Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Rama:Gati per dialog ne tryezen e presidentit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Rama:Gati per dialog ne tryezen e presidentit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rama:Gati per dialog ne tryezen e presidentit

Shko poshtë

Rama:Gati per dialog ne tryezen e presidentit Empty Rama:Gati per dialog ne tryezen e presidentit

Mesazh nga Binni Fri 29 Jan 2010 - 11:20

Rama:Gati per dialog ne tryezen e presidentit Rama-intervista

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama u shpreh i gatshem te ulet ne bisedime me kryeministrin Sali Berisha, ne tryezen e presidentit te Republikes.

Duke theksuar se nuk do te kete hapa te rendesishme pa u bere me pare nje marreveshje te negociuar per hetimin e zgjedhjeve dhe vendosjen e demokracise ne vend, shefi i socialisteve deklaron se ne situaten e krijuar ose duhet te garantohet liria dhe ndershmeria e zgjedhjeve ose duhet larguar qeveria permes protestave demokratike, por jo duke marre pushtetin nepermjet dhunes.

Rama i beri thirrje kryeministrit qe te mos investoje me 'per balte mediatike dhe per blerje deputetesh".

Kreu i PS-se theksoi se socialistet e mbeshtesin plotesisht rezoluten e Keshillit te Evropes, duke nisur qe prej percaktimit se Shqiperia eshte ne krize politike.

Edhe vete kreu i PS-se eshte i mendimit se bojkoti nuk eshte i mire, por 'eshte i vetmi ilac i hidhur qe i ka mbetur opozites, perpara se gangrena e zgjedhjeve te paralizoje sistemin'.

"Bojkotin tone e ka vendosur Berisha dhe mund t'i jape fund vetem ai. Ne duam transparence kushtetuese dhe ligjore", theksoi Rama, duke shtuar se persa kohe parlamenti nuk ushtron dot te drejten e tij kushtetuese per hetim, refuzimi i kesaj mundesie eshte ne thelb uzurpim.

Ashtu sikurse KiE ne rezolute shpreh shqetesimin per destabilizimin e Shqiperise, edhe kreu i PS-se eshte i te njejtit mendim per degradimin e institucioneve per shkak te situates se krijuar.

"Legjitimiteti i zgjedhjeve eshte nje problem qe duhet te zgjidhur per te ndalur kete degradim", u shpreh Rama.
Binni
Binni
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mendjen Tuaj!!
Postime Postime : 7205
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 03/01/2010
Mosha Mosha : 37
Hobi Hobi : Sporti,

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi