iu kthyer dokumentit të vitit 2004, që kufizonte pushtetin e Presidentit.

Por, përfaqësuesit e opozitës thanë se u bllokuan dhe nuk arritën të dorëzojnë draftin e tyre. Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, pati përleshje brenda Parlamentit. Kryetari i Parlamentit, Volodymyr Rybak, tha se, mëngjesin e së mërkurës, udhëheqësit e opozitës do të takohen me presidentin Viktor Yanukovych.



Shtetet e Bashkuara shprehen shqetësim të thellë për situatën në Ukrainë dhe i bënë thirrje presidentit Viktor Janukoviç të ulë tensionet dhe të zhvillojë bisedime të menjëhershme me opozitën. 

Raportet nga Shtepia e Bardhe tregojne se numri dy i administrates amerikane Joe Biden ka përdorur fjalë të forta në një bisedë telefonike me Janukoviçin, duke i kerkuar të tërheqe forcat qeveritare dhe të ushtrojë përmbajtje maksimale. 

Dhuna eshte e denueshme nga secili krah qe ajo te vije, ka thene Biden, megjithate Qeveria mban pergjegjesine kryesore per uljen e tensioneve. 

Zevendespresidenti amerikan ka nenvizuar nevojën "urgjente për dialog të menjëhershëm me udhëheqësit e opozitës për të trajtuar shqetësimet legjitime të protestuesve dhe për të dalë me propozime serioze për reforma politike." 

Më herët, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney percolli shqetesimin e ëashingtonit nga dhuna dhe raportet për grumbullimin e policisë së armatosur pranë Sheshit të Pavarësisë, në kampin kryesor të protestuesve. Ambasada e Shteteve te Bashkuara në Kiev ka publikuar në faqen e saj të internetit të dhënat më të fundit mbi dhunën në Ukrainë, duke i këshilluar të gjithë shtetasit amerikanë në këtë vend që të tregohen të kujdesshëm dhe të qëndrojnë në banesat e tyre. misioni diplomatik keshillon shmangien e të gjitha protestat dhe tubimet e mëdha, duke thënë se situata në Ukrainë është "e paparashikueshme dhe mund të ndryshojë shpejt."

BE shqyrton sanksionet: Dhuna e patolerueshme

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon, bëri thirrje për përmbajtje dhe dialog. 

Ngjarjet e fundit në Kiev kanë nxitur Bashkimin Europian të rimarrë në konsideratë mundësinë e sanksioneve ndaj Ukrainës. 

Agjencia e lajmeve AFP raporton se presidenti francez, Francois Hollande kërkoi nga blloku të marrë në shqyrtim mundësinë e sanksioneve ndaj udhëheqësve ukrainas, që akuzohen nga Brukseli për dhunën e përshkallëzuar në vend. 

Ministrat e Jashtëm të BE-së kanë thërritur një mbledhje të jashtëzakonshme për të diskutuar mbi këtë temë. 

Ndërkohë, Moska ka anuluar këstin e radhës së huasë prej 15 miliard dollarësh. Një zëdhënës i Kremlinit tha se në të tilla kushte nuk mund të lëvrohet ky këst. Kësti ishte një shumë prej 2 miliard dollarësh që nëse do të akordohej do të conte në 5 miliard dollarë nga 15 miliard që parashikon marrëveshja mes Ukrainës dhe Rusisë e nënshkruar mes Putin dhe Yanukovich pak ditë pasi ky i fundit refuzoi marrëveshjen ekonomike me Bashkimin Europian. 

Në një tjetër reagim, Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso shprehu tronditjen për viktimat dhe tha se në asnjë rrethanë dhe në asgjë s’mund të justifikojë të tilla skena. 

“Dënojmë me forcë përdorimin e dhunës si një mënyrë për të zgjidhur një krizë politike dhe institucionale. Është detyrë e udhëheqësve politikë të vendit dhe përgjegjësi e tyre për të garantuar mbrojtjen e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut”, tha Barroso. 

Ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, u bëri thirrje palëve t’i kthehen përpjekjeve për gjetjen e një zgjidhjeje politike.

“Unë dënoj çdo lloj dhune dhe kushdo, që beson se përdorimi i dhunës në Ukrainë është një mënyrë për të dalë nga situata, gabohet”, deklaroi Frank-Walter Steinmeier.

Ministri britanik për Europën, David Lidington, tha se një dhunë e tillë nuk ka vend në demokracitë europiane dhe u kërkoi palëve të gjejnë rrugën e kompromisit. Ministria e Jashtme e Polonisë thërriti zv/ambasadorin e Ukrainës për t’i shprehur shqetësimin, duke bërë thirrje për dialog të menjëhershëm. Shefja e Politikes së Jashtmë të Bashkimit Europian, Catherine Ashton, u shpreh “tejet e shqetësuar” për përshkallëzimin e dhunës dhe u kërkoi politikanëve të adresojnë shkaqet fillestare të krizës.

Moska fajëson për dhunën, “bashkëpunimin e fshehtë të politikanëve perëndimore, strukturat europiane dhe refuzimin e tyre për të marrë në konsideratë veprimet agresive të forcave ekstremiste”. 

/ Top Channel




Përgjaket Ukraina, 25 të vrarë në Kiev 30l12rcEmri  i Forumit do të ndryshoj  Përgjaket Ukraina, 25 të vrarë në Kiev 30l12rc Pytje & Përgjigje Përgjaket Ukraina, 25 të vrarë në Kiev 30l12rc
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 43
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi