Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
GEZUAR 97-VJETORIN E PAVARESISE SE SHQIPERIS People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
GEZUAR 97-VJETORIN E PAVARESISE SE SHQIPERIS People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

GEZUAR 97-VJETORIN E PAVARESISE SE SHQIPERIS

4 posters

Shko poshtë

GEZUAR 97-VJETORIN E PAVARESISE SE SHQIPERIS Empty GEZUAR 97-VJETORIN E PAVARESISE SE SHQIPERIS

Mesazh nga WebMaster Wed 25 Nov 2009 - 11:49

GEZUAR 97-VJETORIN E PAVARESISE SE SHQIPERIS Hymniiflamuriti

Qysh ne fillim do te theksonim faktin, se problemi i shqyrtimit te historise se krijimit te himnit tone kombetar Rreth flamurit te perbashkuar (apo qofte edhe i berjes ose jo te nje himni tjeter), jane para se gjithash probleme per tu diskutuar dhe rrahur nga muzikologjia shqiptare. Pohimi i ketij momenti ne hyrje te shkrimit tone ka nje rendesi te vecante, pasi, sic do te shohim me poshte, mungesa e analizave, debateve artistke dhe problemore mbi lenden ne fjale, ne me te shumten e rasteve ka sjelle shtremberime dhe keqkuptime te pavend lidhur me sa me siper. Per kete arsye, por dhe per disa te tjera syresh, jemi perpjekur qe nepermjet ketij shkrimi integral lidhur me himnin tone kombetar Rreth flamurit te perbashkuar te shprehim te cka dime deri me sot rreth njerit prej simboleve tona kombetare.
Qysh në fillim do të theksonim faktin, se problemi i shqyrtimit të historisë së krijimit të himnit tonë kombëtar Rreth flamurit të përbashkuar (apo qoftë edhe i bërjes ose jo të një himni tjetër), janë para së gjithash probleme për tu diskutuar dhe rrahur nga muzikologjia shqiptare. Pohimi i këtij momenti në hyrje të shkrimit tonë ka një rëndësi të veçantë, pasi, siç do të shohim më poshtë, mungesa e analizave, debateve artistke dhe problemore mbi lëndën në fjalë, në më të shumtën e rasteve ka sjellë shtrëmbërime dhe keqkuptime të pavend lidhur me sa më sipër. Për këtë arsye, por dhe për disa të tjera syresh, jemi përpjekur që nëpërmjet këtij shkrimi integral lidhur me himnin tonë kombëtar Rreth flamurit të përbashkuar të shprehim të ç`ka dimë deri më sot rreth njërit prej simboleve tona kombëtare.
Në një vështrim të përgjithshëm, çështja e himneve kombëtare të vendeve të ndryshme është një problem i cili filloi të popullarizohej fillimisht në Angli, diku aty nga mesi i shek. XVIII. Në fakt, himne ka patur edhe përpara kësaj kohe, por rëndësia dhe kuptimi i tyre nuk ka qënë në këtë shkallë kaq të rëndësishme të cilës i referohemi neve sot, pasi askush nuk e mendonte se ky llojformimi i ri muzikor do të përfaqësonte një nga gjetjet gjeniale të të shprehurit të shpirtit të popujve. Muzikologjia daton si të parin himn atë të Holandës, himn i cili i përket vitit 1572 - Wilhelmus van Nassouwe. Ndërkohë, himni me fjalët më te vjetra në origjinë i përket himnit japonez, rreth shek. IX, tekst i cili rrjedh kryesisht nga folklori. Po në këtë arsyetim, himni më i gjatë në ekzekutim është Marcha de la Patria, i Argjentinës kompozuar nga Blas Parera në vitin 1813, ndërkaq himni kombëtar me më shumë vargje është ai i Greqisë etj. Pra siç e shohim, historia e formimit të himneve kombëtare është e ndryshme në vende të ndryshme. Me sa duket, në përcaktimin ose jo të një krijimi muziko-letrar si himn kombëtar, rol kryesor kanë luajtur edhe kontekste të caktuara, kryesisht historike në historinë e një vendi.
Por ka edhe shembuj të tjerë. Këtu gjej rastin të përmend faktin, se p.sh himni zyrtar i Vatikanit u përcaktua në vitin 1949 me anë të një vendimi zyrtar të Selisë. Në bazë të himnit të Vatikanit qëndron muzika e kompozitorit francez Sharl Guno, i cili e shkroi këtë muzikë në vitin 1846 (vepra quhet Marcia Pontificiale dedikuar papa Piut të XI), muzikë e cila gati 100 vjet më vonë u vendos të ishte himn zyrtar i Selisë së Shenjtë. Dhe raste të tilla ka shumë[1].
Historiku i krijimit të himnit tonë kombëtar
Deri më tani, poeti Lasgush Poradeci është ai i cili ka përshkruar dhe botuar i pari historinë e krijimit të himnit tonë. Në punimin Himni kombëtar Flamurit pranë të bashkuar dhe gjeneza e tij[2], L. Poradeci bëhet kështu edhe rrëfyesi kryesor për këtë ngjarje madhore. Në rrëfimin e tij të tërheq vëmendjen një hollësi. Kjo hollesi, lidhet me faktin e thjeshte se askush në ato çaste historike për Shqipërinë, nuk mendonte se ajo këngë e ngritur dhe e kënduar për të parën herë nga kori i kolonisë shqiptare të Bukureshtit, do të ishte himni i ardhshëm. Ja çthotë Lasgushi: -me fjalë të tjera, himni nuk u përgatit me qëllimin e posaçmë që të shërbejë si Himn Kombëtar, të përmbushë misionin e shenjtë të këngës simbolike zyrtare të popullit.
Nga këto rradhë, por dhe nga zhvillimi i mëtejmë i historisë së Shqipërisë, vëmë re se në kushtet kur nuk kishte shtet shqiptar ishte jashë mendjeje, që dikush të mendonte që në fillim të kishim himnin e pastaj të bënim shtetin, si me thene: buxhakun para oxhakut. Shumë vite më vonë, poeti i shquar Migjeni shkroi poezinë me titull Kënga që skuptohet, kushtuar melodisë sonë kombëtare. Në përpjekje për ta zhvendosur titullin e poezisë nga konteksti i saj, do të shohim se ky emërtim qëndron fare mirë për të, nisur jo vetëm nga largësia nga data e krijimit të himnit, por dhe se shkrimet historike për gjenezën e himnit tonë, kanë shërbyer në të njëjtën kohë edhe si kronikë besnike e lindjes së tij, por dhe si alibi.
Gjatë hulumtimeve të materialeve dokumentare rreth lëndës në fjalë, në librin The Guinnes Book of Music[3], është shkruar si më poshtë:himni Rreth flamurit të përbashkuar është pranuar si himn kombëtar i Shqipërisë në vitin 1912, fjalët e himnit janë shkruar nga Asdreni, muzika e himnit është kompozuar nga Ciprian Porumbesku.
Duke i shqyrtuar një nga një për sa më sipër, e vëteta do që të theksohet fakti kuptimplotë, se përpara se himni të bëhej himn zyrtar i shtetit të ri shqiptar më 1912, po sipas Lasgushit, kjo ngjau se populli e gjeti të pëlqyer, vetë e dëshiroi ai ashtu, nga gjiri i tij i dha trajtën dhe frymën, vetë e shënjtëroi, duke e dashur me zemër gjer në therori dhe më shumë e përtej vetëtherorisë. Me të luftuan çetat e kryengritjes që ishin nëpër gjithë viset e Atdheut, dhe vdiqën vdekjen e ëmbël dëshmorët e lirisë. Me të u ngrit Flamuri në Vlorë. Me pak fjalë, kjo do të thotë që ngritja e flamurit nën tingujt dhe fjalët e Betimit mi flamur ishte vetëm një akt formal nga ana e Ismail Qemalit për ta njohur këtë këngë si këngën tonë kombëtare.
Së dyti, lidhur me fjalët e himnit. Në asnjë vend të botës, nuk gjejmë një himn kombëtar i cili ti kushtohet po një simboli tjetër kombëtar siç është flamuri[4], dhe që të dy së bashku ti kushtohen atdheut. Ja poezia e plotë e Betimi mi flamur[5]-(Hymni patriotik) e shkruar dhe publikuar nga Asdreni në vitin 1908:

Rreth flamurit të përbashkuar
Me një dëshir` e një qëllim,
Të gjith` atij duk` ju betuar
Të lidhim besën për shpëtim.
Prej lufte veç ay largohet
Që është lindur tradhëtor,
Kush është burrë nuk frikohet,
Po vdes, po vdes si një dëshmor!
Në dorë armët do t`i mbajmë
Të mprojmë atdhenë më çdo kënt,
Të drejtat tona ne s`i ndajmë,
Këtu armiqtë s`kanë vënt.
Se Zoti vetë e tha me gojë
Që kombe shuhen përmi dhe,
Po Shqipëria do të rrojë,
Për të, për të luftojmë ne!

O flamur, flamur, shenj` e shenjtë,
Te ty betohemi këtu,
Për Shqipërin` atdhen` e shtrenjtë,
Për nder` edhe lavdimn` e tu.
Trim, burrë quhet dhe nderohet
Atdheut kush iu bë theror,
Për jet` ay do të kujtohet
Mi dhet, mi dhe si një shenjtor!
Lidhur me origjinalitetin e poezisë së himnit do të citonim përsëri Lasgushin i cili thotë se tituli Betimi mi flamur, që i ka vënë himnit Asdreni, është një koncept dhe një akt e fakt etnikërisht shqiptar. Po të njëjtën gjë në koncept e pohon edhe Migjeni, qysh në vargun e parë të poezisë kushtuar Melodisë kombëtare: U vodh kënga nga zemra e kombit. Që të gjithë e njohin edhe kontekstin e betimit popullor mbi flamur: - Nën hijen e tij qofshim dhe në dorën tonë valoftë.
Së treti lidhur me muzikën e himnit. Si Migjeni, po ashtu edhe Lasgush Poradeci anojnë të paktën në karakterizimin e përgjithshëm të himnit tonë për nga përbërësi muzikor i tij. Këngë a vaj Çë je Thuejma, zemër kombi! (Migjeni), U bë Shqipëria! Po u bë duke vuajtur me buzëqeshje, duke u kurajuar me këngën e jetës dhe të vdekjes nër dhëmbe: me Himnin e saj Kombëtar Shqiptar (Lasgushi).
Më tej, Prof. Sokoli thotë se motivi i këtij himni e ka burimin te tradita muzikore gjermane , meqë këngët e lartpërmendura (nga kjo traditë-shënimi ynë) janë më të hershme se kompozimi i Porumbeskut. Edhe kompozitori i shquar bashkëkohor George Ligetti[6] konstaton me të drejtë ngarkesën edhe origjinën internacionale të parakrijimit të Himnit Shqiptar të Flamurit. Pohimi i kësaj të dhëne është me rëndësi jo vetëm për faktin se krijimi i himnit tonë në pikëpamje muzikore ishte drejtuar përkah orientimit të përgjithshëm perëndimor, por dhe se në këtë mënyrë nuk ka arsye që ende të citohet Porumbescu si krijues i tij. Vetë krijimtaria muzikore e Purumbeskut[7] ka një lidhje të fortë me traditën e shquar muzikore të Austrisë, vend ku ai studioi muzikë pranë konservatorit të Vienës. Tashmë njihet fakti, se në bazë të himnit të tij qëndron një nga meloditë më te njohura të rinisë austriake të gjysmës së dytë të shek. XIX. Në rastin e himnit të vjetër të Rumanisë Pe al nostin steag, të kompozuar nga C. Porumbescu me fjalë të A. Barteanut, po sipas Prof. Sokolit, mjafton të krahasojmë fillimet e këtyre këngëve gjermane me fillimin e Himnit të Flamurit për të parë ngjashmërinë e madhe, ose pothuajse njëjtësinë e disa masave.
Në Shqipëri në vitet 1900-1945, nga muzikologjia jonë konstatohet se krahas folklorit muzikor dhe tendencave të para të muzikës profesioniste shqiptare, u krijua dhe kultivua edhe nje repertor këngësh me origjinë vendase dhe internacionale, këngë të cilat këndoheshin në gjuhën shqipe. Kjo gjë u vu re si në aspektin e këngëve lirike si psh serenatat, po ashtu edhe në fushën e këngëve patriotike e më pas atyre partizane. Pa u zgjatur këtu do të përmendja këngën Të gjithë ne o djema, me fjalë dhe muzikë nga Spiridon Ilo (1876-1950), këngën Vlora-Vlora, me kompozitor Thoma Nasin dhe poezi nga Ali Asllani, Këngën e dëshmorëve të Shkodrës, me fjalë dhe muzikë nga Kolë Jakova, Këngën e Asim Zenelit me fjalë nga Qamil Buxheli dhe muzikë nga Mustafa Krantja, Bashkohi shokë me ne në çetë, me fjalë dhe muzikë nga Kolë Jakova, Shkrep me zjarr porsi rrufeja, me fjalë nga A. Skali dhe muzikë nga Kristo Kono, këngët Kushtrimi i lirisë, Britma e çlirimit, Hakmarrja , Ato maja rripa-rripa, Rini-Rini, Himni i ushtrisë me muzikë të Dhora Lekës e shumë të tjera. E gjithë kjo krijimtari kishte bërë jetën e saj nga goja në gojë dhe vetëm gjatë viteve 50, tek ne u bënë përpjekjet e para për të grumbulluar dhe notizuar këngët patriotike edhe partizane që ishin kënduar nga populli për vite me rradhë duke përfshirë këtu edhe himnin e flamurit. Dy botimet e para të kësaj fushe i përkasin vitit 1959 të përgatitura përkatësisht nga Gaqo Avrazi -Këngë patriotike, dhe nga Baki Kongoli - Këngë partizane.
Në materialet shoqëruese të tyre me të drejtë konstatohet se në përgjithësi për të gjithë këtë repertor vihet re se pjesërisht janë krijime me autor, pjesërisht të popullit dhe pjesërisht melodira të importuara që tashmë ato janë asimiluar në thesarin e muzikës sonë. Konstatimi vazhdon me faktin se populli këto këngë i ka bërë të tijat duke marrë formën shqiptare saqë po ti krahasosh me origjinalin ndryshojnë mjaft njera nga tjetra[8]. Dhe ky nuk është vetëm një fenomen shqiptar. Në kulturën muzikore të çdo vendi, në të gjitha kohërat gjendet një repertor i tërë muzikor i cili qarkullon pa ndërprerë, duke ndryshuar gjuhën si dhe stilemat muzikore të materialit fillestar. Kjo është një dukuri normale e shkëmbimit të kulturave.
Për sa më sipër, edhe muzika e himnit kurrsesi nuk mund të quhet plagjaturë e për më tepër imitim. Po ashtu, ajo nuk duhet të konsiderohet si një pamundësi kompozimi prej krijuesve shqiptarë. Pikërisht zgjedhja e kësaj melodie ndoshta mund të ketë qënë edhe e rastësishme, por ne mendojmë se parapëlqimi i saj synonte zgjedhjen e një gjuhe muzikore tepër të lexueshme e të qartë për të tjerët, për të kuptuar aspiratën e kombit shqiptar në ato vite të errëta të historisë së tij. Duke pasur dhe përdorur në ndërtimin e tij melodik, gjymtyrë të tëra pan-evropiane, himni synonte (me gjetjen muzikore rastësore), pikërisht Europën. I krijuar në kohën e ripërtëritjes së ndërgjejges historike shqiptare, melodia me tekstin e Asdrenit sillte dhe ende sjell zërin e njërit prej popujve të rilindur të Europës.
Rreth historisë së shkrim-notizimit të himnit kombëtar
Duhet theksuar se që nga krijimi i tij e deri në fund të viteve 40 të shek. XX, himni ynë përveç se është kënduar dendur, ka bërë një jetë më së shumti gojë më gojë dhe pjesërisht është interpretuar me nota. Pas vitit 1912, interpretimi me nota i himnit ishte domosdoshmëri pasi ai ishte i destinuar të luhej edhe në ceremoni të ndryshme të shtetit shqiptar jashtë vendit. Në një letër të dërguar nga Faik Konica, në atë kohë përfaqësues në legatën e Mbretërisë Shqiptare në Washington, drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme shkruhet shprehimisht se morra nga ministria e detit e Sh.B.A një letrë ku më luten tu gjej një kopje për bandë tavazit kombëtar të Shqipërisëkuptova që avazi ynë ësht i vetëmi avaz kombëtar që nuk e kanë.
Për herë të parë për partiturën e himnit flet Lasgushi kur përshkruan dërgimin e himnit në atdhe nga kolonia shqiptare e Bukureshtit në vitin 1908 me anë të Tashko Ilos dhe Hilë Mosit i cili punonte ne kete kohe si sekretar prane nje tregetari te madh te Korces. Lasgushi i quan ata me qëllim kasnecë, pasi ishin në të vërtetë mbartës të një mesazhi që fillimisht duhej kënduar. Që të dy erdhën në Korçë me partiturat e himnit të bëra imtësisht gati me fjalë shqip, dhe prej këtu filloi mësimi dhe përhapja e himnit kombëtar në të gjithë Shqipërinë. Po sipas Lasgushit përhapja parashikonte në krye të të gjithave mësimin e këngës. Pikërisht për këtë arsye u zgjodh Hilë Mosi i cili kishte përveç formimit letrar dhe intelektual edhe talentin muzikor.
Mendoj se përhapja e himnit në popull do të ketë pasur vështirësi serioze për dy arsye. E para lidhet me mungesën e mësimit të muzikës dhe të sistemit muzikor në Shqipëri në ato vite, dhe e dyta lidhet me veshin muzikor të shqiptarit. Përhapja e himnit në një rrugë gojë më gojë, ndërmjet transmetuesve të tij (shpesh herë pa arsim muzikor), dhe bartësve të tij të ardhshëm , me siguri duhet ë ketë sjellë një rikrijim të mundshëm të tij. Së dyti, historia ka provuar se është tepër e vështirë, për të mos thënë e pamundur, që një populli si i yni ti imponosh një melodi të huaj, aq më tepër melodinë që do të shndërrohej më pas në këngën kombëtare shqiptare.
Në një kohë me ardhjen e Hil Mosit dhe Tashko Ilos në Korçë, një shtytje mësimit të muzikës në përgjithësi dhe mësimit të himnit në veçanti i dha krijimi i Bandës së Lirisë themeluar më 1 tetor 1908. Qysh në formim banda përbëhej prej 25 muziktarësh me vegla të ndryshme. Fakt është se komuniteti i ri i muziktarëve në Korçë, pajtoi me pagesë një dirigjent italian të quajtur Pasquale i cili shërbeu si dirigjent i Bandës së Lirisë. Aq shumë u lidh ai me të sa më vonë edhe himnin e bandës së Lirisë e kompozoi ai vetë me fjalë të Hil Mosit. Pas kësaj periudhe, me gjallimin edhe të formacioneve të tjera muzikore nëpër qytetet e Shqipërisë si Shkodra, Elbasani, Gjirokastra, Vlora, Gjakova etj, përhapja e himnit me nota u bë më e lehtë.
Mbi regjistrimet muzikore të himnit tonë kombëtar
Regjistrimi i parë muzikor në disk i himnit tonë kombëtar, është bërë nga shoqëria diskografike Albanian Phonograph Records. Kjo është shoqëria e parë diskografike shqiptare e shekullit të XX, e ideuar dhe themeluar në Amerikë në vitin 1923 nga muziktari dhe patrioti Spiridon T.Ilo nga Korça. Në një kontekst më të përgjithshëm, vlera e A.P.R është shumëplanëshe dhe lidhet me gjithë zhvillimin e kulturës dhe artit muzikor shqiptar të viteve 20-40. Himni ynë kombëtar është kënduar dhe regjistruar në disk nga vetë Spiridon Ilo së bashku me tenorin arbëresh Giuseppe Mauro. Vlen të theksohet se tenori arbëresh Giuseppe Mauro, në vitet 20 të shek. XX ka qënë një ndër tenorët me famë botërore. Në kohën kur së bashku me Spiridon Ilon regjistroi himnin tonë kombëtar në diskun e prodhuar nga shoqëria diskografike Albanian Phonograph records, me nr. E-3948, G. Mauro ishte ftuar në New York nga Metropolitan Opera për të interpretuar atje rolin e Otellos nga opera me të njëjtin titull e Verdit.
Himni ynë ka njohur shumë versione të regjistruara në disqe duke filluar prej viteve 40 e deri në fund të viteve 60. Ndër këto regjistrime në disqe, përmendim atë te regjistruar pranë ODEONIT me nr. Ab 56 me mbishkrimin: Hymni i flamurit, Një pjes e korit të shkollës Normale Femërore të Korçës drejtue prej Maestro Z. Sotir V. Kosmos. Ky kor ka interpretuar gjithashtu në diskun me nr. Ab 55 edhe Hymnin Mbrentorë etj. Regjistrimi më i mirë profesionalisht i himit tonë kombëtar, është ai i vitit 1995. Ky regjistrim është interpretuar nga orkestra simfonike e Bambergut-Gjermani dhe është orkestruar posaçërisht për këtë orkestër nga kompozitori ynë i shquar Prof. Çesk Zadeja (1927-1997(-Artist i Popullit) me rastin e vizitës së Presidentit gjerman në Shqipëri.
Historiku i përpjekjeve për himne të tjera kombëtare
Na duhet të themi se mbas pëlqimit të përgjithshëm të Rreth flamurit të përbashkuar si himn kombëtar (1912), në mënyrë të vazhdueshme janë shkruar këngë apo qoftë edhe vetëm poezi për himn kombëtar. Poezi për himn kombëtar kanë shkruar At Gjergj Fishta më 1913, Ernest Koliqi më 1921 si fitues i vendit të parë në konkursin[9] për himn kombëtar shpallur nga Ministria e Arsimit, Fan S.Noli më 14 nëntor 1926 me titull Hymni i flamurit[10], Mihal Grameno me titull Kënga Kombëtare[11], Hil Mosi Himn i Bandës së Lirisë[12]. Himn kemi edhe nga poeti Lasgush Poradeci më 1933, të botuar tek Vallja e yjeve etj. E përbashkëta e gjithë këtyre poezive është fakti se që të gjitha pothuajse i referohen përsëri simbolit të flamurit, gjë që është edhe në thelb të poezisë së Asdrenit.
Mbi njatë flamur Perëndia
me dorë tvet Ai ka shkrue:
Për shqiptarët do tjet Shqupnia.
At. Gjergj Fishta
O vend e vatër,
O nëne e babë.
Fan Stilian Noli
Një poezi të shkëlqyer përsa i përket references sonë lidhur me flamurin kemi edhe nga Zef Serembja[13]:
Flamuri shqiptar
S`i shihet n`horizont i dlirë shkëlqimi
Dhe as nuk i fal ngjyrat për fitore
Më nuk shartohet mbi lavdin njerëzore
Porsi një shenjë drite apo mjerimi.
I grisur ra dhe s`e përfill njeri,
Dhe gjindja e Arbrit, e ndershme e krenare
mori mërgimin dhe as ndalet fare
në një breg mikpritës n`siguri.

N`mëshirë të fatit përherë duke ndeshur
Intruga diplomatësh, n`hidhërim
Ç`do shpresë e ç`do premtim ngadalë i tretet
Dhe koha kalon, rend fluturim.
Nga gjithshka na premtuan asgjë s`mbetet.
Më keq na shkelin se sa truall`n e zhveshur.
Qysh në vitin e parë të vendosjes së mbretërisë nga Ahmet Zogu, Shqipëria u bë edhe me himnin e mbretërisë. Në ndyshim nga himni Betimi mi flamur, himni i i ri mbretërisë i kushtohej tërësisht figurës së mbretit, një traditë e njohur kjo për të gjitha himnet e mbretërive, me muzikë të Thoma Nasit dhe me fjalë të Kristo Floqit. Një tjetër përpjhekje për himn mbretëror kemiedhe nga Loni Logori, i cili nuk arriti të njihej si i tillë. Një variant i himnit të mbretërisë është interpretuar dhe regjistruar në disqe nga sazet e Selim dhe Hafize Leskovikut në vitet 20.
Në vitin 1922, Këshilli i Ministrave shpall konkursin për bërjen e Himnit zyrtar kombëtar[14]. Për shpalljen e konkursit dhe kriteret e tij caktohet Ministria e Arsimit ku ndër të tjera u përcaktua edhe masa e shpërblimit prej 1000 franga ari për vjershëtarin e himni dhe 3000 franga ari për kompozitorin e tij. Më tej, në vitin 1937, në përvjetorin e 25 pavarësisë, u organizua një konkurs, me qëllim bërjen e një himni tjetër kombëtar. Sipas arsyetimeve të Komisionit të ngritur për kremtimet e 25 vjetorit të vetqeverimit, hymni i sotëm i flamurit kombëtar asht fjalë për fjalë përkëthimi i një marshi rumun dhe gjithashtu melodija e tij asht nji kopjim i plotë i muzikës rumune[15].
Duke e konsideruar ekzistencën e këtij himni si një cen për ndërgjegjen kombëtare dhe për sedrën t`onë atdhetare, komisioni i përbërë nga Zj. Parashqevi Kyrias, Mati Logoreci, Kol Rodhe, Telki Selenica, Sotir Papakristo, Karl Gurakuqi, Zoi Xoxa, Lasgush Poradeci, Qemal Butka dhe Odhise Paskali në mbledhjen e dates 05. 03. 1937 vendosën hartimin e një himni tjetër me frymë thjesht shqiptare. Ky komision ngriti edhe një komison-juri, e cila do të vendoste për caktimin e krijimit artistik i cili do të ishte himni i ri kombëtar. Komisioni përbëhej nga At Gjergj Fishta, Mid`hat Frashëri dhe Konstantin Cipo. Për hir të së vërtetës, Mid`hat Frashëri bën dorëheqjen nga kjo Juri, dorëheqje e bërë e ditur publikisht me letrën e tij të dt.26. 07. 1937. drejtuar Komisionit qëndror të kremtimeve të vetqeverimit. Nga 76 krijime, juria e përbërë nga At Gjergj Fishta dhe Kostaq Cipo shpallën fitues himnin e krijuar nga Beqir Çela[16]., i cili mbante pseudonimin Osoja i Ri.
O Flamur, yll i lirisë,
Valëvit me plot shkëlqim,
E prej qiellit t`Shqipërisë
Të dëgjohet në amëshim

Fakt është se ky konkurs për poezinë e himnit nuk u pasua edhe nga një tjetër konkurs i cili do t`i kushtohej muzikës së tij. Për këtë arsye, duke mbetur vetëm një tekst, kjo poezi nuk pati popullaritet dhe si e tillë u fshi nga qarkullimi, megjithëse pjesëmarrësit dhe krijimet e këtij konkursi u botuan në shtypin e kohës. Për variacion të temës së njohur të flamurit, edhe konkursi në fjalë u quajt Tekstet për konkursin e Hymnit të Flamurit. Më pas kemi edhe një konkurs për melodinë e himnit kombëtar. Në konkurs u shpall fitues një kompozitor italian mjaft i njohur, por edhe për këtë nuk pati një vendim zyrtar të metëjshëm për ta zyrtarizuar si himnin tonë kombëtar. Krijime artistike mbi këtë temë, të konsideruara në vetvete të pavaruara (por me titullin Hymni Mbretnor), kemi të realizuar me vargje të Loni Logorecit dhe muzikuar si e këndon Spiridon T. Ilo në tonalitetin Fa +. Ky variant është botuar edhe me nota (facsimile e partiturës) dhe hapet me strofën:
Ardhi koha e bekuar
Për Shqipëri të lëftojmë
Mbretin tonë ta nderojmë
Dhe të vdesim të gëzuar
Në kopertinë të këtij botimi krahas titullit Hymni Mbretnor, gjejmë edhe foton e tenorit të shquar arbëresh Giuseppe Mauro dhe shënimin kënduar prej të dëgjuarit tenorit shqipëtar Zotit Giuseppe Mauro.
Në këtë kohë, një përpjekje tjetër për të ndryshuar himnin ekzistues të flaumurit, u bë edhe nga ana e kompozitorit Thoma Nasi dhe poetit Kristo Floqi. Në ndryshim nga sa më sipër, këta dy autorë e ruajtën të paprekur linjën melodike të Himnit të Flamurit, por synuan ndryshimin e vargjeve të tij. Me këtë rast, kompozitori Thoma Nasi realizoi të parin klavir të himnit tonë kombëtar së bashku me harmonizimin përkatës
Pas pushtimit , në vitet 1942-43, në malet e Shqipërisë partizanja Dhora Leka krijoi himnin e ushtrisë çlirimtare, himn i cili njihet edhe sot zyrtarisht si himni i ushtrisë sonë, kjo krahas shumë himneve të brigadave partizane apo formacioneve të tjera luftarake etj. Pas çlirimit të vendit më 29 Nëndor 1944, rreth fundit të vitit 1945-fillimit të 1946, u organizua konkursi i parë shtetëror për himn kombëtar. Krahas shumë krijimeve të paraqitura, si krijimi më i mirë u shpall Himni i Shqipërisë së re, me poezi të Skënder Luarasit dhe muzikë të Kristo Konos, rezultat që u bë i ditur me shpalljen e Shqipërisë republikë më 11 Janar 1946. Koha tregoi se edhe ky krijim artistik nuk u ligjerua që të zëvendësonte himnin ekzistues për arsye nga më të ndryshmet, megjithëse Himni i Shqipërisë së re (në ndonjë rast edhe me fjelë të tjera), pati interpretime të ndryshme, kryesisht nga kori i ushtrisë. Pas kësaj, përpjekjen tjetër serioze për të shkruar një himn, e kemi në fillim të viteve 70. Nga Këshilli i ministrave të asaj kohe, në bashkëpunim me ministrinë e arsimit dhe kulturës si dhe Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë u shpall një konkurs për Himnin e Republikës. Në këtë konkurs morën pjesë ajka e krijuesve tanë, ndër ta Çesk Zadeja, Ismail Kadare, Tish Daija, Fatos Arapi, Nikolla Zoraqi, Xhevahir Spahiu, Pjetër Gaci, Feim Ibrahimi, Tasim Hoshafi etj. Sipas ish sekretar të lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve, studiueses dhe kritikes së muzikës zj. Hamide Stringa konkursi pati një organizim shumë serioz si nga ana e krijuesve ashtu edhe nga organizatorët. Më kujtohet se kemi bërë shumë takime për të parë materialet dhe për ti seleksionuar. Pas seleksionimit u arrit në dy variante. Në himnin e krijuar nga Çesk Zadeja dhe në atë të Nikolla Zoraqit me poezi të Fatos Arapit të titulluar E lirë u ngrit toka jonë. Pati mendime që të njihej si himn edhe kënga e Pjetër Gacit Për ty atdhe.
Historia e himneve vazhdon edhe më tej, por gjithësesi pa sjellë ndonjë rezultat i cili të ndikonte në ndryshimin e himnit tonë kombëtar. Në të gjithë këtë histori të himneve të tjera, ajo çka duhet thënë është e lidhur me faktin se asnjë vendim nga cilido forum artistik apo shtetëror, nuk ka ndikuar në zëvendësimin apo ndryshimin e himnit ekzistues të flamurit, për arsyen e thjeshtë, se himni është ngulitur thellë me rëndësinë, peshën dhe domethënien e tij në memorien kolektive të shqiptarëve. Ndoshta gjithë çka thamë më sipër mund të jenë një argument i mjaftë për të kuptuar, se pse kanë dështuar përpjekjet për të ribërë në himn të ri të Shqipërisë. Kjo nuk do të thotë se sdo të ketë përpjekje të tjera, por mendoj se mbrapa tyre, edhe sikur himni Rreth flamurit të përbashkuar të mos njihet më si himn zyrtar, shqiptarët kudo që të jenë do të vazhdojnë përsëri të këndojnë thjesht këngën Rreth flamurit të përbashkuar.
Së fundi
Ajo që duhet ritheksuar është fakti se ndryshe dhe si në asnjë himn tjetër të botës, himni ynë ekzistues është një me flamurin tonë kombëtar. Ky binom shprehet që në titullin e poezisë së himnit Betimi mi flamur, që siç e përsëritëm është një akt e fakt etnikërisht shqiptar. Nisur nga ky vështrim, himni është edhe kënga e flamurit dhe njëkohësisht edhe kënga jonë zyrtare. Për veçoritë e popullit tonë, popull i ndarë në katër shtete, faktor i bashkimit kombëtar, faktor i prishjes së kufijve artificialë, faktor i unifikimit etj, ka qënë edhe flamuri dhe himni ynë i njëjtë. Për sa më sipër, e udhës do të ishte që të presim kohë më të qeta, kohë gjakftohta të cilat do të na ndihmojnë që të rishikojmë të gjithë së bashku, me qetësinë dhe maturinë e duhur gjërat të cilat mund të ishin bërë ndryshe, ku një ndër gjërat mbase do të ishte edhe himni.
Deri atëhere, himni i vërtetë i shqiptarëve apo Avazi ynë kombëtar, siç shprehet Konica do të jetë ai që do të njihet, do të këndohet dhe do të respektohet nga të gjithë shqiptarët, ashtu siç është shkruar në nenin 14, pika 4 të Kushtetutës: Himni Kombëtar është Rreth flamurit të përbashkuar


Edituar për herë të fundit nga KLEA LOVE në Wed 25 Nov 2009 - 12:12, edituar 1 herë gjithsej
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

GEZUAR 97-VJETORIN E PAVARESISE SE SHQIPERIS Empty Re: GEZUAR 97-VJETORIN E PAVARESISE SE SHQIPERIS

Mesazh nga fidani Wed 25 Nov 2009 - 13:28

Anë e mban botes kuto ku gjenden shqiptaret ja uroj ket dit te shejt ne kalendarin historik DIten E 28 Nentoroit .Gëzime.

28 NENTORI

Po valon flamuri
Ne majet e larta
E gjendisi Marigon
Me duart e arta

Flamuri i dashur
Valon ne shqipri
Edhe kto ditë
Po valonë
NE SHQIPTARIZIMIN E LIRE.

SKA PIKA AS PRESJE ASJ PIK QUDITSE MOS THUNI KU MEBETEN :d
fidani
fidani
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Prishtina
Postime Postime : 1239
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/10/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Fitnesin

Mbrapsht në krye Shko poshtë

GEZUAR 97-VJETORIN E PAVARESISE SE SHQIPERIS Empty Re: GEZUAR 97-VJETORIN E PAVARESISE SE SHQIPERIS

Mesazh nga WebMaster Thu 26 Nov 2009 - 6:07

GEZUAR 97-VJETORIN E PAVARESISE SE SHQIPERIS Flamur
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

GEZUAR 97-VJETORIN E PAVARESISE SE SHQIPERIS Empty Re: GEZUAR 97-VJETORIN E PAVARESISE SE SHQIPERIS

Mesazh nga Vizitor Thu 26 Nov 2009 - 6:27

gezuar 97 vjetorin i pavaresise se shqipris GEZUAR 97-VJETORIN E PAVARESISE SE SHQIPERIS 838309
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

GEZUAR 97-VJETORIN E PAVARESISE SE SHQIPERIS Empty Re: GEZUAR 97-VJETORIN E PAVARESISE SE SHQIPERIS

Mesazh nga heshtja Thu 26 Nov 2009 - 6:53

Ju falemnerit stafit drejtues te forumit per urimin e festes se pavaresise .
Nuk do koment qe te jesh i pa varur dote thote te jesh i lire e liria per nji komb asht gjeja me e shtrenjte,pra fitorja me e madhe, per mue nuk ka dite ma te madhe se dita e pavaresise .
Qofte e bekueme dita e pavaresise,dhe te gjithe ata qe punuen per kete dite qofshin te pa vdekshem per kombin tone,me gjithe se me vonese u ndergjesu rilindja e jone komtare ,por ma mire vone se sa kurre .
Per sa i perket pyetjes se cila ashte sfida ma e madhe :ato jane te shumta,por per mue qe prej kryengritjes se turpshme te Shqipnise se mesme kunder pavaresise,sfida ma e madhe ashte qmenduria e disa intelektualeve shqiptare qe kerkojne te perbaltin figuren e heroit tone komtar GJergj Kastrioti qe gjithe bota enjeh si heroi i kombit shqiptar e ne vete duem ta mohojme tash mas 500 vjetesh turp turp eturp qe s'ka fun.....uroj qe Shqipnia te mos lindi ma Haxhi Qamila Esat Toptana e anti -komtar si keto
heshtja
heshtja
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 28
Anëtarësuar Anëtarësuar : 22/11/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

GEZUAR 97-VJETORIN E PAVARESISE SE SHQIPERIS Empty Re: GEZUAR 97-VJETORIN E PAVARESISE SE SHQIPERIS

Mesazh nga Erjona gerl Fri 27 Nov 2009 - 8:20

flm shum heshtja ,,,,Urime 28 Nëntori...
Kjo është dita e vetme e bekuar dhe e dashur për shqiptarët kudo që jetojnë...
Kjo është dita më e shënuar e cila nuk duhet harrruar asnjëherë...
Kjo është dita që zgjon krenarin tonë, zgjon dashurinë, zgjon mallin e pashuar për bashkimin e trojeve tona shqiptare...
Kësaj radhe nuk do të shkruaj më shumë.
Pra urime Shqipëri Pavarësinë. Urime populli shqiptar ditën e Flamurit...
Gëzuar për jetë e mot...
Erjona gerl
Erjona gerl
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 321
Anëtarësuar Anëtarësuar : 10/11/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

GEZUAR 97-VJETORIN E PAVARESISE SE SHQIPERIS Empty Re: GEZUAR 97-VJETORIN E PAVARESISE SE SHQIPERIS

Mesazh nga Vizitor Fri 27 Nov 2009 - 9:04

gezuar ter shqiptareve kudo qe ndodhen GEZUAR 97-VJETORIN E PAVARESISE SE SHQIPERIS 68492
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

GEZUAR 97-VJETORIN E PAVARESISE SE SHQIPERIS Empty Re: GEZUAR 97-VJETORIN E PAVARESISE SE SHQIPERIS

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi